E enjte, 25.04.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Kosova marshon drejt Shqipërisë

E enjte, 20.09.2012, 07:11 PM


Prezantojmë krijuesin e ri në disporë: Beqë Lokaj

KUR KOSOVA MARSHON DREJT SHQIPËRISË

Nga: Ramiz Dërmaku

Të shkruash për romanin e botuar të Beqë Lokajt “Amaneti i Gjyshit”, domethënë të shkruash për një punë, tashmë, të kryer. Duke shfletuar faqet e “Amanetit” kuptojmë se sa të jetojë njeriu, çdo herë diçka mëson, e zgjeron diapazonin e njohurive, deri në vdekje. Natyrisht se gjatë asaj kohe mëson gjëra të mira dhe të dëmshme. Prandaj njeriu duke e ditur se gjërat (qofshin ato të mira apo të liga) që nuk përsëriten, harrohen. Autori filloi të shënojë këtë mendime briliante ne mënyrë që ato mos të degdisen (zhduken). Njeriu kudo që shkoi dhe ngado që shkoi, bëri përpjekje maksimale për të siguruar ekzistencën, mirëpo dashuria ndaj vendlindjes, ndaj kombit dhe atdheut nuk u shua kurrë.

Njerëzit pa marrë parasysh se ku jetojnë, ata edhe pse ndeshen me sfida të mëdha, me shumë rreziqe të cilat lënë gjurmë, plagë, ato vështirë harrohen. Prandaj një fat të tillë e pati edhe poeti dhe prozatori Beqë Lokaj, i cili u ballafaqohet me shumë rreziqe, e me shumë probleme, mirëpo të gjitha atyre u rezistoi me burrëri, me mençuri dhe atdhetarizëm. Ate çka e ndjeu apo përjetoi me shpirtë e zemër, e reflektoi në dy libra me poezi dhe në një tjetër në prozë. Pra, ky poet, ky shkrimtar, ky veprimtarë i lënduar rëndë në shpirtë e zemër, duke pare gjendjen e rëndë ne të cilën kaloi e po kalon edhe sot populli shqiptarë, bëri orvatje ta paraqesë gjendjen e vështirë ashtu siç ishte dhe ashtu siç e ndjente ai, pa ilustrime, pa hiperbollizime të panevojshme, Pra, e paraqiti ate që e përjetoi vetë, ai dhe populli i tij. Në këtë kontekst, vetë titulli i romanit “Amaneti i gjyshit“, tregon se ngadalë por mesiguri, komb

i shqiptar po ecë drejtë zgjidhjes së drejtë të kauzës kombëtare, drejt Lirisë. Hierarkia e artistike dhe e vlerave është e çuditshme, sepse sa herë që kërkon të imponohesh, vjen një moment që koha të zhvlerëson dhe të jep vendin e merituar. Librat e botuara me poezi në Kosovë, si dhe romani i fundit “Amaneti i Gjyshit” në Bukuresht, dëshmojnë se autori ka sens për ta pasuruar botën tonë me vlera të reja letrare.

Beqë Lokaj tashmë ka krijuar një emër të merituar në panteonin e letrave shqipe. Kosova, sipas autorit, po rrugëton drejt Shqipërisë. Kjo vërehet në nivel artistic, përmes vargjeve të poetëve të saj si e sigurtë, e ashpër dhe e përvuajtur, sepse të tilla ishin përpjekjet për të formësuar dhe ruajtur identitetin e veçantë nën thundrrën “federale” të sllavëve të Jugut. Përmes dhimbjes dhe pikëllimit shekullor të ndarjes me forcë nga trungu amë, vargjet e poetit Lokaj janë margaritarë, si për bukurinë krenare të viseve shqiptare, po aq dhe vajtime për fatin e shqiptarit modern kosovar, të ngujuar mes dy ideologjive, kinse të afërta, bazuar në internacionalizimin proletar, por që në thelb po i bluanin identitetin e shqiptarit të Kosovës, si dy mokra mulliri. Poeti shumë herët e kuptoi politikën hegjemoniste serbo/çetnike që ushtronte regjimi jugosllav ndaj shqiptarëve.

Nuk ka gjë më të vështirë ne këtë botë se sa të lindesh e të rritesh në robëri

Tek autori i romanit “Amaneti i gjyshit”, mbi të gjitha qëndron çështja kombëtare. Ai shënon ate çka duhet shënuar, sepse e kuptoi me kohë që mbi të gjitha është çështja kombëtare dhe bëri orvatje titanike, me të gjitha forcat e tij, fizike, materiale, kohore e mendore, të ruajë gjuhën, historinë, kulturën, traditat doket, zakonet dhe shpirtin. T’i ruajë dhe t’ia shpërndajë brezave të rinj të cilët po rriten në diasporë. Duke i ruajtur të gjitha këto cilësi morale e kombëtare, autori kryen amanetin e gjyshit të tij, i cili çdo herë i thoshte: Të flijosh jetën për atdhe me pushkë në dorë, do të thotë se ke kryer njërën ndër detyrat më të mëdha ndaj kombit dhe atdheut. Poeti nuk është i kënaqur me jetën që bënë populli shqiptar në Kosovë, në trojet etnike dhe diasporë. Ai thotë:

Jetë bëjnë edhe qentë, por asaj i thonë jetë qenësh. Pra, nga këto vargje mund të kuptojmë se autori është i dëshpëruar shumë dhe mungesën e Lirisë e përjeton rëndë, dhe e shkruan ate çka e preokupon, ate çka e mundon, pa kurfarë stilizimi. Sipas Beqë Lokajt, Pasuria më e madhe e njeriut është logjika e shëndoshë, e sinqertë dhe fisnike, e cila kriijon energji pozitive, jo vetëm për vetveten por edhe për të tjerët në rrethin ku jeton dhe vepron. Ai me plot të drejtë pohon se nuk ka gjë më të vështirë ne këtë botë se sa të lindësh e të rritesh në robëri. Ne shpeshherë gjatë jetës sonë, jemi ndeshur me thëniet e prindërve, gjyshërve tanë: Pa Atdhe s’ka fe. Prandaj ne të gjithë duhet të fillojmë, të punojmë të nisemi nga kjo fjalë. Po qe se kjo fjalë realizohet në praktikë, me sigurise edhe sukseset do të ishin evidente. Pjesa dërmuese e atyre që kanë mundësi dhe aftësi ta ndihmojnë Atdheun, ata janë

dhënë pas pasurisë. Pra kjo është temë që duhet debatuar të gjithë ne. Njerëzit të cilët para interesave kombëtare vënë ato materiale, personale, karieriste, demagogjike, mund të pasurohen shumë, por një ditë mund ta humbin pasurinë, sepse ata nuk i besojnë as njeriut e as Zotit. I revoltuar tej mase me gjendjen e rëndë në të cilën po kalon populli shqiptarë, ata jo që e kanë dënuar vetveten, por ata janë duke i dënuar edhe pasëardhësit e vet.

Një rrugëtim i gjatë biblik me epilogje të dhembshme të vetmisë në dheun e huaj

Poeti dhe prozatori Beqë Lokaj, pastaj thotë: Pasuria më e madhe e njeriut është logjika e shëndoshë, e sinqertë dhe fisnike, e cila krijon energji pozitive jo vetëm për vetvete, po edhe për të tjerët në rrethin ku jeton e vepron. Nuk ka gjë më të vështirë ne këtë botë se sa të të lindesh e të rritesh në robëri. Edhe ne shpeshë jemi ndeshur me thënjet e gjyshërve tanë duke na thënë;“ Pa atdhe s’ka fe“. Prandaj ne duhet të nisemi të gjithë nga kjo fjalë, dmth; me siguri nuk do të mungonin edhe rezultatet, mirëpo tek një pjesë e madhe e shqipëtarëve ndodhë e kundërta. Duke shfletuar bibliografinë, kuptojmë se Beqë Lokaj,u lind me 1 nëntor 1945, në fshatin Prilep të Deçanit Shkollimin fillor e kreu nëfshatin Irzniq dhe Deçan.Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që kishte, ky u detyrua të emigrojë në Gjermani. Ai tërë kohën sa ishte aktiv në punë, kudo që shkoi dhe kudo që punoi, u dëshmua si një

punëtorë i mirë. Në fillim e filloi punën si murator në ndërtimtari, por me kalimin e kohës ky punëtotr i zellshëm ky veprimtar kreu disa kurse dhe e ndërroi vendin e punës. Që nga mosha rinore filloi të merret me shkrime, sidomos me poezi e.prozë, mirëpo deri sa e përvetësoi gjuhën gjermane nuk botoi asnjë libër. Tani kohën më të madhe e kalonte duke lexuar literatur gjermane, romane, ese, balada, drama, histori, libra nga filozofia, të gjitha në gjuhën gjermane. “Shtegtimi biblik“ (poezi, Faik Konica, Prishtin 2007), “Lot kurbeti“ (poezi, Jeta e re, Prishtinë 2011) dhe “Amaneti i gjyshit” (Bukuresht, 2012), janë tre librat e tij që mbeten në kujtesën e lexuesit tanë

Sipas Neki Lulajt, poeti gjendet në një rrugëtim të gjatë biblik, me epilogje të dhembshme të vetmisë në dheun e huaj. I larguar nga toka amë detyrimisht, i larguar nga familja për ta siguruar ekzistencën familjare, për ta siguruar kafshatën e bukës me mund me djersë, me nderë e me një ndërgjegje të pastër. Beqë Lokaj është një poet lirik modern, që I jep prioritet poezës patriotike. Në poezit e tij nuk gjejmë eufori. Brenda këtij harku tematik poeti me guxim i dënon dukuritë negative dhe i përkrah ato pozitive, duke e ruajtur me xhelozi historinë, kulturën, gjuhën, traditat, doket, zakonet, etj. Ndjenja e atdhedashurisë shtrihet ne të gjitha poezitë dhe prozën e tij. Në këtë tematikë shquhet romani i fundit “Amaneti i Gjyshit“. Nga tërësia e vargjeve atdhetare, reflektohet një urti filozofike, një pedantëri e rrallë dhe një korelacion i veçantë. Është e kaluara shqiptare, tradita dhe lashtësia historike, bota e për

bashkët që sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ajo që e dallon poetin e ri Beqë Lokaj nga shumica e autorëve të lirikës patriotike, është ndjenja ndaj fjalës dhe shqiptimit poetik të ngarkuar me emocione.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora