E premte, 19.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Krijuesit shqiptarë në revistat rumune

E shtune, 22.09.2012, 11:44 AM


Krijuesit shqiptarë në revistat rumune

Nga Baki Ymeri

Nuk është hera e parë kur shkruajmë për këtë subjekt. Fjala është për një subjekt fisnik që dëshmon të vërtën se botuesit rumunë na duan dhe i hapin shtyllat e revistave të tyre edhe për vlerat shqiptare, që nga revistat e para rumune (Curierul Romanesc dhe Gazeta de Transilvania të viiti 1885, që e prezantuan fisnikërisht Naum Veqilharxhin dhe Abetaren e tij), e deri në ditët tona, kur vetëm brenda dy-tre muajve të fundit, dhjetra revista të këtij vendi i japin piroritet edhe shpirtit shqiptar. Krijuesit dhe botuesit rumunë dinë ta çmojnë tjetrin, madje edha t’i prezantojnë vullnetarisht shqiptarët nëpër revistat e tyre, por kjo nuk don të thotë se ne nuk dimë t’u jemi mirënjohës, siç u jemi mirënjohës edhe botuesve të revistave shqiptare dhe dashamirëve tanë. Po kalojmë nga fjalët në vepra:

Nuk është hera e parë kur e prekim këtë subjekt, dhe nuk është i vogël numri i krijuesve tanë që e shohin dritën e botimit në gjuhën rumune, jo vetëm përmes nga një vëllimi poetik, por edhe përmes faqeve të revistave të panumërta letrare që dalin në këtë vend. Tryezën e kemi plot me revista rumune ku defilojnë edhe krijues të tjerë, por si pasojë e krizës së kohës po i shfletojmë vetëm disa. Kështu, revista periodike Ardealul literar që del në Deva të Transilvanisë (Nr. 2/2012), prezanton në dy faqe Ali Podrimjen me gjashtë poezi (Populli, Ishulli Albania, Shqiptarët, etj.), si dhe Dedë Preqin me poemat Diku larg dhe Hapat e Jetës. Vatra veche, Nr. 9/2012, Altarul idealului (Altar i idealit), vështrim kritik i Octavian Mihelcea-s kushtuar librit Noapte lunga (Natë e gjatë) të Mexhid Mehmetit nga Kosova. Revista Constelatii diamantine, e drejtuar nga Doina Dragut (Nr. 8/2012), hap shtyllat për Ali Podrimjen me 10 poema në gjuhën rumune, Marius Chelaru me reçensionin “Kur e kërkon mbarimin e botës” (kushtuar poetit Skënder R. Hoxha), si dhe reçensioni poetit dhe eseistit Lucian Gruia (Loti i bekuar i universit kosovar), kushtuar vëllimit poetik të Dedë Preqit “Bekimi i lotëve”.

Revista Cronica që del në kryeqendrën e Moldovës (Jash), në numrin e gushtit (2012), boton një reçension të kritikut Marius Chelaru kushtuar vlerave lirike të Veli Veliut, ndërsa revista Cervantes (Nr. 3/2012), sjell një vështrim kritik të poeteshës Patricia Lidia (“Problematika e identitetit social dhe sentimental”), ku bën fjalë për librin më të ri të Nezir Prokshit (Mbretëria e ëndrrave). Pason revista në kolor Nomen Artis, me rubrikën “In Memoriam Ali Podrimja”, me një cikël poezishë, bibliografi dhe fotografinë e autorit. Mëhill Velaj, me një portet bibliografik dhe poezitë Ikje nga atdheu, Trokitje në derë të botës, dhe Atdheu kërkon rezet e veta, e sheh dritën e botimit në revistën Lumina Lina / Gracious Light (New York, nr. 4/2011). Revista Noua Provincia Corvin që del në Transilvani prezanton në numrin e saj më të ri (shtator/2012), nga një cikël me poezi të Kozeta Zylos, Eduard Dilos, dedë Preqit, Ilia M. Dilos, Anxhela Dilos dhe autorit të këtij shkrimi. Po kjo revistë, në numrin e qershorit të këtij viti, hap shtyllat për një intervistë me Visar Zhiti nën titullin “Takim me shkrimtarin dhe poetit e Skëterrës së burgjeve”, realizuar nga Elvin Luku. Pason Mexhid Mehmeti nga Kosova në revistën Constelatii diamantine (korrik/2012), me poezitë Gugutë e mëngjesit, Nuk do të jesh më, Peisazh i ngrirë, Paradoksale, Natë e gjatë, Formësim hijesh, Trashëgimi, E palogjikshme, Këshillë, Diçka si nekrolog, një reportazh me titullin Eveniment editorial rumuno-shqiptar në Muzeun e Letërsisë Rumune (Lucian Gruia).

Xhelku Maksuti boton një reçension për një monografi të Don Lush Gjergjit kushtuar Nënës Tereze, Sejdi Berisha defilon në faqet e revistës Provincia noua Corvina, ndërsa Lucian Gruia jep një reportazh me titullin “Poezi, ide dhe muzikë shqiptare në zemër të Bukureshtit”, në revistën Impact cultural. Revista Constelatii diamantine, që del nën përkujdesjen e Ligës së Shkrimtarëve Rumunë, në numrin e qershorit 2012, e prezantoi  Sabile Keçmezi Bashën me një cikël poetik, si dhe Izet Shalën me 11 poezi: Filozofia ime, Rrugë drejt detit, Një natë në Prishtinë, Brenga e shekullit, Hapat e babait tim, Viti i melodisë nacionale etj. Po kjo revistë, kohë më parë e prezantoi edhe Sadik Përveticën me poezitë Trilogji dardane, Harambuka, Kohë e qenit, Atje ku duhet të ishim etj., duke e prezantuar në të njëjtin numër (maj 2012) edhe një poet tjetër nga Kosova (Skënder R. Hoxha) me rreth 20 poezi të botuara në dy faqe të revistës respektive që del në kolor. I njëjti defilon edhe në faqet e revistës Nomen Artis (maj 2012), me poezi bilingve (shqip/rumanisht), ndërsa Fikrije Bylykbashi me një numër të konsideruar poezishë në revistën Regatul Cuvantului (Mbretëria e Fjalës).  Pasojnë prezantime tjera krijuesish tanë në massamedian rumune, si Sali Bashota i famshëm në revistat Constelatii diamantine, Citadela dhe Ardealul literar. Përfundimisht vlen të theksojmë se pas disa ditësh pasojnë ta shohin dritën e botimit në gjuhën rumune një vëllim poetik i Lulzim Tafës, një tjetër vëllim vlerash lirike në gjuhën shqipe i Neki Lulajt, kurse pas dy javësh edhe një vëllim poetik (në gjuhën shqipe dhe rumune) i Fehmi Tashollit, si dhe një vepër e Sali Bashotës me vlerësime kritike nga krijuesit rumunë.

Fragment prezantimesh shqiptare në massmedian rumune

Fragment prezantimesh shqiptare në massmedian rumune



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora