E enjte, 25.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Editorial

Selim Nëngurra: Popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes

E enjte, 27.09.2012, 06:03 PM


Popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes

-me patjeter, na duhet pajtimi-

Nga Selim M. Nëngurra

Kur ishim të vegjel, mbaj mend se vëllau im Ibrahimi ishte shumë lazdran dhe xheloz. Zihej me mue e me motren per asgja dhe kjo irritonte nanën shumë. Ajo e shkreta e ngarkueme me hallet e jetës , me varfninë në shpinë shpesh humbte kontrollin dhe na rrafte, të treve. Besa kishte zakon të na mallkonte dhe nese  iknim mbaj mend se mallkimi ma i madh i saj ishte; -hej loke ju qoftë Zoti njanin ku len e tjetrin ku praron...Kur në mbramje uleshim rreth sofrës per të hangër darkë, ajo na largonte nga njani tjetri dhe thoshte, -po ju shti nji bjeshkë nermejt.....

E filloj këtë shkrim me këto kujtime të nanës time dhe të mijat si femij per të fillue me nji krahasim të shqiptarve sot, se si neve si komb jetojmë dhe se si jemi anmiq të njani tjetrit.

Isha në vendlindje diku kah mesi i gushtit këtë vit dhe në lajmet kryesore të TVSH-së ndëgjova Kreshnik Spahiun lider i Aleancës Kuq e Zi se si në Tiranë në nji vend ku para shumë viteve dikush paska kerkue të ndërtohet një xhami ( xhamija e madhe e kryeqytetit ) dhe se si gurin e themelit ja paska pas vu atë botë Presidienti i Shqipnisë Sali Berisha.

Z. Kreshnik Spahiu në fjalimin e ti tash sulmon Sali Berishen dhe e akuzon se ka mashtrue popullin dhe qe 20 vite pengon ndërtimin e xhamisë në atë vend. Unë jam simpatizues i PD-së së Shqipnisë, ama Sali Berisha disi më ka irritue per shumçka deri atë ditë kur ndëgjova islamistin aspak patriot Kreshnik Spahiun se si thotë se Sali Berisha paska pengue të ndërtohet xhamija në Tiranë.

Tash prap e due dhe konsideroj Berishen shqiptarë të mirë nese asht e sakt ajo që llomotitke Kreshnik Spahiu. Aferim Sali Berisha dhe turp të të vijë o shqipfolsi i shitun te Turqia e Erdoganit zhurmagjiu Kreshnik Spahiu se a po të duket se pak kemi xhamija por po don ti edhe tjera. A nuk e din ti Kreshnik Spahiu sa jua kemi pa " hajrin " xhamijave neper shekuj ?!

Unë tashma di se as nuk na duhen xhamija e as kisha, por neve na duhet PAJTIMI. Nuk na duhen këto levizjet me plot gojen patriotizem si ALEANCA KUQ E ZI e UNIKOMBI, por neve na duhet PAJTIMI.

Percjell lajmet rregullisht, lexoj shtypin e ndryshem rregullisht dhe asht tmerruese se si nuk kalon asnji ditë e Zotit e të mos jen vra mesatarisht nga 5 shqiptarë në tan shtetin nga dora e shqiptarit, e shumëhere edhe nga dora e vëllaut a ma të afërmit.

Andaj unë si shqiptarë, si qytetar i zakonshem i këti rruzulli kerkoj dhe apeloj, lus me perkulje deri në tokë të gjithë shqiptarët e mirë dhe ata nuk janë pak por jan shumicë që ti lajm anash angazhimet e tjera qofshin edhe ato patriotike si ideja e Bashkimit të trojeve shqiptare, sepse jam shumë i sigurt se edhe po na lejuen krejt bota të bashkohemi nga Preveza deri te Molla e Kuqe, neve nuk na duhet gja as ai bashkim as ai shtet. Neve duhet së pari të bajm gjithçka per tu pajtue mes veti, duhet të ndalet kjo hata e tmerrshme e VËLLAVRASJEVE, duhet të ndalet gjakmarrja dhe hakmarrja.

Unë jam shumë i sigurt se neve si popull kemi mundësi dhe kemi resurse e metoda që ta ndalim këtë të zezë që na percoll nëper breza dhe sot jemi të vetmit në Europë që drejtësinë e marrim në duart tona dhe nuk respektojmë ligje as kushtetutë të shtetit. Neve per tu hakmarr shpesh po thejm edhe BESËN që dikur ishte e shejt dhe e pacenueshme per neve si popull.

Këtu do propozojë disa metoda të ndalimit të gjakmarrjes dhe vrasjeve mes shqiptarve:

Të perforcohen ligjet dhe vrasësi të denohet me vrasje po atë ditë që ai ban vrasjen.

Të ngriten Priftën e Peshkop shqiptarë si dhe lider të tjer të besimeve tona dhe ti shkishrojnë ata që vriten mes veti dhe familjet e tyne, këta të besimit islam të i leqitin dhe ti izolojnë ne dekë e festa vrasësit dhe vrasësit per gjakmarrje.

Këta aktivistë të të gjitha këtyne Aleancave dhe forumeve të tjera Patriotike që po reklamohen , ta pushojnë at aktivitet se asht thjesht një UTOPI ajo që ata kerkojnë e reklamohen , dhe nese dojn që vërtet ta ndihmojnë ATDHEUN dhe kombin le të dalin në teren dhe të shkojnë e ti vizitojnë familjet në bela, të bisedojnë me to, tu bajn atyne presion dhe ti detyrojnë të pajtohen mesveti. Më thoni ju lutem, cili lider shqiptar beri nje nderhyrje per pajtim ne trevat shqiptare?! Asnjeri!

Kujtojeni kohen kur rinia shqiptare në Dardani, në fillim të viteve  90 të shek. të kaluem dhe pas asaj levizjeje rinore ju bashkangjiten Profesoret e mirënjohur Anton Çetta, Zekeria Cana, Bardhyl Çaushi e sa e sa të tjerë dhe per nji kohë të shkurtër u paten pajtue mbi 1200 gjaqe. Po sot?

…!

Leni andrrat per bashkim o njerëz se qebesa më duket se mes shqiptarve duhet të futet një bjeshkë e tanë, se perndryshe neve bahemi copa mes veti.

Nese nuk pajtohemi e merremi vesh mes veti, duhet me na çue Zoti njanin ku len dielli e tjetrin ku perendon.

Sa e mirë ishte kjo thanje ( mallkim) i nanës time që besa, edhe na gjeti ne te vertetë Se vertetë ashtu na erdhi puna. Ishim kater fëmijë të saj dhe asnjani nuk jetoj as nuk jeton afer tjetrit. Gjat luftës kaluen 10-15 vite as pa u pa nder veti.

Po kam frikë se neve na zuni mallkimi i nanës dhe padyshim se edhe popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes se jemi anmiku ma i madh i vetvetes.



(Vota: 22 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora