E premte, 19.04.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Komb-kombësi

E marte, 15.04.2008, 02:38 PM


Kadri Mani
Vështrim

 

Komb-kombësi

/Dr. Ranko Petkoviq: Pjesët e popullit jugosllav në Shqipëri  te gazeta

“Jedinstvo”, e datës 26.-29 dhjetor 1984/

 

Nga Kadri Mani

 

Shovinisti i rrënjosur Dr. Ranko Petkoviq, që në nismë pa fije turpi e rezervon emrin POPULL për pakicat jugosllave në Shqipëri dhe emrin KOMBËSI për shqiptarët nën Jugosllavi!!

Pra, pakicat e papërfillshme- KOMB, e populli i tretë për nga madhësia, shqiptarët në Jugosllavi- kombësi!!

Titulli i fejtonit të doktorit është:

 

“Zvogëlimi” drastik

 

Është e tepërt të theksohet-shkruan doktori- se fati i disa pjesëtarëve të kombësive të ndryshme në meset e huaja nacionale në kohën e kaluar, diku-diku edhe sot, s’ka qenë i lehtë. (nënvizimi im- K. M.): ne e morëm vesh se fati i disa kombësive të ndryshme në vendet e huaja s’ka qenë – i lehtë, por nuk dimë në e ka kuptuar doktori se fati i disa popujve (shqiptarë, boshnjakë, çeçenë, jermenë, kurdë, palestinezë...) duke qenë në vendet e tyre, jo vetëm që s’ka qenë- i lehtë, por ka qenë tepër i rëndë e tepër tragjik!? Dhe derisa doktori na përrallisë për gjenocid statistikor, ne mund t’i mbajmë ders për gjenocid dhe për masakra e gjenocid në masë!!!

Doktori e akuzon Qeverinë shqiptare kinse për pretendime territoriale, kurse ne kemi fakte që fqinjët tanë shovinist po kryenin spastrime etike dhe po përgatiteshin për copëtimin e sërishëm të tokave shqiptare: Remzi Basha: “Qyqja Jugosllavia dhe kukulla Italia planifikojnë spastrimin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë më 1937”- e mërkurë, 13-02-2008, 07:32pm (GMT)”.

Rasti tjetër, kolegu im i ilegales, ( o Doktor!- mirëqenien tuaj ne e përbuznim me neveri, në këmbim me lirinë!), Bajram Mehmeti (Bujari), më thotë se babai i tij zotni Muhadini, oficer, ka qenë i mobilizuar në Armatën jugosllave për pushtimin e Shqipërisë!

Pra, kush kishte pretendime territoriale!?! Dhe si u zhvilluan ngjarjet: përse ne shqiptarët e Kosovës nuk u kënaqëm me standardet tuaja të ofruara aq “bujarisht”!?!

Nëntitulli vijues është:

“Brige Jugosllavije – istorijske obaveze” (gajlet e Jugosllavisë - obligime historike)

Cilat ishin gajlet e Jugosllavisë?

Kjo dihet edhe nga humori i zi “Jugoslavija se grani?i sa brigama”-(Jugosllavia kufizohet me gajle): Bugarska-Rumunia-Italija-Gr?ka-Albanija-Ma?arska-Austria = brigama!

Ishin rrëmbimet e tokave të huaja: Kosova, Vojvodina, Sanxhaku, Krahina e Timokut, Trieshta..., dhe tash as ishte në gjende t’i mbante dhe as t’i lëshonte, por i lëshoi me luftë!!

Ama tash u çlirua nga gajlja Shqipëri e do të vijë duke u tkurrur e duke u çliruar edhe nga fqinjë të tjerë!!

Flet për ndjekje dhe asimilim!- në kohën që ndiqeshin dhe asimiloheshin: shqiptarët, boshnjakët, hungarezët, vllahët, kroatët, sllovenët... dhe kushdo që nuk ishte “serb”!!!

Titulli në vazhdimin-2:

Perdja e hekurt

Dhe vijon me kukamën prej qyqi të degëve të thata për shtetasit jugosllavë, sikur perdet e hekurta të vetizolimit nuk vlenin njësoj edhe për shqiptarët!

Dhe dy nëntituj:

Drejtësiandërkombëtare dhe mbrojtja kushtetuese e pakicave kombëtare

Masat e mohimit të të drejtave dhe asimilimi

Titulli në vazhdimin-3

Gjenocidi statistikor

Fjalë e madhe kjo “gjenocid”- pa gjenocid!! Përse o gospodin Dr. Ranko Petkoviq, keni përdorur fjalë kaq të mëdha, nëse jo për ta fshehur gjenocidin tuaj e masakrat tuaja që keni bërë mbi popullin shqiptar e mbi popullin boshnjak!?! A ishte problemi të pakicat sllave në Shqipëri, apo te shqiptarët si populli i tretë në Jugosllavi!?! Dhe kujt po ia këndonit himnin e kujt tallkinin:

Hej slloveni, jedna majka vas je rodilla!! (ej sllovenë, një nënë ju ka lindur!!), nënat tona shqiptare janë pellazge-ilire, nuk janë sllave, a e keni ditur këtë “çikërrimë”, si doktor shkencash!?!

Albanizimi i Albanisë!!

Me paturpësinë më të madhe doktori i shkencave flet për shqipërimin e Shqipërisë!?! Askujt nuk i ka shkuar ndërmend as sot e kësaj dite (prill-2008) që toponimet serbe t’i shqipërojë!?!

Inteligjencia shqiptare (hiç atdhetare!), kurrë nuk i ka prekur toponimet sllave as italiane: Gradec, Sllova, Kamenica, Velipoja, Çorovoda, Golemi... Porto-Romano e Porto-Palermo!!!

Prandaj malaziasit e serbët, jo që s’pakëshin mundësi ta mbajnë e ta kultivojnë gjuhën dhe doket e tyre, por kanë qenë të privilegjuar në shtetin shqiptar hiç kombëtar.

 

Titulli në vazhdimin-4

Interesat vitale

Doktori shovinist e gënjeshtar flet për interesat vitale në pakicave sllave në Shqipëri, të cilat i quan-popull, kurse shumicën shqiptare në Jugosllavi e quan-pakicë!! Dhe e cila i gëzuaka të gjitha të drejtat: po mirë, si u zhvilluan ngjarjet dhe a reagoi Bota kundër të padrejtave në Shqipëri apo kundër padrejtësive në Jugosllavi!?! Këtë doktori falsifikator nuk e ka ditur, apo ka dashur t’ia zgjasë jetën Jugosllavisë së Versajës, katastrofa e të cilës ishte e pashmangshme!?!

Serbia madhe-Shqipëria etnike

Ndërrimi i tezave dhe i fjalëve, bien në nivelin e romuzeve! Serbia hegjemoniste quhet- e madhe, kurse Shqipëria demokratike, quhet- etnike. Dhe nëntitulli i fndit:

Mitet dhe iluzionet

Jo, doktor shovinist, mitet dhe iluzionet ishin tuaja, ne kemi luftuar për shembjen dhe iluzionet tuja dhe, më në fund, jua shembëm e jua shkrimë si dordolecët prej bore nga dielli rrezeartë!!

 

Remzi Basha: Qyqja Jugosllavia dhe kukulla Italia planifikojnë spastrimin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë më 1937
E mërkurë, 13-02-2008, 07:32pm (GMT)

Nga Remzi Basha*
 
Jo vetëm spastrimin i shqiptarëve të Kosovës ( Shqipërisë kontinentale) duke i drejtuar ata kah anadolli, por politika jugosllave më 1937 do të gjejë gjuhë të përbashkët me fashizimin Italian për ta ndarë Shqipërinë Bregdetare është i njohur botimi i dokumentit që e ka bërë Milan Stojadinoviqi për ndjarjen e Shqipërisë me Kontin çano. Natyrishtë me pelqimin e disa qeverive Europiane. Pse bëhej kjo? Krejtë shkatrrohet terësishtë sepse " në Europë thuhej atëherë, nuk lejohet as zëri i islamizmit". A është një skenar në funksion edhe më vonë, ai skenar është në funksion të strategjisë globale rreligjioze edhe sot (1998). Faktet flasin vet, po si të i rrezistojmë? Vetem duke u mbështetë në SHBA-të që nuk janë të ngarkuara me shovinizëm mesjetar të arsenalit urrejtës rreligjioz.

Pushteti i Jugosllavisë mbretrore pas lëshimit relativ të Diktaturës fashiste të 6 janarit të vitit 1929 që ishte vendosë me mjetete marionete xhandaro ushtarake, aty kah viti 1935 do të orjentohet për ndertimin e një Serbie homogjene në kuadër të një jugosllavizmi integral. Ky orjentim do ta shpje politikën serbe në një hendek edhe ma të thellë duke marrë kurs shumë ma të ashpër ndaj popujve josllavë e sidmos ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Politika profashiste e M.

Stojadinoviqit, pikërisht më 1937 e kishte gjetur çelësin dhe ishte orientuar për ta bërë një pazar me Italinë.

Ai pazar serbo italian bëhej edhe në kurriz të Kosovës por kishte për qëllim injorimin e saj dhe futjen në veprim të konceptit mbi ndarjen e Shqiperisë. Ky hap dhe do të mirret me bisedimet çano Stojadiniviq në Romë, për të deshtuar disa muej ma vonë sepse ky i dyti do të detryhoet të dali nga loja politike për shkak se shoqëria jugosllave ishte komprometuar dhe diskredituar në substancë. Së këndejmi elaborate që ishin degjuar dhe aprovuar në të ashtuquajturin Klub Kulturor serb prej vitit 1937 e deri me aprovimin e Elaboratit të Moleviqit më 1941 shqiptarët e Kosovës si tokë shqiptar për politikën serbe, ishin tema kujdestare. Por të gjitha planet serbe do të varrosen me kalimin e Jugosllavisë në paktin tripalësh fashist në Vjenë më 25 mars 1941. Me atë nënshkrim në vjenë, sipas parimit restititio in interegnum, shqiptarët dhe Kosova ktheheshin në gjendje të maprashme në pozicionin res perit domino ( sendi i takon pronarit ) dhe meqë pronarë ishin shqiptarët, në Kosovë do të organizohet një luftë shumë e ashpër primat politik, për ta kuptuar se është riokupuar apo është çliruar Kosova më 1941.

*Shkrimtar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora