E shtune, 20.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Selim Nëngurra: Më pyeti një vajzë...!

E hene, 24.09.2012, 08:06 PM


MË PYETI NJË VAJZË…!

-NGACMIMET…  (!!)  FENOMEN NEGATIV-

Nga Selim M. Nëngurra

Kan kalue tashma disa vite, kur nji vajzë e komshive të mi atje në vendlindje e cila jeton me vite në Suedi, në një ndejë në Hotel-restorantin "TROFTA" në Istog më pat pyet:

-Baca Selim!  Kam dalë e vogël nga shtëpia dhe nuk e di si kan qenë  shqiptarët ma parë këtu, andaj më trego të lutem a gjithmonë ky popull ka qen kaq i pakulturë, kaq banal në fjalor e sjellje?

Unë atje nëSuedi zgjohem në ora 05.00 të mengjesit dhe eci 800 metra deri te autobusi. Gjatë asaj rruge takojë mesatarisht 20 veta që as nuk më shofin pos nese njifemi mes veti dhe pershendetemi, ndërsa këtu në Dardani derisa po kaloj qendren e qytetit mashkujt shqiptarë më bajnë copa tue mi hangër faqe e vetulla, byth e cica e besa edhe ma shumë se këto, por nuk po muj flasë ma shumë se ato banalitete nuk fliten…!

…!

Sot në qendren afariste STORBYEN në Sarpsborg takoj rastësisht nji çift shqiptar me moshë diku 33 vjeçare dhe pasi pershendetemi ata më lusin tu kushtoj pak kohë se kan një hall dhe kerkojnë ti këshilloj e ndihmojë sado pak. Kisha kohë të duhun dhe pranova. U ulem në nji restorant dhe historia që ndegjova ishte e trishtueshme. Ky qift ka  diku 10 vite martesë, kan edhe një femij 9 vjeç, kan punën dhe banesen e vetë që e kan ble me kredi. Vendi i punës së tyne asht i perbashket pra, punojnë në të njejtin vend me dallim se, burri asht vozitës e grueja asht pastruese e objektit dhe automjeteve ku punojnë . Aty si shofera ka shumë shqiptarë. Ata të paftyrë në vend që të jen të kujdesshëm dhe të ken respekt per motren e tyne që punon si pastruese aty, ata sillen si idiot dhe perqeshin burrin e saj pse lejon ti që grueja jote pastron mbeturinat  në automjetet e firmës? Me fjalorin e tyne të poshtër kan ba burrin të jet xheloz dhe, ,perfundimisht, të vendos ta nxjerr gruen nga puna.

Merreni me mend lexues të nderuem, asht firmë e madhe kjo, aty ka mbi 150 shofer e personel tjeter, ata janë të nacionaliteteve të ndryshme edhe vendas norvegjez. Ka aty edhe zezak të Afrikës dhe asnjeni nga ata nuk flet banalitete e amoralitete pos shqiptarëve të ndytë e shtazarak.

Unë para 12 viteve kam punue vetë aty si shofer autobusi, bile vet edhe isha kumbar per punsimin e këti shqiptari që tash më tregon rastin e tij.

-Kam vendos ta nxjerr gruen nga puna , -më tha, Vetem se, nuk filloj me qa. Mu dhims. I fola, i thash asesi mos ti hin mendja ta nxjerresh gruen nga puna, dhe i thash se me të tillë njerëz nuk duhet me qenë i sjellshem . Tregoju se din të kundervihesh. Po e la grueja punën si do jetoni, me çka do pagueni kredin e shtëpisë dhe si do mbuloni shpenzimet e jetës?! Folem bukur shumë dhe ata dukej se u shliruen pak sepse sado që nuk ju ndihmova asgja megjithate pse i ndëgjova dhe ju dhash mendimin tim dukej se u ndan të kënaqun.

…!

Në vitin 2010 një mik imi nga Gjilani që jeton në Suedi afer kufinit me Norvegjinë dhe kemi miqësi familjare më kerkojë ndihëm. Ai kishte një kunat në Fushë Kosovë të varfën dhe një ditë më luti që ti ndihmojë ti gjej një punë djalit të atij kunati atje diku në Prishtinë apo Fushë Kosovë permes miqve të mi që i kam atje.

Mu kujtue një qender tregtare e madhe që asht afer me shtëpin e atij djali. Atë e ka hap nji matrapaz shqiptar që ka jetue me vite në Norvegji. Unë ate njeri nuk e due dhe nuk flas me të por, per ta ndihmue rastin e mikut tim thirra një mik të shiptit që  ka edhe autoritet te pronari i qendres tregtare në fjalë.

Lam të takohemi dhe ky miku im e thirri në telefon at zotniun. I tregoj rastin dhe e luti tja merrte parasysh këtë kerkesë.

Mirë i tha ai BOSI, ama le të vjen  AJO njëhere ta shof se a ka far vlerash, (t’ja shof bythet e cicat), e ndegjojsha me veshet e mi këte muhabet besomni. Ky miku im i piskati; -o idiot, nuk asht vajzë në pyetje, per ta punsue, por djalë. Dhe ai ja këthen: - ik more pirdhu se per djem i marr djemet e kusherive e tezaket e mi. Thash mos asht far p.... kuce e re e me u kënaq nga njihere.

…!

Sa herë shkoj per vizita në Francë, Gjermani, Zvicërr, Suedi,Angli etj, ndëgjoj histori të tilla banale. Ndëgjoj se si shqiptarët ( dy e tre sish në grup) i bien në qaf dikujt që asht i vetem, që asht i urtë dhe e ngacmojnë, e perqeshin e veq kesaj edhe flasin te shefat e pundrejtuesit zi e ma zi per të me qellim që ta largojnë nga puna. Në Zvicërr kam ndëgjue se shqiptari i merr shqiptarit me mija franga per ta punsue. Dhe ja se si. Bahen dy tre veta dhe i bin në qaf njenit nga koleget e punës , e bindin shefin ta largoj nga puna dhe shefit i premtojnë një puntor ma të mirë. Kur arrihet kjo pastaj i hipin në qaf këtij që e kan punsue me ryshfet dhe e bajnë sklav të vetin.

Këso raste ka me mijëra sot, gjithandej ku ka shqiptarë. Nga njerëz te sigurtëe di se edhe në Amerikë, midis Nju Jorkut, në Manhatan, aty ku ka supervajzer shqiptar (i Shqiperisë, Kosovës, Malit të Zi a Maqedonisë), per te punesuatr nje pastrues nate, po shqiptar, lupsen e duhen dhanë plot 7 mijë dollarë amerikan bakshish!

…!

Në Norvegji ngacmimet  seksuale, në shkollë, nga grupet e nxansave kunder individve , pastaj ngacmimet në vend pune quhen MOBBING. Ish kryeministri i Norvegjisë Kjel Magne Bondevik gjat mandatit të tij para 12 viteve pat nxjerr një ligj që denon ashper ata që ngacmojnë. Ka raste kur nxansat perjashtohen pergjithmonë nga shkolla nese ngacmojnë dikend. Vendi i punës humbet dhe ngritet pergjëgjësia penale per ngacmime seksuale ndaj kolegeve në vendpune. Mirëpo asnji ligj nuk asht që saknksionon banalitetet e fjalorit të shqiptarve të prisht e banal që jetojnë në Norvegji sepse as balenat polare as fokat as ariu polar nuk do beson se mashkulli shqiptar ban seks me imagjinatë dhe me gojen e ndytë ma shumë se me hallatet që ja ka fal Zoti. Po ta kishte dit shqipen Bondevik-u ndoshta do e bante një ligj edhe per fjalorin banal të qytetarëve të vet që jan me origjinë shqiptarë.

U çudita sot, u çudita sepse i njof të gjithë ata idiot që e kan prue në at gjendje këtë çift të ri , teksa ka fillue hapat e jetës familjare. Çudia ime asht edhe ma e madhe sepse di se ka aty shofer serb dhe këta shqiptarë sillen me ta si me¨vëllazen.

Më besoni lexues të nderuar se, mezi po permbahem pa ju cek e shkruar edhe emnat këtu  ne erevistë, këtyne idiotve që na e tuprojne emrin e kombin shqipotar per ditë e gjithkund qe ju shkel kama. Po na turprojne, por, siç mallkon populli: Turpine paçin per vete!



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora