Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Penelope Cruz

| E enjte, 09.03.2006, 10:29 PM |


Penelope Cruz
Penelope Kruz - Suksesi i vajzes qe vinte nga Spanja

Penelope Cruz lindi me 28 prill te vitit 1974 ne Madrid te Spanjes. Cruz eshte nje aktore shume e suksesshme dhe teper e kerkuar nga producentet me te njohur te botes.

Aktorja e kaloi femijerine e saj se bashku me prinderit ne Madrit. Mamaja e Cruz punonte parukiere ndersa babai mekanik makinash. Penelope eshte vajza me e madhe e familjes Cruz. Ajo ka dhe nje vella me te vogel Eduardo, dhe nje moter me te vogel Monika. Eduardo eshte nje lojtar shume i suksesshem soccer ndersa Monica ehste nje kercimtare e rrymes flamengo.

Penelope gjithmone ka treguar dashuri dhe pasion per artet, sidomos per baletin dhe xhazin. Ajo ka studiar balet klasik per me shume se nente vjet me radhe. Studioi per 4 vjet baletin sopanjoll nen drejtimin e Cristina Rota dhe Angela Carrido.

Ne vitin 1991, Penelope Cruz u shfaq per here te pare ne "El Laberinto Griego", nderkohe qe per 7 vjet me radhe ishte pjese e suksesshme e kinemase spanjolle. Cruz eshte diplomuar ne konservatorin kombetar te Spanjes ne Madrit ku ajo studioi balet klasik.

Emri i Penelope Cruz u njoh ne Spanje qe ne fillim te viteve 90, por vetem gjate viteve te fundit emri i saj arriti piedestalet me te larta.

Nje nga femrat me terheqese te botes

Revista" People" e ka konsideruar Cruz si nje nga femrat me te sukeseshme te te gjitha koherave si dhe nje nga 50 femrat me terheqese te botes. "Kur dikush e shikon Penelope, nuk mund te beje asgje, pervecse ta admiroje. Kur kalon ajo i tere trafiku bllokohet. Eshte nje femer shume seksi, shume e adhuruar nga te gjithe," eshte shprehur per aktoren Alan Poul, ne te njejten kohe producent i saj.

Ne moshen 17 vjecare, Penelope mori pjese ne "Jamon Jamon" dhe "Belle Epoque". Ne filmin "Belle Epoque", Penelope luajti rolin e nje nga 4 vajzat e nje burri shume te pasur. Ndersa filmi "La Nina de Tus Ojos" i dha mundesine Cruz te afirmohej teresisht si nje nga aktoret me te suksesshme te te gjitha koherave si dhe i mundesoi cmimin si aktorja me e mire e vitit 1999.

Me vone, Penelope shfaqet ne industrine e filmit hollivudian ne "The Hi-Lo Country". Filmi i saj qe pasoi "All About Mother", u konsiderua nga te gjithe kritiket si nje film shume i suksesshem dhe e renditi Penelope Cruz ne vemendjen e te gjitheve ne Hollivud.

Para disa kohesh, Penelope ka perjetuar nje lidhje romantike me yllin e hollivudit Ton Kruiz. Perpara kesaj lidhjeje ajo perjetoi nje maredhenje me nje tjeter yll te kinemase, aktorin Nikolas Keixh. Sic ndodh ne keto raste lidhjet e aktores kane qene ne qender te vemendjes se "gossip" per nje kohe te gjate.

Penelope Cruz, ndryshe nga te gjitha aktoret e tjera, yje te industrise se filmit, i ka dhuruar ndihma financiare femijeve te shtepise se femijes se Nene Terezes ne Kalkute te Indise. Bukuroshes seksi nuk i duhet aspak te prese se mos dikush arrin ti ofroje oferta. Eshte ajo vete qe ka treguar se eshte e afte te integrohet dhe te njihet ne Hollivud dhe ne mbare boten. Gjate nje interviste ne televizion Penelope Cruz eshte shprehur: "Jo cdokush mund te arrije te beje ate qe do. Une jam me shume fat. Gjendja ne te cilen ndodhem sa vjen dhe behet me e bukur, me e suksesshme. Mendoj se ia kam arritur asaj qe enderroja gjithmone, te behemi dikushi ne jete".

Penelope mbeshtet nje organizate qe mban emrin Sabera Foundation. Se bashku me Nacho Cano dhe te tjere mbeshtetes spanjolle ata kane bere te mundur ndertimin e nje shtepie, shkolle dhe klinike per te gjitha femrat e pa shtepi dhe per te gjithe njerezit qe vuajne nga turbekulozi ne Kalkute te Indise. Rreth kesaj mbeshtetjeje jane bere dhe dy dokumentare spanjolle dhe nje dokumentar ne Anglisht per tregun amerikan.

Koha Jone