Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Goditjet në tru

| E merkure, 19.09.2012, 07:04 PM |


Goditjet në tru

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Dje lexova këto rreshta nga një bashkëpunëtor i ZemraShqiptare:

"(...)Ndersa me 30 korrik derisa isha te varrezat e prindve kam pësue sulm në tru dhe kam humb vetdijen , kam qendrue aty i shtrim 4 orë. Më ka gjet e ndihmue djali i kunatit tim. Fillimisht pata mendue se ishte ky infarkt sepse kam pas 4 sish ma heret, por analizat që po mi bajnë mjekët këtu tregojnë se nuk paska ken infarkt, por sulm në tru. Si pasojë per momentin e kam doren e majtë të mpit dhe pa asnji forcë si dhe kam humb shumë në të pam. Tash jam këtu me terapi e ushtrime, shpresojë se gjithcka do shkon mirë(...)"

Pasi u konsultova me prindërit e mi (mjek të psikiatrisë), vendosa t`i shkruaj këto pak rreshta, duke i dëshiruar bashkëkombësit shërim sa më të shpejtë.

Sistemi nervor

Goditje në tru

Në rast të goditjes në tru një pjesë e trurit preket nga infarkti i trurit, gjakderdhja në tru ose gjakderdhja e membranës së trurit (hemorragji subarachnoid).

Çka e shkakton një goditje në tru?

Shkaku i goditjes në tru është infarkti ose gjakderdhja në tru.

Infarkti në tru ndodhën në 85% të rasteve. Një infarkt ndodhën kur një mpiksje (ndalues) vendoset në njërën prej venave të gjakut në tru dhe, ndalon (bllokon) sasinë e mjaftueshme të qarkullimit të gjakut në një pjesë të indit të trurit. Kështu që kjo pjesë e trurit merr shumë pak oksigjen dhe lëndë ushqyese, të domosdoshme për trurin.

Gjakderdhja në tru ndodhën në 10% të rasteve. Një nga venat e trurit shpërthen duke shkaktuar depërtimin e gjakut në indet e trurit. Gjakderdhja shkatërron qelizat e trurit.

Gjakderdhja e membranës së trurit ndodhën në 5% të rasteve. Gjakderdhje bëhet në mes membranave që rrethojnë trurin.

Përafërsisht çdo i gjashti individ do të ketë një goditje në jetën e tij. Rreziku nga kjo sëmundje rritet me moshën dhe është më i lartë për rastet kur individi ka tensionin e lartë të gjakut, pirja e duhanit, trashje e pakontrolluar, aktiviteti i ulët fizik, diabeti, kolesterol të lartë, trazirat në ritmin e zemrës dhe të konsumit të lartë të alkoolit.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar goditje?

Për të parandaluar goditjet në tru është e rëndësishme për të zvogëluar rreziqet e tilla. Këto janë masat që mund të zvogëlojë rrezikun e një goditje:

-          ndalo pirjen e cigares

-          shmangu trashjes

-          siguro aktivitetin e rregullt fizik

-          zbulo dhe redukto presionin e ngritur të gjakut

-          zbulo dhe redukto kolesterolin e ngritur

-          trajtimi optimal i diabetit

-          trajtimi optimal i çrregullimeve ritmike dhe sëmundjeve tjera të zemrës

-          reduktimi i pijeve alkoolike

Shenjat e sëmundjes:

Të gjitha funksionet e trupit janë të kontrolluara nga truri. Ana e majtë e trurit kontrollon pjesën e djathtë të trupit, si dhe ana e djathtë e trurit kontrollon pjesën e majtë të trupit. Në rastet e goditjes, përfundon një pjesë e punës së trurit. Ajo ndryshon jetën e një personi në mënyrë dramatike.

- Paraliza e fytyrës, krahut dhe këmbës në një anë të trupit janë shenja të zakonshme të një goditje.

- Nëse një krah është i paralizuar, bëhet krejtësisht i butë

- Nëse një këmbë paralizohet, atëherë njeriu nuk mund të qëndrojë në këmbë ose të ecën.

- Nëse fytyra është e paralizuar, atëherë goja anon dhe varet poshtë në një anë.

- Aftësia për të folur mund të keqësohet ose zhduket tërësisht. Më e zakonshme është që aftësia e të folurit keqësohet ose zhduket tërësisht nëse është paralizuar pjesa e djathtë e trupit.

-Probleme me të shikuarit. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe me sytë tuaj, një person me goditje nuk mund të jetë në gjendje për të marrë përshtypjet vizuale nga një anë. Zakonisht vet i sëmuri nuk e vëren këtë. Kjo ndodhën nëse është paralizuar ana e majtë e trupit.

- Dhimbja e fortë e kokës. Dhimbjet e forta në pjesën e prapme të kokës dhe qafës janë tipike për hemorragji subarachnoid.

- Mpirje apo pavetëdije. Në rastet e goditjes së madhe në tru, i sëmuri zakonisht mpihet ose humbë vetëdijen.

Trajtimi

Ndihma parë:

-          Kujdesuni që i sëmuri të mos e humb vetëdijen, gjatë gjithë kohës të jetë në një pozitë trupore e cila nuk e pengon rrugën e frymëmarrjes.

-          Filloni ndihmën e parë nëse është e nevojshme.

-          Telefononi spitalin për ndihmë të shpejt.

-          Ofron kujdesin deri sa të arrin ndihma e parë. Një person me goditje ndjehet krejtësisht i pafuqishëm. Qëndro me te dhe inkurajo me fjalë.

-          Vendose pacientin në një pozitë të rehatshme. Sigurohuni që krahët dhe këmbët të jenë në pozitë të lirë, të mos jenë të bllokuara; kjo për arsye se lëkura dhe nervat bllokohen dhe dëmtohen.

Kur ndihma vinë,atëherë është personali mjekësor që ka përgjegjësinë.

Mobilizimi i hershëm dhe rehabilitimi i rrit shanset e shërimit pas një goditje dhe është një pjesë e rëndësishme e trajtimit. Sa funksione të humbura një person mund të rifitojë - ndryshon prej rastit në tjetrin, por shumë prej të sëmurëve, më së paku i rifitojnë disa funksione të cilat ata i humbën gjatë goditjes.