Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahë Sadrija: Naim Frashëri (1846-1900)- Jeta dhe vepra (II)

| E enjte, 20.09.2012, 04:31 PM |


Poema “Lulet e Verësë” dhe llojet e motiveve

Naim Frashëri  ( 1846-1900) – Jeta dhe vepra

Nga  Jahë Sadrija

Nga sa është shkruar deri sot, lidhur me këtë përsonalitet të traditës sonë letrare,  lirisht mund të nxjerri përfundimin se është e pamundur, që vepra e Naim Frashërit të shterret, vlerash ideoartistike, vetëm brenda një kohe.  Përkundrazi, secila kohë, duke shtresuar shpirtin e vet mbi botën naimiane, e begaton atë me vlera e domethënie të reja kuptimore.

“Lulet e verësë”, është vepra e dytë poetike e Naimit, botuar në Bukuresht më 1890.  Konsiderohet si vepra më e madhe lirike e tij.  Në të trajtohen këto motive: Motivi patriotik, subjektiv, motive mbi natyrën, motive mbi vdekjen, motivi social dhe ai erotik.

Motivi patriotik- Në vëllimin poetik, “Lulet e verësë”, një vend të rendësishëm e zë motive patriotik. Tek ky motiv bëjnë pjesë disa vjersha, por  po shkëputë disa nga to, si: “Për se?”, “Shpreh”, “Gjuha jonë”dhe “Korça”.

Vjersha “Për se?”, është një lirikë e shkurtër patriotike e Naimit.  Në vargjet e para të saj shtrohet pyetja e poetit:”gjer kur në errësirë”, që ssugjeron gjendjen e robërisë që vazhdon. Pastaj në vargjet që pasojnë, sugjerohet pritja dhe gjakimi i poetit për një të ardhme më të mire.  Atë e prêt nga perëndimi, andej nga buron dritë e lirisë dhe e qytetrimit njerëzor.  Poeti shpreson, se edhe vetë, do ta shohi të realizuar ditën e çlirimit të Shqipërisë.

Te poezia e titulluar “Shpreh”, poeti sugjeron besimin në të ardhmën e mire dhe të lumtur të Shqipërisë.  Se ajo do të çlirohet, do të ndërtohet dhe do të hyjë në udhën e qytetrimit evropian.  Poeti mezi pret fillimin e realizimit të ëndrrës së tij:

“Jak’ e vërtetë

Pse rri e qetë”

Naimi pret të shoh energjitë e kombit të lëvizin në drejtimin e dëshirave të tij, për ta zbuluar dritën e së vërtetës të mbuluar nga errësira e shekujve. Koha shpalos besimin e poetit, besimin e kombit, se ka për të ndryshuar gjendja e Shqipërisë. Se ky vend , ka për ta rifituar madhështinë e vet, të lënë ndër shekuj të shkuar:

“Për Shqipërinë ,

Ditët e mira

Paskëtaj vinë

Shkoj errësira.

Lum kush të rronjë,

Ta shohë zonjë!”

Dhe një gjakim i tillë do të realizohet.  Një Shqipëri e tillë do të ndërtohet. Kjo do të arrihet në saje të unitetit dhe ndërgjegjës kombëtare dhe në saje të kultivimit të gjuhës, si një komponentë e qënies në tërsi.

Vjersha “Gjuha jonë”, dëshmon dashurinë e madhe të Naimit për gjuhën shqipe.  Ai i këndon asaj me zjarr, duke e konsideruar si veçori kombëtare, që ka ruajtur dhe do ra ruaj qënien tone.  Në tabllon e pare të kësaj poezie Naimi këndon për të kaluarën , për trimat që i dhanë emër vëndit dhe hynë në histori.  Këndon për burrat që e realizuan mvetësinë e qënies së Shqipërisë.  Në tabllon e dytë, poeti këndon me entuziazëm për kohën, në të cilën, gjuha shtrohet si çështje më vete, jo vetëm për kultivimin e saj, por edhe për ngritjen e kombit.  Te Naimi gjejmë ndër karakterizimet më poetike, që i bënë ndonjë krijues gjuhës së vet:

“Pa shihni ç’gjuhë e mire!

Sa shije ka e hije,

Ç’e bukur’ edh’ e lire,

Si gjuhë Perëndije!”

Poeti, gjuhën e ngrit në shkallën e simbolit më të pastër, duke e identifikuar me Perendinë. Gjuha kultivon dhe qytetëron botën e qënies, për ta shkrirë atë në harmoninë e përjetshme të racës njerëzore.

Poezia “Korça”, i kushtohet shkollës së pare shqipe, e cila qe hapur në Korçë më 1887, nga Pandeli Sotiri.  Poeti do t’i këndojë me entuziazëm kësaj ngjarje të rendësishme për fatin kombëtar.  Naimi si illuminist që ishte, si patriot, e ndjente thellë gëzimin për këtë arritje të madhe. Ai mburret me qytetin e Korçës, në të cilin u hap shkolla e pare, dhe në të cilën, do të kultivohet gjuha shqipe.  Ajo dritë e qiririt, “Fjalët e Qiririt”, për të cilën këndonte Naimi, tani kthehet në dritë të shpirtit dhe të mendjes kombëtare.  Në atë shkollë do të mësohet dhe do këndohet në gjuhën shqipe, e cila sjell me vete dritën e qytetërimit :

“Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël! sa e gjërë!

Sa e lehtë! sa e lire!

Sa e bukur! sa e vlerë!”

Gjuha kultivohet , që të mos asgjësohet qënia kombëtare.  Dhe njeriu nga vetja duhet të nxjerrë dritën e shpirtit, si trashëgim për të tjerët.

Motivi subjektiv- Te vjersha “Koh’e e shkuarë”, në vargjet e para të saj ndeshemi me gjendjen përsonale të poetit.  Ai në një fazë të caktuar jete sikur shmanget nga rrjedha e saj.  Ndërsa në vetminë e saj të thellë, ndjen peshën e rendë të kohës së ikur.  Në strofën që pason, autori e jep botën e tij duke e krahasuar me zogun që heshtë, e që çdo gjë rreth tij ka ndryshuar, është shkretuar.  Jepet simbolikisht një raport zie ndaj atdheut, botës, gjithësisë.  Në fakt është përmasa e dhembjes së njeriut, poetit për mynxyrat, që lë prapa koha e shkuar.  Naimi perms një paralelizmi figurative e përafron jetën e vetë me drunjtë e zhveshur:

“O ju drurët’e uruar!

Ju shoh pa lul’e pa fletë,

Të rjepur të varfëruar,

Edhe të that’e të shkretë!”

Edhe nga thelbi i botës së tij janë zhdukur gëzimet, si gjethet që kanë rënë.  Prandaj dhembja e poetit është e madhe dhe sikur e pafund.

Te vjersha, “Fyelli”, kemi një tjetër lirikë subjektive të poetit. Poezia shpreh vetminë dhe flijimin krijues të Naimit.  Atë e shqetëson ndarja nga njerëzit, mërgimi, jo vetëm ai fizik, po sidomos, ai shpirtëror.  Poeti rron i ndarë nga shokët dhe miqtë.  Eshtë i sëmuar dhe vuan për të tjerët.  Ata sikur nuk e kuptojnë vuajtjen e tij.  Ata e dëgjojnë zërin e fyellit, që simbolikisht është zëri, dhembja e poetit, por nuk e kuptojnë atë, nuk e njohin zjarrin e brendshëm të tij.  Poeti, materien, zjarrin, simbolikisht e vë në themel të krijimit të gjithësisë.  Po ai zjarr i ka dhënë trajtë, energji dhe bukuri botës në tërësi.  Me atë zjarr është rishkrirë edhe shpirti i poetit, i cili do të vazhdojë të jetojë përjetësishtë.

Motivi mbi natyrën- Poezia, “Bilbili”, është me motiv mbi natyrën.  Naimi edhe në vjersha të tjera i ka kënduar natyrës, por kjo poezi i kushtohët tërësisht këtij motive.  Në këtë vjershë jepet peizazhi i qetë i natës pranverore, kur shumçka ka rënë në gjum.  Siç ndodhë me romantikët , këtu përshkruhët pamja e vaçantë e natyrës, e cila gërshetohet me gjendjen poashtu të vaçantë shpirtërore të poetit.  Në qetësinë e natës, ku dëgjohet vetëm rrjedha e lumit, është i zgjuar edhe poeti, ngase ka një bringë, një shqetësim të brendshëm, e mundon dashuria.  Përtej vetmisë shpirtërore, dëgjohej kënga e bilbilit, e cila i zgjon atij shumë kujtime.  Dhe tani, ai , sikur heqë dorë nga çdo gjë që e rrethon, vetëm për ta dëgjuar këngën e bilbilit, e cila përafrohët me vajin e tij të brendshëm:

“O bilbil! e di se ç’dua,

Andaj zëri i bukur yt

M’a dogj shpirtin mua

Edhe gjumë s’më hyn në sytë!

Motivi mbi vdekjen- Te vjersha, “Një lul’e vishkurë, a një vashëz’e vdekurë”, i kushtohet vdekjes së Narqezes, bijës së poetit.  Naimi e shkruan këtë poezi nga dhembja për vdekjen e vajzës së vetme të tij.  Pastaj poetit i kujtohet edhe vdekja e miqëve të tij, ndët ta edhe ajo e Hoxhë Tahsinit.  Autori shtron dhe thellon disa idem bi jetën dhe vdekjen.  Shqetësimin e tij shpirtëror e ngrit në një rrafsh të përgjithshëm artistik. Naimi ndjen një dashuri të madhe për njeriun, prandaj i vjen keq për fatin e tij , që u gjend në një botë, në një shoqëri të tillë, e cila shkakton vetëm vuajtje e mjerim. Mendimet për jetën, vdekjen, fatin e njeriut, thellohen në formë gradacioni, që mund ta kishte në botën e përtej varrit:

“Apo për jetë do të shkosh,

Mosqenja të të mbulonjë,

Edhe ti jetën ta harrosh,

Dh’ajo ty të harronjë?”

Motivi erotik- Te “Lulet e verësë”, më së miri vërehet te cikli “Bukuria”, i cili i kushtohet tërësisht këtij motive. Cikli “Bukuria” , përbëhët nga 16 këngë, të cilat poeti i ka shkruar kohë pas kohe, për ti përmbledhur në një tërësi të vetme.  Cikli e ka objektin e përbashkët të frymëzimit, atë grua gati të imagjinuar, të cilën e dashuron dhe e ngrit në shkallën e simbolit.  Te ky cikël Naimi këndoi për dashurinë në mënyrë abstrakte, idealiste apo platonike.  Këndoi për një dashuri të madhe, por të parealizuar.  Edhe pse niset nga dashuria konkrete, asaj i dha përmasa simbolike, për të mos u diktuar ajo dashuri, për të mbetur anonime ajo grua.  Poeti i shqetësuar nga dashuria, i mahnitur nga bukuria, i hutuar nga qëndrim i saj, nuk e di nga  janë shkaktuar të gjitha ato plagë.  Nga ana tjetër , poeti aludon te mospërfillja e asaj gruaje ndaj tij.  Botën e saj e krahason me bërthamën e forte të hurmës, me thesarin e fshehur nën dhe.  Mospërfilljen e tillë të gruas, e cila nuk e bën asnjë hap në dhembjen e poetit, e jep perms një antiteze shumë të fuqishme:

“Dielli zënë me rezë,

Vera në qelqe të zezë,

Shpirti brënda nër qivure

Zot’I madh nër katrë mure!”

Vargjet e këtilla shprehin natyrën kundërthënëse të raporteve njerëzore, të cilat përcaktojnë përmasën e thellë të mëkatit.  Prandaj, me të drejtë kritiku Ali Aliu do të konstatojë:” Do të ishte mëkat më i rebeluar, më blasfemik edhe kundër çdo natyre njerëzore, kurthimi i zotit brenda katër mureve të ftohta e të vdekura”.

Ponoshec, 19. o9. 2012