Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Piktori vlonjat - i dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e Nënë Terezës

| E merkure, 26.09.2012, 08:18 PM |


PIKTORI VLONJAT- I  DHUROI PAPA GJON PALIT II  PORTRETIN E NËNË TEREZËS

NGA GËZIM LLOJDIA - Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

1.  Emigrimi

Në udhët e emigrimit ishte edhe ky djalosh kur mërgoi nga brigjet e qytetit të tij të lindjes Vlora.  Udha e emigrantit është së pari hapësira,që përshkruhet nga drita dhe shpresa.  Busulla orjentuese e tyre ruan vetëm një kah :drejt.  Udha e emigrantëve është edhe udha më e vështirë e botës.  Zbuluar,shiut dimëror.  Erës lemeritëse, ftohmës që të depërtonte në palcë dhe rreziqeve.  Shqiptarët nëpër anije  merrnin udhët e botës.  Udha e emigrantëve  nëpër det udhëhiqet nga bashi i anijes. Por të gjitha udhët e tyre,në një pikë bashkohen.  Në perëndim.  Artan Shabani  me turrën  e emigrantëve  të nisur nga  qyteti jugor një mbrëmje  zbritën në brigjet e Salentos.

2.  Dy pasione

Shenja të veçantisë  quajmë : përjetësisht,kohën që nxë kohën,moti –motin,sekondi  -sekondën.    “Pasqyra “ku tejqyrët shpirti nga ku do të lexohen ardhmëria e  talentit.  Mërmërima jetësore ka në brendi të guackës,ura qelqore ato janë hënore apo diellore që do të shprehin fatin ku është i strukur lënda,që do të veproj duke nxjerr në pah talentin.  Kështu përveçse e gdhendur në tenin jetësore rrodhi edhe fati i shkruar.  Kishte pesë vjet që endej me violonçelin duke kërkuar ëmbëlsin e tingullit.  Në moshën 18 vjeç u diplomua për herë të parë në shkollën e arteve në Vlorë.  Agron Dine piktor i njohur  mjeshtër i madh nga shkolla e pikturës vlonjate ma kishte zënë në gojë emrin e Shabanit si nxënës të tij, kur ai i hyri pikturës  pasioni të tij, lënda e kësaj të fundit ishte më dinamike, për të shprehur artin e tij jo më  me tinguj dhe nota muzikore,që në të vërtetë ngjasonin si heliografe të padeshifrueshme për një njeri që nuk shkruan muzikë, në telajo arti derdhe fuqinë dhe magjinë  e ti. Gjuha e kësaj të fundit e heshtur vërtetë  sjell mesazhe.

-Çdo vepër arti,shkruan A. Schopehauer -përpiqet, ne kuptimin e mirëfillte te fjalës, për te treguar jetën dhe sendet ashtu si janë ne te vërtetë, por qe nuk mund te kuptohen menjëherë nga gjithkush, për shkak te mjegullës se rastësive objektive e subjektive.  Arti e largon këtë mjegull.

Veprat e poeteve, te skulptoreve e te artisteve te arteve figurative ne përgjithësi, mbajnë te hapur një thesar te dijes se thelle, pikërisht sepse prej tyre flet vete dija e natyrës te sendeve, nga ku ato interpretojnë vetëm shprehjet nëpërmjet qartësimit e përsëritjes me te pastër.  Prandaj, gjithkush qe lexon poezinë ose shikon veprën e artit figurativ duhet te bashkëpunoje me mjetet e tij për te bere te nxirret ne pah kjo dije, për pasoje, do te kuptoje prej tyre vetëm aq sa do t'i japë aftësia e edukimi i tij, ashtu si ne detin e thelle çdo lundrues mund te lëshoje thellësimatësin vetëm deri atje ku arrin gjatësia e tij.  Artan Shabani preku dy fusha.  Piktura i zgjoi pasionin ëndrrën e ëndrrës.  Pasioni fle por gjithsesi nuk mund të shuhet.  Kështu më rrëfehet A. Shabani.  Pikturat e tij stolin korridoret e universitet ku punojë.  Një udhëtim nëpër këtë koleksion është si në ëndërr..  Atje i gjen ngjyrat dhe lëndën, që ke dëshiruar.  Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh.   Pjesët e ngrira,do të shkrihen.  Prej mahnisë.

3.  Klientët – Zidane, Stalone, ish-kryeministri Bler

Veçantia e  piktorit  Artan Shhabani  mbetet tek shitja e veprave dhe klientela  e tij që përfaqësohet nga personazhe VIP të botës.  Zinedin Zidane ka blerë disa piktura të artisti Shabani.  Silvester Stalone, aktor i filmave hollivudianë i njohur në vendin tonë rroku ka në ambientet e tij piktura të artistit vlonjate.  Ish-kryeministri anglez Tony Bler gjithashtu ka piktura të Shabanit.

Shabani më tregon se këtë kopje që gjendet aty në murr, pikturën origjinale  ja ka dhuruar  Bujar Leskaj i njohur si një ndër koleksionistët e veçantë shqiptarë të pikturës.

4.  Si ja dhuroi Papa Gjon Palit II  portretin e nënë Terezës

Artan Shabani in udienza dal Papa Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë(La Casa degli Albanesi d' Italia ) shkruan:Artan Shabani në takim me Papën. Vatikan, 17 mars 2004 - Një pikturë e titulluar "Nënë Tereza", puna e të riut  të talentuar shqiptar Artan Shabani  i është dhënë Papës Gjon Pali II.  Sheshi Shën Pjetrit - Vatikan  - Artisti Artan Shabani tregon Papa Gjon Pali II pikturën e tij: "Nënë Tereza", vaj në kanavacë. Foto të një takim të paharrueshëm:. Artan Shabani përshëndet Papa Gjon Pali II.

Portreti "Nënë Tereza" është një punë e realizuar në vaj, ka dimensionet 55 x 65 cm.  dhe është punuar me rastin e shenjtërimit të bamirëses së shquar me orgjinë shqiptare, Goxhe Bojaxhiu.

Piktura e artistit vlonjat nuk qëndrojë në fondin e pikturave të arkivit të Vatikanit, por në kishën e "Shën-Thanasit" e cila ndodhet në qendër të Romës

Piktura, paraqet Nenën e Përdëllyer të Mbarë Botës  shkruan gazetari TV francez V. Qesari-e cila mban shtrënguar në gjoks një fëmijë.  E realizuar me mjaft mjeshtëri, tabloja përmban brenda saj një mesazh e gjendje emocionale tëpër të fortë.  Pikërisht idenë e dashurisë së pakufishme që Nëna e Shenjtë kish për Njerëzit e Zotin ndërkohë që, fëmija të cilin ajo mban shtrënguar në gjoks, ngjan si një kryq e duket si imazhi i krishtëzuar i Jezusit - fëmijë.  Kësisoj, tabloja përmban edhe simbolikën e vetë jetës e veprës së shquar të kësaj Nëne, e cila përjetoi thellësisht e në çdo çast gjithë dhembjet, helmin e përdëllimin e mbarë botës së vuajtur.

( Ai aktualisht bashkëpunon me 2 muze dhe 13 galeri europiane ).  Pikturat e tij ndodhen tashmë në koleksione të ndryshme private në Spanjë, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Japoni etj.  Artan Shabani ka marrë pjesë në më shumë se 80 ekspozita në vende të ndryshme.  Kohët e fundit, ai fitoi çmimin e parë në festivalin e gjashtë të "Contemporary Painting" në San Remo ( Itali ) e gjithashtu një çmim tjetër "International Art Exhibition" në Roquebrune Cap Martin ( Francë.  ). Galeri art “The promenade gallery” ekspozuar ë emra të njohur të artit bashkëkohor.

-Nena e arteve te dobishme është nevoja; thotë A. Schopehauer -ajo e arteve te bukura, tepria.  Te parat kane për atë intelektin, te dytat gjeniun, -i cili është vete një lloj teprie, d. m. th tepri e forcës se njohjes mbi masën e kërkuar për t'i shërbyer vullnetit, dëshirës.  Piktori  A. Shabani  sipas idesë time  sundon ngjyrat.

5.  Bota e kritikës së huaj e vlerëson

Carla Bretone ( kritike arti - "Arti s’duhet të pasqyrojë por duhet të jetë klithma e lumturisë së dorës së artistit mbi pëlhurë" pohonte Ejler Bille më 1948.  Dhe ajo e Artan Shabanit duket sikur pasqyron së ploti këtë përkufizim.  Punët e tij përbëhen nga hedhje të forta ngjyrash të lexueshme, me një efekt thjeshtësie dhe ekspresion të padiskutueshme.  Dhe, është pikërisht në ngjyrë që ky artist ka zbuluar instrumentin kryesor të imagjinatës se vet e të paraqitjes së realitetit.  E krahasuar nga shumë si dora e Van Gogut dhe e vlerës së artit së tij, teknika e pikturës së Shabanit dallohet efektivisht për penelatat e saj të dendura e të trasha, të cilat lëshojnë mbi pëlhurë kokrriza pigmenti qe s’të ndahen nga sytë".

Paolo Levi ( kritik i njohur arti, gazetar në "La Reppublica" )-" Vepra e Shabanit s’është pasqyrë e një artizani ngjyrash i cili vepron vetëm ne saje të zotësisë së tij teknike.  Ajo, përkundrazi - për fatin e mire të syve tanë - ka të dhënat e një piktori apo më mirë të themi të një kompozitori muzikor i cili di të shprehet me siguri profesionale, me kontraste kromatike, me timbre tonesh të larta e të ulta, jo sipas gjendjes së vet shpirtërore, por sipas nevojës ekspresive e cila e bën të ekzaltojë dritë-hije të brendshme e të jashtme e ku poezia është nënshkrimi i punëve të tij ".

Haider Bucar ( kritik arti ) "Artan Shabani është një ekspresionist "par exellence" e, kjo shprehet me aftësinë e tij të transmetimit të emocioneve kromatike, nëpërmjet penelatave të shpejta e të pakta.  Ai është një artist "puro", skllav i dashurisë së tij për të pikturuar.  Ai e sheh botën përreth si muzën e tij frymëzuese e pastaj shpirtin e saj e hedh në telajo.  Deti është pothuajse gjithmonë i pranishëm në punët e tij, por jo si diçka e largët, si një hapësirë uji që shtrihet mes nesh e horizontit.  Ai është një det që jeton brenda shpirtit të tij e që here pas here i mbush tablotë e tij me një forcë të hatashme tipike për shpirtin njerëzor…Një piktor që jeton me ndjenja e emocione të tilla duhet të cilësohet pa tjetër si një artist i vërtetë e, Artan Shabani, ka të ngjeshura në punën e tij gjithë ndijimet që bota përreth na transmeton…".

6.  Ekspozite ndërkombëtare

Një  ekspozite ndërkombëtare ne Milano dhe janë artiste me fame botërore, Janë me te mirët sot ne artin bashkohore.  Kuratori Fani Zguro. Galeri në bashkëpunim me Isola Art Center

Galeri paraqet në Librat Island Bibliotekës në Milano, ekspozita grupi "Make It Easy Bëni Porn It", në bashkëpunim me Isola Art Center, Ekspozita ku marrin pjesë Pipilotti Rist, Thomas Hirschhorn, Nick Zedd, Santiago Sierra, etj, përbëhet prezantimet në video dhe do të qëndrojë e hapur për publikun vetëm për një natë (data inaugurimi).  Qëllimi i kësaj ekspozite takon paralajmërim "Make It Easy Make It Porno" fillon pjesën e tretë të Galerisë në lëvizje, si dhe ekspozita e parë grupi i programit në Milano, që do të vazhdojë të tjera kolektive deri në qershor 2013.  Pjesa e dytë e programit të Galerisë në lëvizje u realizua në bashkëpunim me Galerinë Promenade në Vlorë, ku ka pasur një shans për të bërë prezantime vetëm të artistëve Bert THEIS, Anri Sala, Yael Bartana, Pipilotti Rist, etj Gjatë periudhës së dhjetor 2011 - shtator 2012.