Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Me ABC-n kam vënë kurorën

| E enjte, 20.09.2012, 06:17 PM |


Keze Kozeta Zylo

Me ABC-n kam vënë kurorën
 
Të ndjej shtator në palcë të librit,
Për ABC-n se ç’më rrëmben,
Qindra poezi ju mësova nxënësve,
Dhe në gjunjë rashë për Mëmëdhenë.

Trishtuar ika acarit të Shkurtit,
Lotin e ngrirë lashë mbi tryezë,
Ndërsa me nxënësit dhimbshëm u ndava,
Kur 97-ta hapte varrezë...

Nga larg më vjen si kujë e çmendur,
Me Hënën strukem si në legjendë,
Me ABC-n kam vënë kurorën,
Ndërsa divorcin e kam një tmerr.

Dhe ëndërr e bukur s’thinjej kurrë,
Tokës premtuar Shqipen çelte,
Eshtë e mahnitshme realizuar,
Gjoksit i shkul brenga dhe derte...

Kur dëgjoj nxënësit që flasin shqip,
Dhe porsi bletë mblidhen në klasë,
Nga mjalti i tyre shërohem, s’vdes,
Dheut të huaj ringjallem prapë…

15 Shtator, 2012
Brooklyn, New York