E shtune, 20.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Musa Mehmeti: Lartësitë e krijimtarisë artistike

E diele, 23.09.2012, 07:14 PM


LARTËSITË MË BARDHOSHE TË KRIJIMTARISË ARTISTIKE

Para disa vitësh është precizuar se, Tirana është si xehërore xhevahirësh me përplot talentë, krijuesish artistikë, llojesh e gjinishë të ndryshme, që me përkushtim dhe dije ecin përpara krah për krah me artistët më të mëdhenjë evropianë. Po kështu mund të thuhet edhe për Prishtinën, për çdo vendbanim të autoktonisë sonë iliro shqiptare në Ilirikum.

Nga Musa R. Mehmeti

Kësaj radhe, në veçanti, vëmendjen tonë e përfitoi krijimtaria artistike e Remzi Limanit. Ky artist krahas sukseseve dhe kreacioneve në fushën e dizajnit grafik dhe letërsisë, me përkushtim e invencion të thellë vazhdon edhe krijimtarinë pikturore në teknikat: akuarel, guash, pastel dhe vaj në pëlhurë.

Motivet kryesore të këtij artisti serioz janë peizazhet (tokësore, ujore, malore, vendbanimesh jo vetëm urbane), natyra e qetë, ikebanet shqiptare (jo ngjashëm si Alush Shima) dhe kompozicionet imagjinare.

Kurse drejtimin artistik, me bazën e realizimit kritik në frymë moderne e mbarshtron, e gërsheton me ndjeshmëri ekspresioniste dhe impresioniste.

Tendenca e të gjitha temave dhe motivimit kreativ, ky artist i komponon me ndjeshmëri estetiko filozofike dhe artistike. Mendimin përmbajtësor sa edukativ aq edhe estetik e ka ngjeshur si pogaqen për mysafirin më të respektuar dhe më të dashur.

Në peizazhet urbane ka kultivuar të kaluarën dhe të tashmën, jo vetëm të Prishtinës, por edhe monumentet tona të rëndësishme kulturore historike siç është bie fjala “Shtëpia e Nolëve” në Ibrik Tepe (Kodra e Poçarisë) në Turqi etj.

Të gjitha krijimet e këtij artisti të pasionuar, në drejtpeshim kompozicional, me atmosferë të duhur dhe të këndshme, me përplot kolorit të pasur e fascinues, ngjyrash e tonalitetesh të ndjeshme e të rafinuara, sa edhe me plasticitet pikturor kreacionesh të larta artistike, janë të kapshme edhe për syrin, shpirtin dhe mendjen e shikuesit, jo vetëm të atij profesionist. Madje, jo vetëm, që luan me ngjyra si në piano me një ritmikë mocartiane nga e blerta, e kaltra, e kafës, okerit, e verdha dhe e kuqja me tonalitetit e bashkëveprim me poetizimin lirik dhe dramën figurative.

Kështu, peizazhet e Remzi Limanit (vaj në pëlhurë), simbolikisht duke na dhënë krenarinë e Alpeve Shqiptare, sqaron dhe jep porosinë artistike përmes maleve, pyjeve të dendura, të dëshiruara me gjithfarë drunjësh e pemësh që lulëzojnë dhe të fushave me dimensione të gjëra pikturore, të qëndisura me vija të drejta përkufizuese sa edhe me dimensione harmonizuese me njëra tjetrën me komunikimin e duhur figurativ, me dimensionet e gjëra fushore, figurash dhe formash nga më të ndryshmet dhe më të dëshiruara për artistin, të cilat kanë rrugë me të qarkullueshme, por mjerisht pa figura njerëzore, gjë që figurativisht flet qartë për mallëngjimin e pashuar të kësaj toke, që ndjen për mërgimtarët tanë.

Këto forma imagjinare, sa fisnikërojnë, aq edhe preferojnë porosinë artistike për ruajtjen dhe kultivimin e bimëve dhe të gjitha llojeve të drujnëve dhe pemëve, jo vetëm për shkak të varshmërisë reciproke ekologjike por, edhe thjeshtë për filozofinë e jetës sonë njerëzore e kombëtare në nënqiellin e lashtësisë sonë në Ilirikum.

Në anën tjetër, akuarelet dhe guashet janë aq të lëngshme sa edhe të këndshme, do të thoshim si rrushi i Dukagjinit në gojën e fëmijëve tanë anë e mbanë trojeve etnike autoktone, të cilët çdo ditë me dhembje e mallëngjim të pashuar thërrasin rininë tonë, që të kthehet nga mërgimi i kushtëzuar...

Në pikturat e realizuara, rrezet e diellit më mirë se në çdo vend tjetër të botës dëpërtojnë përmes gjetheve të drunjëve deri në sipërfaqet e ujrave të krojeve dhe lumenjëve tanë të kulluar, ku dritë hija artistike aq bukur e qet në pah thellsinë, kthjelltësinë dhe tejdukshmërinë ujore e artistike përmes ngjyrave të arta të diellit tonë mbi Ilirikum, që gjithashtu simbolika dhe metafora figurative flasin shumanshëm.

Në këso tabllo pikturore, sikur dëgjohet gjëma dhe thirrja e Nënë Tokës e Kosovës, që të kthehen bijat dhe bijtë tanë nga udhët e mërgimit. S`ka gjëmë më trishtuese sesa, kur thëret Nënë Toka – Kosova bijtë dhe bijat e saj që t`i kthehen e mos ta lënë vetminë e shkretuar.

Këto tabllo, sikur flasin me bindje dhe vetëbesim se gjithsesi do të kthehen nga mërgimi në përqafim të zjarrtë me mëmëdheun, me Kosovën tonë, të cilës i kanë borxh më shumë se prindërve të tyre.

Edhe ikebanet shqiptare (jo si ato japoneze), as si të artistit madhor nga Tirana, Alush Shima, me përmbushjen e saksive, vazo lulesh nga më të bukurat e dheut, me aromën më të këndshme të planetit tonë, me plasticitetin kompozicional dhe atmosferë fisnikruese, këto ikebane shqiptare të Remzi Limanit, sikurse janë bërë gati për të pritur mirëseardhjen e mërgimtarëve tanë nga mërgimi i mallkuar.

Ky pra, Remzi Limani është një nga xhevahirët e xehërores së Prishtinës, që ecën kah lartësitë më bardhoshe të krijimtarisë artistike pikturore, i cili me vepër po e nderon qenien dhe qështjen tonë mbarëkombëtare i cili është ndër donatorët e parë të sektorit mbarëkombëtarë pranë Galerisë së Arteve Kombëtare në Tiranë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora