E merkure, 24.04.2024, 05:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Vdekja të mori

E shtune, 29.09.2012, 10:14 AM


Shahin Ibrahimi

Vdekja të mori

Kushtuar shokut tim të feminise GËZIM ISLAMIT.  

Plazh . Durrës. 5-8-2009

Ishe mes nesh për bukuri
Të mori pa të lajmëruar
Çishte ky fat ugurë zi
Për këtë zemër të përvëluar .

Si  gjithmonë të shihja mirë
Të përshendeta dhe atë ditë
Zemra jote sshprehu dëshirë
Dorën ngrite,të shkëlqyen sytë.

Fati i gremisur të mbërtheu
Ty,në ëndrrën e kaltërsive
Pikëllim loti, malli të ktheu
Fatlum në mes të dashurive.

Vdekja ziliqare lakmon
Dhimbja  përvëluese kafshon
Njerëzit kur veten e rregullojnë
Si lë,që ëndërrat ti shijojnë .

Mallit  tënd do i vë zjarrin
Në shpirtin e trazuar më dallgë
Me kujtimin tënd do marr zallin
Për të larguar të shkretën brengë.

Pikëllimi,lot malli në sy
Rrjedhin ngadalë faqeve
Hidhërimin tonë për ty
Engjëjt do e shetisin maleve.

Rri mbi degën e trishtimit
Heshtja drithëruese më tmerron
Qelizat,si mielli i dëshpërimit
Duart të gjakosura të fatit shikoj.

Pse vallë fati mizor merr
Lë në dëshpërim shum zemra
Imagjinatën e tij e quajmë tmerr
Jetët tona i quan lodra .

Na jep kujtimet e tua në trastë
Të zbehura vinë me dashuri
I mer me forcë në dashtë
Veç imazhi mbetet i freskët në sy .

Vdekja të mori, por i gëzur ishe ti
Megjithëse me jetën s`ngopesh asnjëherë
Gëzimin e parë të freskët ke në sy
Me të rri afër mbaje në prëhërë.

Menduan se të shtuan  jetë
Me një përkushtim të pa parë
Në spitalet moderne më të shtrenjtë
Me përkujdesje,respekt familjar .

Varkën,mbi lumin harbut,jetë
Era e fatit i ndryshoi drejtim
Tashmë që ti,ta shijoje i qetë
Të mori, na futi në dëshpërim.

Fati në jetë sna ka buzëqeshur
Më çorbë na ka ushqyer
Më në fund me një kupë mbushur
Me zeherin tënd për të na lyer .

Përmallshëm, nderojmë kujtimet
Ti nuk le asnjë dëshirë
Ti ishe idhulli i mëshirimit
Fjala jote për ne,ishtë yndyrë .

Shiu që bie i krypur do jetë
Si loti që ne  të dhurojmë
Kujtimi jonë kufij sdo ketë
Me të faqeve do të kujtojmë.

Mosha jotë s`ishte për të na lënë
Tani, ne të donim për çdo gjë
Të përcollëm,por s`do të harrojmë
Fole ke bërë, ti në zëmrën tonë.

Loti gjykohet

Në këtë botë gjithçka gjykohet
Edhe një lot i derdhur kot
Në zemrën e vrarë asgjë s`harroht
Shtëllunga mjengulle e shoqërojnë në mot.

Çekiçi troket në kudhrën e braktisur
Si qukapiku që çukit trungjet ngadalë
Zemra e vrarë futet në trastë e mërzitur
Krenarinë e prekur e kujtonte me mallë.

Zërat e shpresës zbusin kujtesën
Horizonti i kuq zvenit të kaluarën
Pëshpëritjet zbehen zgjojnë pendesën
Hënë vazhdon të ledhatojë të harruarën.

Shtrati i pafajsisë ngadalë buzëqeshi
Kur shkretëtira e trishtuar lindi oaz
Se egoja e tij e shkuar,la re sa deshi
Kur vret një zemër,bëhesh fole për maraz.

Pendimi fluturon si qyqe mbi fjalë
Por me fjalë të tilla s`shtohet bereqeti
Ti bëjmë autopsinë fjalës pa dalë
Një zemër vritet,kur s`plotësohet amaneti.

Ironi therëse

Shpesh ndëgjoj të njëjtën shprehje
Që thellë në zemër më gërvish
Ironia shprehet me tehe prerëse
Me buzë në gaz nuk mund ti rrish.

Dikush thotë nuk di të lexoj
Më ka vdek mësuesja në klas t`parë
Kjo fjalë zemrën ma përçmoj
Se ul shikimin e tij krenar.

Egoizmi nuk është trimëri
Të ulësh veten nuk është meritë
Revani i kalit sjell kënaqsi
Se shikuesi nuk sheh yzengjitë.

Lumi mund të të gëlltisë
Dhe të ndal mendimin e trishtë
Unë me heshtjen di ti rrufisë
Dhe ti kthej në statuj të brishtë.

Fjala jote ma bëri ditën sakate
Fantazia fluturon si qyqe e vetmuar
Fjalët e nxituara drithërojnë hakikate
Ndërsa sytë kërkojnë falje të nxituar.

Shprehje të tilla na mbytin ne Poetët
Me gërma i presim litarët e tillë
Me ura zjarresh kalojmë netët
T`ju afrojmë pranverën dhe muajin Prillë.



(Vota: 25 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora