E marte, 16.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Faleminderit

Alma Papamihali: Per ata njerez, qe kemi deshire te flasim dhe te degjojme

E merkure, 16.04.2008, 07:03 PM


PER ATA NJEREZ,  QE KEMI DESHIRE TE FLASIM DHE TE DEGJOJME

Vlashi Fili - Autor i disa librave artistike, si dhe sekretar i nje nder shoqatave me te njohura atdhetare shqiptare ne bote,"Bijte e Shqipes", Filadelfia (U.S.A.)

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

 

Vlashi N. Fili

Vlashi N. Fili, ka lindur ne vitin 1941 ne Kucove, ku kreu edhe arsimin fillestar dhe ate te mesem. Pasi diplomohet me 1964 ne Universitetin e Tiranes, "Inxhiner per perpunimin e vendburimeve te naftes dhe gazit",  punon ne disa zona shpimi dhe ne vitin 1970, transferohet ne Institutin e Naftes, ku kontribon ne hartimin e nje sere projektesh per shpimin e puseve te thelle dhe shume te thelle, ne Shqiperi. Ne vitin 1980, per arsye politike, arrestohet dhe denohet me 15 vjet heqje lirie, gjate te cilit provon dhe "kampet e riedukimit" te Bluqizes, Batres dhe Spacit. Ne vitin 1986 pas nje amnistie lirohet nga burgu, pas te cilit detyrohet te punoje si specialist shpimi. Ne vitin 1998, si rezultat i krizes politike ne vend, ashtu si edhe qindra punonjes dhe specialiste te tjere, perfundon i papune, ndaj eshte edhe viti qe e detyron zotin Fili te emigroje jashte vendit ne vitin 2000, se bashku me familjen e tij. Sot ai jeton ne Filadelfia - U.S.A- , larg vendlindjes, larg nje jete te tere.

Megjithate, ajo qe do vazhdonte te ishte gjithmone prane Vlashi Filit dhe qe nuk do emigronte kurre nga zemra e tij, ishte gjuha shqipe ne vecanti dhe gjithcka nacionaliste ne pergjithesi, qe do vazhdonte ta mbante gjithnje te lidhur me Shqiperine.
Nderkohe gjate viteve larg emigrimit, ai publikoi nje sere artikujsh shkencore e publistike,  ne revistat tekniko - shkencore. Gjithahtu ka dhene leksione ne seminaret pasuniversitare  me inxhiniere te shpimit te puseve, si dhe leksione si specialist i jashtem ne Fakultetin Gjeollogji - Miniera, Dega e Naftes.
Viti 2002, shenon edhe vitin e krijimit te shoqates Atdhetare - Kulturore Shqiptare - Amerikane ne Filadelfia, "Bijte e Shqipes". Vlashi Fili eshte nje nga nismetaret dhe themeluesit e kesaj shoqate dhe jep kontributin qe ne ditet e para te jetes se saj, duke qene dhe ne detyren e sekretarit te kesaj shoqate, detyre qe e mban edhe sot e kesaj dite.Gjithashtu, ai eshte edhe anetar i Lidhjes se Shkrimtareve, Shqiptaro - Amerikane si dhe krijues dhe administrator  i revistes elektronike ne internet "Bijte e Shqipes" ne Filadelfia, per te cilen ai perkujdeset dhe i perkushton nje vemendje te vecante, cdo aktiviteti te organizuar ne kete shoqate.

Megjithe largesine nga vendlindja e tij, Kucova...njerez te tille nuk mund t´i rreshtohen harreses edhe pse fizikisht larg.
Ndaj dhe Bashkia e qytetit te tij, e nderon me titullin e larte, "Njerez te vitit 2000". Ndersa ne shtatorin e vitit 2006, nje tjeter nderim i larta nga Kryesia e shoqates "Bijte e Shqipes" ne Filadelfia, do te ishte medalja me nenshkrimin, "Nderi i Komunitetit". Nje titull vertete i merituar per zotin Fili, i cili me modestine e tij vazhdon te kontribuoje ne cdo aktivitet te saj.
Nje ane tjeter e tij qe vlen te permendet edhe edhe krijimtaria e tij letrare.Botimet dhe shkrimet e tij te publikuara deri me sot:

1972 - "Shpimi i puseve te Naftes dhe Gazit"(Liber teknik - bashkautor)
2000 - "Naftetari ne vite"
2004 - "Ju dua" - Poezi dhe fabula - Albin, Tirane
2005 - "Qyeteti i lindjes - Qyteti me i dashur" , broshure me cikel materialesh per qytetin e lindjes (Arkivi i qytetit Kucove).
2005 - "Gjurme te thella" - Tregime dhe Novela - Albin, Tirane
2006 - "Njerez te mire" - Tregime dhe Novela - Albin, Tirane
2008 - Eshte perfunduar nga shtypi dhe romani me i ri i tij - "Guva e pyllit" - Albin, Tirane

Ne krijimtarine poetike te Vlashit (tek libri "Ju Dua") jo vetem qe ke cfare te lexosh, por ke edhe cfare te mesosh, pasi kemi te bejme me nje krijimtari te perjetuar nga vete autori, i cili ashtu sic ka vendosur dhe ta titulloje vellimin poetik thjeshte me fjalet "Ju dua", po aq  thjeshte kerkon t´a percjelle kete mesazh tek lexuesi.

Sic e theksuam edhe me lart, z. Vlashi Fili, është Sekretar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia dhe punon me shpirt e zemer, te qellimeve atdhetare te kesaj organizate. Mbase do ishte pikerisht kjo veprimtari, qe do t´i jepte atij edhe ngacmime poetike, për shumë poezi të vëllimit te tij. Kështu në poezinë “Për gjuhën tonë” një poezi kjo e frymëzuar dhe e realizuar, autori duke ndjerë shqetësimin për rrezikun e humbjes së gjuhës së bukur shqipe në fëmijët e emigranteve shkruan:

Shqipen kurrë mos ta harrojmë!
Ngado shkojmë e ngado vijmë
Se po humbëm këtë perlë
Kemi humbur Shqipërinë.

Këto vargje nuk kane nevojë për koment . Si përgjigje për çdo pyetje, si një lajtmotiv i fuqishëm  vjen vargu dhe “Jam shqiptar, Shqiptar do mbetem”, nga poezia me të njëjtin titull. Ne vargjet e Filit do te gjesh pjese te Shqiperise, vargje për qytetin e tij të lindjes, Kuçovën, Kosovën dhe per cdo pellembe atdhe, ku jane  hallet dhe dertet, me Karaburunin që oshëtin e qan, për viktimat që ka parë. Shqetësimi i autorit është një shqetësim i madh qytetar, që komunikon lehtë me lexuesin dhe lë tek ai një mesazh të fuqishëm, dashurinë për Atdheun. Ashtu siç është edhe vetë jeta, bashkë me hallet problemet, është dhe humori që autori na e sjellë nëpërmjet fabulave dhe epitafeve duke goditur me forcë anët negative të jetës dhe të njerëzve, por gjithmonë të shoqëruara nga motivi i gjithë vëllimit: “Ju Dua” o njerëz.

Ndersa libri "Njerez te mire" i autorit Fili, karakterizohet nga nje rrjedhshmeri te treguari. Si lexues, mbetesh ne faqet e tij, me nje fryme gjate shfletimit. Kjo eshte pikerisht, ajo cka vleresohet ne ditet e sotme. Libri te terheq me personazhet e tij, te cilet te behen te dashur dhe familjare, qe ne pershkrimet e para. Pikerisht eshte ky stili i autorit, i cili te jep pershtypjen te jesh prane nje oxhaku te ngrohte, duke degjuar ato histori te dikurshme, te cilat te terheqin dhe te bejne te perfytyrosh ngjarjen.  Keshtu mund te njihesh me "xha Faikun"personazhin e dashur, te vuajtur...por inteligjent...qe arrin te beje lojen e zgjuar, per ti dhene perfundimisht mesimin e duhur kujtdo qe kerkon te talle tjetrin. Mund te flasesh per "Editen" dhe imazhin e jetes se pavlere te saj, qe ishte gati qe nen pesimizmin e saj, te fundoste edhe jeten e nje familjeje te lumtur, por qe perfundoi pa sukses. Autori duket sikur ben lojra fjalesh, por arrin ne menyre, si te thuash, "lozonjare" te jape pershkrimin qe do mbi cdo personazh. Kur lexon "Telepatine" ndjesia eshte shume me e thjeshte. Emocion tipik shqiptar...tradite shqiptare, ajo e afrimitetit dhe dashurise ne familje. Per brezin e ri sidomos, tregimet e Vlashi Filit, jane  shume domethenese, pasi keto tregime kane ne themel te tyre, karakteristikat dhe mentalitetin shqiptar. "Nen tehun e bisturise" nje tjeter tregim, qe percjell nje emocion keqardhes. Lexuesi deshiron me shpirt qe perfundimi te jete pozitiv. Ai hyn ne emocionet e personazhit kryesor dhe kur kemi nje rrjedhe afer fundit ne  nje drejtim pozitiv, lexuesi ndjen nje lehtesim shpirteror.
Autori Fili, eshte mjeshter i krijimit te personazheve. Pikerisht kjo eshte dhe nje nder vlerat e tij si autori. Tek lexuesi cdo personazh vjen i ngrohte, interesant por njehkohesisht i thjeshte. Kur me personazhin krijohet nje lidhje e tille (lexues - personazh), mendoj qe autori ka arritur qellimin e plote.
Kjo ishte nje pjesez e zotit Fili, krijues dhe autor i disa librave. Ndersa nje ane tjeter mbizoteruese e tij, eshte ajo e nje shqiptari dhe familjari te mire larg Shqiperise, larg vendlindjes, i cili vazhdon te jape kontributin e tij, me nje modesti dhe thjeshtesi per t´u admiruar. Ndaj s´me mbetet gje tjeter, vecse t´i uroj shendet te plote, vullnet dhe vazhdimesi ne pasionin e tij letrar.


Alma Papamihali

I uroj autorit shendet dhe frymezim te metejshem ne krijimtari!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora