E merkure, 24.04.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës

E marte, 15.04.2008, 02:46 PM


Gjatë bisedës
VAZHDOJNË TAKIMET E VEPRIMTARIT ENGJËLL KOLIQI, NË KËRKIM TË NJOHJES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA QEVERIA FEDERALE E BRAZILIT

Edhe një hap i mirë drejt qëllimit

Caio Werneck
Deputetja mineire në Parlamentin Federal – Znj. Maria do Carmo Lara, ka garantuar Z. Koliqi se do të jetë një zë i fortë për Republikën e Kosovës, në institucionet federale të Brazilit dhe i ka premtuar se së shpejti do t'i sigurojë takime të rëndësishme në Brazilia, për të shpejtuar procedurën e njohjes së shtetit më të ri ballkanik, nga Brazili. Janë shqyrtuar edhe mundësi të fillimit të një bashkëpunimi të mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve, në kuadër të Institutit BRAKOS, që tashmë po bën hapat e parë në projekte konkrete zhvillimore në Kosovë.

Caio WERNECK

Belo Horizonte, 15 prill 2008

Veprimtari kosovar – Engjëll Koliqi, i shoqëruar nga dy nënkryetarët e Institutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS – Dr Vera Lúcia Alves Neves e Julius César Pereira, mbrëmë, në lokalin tashmë të mirënjohur edhe për opinionin kosovar "Alexandrina – café, cultura e moda", është takuar me deputeten mineire në Parlamentin Federal – Maria do Carmo Lara, me të cilën kanë shqyrtuar mundësinë e shpejtimit të procedurës së njohjes së Republikës së Kosovës nga Qeveria Federale e Brazilit, si dhe mundësitë e një bashkëpunim të gjerë ekonomik midis dy vendeve.

Një foto me Flamurin e Republikës së Kosovës
Z. Koliqi e ka njoftuar deputeten me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rreth saj, duke folur më shumë për periudhën pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka thënë se institucionet shtetërore në Prishtinë janë të kënaqura me ritmin e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet me rëndësi strategjike, duke shtuar se në javët dhe muajt e ardhshëm presin një varg të gjatë njohjesh, për të arritur sa më parë në 128 numri i shteteve që e njohin shtetin e ri ballkanik, që mundëson automatikisht pranimin në OKB, përmes Asamblesë së Përgjithshme, pa pasur nevojë për ndeshje, as ledhatime me përfaqësuesit e Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

Deputetja Lara, që në fillim ka thënë se është e mishëruar me popullin e Kosovës, që nga periudha e luftës, prandaj do të jetë një zë i fortë në Parlamentin Federal dhe përgjithësisht në institucionet shtetërore të Brazilit, për të shpejtuar procedurën e njohjes së Republikës së Kosovës dhe për të filluar një bashkëpunim të gjithëmbarshëm midis dy vendeve, me respektim të intereveve reciproke.

Që të dy bashkëbiseduesit u shprehën të mendimit se mbas njohjes nga ana e Brazilit, Republika e Kosovës së shpejti do të njihet edhe nga vendet tjera të Amerikës Latine dhe Qendrore, që do të shtonte dukshëm numrin e shteteve që njohin pavarësinë e këtij vendi ballkanik, të martirizuar në shekuj.

Profesoresha Vera Lúcia, në emër të Institutit BRAKOS ka shpalosur tendencat e kësaj orginazate joqeveritare, për të filluar sa më parë një bashkëpunim të gjerë ekonomik dhe të përgjithshëm misid dy vendeve. Ajo ka siguruar deputeten Lara, se megjithëse vend i vogël, bashkëpunimi me Kosovën do të ishte me interes të mirë edhe për Brazilin e Madh, sidomos në fushat e mineralogjisë dhe të energjetikës. Me këtë konstatim është pajtuar edhe deputetja dhe mu për këtë ka thënë se do të mundohet ta bind Qeverinë Federale, që sa më shpejt ta njoh Republikën e Kosovës. Ajo ka thënë se do të mundohet që sa më parë të organizojë një takim të delegacionit të Institutit BRAKOS, kryesuar nga Z. Koliqi, me zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, në Brazlia. Deputetja ka premtuar edhe ndihma konkrete në projektet e BRAKOS-it, në lëmin e shëndetësisë,në Kosovë.

Në ftesën e Z. Koliqit për ta vizituar Kosovën, deputetja Maria do Carmo Lara është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se mbas tetorit dëshiron të shkojë, sa më parë të jetë e mundur për një vizitë atje. Ajo shpreson t'i fitojë zgjedhjet e tetorit, si kandidate për Prefekte të Qytetit Betim, me rreth gjysmëmilioni banorë dhe në cilësinë e prefektes ta vizitoj Kosovën.

Duke i shpjeguar simbolikën e Flamurit

Z. Koliqi duke u përshëndetur me deputeten

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi Parlamenti i shtetit Minas Gerais: Ta njohim menjëherë Republikën e Kosovës Engjëll Koliqi: Brazil njihe menjëherë Republikën e Kosovës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora