E enjte, 25.04.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: Mbi marrëveshjet turko-jugosllave për shpërngulje

E enjte, 27.09.2012, 10:05 PM


Mbi marrëveshjet turko-jugosllave për shpërngulje.

Nga Indrit Vokshi

Âsht trashanizëm me mendue se Turqia, tue marrë edhe pare prej Jugosllavisë për shpërnguljen e shqiptarëve muslimanë dhe të të gjithë muslimanëve, paska pasë si qëllim shpëtimin e këtyne nga dhuna serbe. Këtu jemi para nji biznesi shtetnor. Nga njâna anë âsht Jugosllavia që ka interes me i shpërngulë shqiptarët muslimanë (muslimanët) , dhe nga ana tjetët âsht Turqia, e cila gjithashtu ka interes me i shpërngulë, e me i vendosë në krahina turke, për me arritë kështu popullimin e vendit me njerëz muslimanë, popullim që garantonte kompaktësi mâ të madhe të kombit turk, në drejtim të popullsisë. Kjo ishte nji lëvizje që lindi prej interesit turk dhe jo prej dhembshunisë së madhe turke për shqiptarët muslimanë, apo thjeshtë për muslimanët nëse pranojmë se ata njerëz i ka konsiderue si axhamí të vetët, sidomos në nji periudhë kemaliste të politikës thuejse të mbyllun.

Për me kuptue mâ mirë qëllimin turk në marrëveshjet e shpërnguljeve me disa shtete, na vjen në ndihmë edhe fakti i shkëmbimit të popullsisë me Greqinë. Edhe në këtë rast kishim kontratë të majme biznesi shtetnor, sepse edhe Greqisë i interesonte marrja e ortodoksëve nga Turqia, për me garantue kështu kompaktësinë në popull. Pra fakti që këto marrëveshje nânshkruen me disa shtete, dhe që nânshkruen jo vetëm për me shpërngulë shqiptarë etnikë, por edhe muslimanë të etnive jo-shqiptare, tregonjnë se Turqia nuk ka pasë si qëllim të caktuem, shpëtimin e shqiptarëve siç thuhet rândom.

Âsht themelore të kuptohet se ;Nuk kemi të bâjmë me nji shpërngulje të dhunshme, me nji gjendje emergjente, lufte, ku Turqia vjen si shpëtimtare, i mer muslimanët, dhe i strehon në Turqi, apo me nji gjendje ku Jugosllavia ushtron genocid, dhe popujt objekt genocidi shkojnë në Turqi e Turqia i mirëpret. Por,këtu jemi përpara nji biznesi kur Turqia invsetohet për ti shpërngulë, âsht bashkëshpërngulëse; jemi përpara nji proçesi të gjatë siç dëshmohet nga Konventa turko-jugosllave e vitit 1938.

Neni 7 : "..Qeveria jugosllave duhet t'i paguejë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për çdo familje, ndërsa e gjithë shuma, do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim".

Jugosllavia mbretnore, ishte në vështirësi, sepse nuk kishte ku ti çonte shqiptarët(muslimanët), apo popullsinë muslimane, siç i quen konventa, dhe për me e qitë prej kësaj vështirësie, thërret Turqinë, të cilës, i paguen edhe pare me shumë gjasë për t'ia lehtësue akomodimin.

Neni 20 :"...Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet nji komision mikst turko-jugosllav i përbâmë nga nânpunësit, të emnuem nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për me ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulunve".

Neni i mâsipërm dëshmon, se kishim nji proçes, të mirëstudiuem, të mirëkordinuem, dhe rrethanat sqenë të tilla që Jugosllavia atçast po kryente genocidin, dhe Turqia ndërhyni për me i shpëtue.Thjeshtë kishim nji përputhje interesash midis Turqisë e Jugosllavisë. Turqisë, siç thamë, i duheshin njerëz muslimanë, për me popullue territorin, ndërsa Jugosllavisë i duhej e lirë zona ku jetonin muslimanët, për ta popullue me sllavë ortodoksë. Kushdo që mendon se Turqia, edhe mâ vonë në vitin 1953, i shpërnguli shqiptarët (muslimanët) tue pasë qëllim në vetvete shpëtimin prej dhunës dhe jo për interesat të vetat, apo se paska bâ mirë që i ka shpërngulë, edhe për interesa të vetat, se rrjedhimisht falë interesave turke, shqiptarët shpëtuen nga dhuna, i ka tubat e arsyes të bllokuem nga qymyri.

Simbas kësaj linje logjikë të pallogjikshme, nëse Turqia do ta kishte shpërngulë të gjithë popullin e Kosovës e Maqedonisë perëndimore për në Anadoll, dhe do t'ia kishte lânë Kosovën të lirë Jugosllavisë për ta popullue me sllavë, do të kishte meritat edhe mâ të mëdha sepse do t'i kishte shpëtue nga dhuna. Kemi përngjasje me gjendjen e sotme në Mitrovicë.

Sot po kâmbëngulet, që shqiptarët, të mos e lëshojnë Mitrovicën veriore, por të qëndrojnë, dhe të ndihmohen për me qëndrue. Kushdo që ndihmon sot për shpërnguljen e shqiptarëve nga Mitrovica veriore, shihet vrangët, shihet si njeri që iu shërben interesave serbe për ti shpërngulë shqiptarët nga Mitrovica veriore.

Pra edhe Jugosllavia çubrilloviçiane, kishte si qëllim shpërnguljen e sa mâ shumë muslimanëve (rrjedhimisht shqiptarëve) nga territori i vet (Kosova-Maqedonia). Edhe Turqia - njilloj si ata që ndihmojnë Beogradin me shpërngulë shqiptarë nga Mitrovica me qëllim spastrimi - tue marrë këtë popull, tue i ndihmue shpërnguljes, thjeshtë ndihmoi qëllimin jugosllav; thjeshtë i ndihmoi që të shpërngulte popullsinë etnikisht shqiptare.

Pra nëse dikush që ndihmon sot Beogradin në shpërnguljen e shqiptarëve nga Mitrovica veriore do të quhet se bân veprime pozitive, atëherë edhe Turqia paska bâ veprim pozitiv tue i ndihmue Jugosllavisë më shpërngulë shqiptarë (muslimanë) nga Kosova. Por nëse dikush që ndihmon sot Beogradin me shpërngulë shqiptarë nga Mitrovica veriore, e tokat e tyne me ua dhânë serbëve, do të quhet njeri negativ, anti-shqiptar, i njimijë zullumeve, xhahil etj., atëhere edhe Turqia që ndihmoi Jugosllavinë, duhet të quhet e tillë për ato veprime që bâni.

Sepse nuk mund, që për situata të njejta, të përdorim arsyetime të ndryshme, veç se ashtu na e ka'nda.

Do të quhej dashashqiptar, njeri pozitiv te Zoti, ai që do ti ndihmonte shqiptarët e Mitrovicës veriore me qëndrue përballë qëllimit shpërngulës serb. Edhe Turqia kemaliste (në frymë), do të quhej dashashqiptare, e mirë te Zoti, nëse, do ti ndihmonte muslimanët (rrjedhimisht shqiptarët) me qëndrue përballë planit ala-çubrilloviç.

Sepse ska kuptim që planin e tipit "Çubrilloviç" ta quejmë ogurzi, nërsa veprimet turke që i shërbejnë qëllimit të këtij plani (shpërnguljes), ti quejmë pozitive.Ose plani "Çubrilloviç" (në natyrë) âsht i mirë dhe Turqia ka veprue mirë tue i shërbye qëllimit shpërngulës të këtij plani, ose plani âsht i keq, anti-shqiptar, dhe Turqia tue i shërbue qëllimit të planit, rrjedhimisht ka veprue anti-shqiptarisht.

Sepse nuk shkojnë të dyja bashkë, që plani shpërngulës të jetë i keq, dhe që Turqia që i shërbeu planit të jetë e mirë. Nuk shkojnë.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora