E premte, 19.04.2024, 03:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Shabani: Rrënja ime thotë një fjalë

E hene, 24.09.2012, 06:44 PM


Rrënja ime thotë një fjalë

O rrënja ime

pa meshirë
na t´kurren
po ti thellë
në token arbërore
e ngulitur
ishe
n´bërthamen
e sajë
joniko adriatike
këtu ku bukë
krypë
e zëmer,
sofra për mikun
shtrohet
o trungu im
gjakpires
pa dhimbje
me hile
na ndan
para syve tanë
po shëmbëshin male
rrokullisëshin
ato
fusha
kullota
fundosëshin
tmerr
O Zot i madh
po fuqia jote
bipolare
e mundi
tërmetin njerëzor
e fuqishme
e pathyeshme
e shënjet ishte
ajo
mundi të keqën
e njeriut
pse zoti e kishte
shënjtëruar atë
dy vëllzer
të pandarë
ishim
dhe të tillë
jemi
o toka ime
kokë
zemër
gjuhë
gjak
trup dhe
shpirt
një e kemi
flamur i shënjet
kuq dhe zi
shqiponje dykrenare
mburoj
e bijeve
pellazgo-iliro-dardan
e shekullit tonë
i bënë dritë
ajo
jemi një shpirt
të një trupi
qe frymon
me bekimin e Zotit
unë biri yt
me laps
në dorë
me dhimbëjen
ne zemër
sot
kthehëm
nga amshimi
në ketë ditë
të shënuar
ndjehem gjallë
në mesin
tuaj
krenar
me rrënjet e
ngulitura në
pllakat-litosferike
toka ime dardane
po flet
dhe vulos
sot
fatin e saj
ti i ftohët antartik
mos provo
tekurrjen time
edhe njëhere
pse ashtu
ke nxitur
vullkanin e flamurit dhe gjakut tim.

Mustafë Shabani
23.09.12.Emmendingen



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora