E premte, 29.03.2024, 05:54 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Arben Meksi fiton çmimin Nastradin Hoxha

E shtune, 22.09.2012, 10:10 AM


ARBEN MEKSI SHPIE NE TURQI “PËRPLASJE E QYTETRIMEVE”

MERR CMIMIN E NASTRADIN HOXHËS

NGA GËZIM LLOJDIA - Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

1.

Në konkursin botëror te karikaturës,   i cili u mbajt ne Stamboll, te Turqise, ne date 6-11 shtator, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin special me karikaturën “ Përplasja e qytetërimeve ”.

Ne konkurs morën pjese 2476 karikaturist nga 69 vende te botes. Juria e përbëre nga 10 karikaturist te zgjedhur nga bota, pasi seleksionuan karikaturat qe do te publikohen edhe ne katalog, shpalli fituesit.Çmimi    i madh ( Grand prize ) iu dha karikaturistit kolumbian Omar Albero Turcios. Karikaturisti shqiptarë  Arben Meksi fitoi çmimin special te jurisë.

2.

Përpara dy vjetësh ky konkurs festoi 30 vjetorin e krijimit, ku ishin te ftuar nga nje karikaturist për çdo shtet. Shqipëria përfaqësohej nga karikaturisti Arben Meksi. Sivjet ishte edicioni I 32 I këtij konkursi te njohur botëror. Tema e tij ishte e lire.

Me poshtë po botojmë karikaturën fituese ( karikatura është e bashkangjitur )

3.

Tema e  karikaturës së Arben Meksit.karikaturisti shqiptar një ndër zërat e rrallë të kësaj gjinie në vendin tonë shprehet se tema e këtij konkurrimi ndërkombëtar ishte e lirë. Që do të thoshte se krijuesi duhej ta zgjidhte vetë atë në sfondin e ngjarjeve dhe konteksteve historike e kulturore të popujve.

Krijuesi i “ Përplasjeve të qytetërimeve” ka paraqitur në krijimin e tij dy figura të cilët përfaqësojnë  dy qytetërime të të ndryshme .I pari përfaqëson perëndim  dhene jguhen e karikatures Meksi ka vene Don Kishotin e veshur me prazmore dhe personazhi ka përpara nje gotë   të cilën mundohet ta çok me kundërshtarin. Përball kemi një personazh të njohur të humorit .Nastradin Hoxha i cili na paraqitet me pamjen e njohur të shekujve më parë. Taxhin e madh me disa rrathë  ,mustaqet dhe mjekerr   .Ky ka gjithashtu një gotë të mbushur por gota ndodhet e mbushur por me kokë poshtë që ja zgjat kundërshtarit për ta tokur. Është një krijim i arrirë artistikisht gjithë punim është paraqitur në dy ngjyra. Ngjyra e zezë dhe vetëm pija në dy gota me kahje të kundërte ,njëra lart plot me lëngë dhe tjera poshtë por edhe ajo plot me lëngë.

Ky krijim i Arben Meksit ka bërë jurin ti jap cmimin special botëror karikaturistit shqiptar.

Arben Meksi ëhstë pjesmarrës në shumicën e konkurimevev ndërkombëtare ku punimet e tij janë përzgjedhur për të konkurruar mes pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme të botës. Në përfudnim të konkurrimit siap traditës përgatiti një botim me ngjyra  në formë album  ku vitin e shkuar përmbante 816 faqe duke pasqyruar të gjithë evenimentin si dhe nga një faqe me shënimet përkatëse për çdo krijim që  është prezantuar në konkurrimin ndërkombëtar të karikaturës.

4.

Konkursi ndërkombëtar i karikaturës i kushtohet Nasreddin Hoxha Mjeshtër i madh i Turqisë. Humoristi Nasreddin Hoxha kanë jetuar në mes të 1208-1285 në Aksehir. Nasreddin Hoxha është arsimuar në Medresesë dhe zhvilluar veten me përpjekjet e tij. Ne nuk kemi informacione të detajuara në lidhje me historinë e tij. Megjithatë ne kemi shifër që ai ishte një filozof i njerëzve nga transmetimet dhe tregimet rreth tij. Fjalët e tij paralajmërues, si intensive si farsë e tij bëjnë që njerëzit të mendojnë mbi këtë temë theksoi ai. Hoxha ishte aq i integruar shumë me njerëzit sa që ai nuk e ka krijuar veprën e humorit, por ai vetë ka përjetuar përvoja të humorit vetjak. Personalitet social i N. Hoxha është i madh dhe ai ishte thelbi i krijimit të humorit në mënyrë që për shekuj tregime humoristike e gazmore të reja të bazuara në karakterin e tij janë prodhuar. Dhe Hoxha me figurë dhe humorin e tij vazhdoi të ekzistonte deri më sot.

Në vitin 1973 u zhvillua një konkurs midis karikaturistëve të rinj. Ky konkurs, më vonë, kanë fituar një forum ndërkombëtar i cili mblodhi tërë karikaturisti i botës që janë në favor të paqes. Pasi ushtarakët morën pushtetin në vitin 1980 në Turqi të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe konkurset u ndaluan. 8 vjet më vonë Konkursi Ndërkombëtare Nasreddin Hoxha organizohet përsëri. Karikaturistët nga e gjithë bota edhe këtë vit  janë takuar për një botë paqësore dhe tolerante.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora