E premte, 29.03.2024, 06:34 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Drita Lushi

E diele, 23.09.2012, 05:22 PM


Drita Lushi


MENDIMET  

Sot mendimet
drejt teje vijnë.

Shpirti, natyrshëm,
çeli lule te reja,
edhe pse vjeshta
ka ardhë.

Rrëke ndjenjash
më pushtojnë,
vërshojnë dejeve,
e unë ndjehem
e mbytur dashurie
për Ty.


UNË JAM E LUMTUR… 

Unë jam e lumtur dhe qesh.
Qesh me lumturinë time, sepse është e imja.
Vallë, nuk paskam të drejtë të jem?
Ta kem ndër krahë
e ta mbjell në shpirt?
Nuk është faji im,
nëse ti akoma s’e ke takuar ate.
Pak guxim, i dashur mik,
besim,
shume dashuri,
sinqeritet të artë,
e lumturinë  dhe ti
do ta ndjesh,
do ta kesh,
do mbështillesh prej saj.
Guxo!

Mos  qep zilinë në lumturinë time.
E jotja një hap larg teje është.
Lërmë të qesh me lumturinë time:
Ha ha ha.
E dëgjon?
Qesh dhe ti me tënden, mik!


MINISTRI  

Ngjitet me nxitim,
vështrimin të ngrirë,
nuk sheh majtas, dajthtas,
në kokë, flokë t’lëpirë.

Shkallët një nga një,
me hap të rëndë ngjit,
pret veç përshëndetje,
n’ fytyrë zverdhë meit.

Dhe një çantë pune
vetë dot s’e mban,
servilin nga prapa
përdor për ... jorgan.

Kur zbret nga makina,
derën pret t’ia hapin,
nuk sheh ku vë këmbën,
por veç të hedhë hapin.

Turma e lakejve
rreth e qark i rrinë,
dhe sapo  teshtin,
shëndet! - thonë vetimë.

Sa i lodhet dora
kur e hedh një firmë,
mes gishtash lapsin
e mban gjithë mundim.

Por nuk lodhet fare ,
kur merr  plot dhurata,
gjëra shumë të çmuara
dhe para të thata.

Na i qesh fytyra,
skërmitet me vete ,
duart i fërkon:
ministër, helbete!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora