E premte, 29.03.2024, 12:53 AM (GMT)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët

E diele, 23.09.2012, 11:50 AM


PAOLO GIOVIO (1484-1552)  DHE SHQIPTARËT

NGA ILIA S. KARANXHA

Emri i Paolo Xhovios (Paolo Iovio ose Giovio) është i njohur në ambientin shqiptar qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo para së gjithash në sajë të publikimeve të  veprës së  tij Comentario delle cose de'Turchi   (Komente mbi çështjet e Turqve) me të cilën më vonë u bashkangjit edhe  varianti i shkurtuar i historisë të Skënderbeut (1541, 1543, 1544/5)  fakt që shtyvi mjaft  studiues të  kohës të  mendonin se edhe ajo ishte vepër e Xhovios. Bile edhe botimi i parë i veprës Commentario de le cose de Turchi, et del s. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro… botuar më 1539  pa emrin e autorit, pa vendin e botimit dhe pa editorin paraqitet edhe sot e kësaj dite nga shumë biblioteka në Itali si një vepër e Paolo Xhovios. Studiues të tjerë më vonë u shprehën për të si një  vepër që i përket Dhimitër Frankos(1443-1525)   e pregatitur  për botim nga Pal Pietër  Ëngjëlli nipi i peshkopit të Durrësit Pal Ëngjëlli (1427-1470)  ndërsa  sturdimet më të fundit na nxorën në rezultate krejt të ndryshme duke e njohur edhe këtë si një vepër të Marin Beçikemit (Barletit). (I.S. Karanxha:  Barleti apo Beçikemi?..2010)

Pavarsisht nga polemikat dhe paqartësitë që kanë lindur mbi këtë argument meritat e P. Xhovios nuk janë më të pakta për historiografinë shqiptare po të kemi parasysh  elozhet” e tij për Skënderbeun të botuara për herë të parë më 1551 me shumë ribotime në vazhdim si në latinisht po ashtu edhe italisht. Në këtë kontekst duhen futur edhe përpjekjet  e tij për sigurimin e portretit të Heroit Kombëtar Shqiptar të cilin nuk e njohim  përsëdrejti por vetëm nëpërmjet  riprodhimeve që ju bënë  atij portreti më vonë. Për traditë edhe portreti i Uffizi-Firenze  i Kristofano degli Altisimi konsiderohet  sot si portret me prejardhje nga muzeu i Xhovios.

Me gjithë këtë njohje të Xhovios në lidhje me Skënderbeun pak dihet  për porteret e “elozhet” e personave të tjerë që i interesojnë gjithashtu  përsëdrejti shkencës albanollogjike  siç janë Pirrua i Epirit, Nikolla Leonik Tomeo, Mikele Marulo Tarkaniota e Marin Beçikemi (Barleti) të cilët njëlloj si figura e Skënderbeut ishin zgjedhur nga Xhovio mes personave të tjerë të shquar të botës së atëhershme apo asaj antike me qëllim që të zinin vendet e tyre të nderuara në muzeun e tij në Komo.

Mbi të gjithë duhet të veçohet figura e Marin Beçikemit  i cili nuk ka një portret  mirëpo elozhet për atë  të botuar ne editio princeps më 1546  sollën  polemikat  e kofuzionin më të madh. Xhovio duke ja atribuar veprën madhore: Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis(1522)  Beçikemit dhe jo Barletit tërhoqi vëmëndjen e studiuesve të ndryshëm tek të  cilët  mbas dilemsh  dy shekullore  u pranua  mendimi i nxituar i Apostol Zeno(1668-1750) se Xhovio kishte gabuar duke sjellë kështu një pështjellim në shkencën albanollogjike e duke e futur atë në një rrugë   të shkretë e pa krye.

Nga ana tjetër gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij letrare umanistike nuk kanë munguar kontaktet e Xhovios me ambientin shqiptar e në mënyrë të veçantë me familjen e Kastriotasve të emiguar në Itali (P. Giovio: Dialogo sugli uomini e le donne illustri del nostro tempo.) Në këtë drejtim kemi disa informacione mjaft interesante mbi  Anxhela Vrana Kastrioti(?-1518) që dikur bënin pjesë në shpurën e zgjedhur të mbretëreshës së Napolit.  Gjatë qëndrimit të Giovios në Iskia(1527-1528)  i shoqëruar nga markezi i  Vastos dhe i Peskarës  Alfonso d'Avalos(1502-1546)  ai na trasmeton  nëpërmjet tregimeve të tij shkëlqimin e dikurshëm të shtëpisë mbretërore Aragonese të Napolit. Në këtë rast flitet për  të ashtuqojturit ishujt e mbretëreshës Giovanna d'Aragona(1478-1518) në afërsi të Iskias të cilat për një qëllim social e kultural sipas shijeve të ndryshme u zbukuruan e u trasformuan nga  damat e saj të kompanisë mes të cilave bënte pjesë edhe  epirotja Angela Kastrioti.  Sipas këtij tregimi mësojme se: Kastriotes që i ra shorti të kishte një ishull më të rafshët me dushk  dhe mërsinë të vendit dhe me bimë më të vogla që i mbolli vetë modeloi me një bukuri të rallë labirinthin kretez ku vashëzat të paditura e të çuditura, shoqëroheshin nëpër rrugicat e përdredhura  e të pazgjidheshme të krijuara nga ai kopsht artificial. Mirëpo ndër  hapësirat në mes të ujdhesave e shkëmbinjve, si në një det të mbyllur, qoftë mbretëresha e po ashtu këto virgjëresha të bukura bënin shpesh banjo. Mirëpo ndërkohë plakat dhe përkujdestaret ruajtëse të vashëzave vendoseshin  në pika vështrimi të kodrave..,  ndërsa burrat në shërbim të tyre me barka të shumta patrullonin në det të hapur, derisa vashat kaq të shkëlqyera,  që zbaviteshenin në det me mbretëreshëren sikur të ishin Nerida, nuk duhej  ekspozoheshin në ndonjë pikë  nga sy epshorë.

Në përgjithësi injorohet fakti në se bëhet fjalë për një ngjarje  të ndodhura me të vërtetë  apo   në se krijimi i këtyre kopshteve artificiale nga ana vashave  ishin  një  zgjidhje letrare e Xhiovios. Sido që të jetë për ne ka rëndësi fakti i kësaj dege të Kastriotasve  që kishin zenë  një vend të nderuar në oborin mbretëror të Napolit me të cilët  Xhovi pati rastin të njihet apo të dëgjojë për ta. Po aty na flet  edhe për një tjetër vashë  shumë të bukur në oborin mbretëror  Jovana Kastrioti ( Giovanna Castrioti) e cila ndryshe nga e para që shquhej për mënçurinë  kjo tërhiqte vëmëndjen për sjelljet e saj maniakle për mbrojtjen e virgjërisë së saj deri në atë pikë sa ishte kyther sipas  opinjonit të Alfonso Alvaros  një rast qesharak.  Duke vazhduar tregimin ky i fundit tregon edhe për karaktetin e saj shumë krenar e cila ishte e bindur dhe përhapte  rreth e rrotull se  origjina e saj zinte fill nga Pirroia i Epirit  e nga Antigoni mbreti i Maqedonisë.

Njohja e Xhovios  me këta Kastriotas  me shumë të ngjarë ka ndodhur shumë kohë para vitit 1525 kur Ferante Kastrioti  markez i Civita San Angelo dhe Kont i  Spoltore-s,  gjeti vdekjen në Pavia në luftë kundra trupave franceze. Më vonë familia mori mbiemrin Granaj mirëpo në gjysmën e parë  të shek XVI këta paraqiteshin si pasues të Skënderbeut. Në këtë periudhë ata u impenjuan me ngulm në qarqete më të larta të kishës bile deri tek papa Leoni X që të anullonin martesën  e Alfonso Kastrioti me Casandra Marchese e dhënjen e lejesë për tu  martuar me Camila Gonzaga. Me gjithë kundërshtimet e papës  ata me ndërhyrjet në rangjet e ndryshme të jerarkisë kishtare  ja aritën në një farë mënyre, mbas pagesash të mëdhaja,  të nxirnin një shkurtore nga papa e cila u interpretua prej tyre si anullim martese. Në këtë kohë Xhovio që mbulonte poste me rëndësi pranë papës me siguri i ka njohur Kastriotasit por Alfonsin e përmënd në një sens të gjeneralizuar ndërsa të vëllanë e tij Ferdinando  i cili  gjatë viteve 1515 -1520  ishte më aktiv në Romë e referon  si shëmbull për të krahasuar portretin e Skëndërbeut që ishte në muzeun e tij.  Tek fjalët e  Xhovios: “Kam parë që princat e familjes së tij, që janë transferuar në Pulje, kanë të njëjtin tip bukurie, siç ka qenë e qartë kur i ballafaqova me portretin që shikohet në muze e në mënyrë të veçantë tek Ferrando stërnipi i tij, Markezi i qytezës të Sant Anxhelos, i cili vdiq në ditët e Pavisë i vrarë nga dora e mbretit.”  dhe më tej se: “Stërnipat e tij tregonin atë që u transmetua edhe nga historianët”. Kështu del e  qartë që ai jo vetëm që i ka parë dhe i ka takuar pasardhësit e Skëndebeut por ka biseduar me ta edhe për çështje histotike dhe historiografike.

Në veprën “Komente mbi çështjet e turqve” të Paolo Xhovios që u botua fillimisht më 1532 e më pas pati shumë ribotime gjejme edhe referime mbi Shqipërinë e shqiptarët por mbi të gjitha një  informacion shumë të gjërë i cili na lejon të kuptojmë në tërësinë e vet lindjen, fuqizimin e vërshimin e perandorisë Otomane në Evropë.

Elozhet e Xhovios  në përgjithësi janë konsideruar si  e vetmja dëshmi   që na referohet  mbi origjinë epirotike (shqiptare) të Nikolla Leonik Tomeos. Mbi këtë argumet sot në filologjinë evropiane shihet një abuzim i tepruar ku nuk mungojnë tentativat për ta nxjerë Tomeon dikush  grek  e dikush  venezian. Vlen të thuhet këtu që veç dëshmisë të Xhiovios  mbi origjinën epirotike të Tomeos kemi edhe një citim në veprën e Pomponio Guarico:  Mbi Sklupturën(De Sculptura 1503) ku gjatë një diaolgu kemi një aluzion të qartë  jo vetëm për oriogjinën e epirotike të Tomeos  por edhe theksimin e faktit se epirotasit ishin të ndryshëm nga grekërit pavarsisht se përpiqeshin të imitonin kulturën e tyre.

Përsa i përket figurës të Mikele Marulo Tarkaniotës(1453-1500)  ushtarit poet që sot në Shqipëri ka hyrë të bëjë pjesë në tekstet akademike të  historisë të letërsisë  shqiptare  Xhiovi e ka qojtur grek dhe  me këtë cilësim  ai  është i njohur në gjithë studimet evropiane që janë marë me jetën dhe veprën e Marulos. Në fakt mbiemri i tij e tregon si një thrakas. Këtë  dëshmi na e jep një nga niprat e tij i cili thotë se Marulo nga ana e të jëmës thirej Trakanjota por e ndryshoi në Tarkaniota për ta bërë më të përshtatshëm për ambientin latin.  Me gjithë këtë si stradiot apo si poet ai është  vazhdimisht në kontakt me ambientin shqiptar prandaj studimi i jetës dhe veprës së tij jo thjesht për kulturën e përgjithëshme por edhe për një njohje më të mirë të psikollogjisë të ambientit ballkanas e të emigrantëve të ndryshëm  në shekullin e XV.

Shëmbëlltyra e Marulus është një ndër të paktat e mbeledhura nga Xhovio të cilën sot mund ta shikojmë si në  variantin origjinal    S. Botiçelit  në Barcelona (Koleksioni privat Guardans Cambo) po ashtu edhe kopjen e saj në Muzeun e sotëm të  Komos apo atë të nxjerë nga Kristofano degli Altisimi në Uffizi -Firenze.

Kështu të nisur pra nga një sërë motivesh si për meritat që përmëndëm po ashtu edhe të karakterit të përgjithëshm kultural del nevoja për një vemëndje me të madhe të  figurës së Paolo Xhovios  edhe në shkencën albanollogjike. Një farë boshllëku në aspektin njohës të jetës e të veprës të Xhovios, në funksion të  raporteve të tij me shqiptarët(epirotasit) në muzeun e tij,  do të përpiqemi ta plotësojmë me anë të  botimit:  Shqiptarët në Muzeun e Xhovios  por mbetet mjaft vend për studime të mëtejshme e të veçanta  xhioviane.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5) ILIA S. KARANXHA: IKONOGRAFIA E ADHURIMI I ZONJËS SË SHKODRËS NË VENEDIK Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379) Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane Ilia S. Karanxha: Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479) Ilia S. Karanxha: Giorgione dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian Ilia S. Karanxha: Luka Ulqinaku, Bernardino de Vitali dhe ballina e Historisë të Skënderbeut Ilia S. Karanxha: Botimi i Historisë së Skënderbeut nga Marin Beçikemi (Barleti) Ilia S. Karanxha: Dy shqiptarë në fillimet e editorisë veneciane Ilia S. Karanxha: Nikolla Leonik Tomeo- në artin rilindas italian Ilia S. Karanxha: Gjergj Shqiptari, Fisniku që porositi ikonat për një kishë në 1470

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora