E premte, 19.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Qerim Pllana: Isa Boletini një hero i zgjuar

E hene, 24.09.2012, 07:22 PM


ISË BOLETINI NË 100-VJETORIN E PAVARËSISË VJEN NJË HERO I ZGJUAR  MË SHUME SESA NJË “ROBIN HUD SHQIPTAR”

Nga Qerim Pllana

Isa Boletini një “Robin Hud Shqiptar”, hyn në ministrinë e punëve të jashtme të Anglisë, në pritje të ministri Sër Eduard Grej me dy kobure, njëra nagant. Isa një burrë azgan i fjalës, besës, armës, kuvendit dhe i veshmbathjes kombëtare të Shalë-Bajgores, për Kosovë dhe për atdhe zbret në Romë, Vjenë, Paris dhe Londër, sepse:

Rruga drejtë pavarësisë dhe formimit të kombit shqiptarë nuk ishte shtruar me lule. Përkundrazi formimi i kombit gjatë viteve 1878-1881 dhe më 1912 formimi i shtetit-shpallja e pavarësisë, ndryshe Ditës së Flamurit të ngritur më 28 nëntor 1443 në Krujë, janë datat më të rëndësishme të historisë dhe popullit shqiptar në Ballkan.

Kurse figurat më të shquara të kombit tonë nëpër histori janë shumë, por ato ma markante janë, duke filluar nga Babai i Kombit e që historikisht është shquar heroi i kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeu, 1405 -1468, Ismail Qemail Vlora, gjithashtu hero i kombit 1844-1919, Isa Boletini hero, 1864-1916 dhe burra patriotë si, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, F. S. Noli, Avni Rrustemi e shumë të tjerë pasqyrojnë historinë tonë kombëtare ashtu siç është.

Isa Boletini 1864-1916 është një nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Një luftëtar i paepur i viteve të zjarrta si në mesjetë gjatë luftërave të Gj. Skënderbeut 1434-1468. Në Kosovë gjatë kryengritjeve shqiptare për pavarësi, Isa u shqua plotë katër vjetëve 1908-1912, në kryengritjet kundër Portës dhe okupimeve të mëtejme të tokave shqiptare, Kosovë, Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të zi, kur edhe u vra vet i teti në Moraqë, periferi e Podgoricës me një pabesi të pistë nga Kralj Nikolla malazias.

Isa Boletinin biografët e përmendin për shumë episode luftarake, burgje të mbajtura në Mitrovicë, Prishtinë e Stamboll. Por edhe për sjellje Robin Hudi, qoftë në beteja, kuvende burrash, takime diplomatike, apo edhe në arena ndeshjesh luftarake. Isai posa mbërrini në Vlorë pas një dite të Pavarësisë me 29 nëntor 1912, bëri një përshëndetje, duke ngritur dorën e djathtë lartë drejt Ismail Qemal Vlorës, Luigjit dhe burrave tjerë, pastaj u përkul pranë flamurit për ta puth atë mu në mes të shqiponjës dy-krenare.

Nga fundi i marsit të vitit 1913, në qytetin tonë bregdetar, Vlorë pat ardhur me jahtin e vet, Duka i Orleanit, Frdinandi i Burbunëve të Francës. Pikërisht në këtë kohë një delegacion shqiptar po përgatitej që të nisej për në kryeqytetet e shteteve të mëdha të Evropës. Për t`u interesuar lidhur me fatet e Shqipërisë, hapësirës dhe kufijve të saj, akoma të papërcaktuar nga ndonjë komision ndërkombëtar. (Si tani rasti me Kosovën dhe çështjen e kufijve të nëpërkëmbur nga Serbia, jo sall në veriun e Kosovës)!

Duka i Orleanit bëri një gjest të mirë atë kohë, mori në jahtin e vet me vete delegacionin shqiptar, në përbërjen e të cilit ishte edhe Isa Boletini, përfaqësues i Kosovës, (Shqipërisë Veri-) Luigji etj. Delegacioni takimin e parë e pat me të ndalur në Romë. Për të vazhduar madje rrugën për në Vjenë të Austrisë, Paris e Londër.

Në stacionin e trenit, në Londër, delegacionin shqiptar e priti deputeti anglez, Aubrey Herbert. Ai e ftoi  Isa Boletinin mysafir në shtëpi, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Angli të delegacionit shqiptar. Në Londër Isa Boletini u takua me shumë personalitete ndër të tjerë, me Sër Eduard Grej, ministër i punëve të jashtme të Anglisë dhe kryetar i Konferencës të Ambasadorëve, që do të vendosnin mbi fatin dhe çështjen kritike shqiptare, fatkeqësisht në dëm të kufijve dhe hapësirës shqipfolëse... Isa protestoi për vendimin e padrejtë të konferencës e cila e linte jashtë kufijve të Shqipërisë gjysmën e territoreve  të atdheut dhe të popullit shqiptar!

Isa Boletini mbante veshje kombëtare të krahinës së Shalë-Bajgores

Ai kishte plis të bardhë, xhamadan e shokë me tirq gjithashtu të bardhë, me gajtan të zi dhe mbathje lëkure bualli. Shikimi në të parë ishte i një burri malësor i gjatë dhe shtathedhur, vërtetë një kreshnik kosovarë! Kurse në brez zakonisht mbante dy kobure (revole të shekullit XVIII). Njërën në brez mes shokës, kurse nagantin zakonisht e mbante në xhepin e xhamadanit shajak me shqiponjë. Mbante dhe orë me qostekë - ari në njërin nga xhepat e majtë të xhamadanit me një pullë varrë...

Kur Isa Boletini hyri në  Ministrin e Jashtme të Anglisë, përcjellësit e këshilluan ta hiqte koburen e ta lente në gardërobë, para se te takohej  me ministrin e punëve botërore z. Sër Grej, ashtu ndodhi. Kur pas bisedës  ministri Grej e përcolli deri në gardërobë, Isai shtiu koburen në brez, ministri Anglez duke qeshur i tha: “Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë që Isa Boletini, të cilin s`mundi ta çarmatoste as Mahmut Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër”!  Sakaq Isa Boletini u përgjigj: “ Jo besa  as në Londër”, nga xhepi i xhamadanit nxori një nagant tjetër të dytë fare jeshilë! Ministri i punëve të jashtme anglez i befasuar mbet i shtangur para Isës!

Kjo për ministrin anglez ishte jo sall një befasi, por ai e çmoi një si trikë dhe elegancë të rrallë. Prandaj, Isa u quajt figura më pikante dhe më piktoreske e delegacionit shqiptar, për t`u mbiquajtur “Robin Hud i Shqipërisë”. Delegacioni shqiptar u kthye në Vlorë pas plotë gjysmë viti të pavarësisë së Shqipërisë të përgjysmuar më 28 qershor të vitit të mbrapshtë 1913. Kur në Shqipëri s`do të vonoi dhe do të sjellët Vilhem Vidi, i cili në prag të Luftës së Parë Botërore me 1914 do ta lëshojë Shqipërinë.

Fati-fatkeq i Isa Boletinit hero i shquar kombëtar, do të përfundoi në afërsi të lumit Moraçë, në periferi të Potgoricës vet i teti më 1916, i tradhtuar mizorisht nga Kralj Nikolla i M. të Zi, për t`mos arrit për t`u kthyer në Kosovë por as në Shqipëri. Kishte shpëtuar dëshmi e gjallë, i nipi i Isës, Tafil Boletini, i cili vdiq në Tiranë më 1960 nga një gaz-shpërthyes në banesën e tij. Isa prehjen e tij ta ketë në fsh. Boletin!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora