E premte, 29.03.2024, 07:48 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Fjalët e plumbta

E merkure, 26.09.2012, 04:56 PM


FJALËT   E   PLUMBTA

Albert ZHOLI

Me  një shok, të porsaardhur  në Athinë, hymë    një lokal vetëshërbimi. Shoku  im  zuri  vend  në një  nga  tavolinat  e  fundit, ndërsa  unë  u  afrova  në banak.

Dy  koka-kola,- i  them banakierit. Banakieri hapi  banakun  dhe  më zgjati  pijet  freskuese. Kur  i zgjata  paratë e  pashë  me vëmendje. Ishte  Kadriu, shoku im  i  shkollës. Ishte shëndoshur  ca, por  ato vetulla    trasha  e të  lidhura  me njëra-tjetrën, e  bënin  ta njihje  mes  njëqindave  e  jo  më këtu, të  vetëm  pas  banakut …Doja    bëja  ndonjë  shakka, si ato të  shkollës, por  s’mu  dha    cast, vetëm i  fola  duke  qeshur  në emër.

Ai, sikur  nuk  e  kish  dëgjuar  zërin  tim    gëzuar, që  tha  emrin  e tij, pa  asnjë reagim     ktheu  reston  e parave.

I  fola përsëri në emër, por  Kadriu i  shkollës  përsëri  nuk reagoi. Ktheu  kokën  nga një  burrë, që  hyri në  banak, nga  e  prapsmja e  dyqanit dhe heshte  si  për  inatin  tim…E shikova në sy  e s’i  besoja  vetes. E mendova  se  e gjitha  ishte  një  shaka dhe  prisja  ndonjë  befasi  nga  Kadriu. Burri  tjetër    unë  e përktheva  si  pronar    lokalit, hyri  andej nga  kish dalë. Kadriu  dhe unë  ishim  vetëm. Ai,  pa më parë    sy, foli: “ Dëgjo  këtu ! Së  pari  nuk  jam  Kadriu, por  jam Spirua. Edhe në gjendjen  civile kështu  e kam  emrin. Dhe së  dyti, në punë  mos    shqetëso. Kam familje. Secili  ka  zgjedhur  udhën  e tij  për    jetuar. Sot  nuk  ka shok…”  Dhe  iu  drejtua  një klienti  tjetër.

“ Sot  nuk  ka  shok!”, më  bucitën veshët  deri    dhimbje. Ato fjalë m’i  tha  Kadriu, shoku i  shkollës, që  kishim  mësuar  bashkë, duke  e tërhequr  zvarrë për    mos  mbetur  në klasë, gati në të  gjithë  vitet. Dhe  Kadriu i  shkollës  ose  Spirua  i banakut, nuk  më respektoi  as  sa  një  grek  i  panjohur.

“… Sot  nuk  ka  shok…”    godisnin  fjalët  dhe këmbët më nxorrën  nga  lokali. Dy  shishet  me freskuese  i  lashë mbi  banak. Vetëm shoku, që  kish  këmbë    ndoqi  nga  pas, pa  marrë  vesh  se  c’kishte  ndodhur  e  pa dëgjuar  ato fjalë    plumbëta : “ Sot nuk  ka  shok!”…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora