Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këmbime ndërkulturore Kosovë - Gjermani

| E shtune, 29.09.2012, 08:17 AM |


Një marrëveshje e ngjashme e cila mundëson këmbimin kosovaro-gjerman në shumë fusha ka ekzituar vetëm në vitin 1969, ndërmjet ish-RSFJ-së dhe Gjermanisë.

Marrëveshja ndërkulturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë është një kornizë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet të të dyja shteteve. Milena Wendering, zëdhënëse për politikë dhe kulturë në ambasadën gjermane në Prishtinë thotë për Deutche Welle-n, se: „E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se kjo është vazhdimësi e marrëveshjes ndërmjet ish Republikës Socialiste Federaitve të Jugosllavisë dhe Gjermanisë në vitin 1969. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje është vënë baza e një shkëmbimi ndërkulturor“.
Një marrëveshje e ngjashme para 40 vitesh
Sipas zonjës Wendering, brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje përfshihen shumë fusha, që nga shkëmbimi i kulturës klasike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, shkëmbimi në fushën e arsimit, artit, litaraturës, gjuhëve, në sport, media, në ruajtjen e monumenteve kulturore si dhe ne fushën e arkeologjisë. Ndërsa, kjo është vetëm një më shumë, në vazhdën e marrevëshjeve të shumta Kosovë-Gjermani, thotë për Dojçe Vele-n Artan Behrami, keshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës: „Kjo marrëveshje vjen në vazhdën e marrëveshjeve të shumta që kemi nënshkruar me autoritetet gjermane në shumë fusha. Ndërsa, ndër prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme është nënshkrimi i sa më shumë marrëveshjeve bilaterale me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë sa më shumë këtë bashkëpunimin me Gjermaninë, të cilin e shohim si partner strategjik”. 
Ambasada Gjermane ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, sidomos me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë z.Wendering, sipas së cilës: “Kjo marrëveshje ndërkulturore krijon bazë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen”. 
Republika e Gjermanisë ka ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave 
Republika Federale e Gjermanisë ka qenë shumë aktive në promovimin e Republikës së Kosovës në botë i dhe i investimeve gjermane në Kosovë. „Prandaj, qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës janë mirënjohës ndaj popullit gjerman, qeverisë gjermane për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë gjatë 20-30 viteve e sidomos gjatë procesit të pavarësimit të Kosvës dhe të shtetndërtimit“, thotë z.Behrami.
Marrëveshja për bashkëpunim ndërkulturor e nënshkruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dr.Ernst Reichel dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, e cila vlerësohet si kornizë e mirë bashkëpunimi ndërkulturor ndërmjet të dyja shteteve, është marrëveshja e parë që ka nënshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë duke zëvendësuar marrëveshjen e vitit 1969 ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së.

dw.de - Për ZSH Tahir Shabani