E premte, 29.03.2024, 01:16 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: “Dielli” FN “Albamonofest - Korça 2012”

E premte, 21.09.2012, 06:45 PM


SHTF “Dielli” nga Besiana merr pjesë në FN “Albamonofest –Korça 2012”

Nga Milazim KADRIU

Me një intensitet të shtuar Shtëpia Teatrore Filmike “Dielli” në Besianë këto ditë është duke  punuar në realizimin e monodramës  “Korbat” që po realizohet në bazë të tekstit të  Rifat Ismailit e ku dramatizimin,regjinë si dhe lojën skenike po e bënë  aktori llapjan Gani Hamza,ndërsa konsulent është S. Zeneli, skenograf, B.Uka dhe ndriçimin A. Dervisholli.

Me këtë shfaqje SHTF “Dielli” do të merr pjesë në  Festivalin Ndërkombëtar “Albamonofest –Korça 2012”,të cilin e drejton aktori i mirënjohur Dhimitër Orgocka.  Hamza edhe më parë ka marr pjesë në këtë festival ku marrin pjesë edhe trupa tjera artistike nga rajoni.

Shfaqja është ndërtuar mbi bazën  e romanit “Udha e korbave” të Rexhep ismailit. Ndonëse ngjarja ka për temë ngjarje të vjetër ajo prapë ka edhe ngjashmëri me të sotmen dhe është aktuale. Këtu flitet për ndërgjegjen kombëtare ne një periudhe te gjate kohore nen sundimin otoman. E tërë ngjarja zhvillohet në një odë tipike shqiptare ku loja e karaktereve është e ndërtuar mbi tekstin e shfaqjes edh regjisë si dhe elemente tjera mbështetëse shpërfaqet edhe një herë pjesa e errtë e historisë se kombit shqiptar të asaj kohe.

Nga loja e aktorit Gani Hamza ne rolin e nizamit pame se nuk kishte përdorë shume metafora por me elementin e ironisë ishte i pranishëm në këtë shfaqje here herë me shume trauma tronditëse qe vinin si halucinacion nga vuajtjet dhe krajatat qe kishte kaluar ky nizam I regjur nga luftërat e kohës.

Satira therëse duke nxjerre në shesh problemet tragjikomike të popullit shqiptar në një periudhe të caktuar kohore por qe e kane përcjellë edhe ne periudha te tjera te historisë.

Ishte koha e nizamëve,koha e pritjes dhe mallit gërryes,koha e ndarjeve te gjata,koha kur vite e vite e ndanin njeriun brenda jetës, kur përtej pritjes dhe mallit rrinte vdekja, mallkuar qofte ajo kohe, koha mes dy nizamëve, koha kur babai nuk arrinte ta njoh te birin,dhe biri nuk arrinte te njoh babanë e tij. Koha mes dy nizamëve, koha e mallit gërryes, mallkuar qoftë. Ishin këto fjalët e nizamit,protogonistit të kësaj shfaqje I cili kishte qëndruar nizam për 12 vite dhe kur kthehet i lodhur dhe I rraskapitur, në kodrën mbi shtëpi takon disa barinj në mesin e të cilëve ishte edhe djali I tij që asnjëri nuk e njohin njëri tjetrin. Atij i kujtohet edh ekoha e shkuar kur ngjashëm i kishte ndodhur edhe atij me të atin që tregon se historia  e hidhur e shqiptarëve në atë kohë është përsëritur disa herë. Nizami ,personazhi i Gani Hanmzës është në të njëjtën kohë  tragjik dhe komik. Andaj me të drejtë pritet që të paraqitet suksesshëm në Festivalin e Korçës.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora