Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: "Një kauboj në New York"

| E merkure, 26.09.2012, 06:53 PM |


"Një kauboj në New York"...dhe në Shqipëri, ...nga  Agim  Bacelli

...një  e qeshur është "free" falas , por të shton jetën...

Nga Luan Kalana

New York , Manhattan . Sheshi Times Square, fundi i gushtit, 2012...

Natë.Mizëri njerëzish të racave e vendeve nga e gjithë bota që lëvizin turma-turma dhe herë -herë rrinë në vend me sytë perpjetë.

Një lëmsh i madh dritash verbuese e shumë ngjyrash marramendëse,mbi kokat e njerëzve e në fasadat e pallateve,reklama portete artistësh e këngëtarësh,kuadro filmike që  ndërrohen në sekondë në skrinët përbindësh.

Zëra e zhurma që përzihen me muzikë e fjalë të gjuhëve e kombësive të ruzullit.

Në mes të turmave në rugët,ngjitur me trotuarët, lumi  zhurmues i makinave,veturave,autobuzëve taksive, karocave me kuaj të mëdhenj, pse jo dhe shumë taksi-biçikleta që tërheqin pas dy-tre pasagjerë…Ç’farë s'të shohin sytë..?! ..Nga tërë çudirat e botës që s'ta pret mendja.

Veshje dhe imitime të kafshëve,të heronjve të filmave të ndeshin sytë e të pengojnë sikur janë vetë ata.

Shkrepje të blicave të aparateve,si shkëndijat e saldatorëve të shpupurisin sytë.

E për tu çuditur,tezga me mallra e sende relike për shitje, të nxjerin mallin e atyre pazareve,  rrugëve të qyteteve të Shqipërisë.

Apo dhe tymi i kërnackave që të çajnë hundët e të lëshon goja lëng, të ndjell oreksin,

e megjithëse ke ngrënë po shëtit  për ta onepsur.

Aty- këtu grumbuj njerzish që ndjekin e vështrojnë me habi xhonglerët,magjistrët,akrobatët e rugëve dhe piktorët apo karikaturistët që të pozojnë në moment e ta japin portetin në dorë si ta duash pikturë apo karikaturë..

Mos u çuditni, veshët do të kapin edhe fjalë shqip, shqiptarë sa të duash.

Në një qoshe,me një tezgë dore,një librashitës i cili mbante në dorë disa korniza fotografish artistësh,bërtiste në anglisht si një tellall gjithë titujt dhe emërat e njerzëve të dëgjuar e famozë.Pa dashur u ndesha me të, më shpunë këmbët a më shtyu turma drejt tij se di. I kapa fjalinë e fundit në gjuhën e vendit tim e ju ngjita që mos më largonte turma. Ai i ndërronte fjalitë në disa sekonda.

Ju qepa njerës nga ato fjali që ma zunë veshët shkoqur në një anglishte me aksent të huaj, “Agim Bacelli na sjell një kauboj në Nju Jork. Është një libër interesant, ju siguroj se do shkuli së qeshuri…”

-Merre,-më foli në anglisht,-se do ta marrë ky tjetri të vetmin ekzemplar që më ka ngelur,... Është në dy gjuhë dhe ndoshta ju jeni shqiptar,...

Intersant, sa të shkathët dhe të zot janë këta shitësit ambulantë në Nju Jork! Njëlloj si ato arixhofkat në Shqipëri që ta blenë mendimin që pa dalë nga mendja.

Libri më rëndoi në dorë sikur të kisha blerë një kalë kauboj ku unë isha vetë kauboj.Po shëtisja në ato momente “hipur” mbi një kalë nëpër Nju Jork dhe galoponja për tu ribashkuar me njerzit e mij që shëtisnin në grup për të mos humbur njëri tjetrin, megjithse kishim për siguri secili celular me vete e flisnim kurris pas kurrizi pa parë njëri tjetrin. Fenomenn ky që ndodh vetëm në Nju Jork.

Duke u larguar nga "tellalli " dëgjova një fjali tjetër që më ngjalli kureshtje por edhe më emocionoi."Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Kadaresë,(gjthnjë në anglisht) kandidati i parë për të fituar Çmimin Nobël për vitin 2012....

Lëshova instiktivisht një "baah", një pasthirmë habie tipke e devollinjve e cila më doli pa dashur,...

Kthej kokën,..ishte vonë dhe e pamundur që të kthehesha, isha larguar shumë nga "tellalli ". Më vinte inat me veten,si nuk e pyeta ,pa tjetër duhet të ketë qënë ndonjë shqiptar i johur,...nejse,ula kokën të shikoj për kureshtje autorin që më bëri kauboj dhe që e kisha harruar për çastin,...suprizë...një shqiptaro-amerikan,...Se mbatja dot gëzimin ndërsa për dore tashmë mbaja "Kaubojsin e Nju Jorkut ", deri sa të takoja e t'jua tregoja njerzve të mij, sikur kisha takuar ndonjë të njohur të largët për t'ja prezantuar atyre,..e me të vërtetë ashtu ishte…

 

*        *         *          *        *         *           *

 

E shkrojta këtë tabllo nga ajo natë në Manhattan pa ndonjë përshkrim të veçantë artistik e letrar,se duhej të ngjallej Balzaku që të bënte përshkrimin e atyre skenave në miniaturë në New York e për të sjellë një vërtetësi reale, jo vetëm takimin me kaubojsin, por dhe vendodhjen e tregimeve e skicava ,ku bredh e  tregon refimet e tija humoristike ky personazh.Të ngjashme si ato të Nastradinit që jemi mesuar ti dëgjojmë shpesh,por ato ndryshojnë se janë me shumë mençuri e dije groteske,ndërsa kaubojsi i ka tepër reale e mëse të vërteta nga jeta në këtë qytet milonësh ndër më të mëdhenjtë e planetit,që për lexuesin duken si të pabesueshme,por për ata që kanë qënë apo që jetojnë aty , janë pasqyrë e jetës të përditshme.

Pra ,pa dashur të zmadhoj,se po taman ne atë vend ,kishte zbritur nga kali ai kaubojsi i Teksasit,me atë veshje tipike ,me xhaketë meshini,me kapele ,me pantallonat me fije lëkure që vareshin mbi çizmat e meshinit,me ato takat dhe prengat prej metali në thembër.

Kishte nxjerë me shpejtësi rufeje, dy koburet që i vareshin në xhepat apo në brez,dhe i kishte befasuar dhe trembur, klientët që mbushnin atë bar nate në ndanë të rrugës në Manhaten në Nju  Jork....

Libri hap siparin e faqeve të tija në anglisht,(e kishte mirë "tellalli" kur thëriste që libri  ishte dy gjuhësh), me fjalët shpirtërore e prindërore të një ati që librin ua kushton fëmijëve të tij ,një gjë e rallë e padëgjuar,dy djemve të burëruar e me foton e tyre,të cilët janë edhe sponsorët e librit.

Parathënia fillon me fjalën e autorit,krijuesit korçar të talentuar dhe enciklopedist euridit  të letrave, Agim Bacellit, me banim prej dy dekadash në New York me gjithë familjen,autorit të botimit të disa librave,në prozë e në poezi,në shqip dhe në anglisht.

Ai hyn direkt e në temë për përmbajtjen dhe fabulën e tregimeve dhe skicave humoristike të tij që lexohen të gjitha me një frymë,vetëm se duhet të pushosh pasi qesh me vete në shumë momente,në secilën prej tyre ,disa herë duke krijuar një antipati për personazhet që Agimi

i satirizon hapur pa ndrojtje e pa dorashka,që ia thotë të vërten në sy e pa frikë ,me një guxim prej realisti që mendoj se nuk duhet ti mungojë asnjë krijuesi,pasi ky është mesazhi i ditës dhe filozofia e jetës.

Në libër personazhet e tregimeve dhe të skcave,ndeshen me autorin,një rebel i pabindur në dukje,pse thotë të vërtetën dhe ta përplas në sy,e të demaskon ,duke t'i thënë në sy e pak me takt se nuk do të të ofendojë ,ato që s'janë njerëzore,që shkojnë në kahun negativ të moralit e të humanizmit.

Me atë gjuhën e thjeshtë,në dukje pak banale ,por shumë popullore për ne shqiptarët,një gjuhë e thjeshtë e tepër komunikuese e jetës tonë të përditshme,mes shokësh dhe nëpër kafentë,por jo zhargon por që e lejon dhe afron me gjuhën letrare,e disi e frikshme për ambjentet familjare mes femijëve,por që toleron e moralizon dhe jo ç'edukon.

"Si do te ishte jeta pa të qeshurën ?!”

Vështirë të pëfytyrohet,por një gjë është e sigurt : - nuk do të ishte kaq e bukur. E qeshura lind bashkë me njeriun.Disa njerëzve i ka munguar e munduar enigma e të qeshurës së foshnjës disa muajshe,që nuk kupton asgjë nga bota; nuk di të thotë apo të kuptojë asnjë fjalë,megjithatë di të qeshë. Disa thonë  se në ato çaste foshnja qesh me ëngjëjt. Ku i dihet.  Ndoshta në ato çaste i be ndërmënd ndonjë  anekdotë  “e thekur” që ka dëgjuar që në bark të nënës.Jo vetëm kaq, jeta e njeriut merr fund,pikërisht kur ai harron të qeshë... - janë keto fjalë simbolike të parathënijes të redaktorit të librit ,shkrimtarit dhe mikut të autorit, Ilir Buzali, në formë esseje, por dhe mesazhi percjellës i librit. Ç’do fjalë është e thënë me mprehtësi e me finesë,është merita e përkujdesja e tij profesinale dhe artistike për librin.

-Marrezinë dhe zgjuarsinë,në humor e ndan vetem një fijë.Në këtë teh të mprehur ka ecur autori dhe ia ka dalë,ia ka mbritur deri në fund të librit me sukses,duke na falur  kënaqësi,humor e një buzëqeshje  të brendshme si një ushqim i domodoshëm dhe shlodhës,dhe qetësues i shpirtit.Ndonjë herë e qeshura vjen me vonesë,pasi truri e ka përtypur ngadalë mendimin dhe humorin e brëndshëm e therës,e me pas shpërthen në gas,sa po të shikojë njeri,do të thotë që ky ka lojtur,ç'ka që qesh me veten.

Anekdotat,skicat rëfimet,dialogjet e librit janë testuar më parë ,shumica e tyre ,në publik,Agim Bacelli ka patur miresinë që për vite me radhë të ndajë humorin me miqtë e me të afërmit,me shokët e kolegët e letrave,nëpermjet internetit,pasi ai është ndër ata të parë krijues që ka krijuar website-t letrare në internet qysh me daljen e tij në publik,duke mbledhur e bashkuar e themeluar krijuesit letrarë shqiptarë,  si Klubi Korçar e deri tek BOTA E RE, një nga grupimet më të mëdhaj letrarë mbarë kombetarë me nivel të lartë clësor, duke qënë direkt menaxheri i tyre, një kompesim dhe një ndihmesë humane e shoqërore për ngritjen e nivelit cilësor dhe bashkohor të letërsisë shqiptare.

Pra eëhtë një"kredi pa inters" ashtu dhe me të qeshurën qe ka investuar ai tek të tjerët,për tj'u krijuar lexuesve çaste gëzimi ,kënaqesie larg rutinës të ditës dhe monotonisë të jetës.

Ndërsa do të shtoja,me modesti ,se e qeshura ne tregime e skicat e Kauboijsit të librit,ka një domethenije të madhe,percjell një mesazh filozofik e jetësor të realitetit ku jetojmë, duke qene e qeshur saterike e gjthe humor,është më tepër  një e qeshur alegorike ,groteske,sarkastike,si thotë populli ,nje e qeshur e ëmbel me lezet e më pak kripë.

Gjithashtu ato moralizojnë duke shkatërruar e dërmuar  te njeriu, gjithcka që është negative tek krijesa Njeri ,human,pa e "vrarë" atë,por duke e fishkëlluar, e demaskuat totalisht me gjithë forcën e fjalës letrare artistike,pasi siç thonë ,fjala është më rënde se plumbi, e tillë është satira dhe humori i librit në fjalë.

... Pa dashur të bëj koment  apo kritke letrare të mirëfilltë për brendinë e skicave tregimeve, pasi nuk e kam profesion ,por thjesht në pozitat e nje lexuesi te thjeshtë( dhe te nje ish mesuesi te letersies ne Shqiperi per tre dekada,...në kofidencë ),do të përmend disa fjalë për tregimin nga i cili merr titullin  librit  "Një kauboj në Nju Jork.",por e për një arsye më shumë,se nuk dua të zbuloj kureshtjen e lexuesit,duke i mbajtur sekret e te fshehta ,humorin e të qeshurën,le të gajasemi duke i lexuar ato vetë,...

Ashtu si portetizova me lart fizikun e kaubojsit të  ardhur nga Teksasi, një "rednek" tipik dhe origjinal si thonë këtu në amerikë,ai i le me gojë hapur në klub njujorkezët dikur "jankesit"me të cilët kanë qenë në armiqësi në luftën civileVeriu me Jugun ,tek sa pinin pa pushim krikot me birë,duke nxjerë pa u menduar koburet e duke ju thënë,me veprimet e tij avetuturiere, "ku jeni  hë ,o trima,s'keni  ç'më bëni ,hë lëvizni po t'jua mbajë "...

Pra si dikur,Don Kishoti me mullinjte e erës,por sot në kohët moderne e ku m'u në mes të New Yorkut .Pra ai simbolizon në mënyren më groteske ,sharlatanet,tipat dhe paradokset e kohëve të sotme, në shoqerine e civilizuar,por që ka mbetur prapa,nga pseudo të mençurit ,mendje fyçkurit (bosh ), që janë fryrë me para,duke ia grabitur në menyrë  paqeëore, të kamufluar dhe diku  të hapur masave milioneshe,që përvec dhunimit të drejatave morale e qytetare,bëjnë pa pyetur njeri, as dhe  shërbëtorin e tyre ,Sanco Pancon ,vasalët e servilët duke i eliminuar si gurët e shahut dhe shokët apo partnerët edhe më të ngushtë,edhe ata qe ia falen kariken,pushtetin,e bën të plotfuqishëm,me shume se nje mbret e perandor,milarder apo bilioner.

Autori ngrihet me forcë e  me guxim ,përplaset  me realitetin e sotëm me penën e tij të mprehtë , pa frikë si  i ka hije një intelektuali,por  rebel i pabindur , i mbrojtur nga fjala e lirë e "free country " që nga Amerika  edhe në Shqipërinë e demokracisë së brishtë.

Ky personazh do të dimesionohet e do të portretizohet duke u "nxirë" "katran", në gjuhën e popullit , dhe në refimet e tjera humoristike para meçurisë e diturisë njërzore,duke u  materializuar e shkrirë në njerezit e thjeshtë ,ne personazhet,në skicat e tregimet,të cilët behen pengese,  regres, që frenon sot progresin dhe përparimin njerëzor në shekullin e mijëvjeçarit të ri,të qytetërimit të planetit.

Ngjarjet, vendodhja dhe vetë humori spostohen sa në Shqiperi edhe në Amerikë ,duke u alternuar, me llojet e tij ,humor politik,fetar,fshatar, policor ,gjithë shoqëror,në ambjente të ndyshme, që nga parlamenti shqiptar,në qytetet e krahinat e ndryshme te Shqiperise ,nga New Yorku, ne Teksas ,Tiranë e gjetkë.

Ashtu sic pohon dhe vetë autori të gjitha shkrimet janë krijime origjinale të tij, dhe disa përkthime ,që kanë afërsi e  në dukje si adoptime me humorin e peëditshëm, por ato i kemi lexuar më parë në vite prej tij,pra mbajnë firmën legjitime te Agim Bacellit.

Si një njohës  dhe hulumtues i jetës të thjeshtë ,reale dhe ireale të shtresave popullore e shoqërore të shoqërisë,ambjentin shqiptar,prej gjysëm shekulli qe ka jetuar në Shqiperi,dhe atij amerikan për dy dekada,nga një specialist aviacioni, ushtarak,sot në një punëtor me mëditje n ëNew York,si një krijues i gjithashem i letrave me një daipazon të gjerë kulturor e shkencor.

Përballja e personazheve të skicave me reailtetin e sotëm modern , me njerëz me të vertetë të dalë "mode" për ne, se veten e tyre ata e quajnë "Modernët e Shekullit" ,apostoj, që rrethohen me tipa sejmenë, njerëz servile dhe hipokrite që ngarendin me idhulin "Bota -është interes e fitim", konfrontimi me një botë aq heretike, të pasigurt, të përhumbur labirinteve për mbijetësë, e tronditin lexuesin ,...por humori ,e qeshura ,bën që për një momente të harohen ...

Të përshkruara me një dinamikë përpirëse, ashtu siç e analizon shkëlqyeshëm edhe përballjen e dy botëve paralele të dy personazhve ,ku në mes te tyre është dhe autori me humorin e tj të mprehtë e therës , nëpermjet përshkrimit të anatomisë e bios se tyre,të gjtha rëfimet lenë mbresa tek lexuesi dhe i paraprijnë mendimit intelektual, sa më larg ndaj këtyre "turmave" të uritara,per fron,karike e para,që na shikojne ne,njerëzit e thjeshtë dhe botën  e tyre,me dylbi ,duke na hedhur mbi sytë tona "parfume mbytese me rërë të shkretetirës. Stop-ndaj këtyre të këqijave pa skrupull...  !

Vete libri ,krahas humorit e shakasë ironike,është një thirrje paqësore për vetëdijesim qytetar e kohor dhe si një pasqyrë nga ku edhe mund të identifikohen dallimet dhe përputhjet ndërmjet mentalitetit te sotem perparimtar ,ndaj asaj rutine e regres qe me “injorancen moderne" qe e shoqeron,behet pengese e botes te qyteteruar e te civilizuar.

Lexuesin  do ta terheqin te gjitha krijimet e librit,te cilat jane refime te shkurtera,njera me bukur se tjetra,ashtu sic eshte dhe vetë libri,një liber xhepi me minitregime e skica. Duke përcjellë kështu dhe një mesazh konkret për krijuesit,-"se sot në epoken e trurit elektonik,që ka thithur mendjet e njerëzimit,n"uk ka kohë" të lexojnë tregimet e stilit të gjatë të çdo zhanri letrar që i "mërzitin e lodhin ", nga përgjumja e ditës te stërlodhur..Subjektive do të ishte sikur të veçoja se cili rëfim  më pelqen më shumë,por ato s'mund t'i dalloj që nga fillimi me  "Test parlamenti shqiptar"; "Dy statujat ", "Kanibalet dhe peshkaqenet" ,"Qethje falas ,"Nje ari ne mes te Tiranes","Humor amerikan "  pra rreth gjashtedhjet tituj të tregimeve skicave dhe anekdotave.

Duke u mbyllur libri si kapitull i fundit pa ndonjë ndarje numerike, me Tregimet e verteta..., ngjarje të jetuara me personazhe dhe emra konkrete që jane më se interesante si "Merushja","Nje pijanec nga Teksasi" e të tjerë.

Fabula dhe subjektet e skicave dhe të anekdotave janë nga burimi i pashtershëm i gurës popullore, që rjedhin lirishem në shtratin e filozofisë të mençurisë njerzëore,duke u gatuar nga një mjeshtër në sofren e mendimit poetik,për t'u thekur e pjekur në grillën e guzhinjerëve modernë, me ajkën e  e figurave letrar,të spërkatur me errëzat e piperin ironik,per t'ia sevirur lexuesit të fresketa dhe sa më reale e plot të qeshura,me një ndryshim të madh,pasi ato jan?7 origjinale e të pap?7rseritshme...

Urtësia e traditës popullore, është filozofia më e zgjuar dhe më besnike e qytetërimit. Grimcat sarkastike bëhen shoqëruese të një jete dhe të një atmosfere, ku heroi popullor shpalos kulturë dhe tregues cilësorë e modernë.

Ironia popullore, thoshin te paret, eshte "klecka " e gjithë zjarrit krahinor, që mban prush fletëve të historisë së pa anë,një filozofi e mençur,siç shprehet miku yn Xhuli nga Athina.

Për lexuesin nuk është surprajzë qe ky kaubojs i Teksasit  shëtit i lirë nga New Yorku  në Tiranë ,në Shqipëri, me bemat dhe anekdotat e tij në të gjithë trevat e vëndit , atje ku ka lenë gjurmë këmba e fjala e tij . Veçanërisht për devollinjtë do të ishtin me inters skicat dhe anekdotat me personazhe alegorike nga treva e Devollit, si "çupka nda devolli", "djali nga Poloska" e të tjera,ku autori na kujton se anekdotat e tyre që janë "kampion " neëvend,si ato të Babanit,të Shkodrës e t?7 tjera. Ai perifrazon me disa fabula origjinale meçurinë popullore të pashoqe të devollinjve, ashtu si janë punëtorë të mëdhenj, janë dhe aq të zgjuar,qe nuk u ha qeni shkopin,s'mund t'ja hedhë njeri , siç mendoi ajo studentja e Tiranes qe deshte te bente "shaka" me "xhaxhain"  e devollit,por doli huq.....

Mendova njeherë ta pyes që me devollinjtë ç'e lidh kaq  shumë  Agimin ,por biseda me të, ma zbuloi kërsherinë,pasi gruaja e tij është me origjine nga Progri i Devollit,..Nuk thonë kot që të tërheq kërraba nga "fshati i nuses",por ai nuk është i tillë ,por njeri me edukatë e kulturë intelektuale,...(edhe nje shaka do të bëjmë ..)

Një kauboj në New York duket në siperfaqe një libër i thjeshtë,por kur e mbaron së lexuari bindesh,se ai ka vlera të pasura shoqerore të pa krahasueshme dhe lexuesi plot kërsheri, pasi ka qeshur dhe buzagas ,thotë me vete : "- edhe mua më ka ndodhur në jetë këtu apo atje... ,i kam parë, i kam degjuar ato, afersisht, në jetën e përditshme këta tipa ,mostra të shpërfyturuar...." dhe ndjen  nje kënaqesi shpirtërore duke e falenderuar në brendesi të mendimit ,autorin e tyre me nje shprehje modeste:- " Të lumtë pena , Agim !,"

*                         *                        *                         *                           *

Së fundi në mbyllje pak reshta, për ta dhenë më të plotë tabllonë e librit,autorsinë ,që pa dashje krijuesit shkruajnë pjesë nga jeta e tyre,përqendrohen në atë që kanë jetuar dhe kur fantazojnë dhe krijojnë,duke pasqyruar autoktoninë dhe gjenezën e tyre jetësore.

Agim Bacelli, për ata që nuk e njohin nga afër,është nje njeri i thjeshtë,pa ekivoke, rreth të gjashtedhjetave,një prind e familjar që jeton në SHBA,pasi ka emigruar me se dy dekada larg Shqiperisë. Ai është duke ndjekur gjyshin dhe të afermit e tij  të cilët kanë qënë para tij emigrante ekonomike në SHBA. Rjedh nga një fis shtegëtar që ze fill në Krushovën e Voskopojës. Agimi është rritur në Bulgarec, Korçë, në Vlorë, Tiranë, Gjadër dhe Lezhë. Më pas në Brooklin e tani së fundi në Staten Island, ishullin lagje të New Yorkut.

E ka filluar krijmtarinë e tij letrare që në rininë e hershme në rrethet letrare të krijuesve të rinj,(e mbaj mend si fytyrë, po nuk kisha ndonjë njohje personale me të) ,që me Skënder Rusin , Kostaq Dukën,Skënder Demollin  e të tjerë në qytetin e vendlindjes së tij ,në Korcen  pariziane e poeteve lirikë.

Ai  është autor i disa vëllimeve në shqip e anglisht , në poezi e prozë si, "Bukuri tre dimessionale ", "Binjaket " ,"Kjo është Amerika ", “Në çarkun e puthjeve ", "Bacellinjtë ", " Zemra Prindërore ", pjesmarrës në disa antologji poetike,etj, përveç me qindra shkrime të pa botuara që hedh  po thuaj se cdo ditë në internet e në gazeta,është një burim i pashtershem krijues me vlera te çmuara qytetare dhe encikolopedike- iformatikeashtu siç është një studjues i palodhur dhe hulumtues i thellë me dije të pakufizuara.

Do ta simbolizoj  me nje epitet të thejshte është krijues ,studjues ,autor i sërtetës,ky është idhuli  i mendimir dhe  i filozofisë së tij krijuese letrare dhe shkencore.

Nuk është autor i "mesit",por për hir të së vërtetes ,ai nuk njeh korniza të mendimit  e të dijes,as nuk mund ta vendosesh në peshoret tabute bardhë e zi ,por gjithnjë nëpermjet materialeve dokumentare,të vertetave ,ai ndodhet midis materialstes dhe idealistes,midis fizikës dhe metafizikës,reales dhe ireales,idelogjise dhe teologjise,konkretes dhe abstraktes,por gjithnje ai e prek e sheh e dëgjon që të thotë  të vërteten e të bindë lexuesin  me forcen e fjalës,në të gjitha krijimet e tij, luan si me një lëmsh të zjarrtë,që përfaqëson një enrgji të gjithanshme qe ka krijuar gjithesinë,ku të gjithë lodrojmë në ketë oqean pa fund që nga planetet e deri tek gjallesat e trupat lëndorë.

Ai në dukje shprehet i plote e konkret  në krijimtarinë e tij,për të thenë të vërteten,paçka se një pjesë nuk duan ta besojnë,dhe "dikush " e shqetëson në mendimin e tij ,pasi ai beson në një forcë,fuqi madhore ,në një energji absolute,që sot përdoret me termat ,natyra,zoti perëndia,e të tjera,por nuk është religionist,fetar,paçka se ka një  besim të tijin personal fiziko-metafizik si çdo njeri ,qofte e superticioz,jo si dikur më parë që na bënin të besoninm  në një të ashtuquajtur " ideologji triumfuse" per të cilën ai ka antipati e urrejtje.

Këto ditë lexova një krijim intersant dhe shkecor të tij ,"Midis Fizikes dhe metafizikës ",i cili  është një sintezë e një hulumtimi të gjate,ku ngre me shume teza sesa hipoteza për  hir të së vërtetëne Gjithesise,të jetës në planetin qe jetojmë.

Apo është me interes një studim disa vjeçar ,që ka nëper duar ,per ta botuar së shpejti,në  fushën e gjuhësisë,për prejardhejn e gjuhës Shqipe,qe i argumentuar me materiale dokumentare të reja , do të hedhë dritë ne teza të reja si një gjuhë që ruan elementet e një gjuhe të vjetër e cila më shumë ka dhënë se ka marrë.

Edhe në biseda gojore e në telefon ,e folura e tij është e qetë e shtruar, një gjuhë letrare ashtu siç është edhe gjuha e librit,e pastër e melodioze, një prozë e bukur poetike ,e shkurtër por domethënëse e kuptimplotë,gjithë esse e thënjie fiozofike që duhen lexuar i përqëndruar,..

Me ngadalë, i them shpesh në telefon,se të rergjistrova një thënjie të madhe,…Në fakt, një ditë, nuk tha ndonjë gjë të jashtëzakonshme por tepër euridite. “Bota e sotme, më thotë, ndodhet në një dilemë brënda në më mëndjet e njerzve. Dilema është midis të vërtetës e të pavërtetës, midis të mirës dhe të keqes ,...lum ai që di të ecë në anën e dritës dhe s’bije në errësirë,” etj. si kjo.

-Lere e mos e nga më,-i thashë dhe e ndërpremë bisedën.

Krijimtraria e Agim Bacellit , është moderne e modeste, është frymëzuese,  një shembull, një model i guximit, i  humanizmit e largpamësisë, tre parime si tre shtyllat e panteonit të fondit të tij të pasur  letrar,duke u ngjitur si një alpinist rekordmen që kërkon të arrijë majat e larta të dijes,si një mjek i aposionuar që kërkon të shoqërojë e të pastrojë plagët e shoqërisë së sotme e cila është në udhëkryqin e dilemës midis dritës dhe errësirës. Piksynimi i autorit është të bëhet nxitës, një katalizator që do të shpejtojë progresin shqoqëror në drejtimin e duhur.

M'u desh të takoja "Një kauboj në New York ", librin e tij ,që t’i jepja fund njohjes me korespodencë,si i thonë ,e të shuaja kureshtjen deri sa e takova dhe bisedova goja - gojës me të,me Agim Bacellin,në New York ,ato ditë të nxehta gushti.Ishte një kënaqësi e veçantë për mua.

I shkruajta këto pak reshta,mos m'i marrë njeri dhe vete Bacelli  për kompliment por,për të paraqitur nëpërmjet autorit të librit, fizoinominë më të plotë të  librit të kaubojsit në mes të njujorkezve.

Libri mbyllet me fjalët  përshëndetëse e miqësore të tij :

-“Librin ta lexoni kur të jeni të mërzitur.Nëse nuk do t'ju heq dot mërzinë,le të bashkohem edhe unë me ju,duke qarë hallet e njëri - tjetrit."

Urojmë penë të begatë e të pashtershme Bacellit.Me mirënjohje e respekt për krijimtarinë e tij.

Kalana,Luan

Shatator 2012

New York,SHBA