E premte, 19.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime

Hajdin Islami: Reagim ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK)

E hene, 14.04.2008, 05:34 PM


Reagim ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK)

Reagim ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Po, ju dërgoj në vazhdim një reagim timin por edhe të shumë banorëve të qytetit të Vushtrrisë ndaj Radio Televizionit të Kosovës(RTK) pasi që ai nuk e dijë sesi mund ta quan vetën TV Publik kur ky medium shumë pak ju kushton vëmendje disa komunave të Republikës së Kosovës e ndër to me theks të veçantë Komunës dhe qytetit të Vushtrrisë.Vushtrria në këtë medium (RTK) shumë pak prezantohet për të mos thënë rrallë ose hiq. Nuk e dijë se ku qëndron problemi se a mos ky televizion ka inate apo çfarë këtë unë nuk mund ta dijë? Por, për habinë më të madhe edhe emisioni informativ i titulluar “Nëpër Kosovë” në kuadër të RTK-së që është i dedikuar ekskluzivisht vetëm për lajme nëpër komunat e Republikës së Kosovës mesa duket për Komunën dhe qytetin e Vushtrrisë nuk ka pasur dhe nuk ka vend aty.Unë rregullisht që nga fillimi e përcjellë RTK-në por edhe emisionet informative të saj siç janë: Info,Lajmet, Nëpër Kosovë dhe Blic ku në këto emisione shumë pak e shumë rrallë flitet për Vushtrrinë edhe pse qyteti i Vushtrrisë ndodhet vetëm 28 kilometra larg Prishtinës, por veprimet që po i bënë ky Televizioni për mos përfshirjen dhe për mos dhënien hapësirë kësaj komune me mbi 105.000 mijë banorë na bëjnë të kuptojmë sikur Vushtrria ndodhet 28 mijë kilometra larg tyre.Se vërtetë ka anashkalim të Vushtrrisë nga ky Televizion e tregon edhe fakti se ai nuk ka as korrespondent nga Vushtrria e shtrohet pyetja sesi mund të quhet Televizion Publik i Kosovës? Kur ai është ndoshta i fundit që informohet për një ngjarje të çfarë do llojshme në shtetin e tij.RTK-ja deri më tani nëpërmjet faturave të KEK-ut në Komunën e Vushtrrisë ka fituar disa qindra mijëra euro. Ndërkaq që shumë pak herë ka folur gjerësisht për hallet, problemet dhe aktualitetet që ndodhin në këtë komunë.

Me nderime të thella dhe të sinqerta për ju.
Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora