E premte, 29.03.2024, 03:37 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Ligjet demokratike dhe armiqtë e saj

E marte, 18.09.2012, 07:45 PM


Ligjet demokratike dhe armiqët e saj

Nga Gjon KEKA

Është tepër e rëndësishme që shteti të jetë i rrethuar nga frym e demokracisë ,madje do të thoja i pushtuar nga fryma e demokracisë dhe atëherë sigurisht se nuk do të shihnim se sa lehtë ka rreshqitje nga të bërat me sapun në çoshet e ngrohta të pushtetit dhe papërgjegjshmërisë e mungesës së vizionit për të ardhmen edhe të mirën e përgjithshme.

Sepse është pikërisht fryma e demokracisë që ofron mundësin e përqafimit për çdo talent,individ ,parti me vlerë e vizion ,elitë të shëndosh dhe që ka meritën më të lartë dhe gjithë kulturën intelektuale,është pra kjo që kërkon vetëm që të jetë rrethuar dhe pushtuar nga fryma e demokracisë së vërtëtë dhe burimore.Ndërsat tendencat jodemokratike ,apo ata pushtetar a politikan që mohojn këtë frymë dhe që në gojët dhe retorikën boshe të tyre bëhen lutje të përditshme dhe himn me fjalën e demokracisë nuk janë asgjë më shumë se të refuzuarit e qëllimshëm ,kalbje e sistemit politikë të përgjitshëm,dhjamosje brenda foles së pushtetit dhe kështu ata injorojn tërë botën e shëndosh shqiptare e cila pret përqafimin e demokracisë apo është e përqafuar që të jetë një kontributore e rëndëishme e proceseve ,zhvillimit dhe të ndërtimit të shtetit të vërtetë demokratik dhe ardhmërisë së mirë për brezat në vijim.

Në vend se të lidhen për parimet e pandashmërisë dhe të patundueshmërisë si bij të mëdhenj dhe të vetëm, e të paprekur nga infeksionet ideologjike sulltaniste ata bien me vetdëshirë në krahët e ideologjisë së errët sulltaniste duke harruar ,mohuar dhe vetëvrarë identitetin e tyre europian si dhe divorcuar nga rrënjët e lashta europiane të kombit.Ky mohim ,kjo rrëshqitje me vetdëshirë ne humnerën e errët ideologjike sulltaniste ,kjo tendosje ,kjo zënie fryme tregon për natyrën e gjendjes së mjerë, por edhe për atë se realisht në këtë vend ka akoma mbetje sulltaniste të cilat jane pjell e ideologjisë së sulltanizmit që nga koha e perandorisë së egër otomane.

Megjithkëtë nje shoqeri qe nuk eshte shpetuar apo liruar nga brenda eshte shoqeri qe ka fituar vetem lirine teorike dhe ka permbysur fantazine e saj ,sepse nje shoqeri e shpetuar dhe e lire eshte shoqeri qe forcon themelet e saj dhe nderton te ardhmen e sigurt per brezat.

Mohimi i të drejtave i nderit të kombit dhe i ligjeve e historisë së tij është mohim edhe i demokracisë i vlerave ,i shpirtit historik të kombit shqiptar europian.Nuk mund të ketë demokraci të mitur sepse nuk ka të tillë askund ,ose ka demokraci të plotë të vërtetë ose nuk ka fare,ose ka edhe demokraci vetëm nominale dhe në gojët e retorikën e pushtetarëve e politikanëve.Por duhet vënë re se e gjithë kjo vetëm sa e bënë të mundimshme porcesin e nxjerrjes se frytit nga rrënjët e vërteta të demokracisë autentike dhe liberale,prandaj duhet një burim nga brenda i demokracisë që nxjerr frytet e kohës së tij dhe që mbanë shtetin të sigurët në fundamentin e saj të zanafillës.

Prandja fatura është e madhe nëse shteti i së drejtës dhe fryma e demokracisë mohohen nga individ me gjak sulltanësh e të çmendur pas pasioneve për pushtet duke harruar qëllimëshëm rrënjët e demokracisë autentike dhe frymën e saj ata harrojn të kaluarën historike të kombit të tyre dhe e ardhmja asnjëherë nuk shihet në horizont, sepse nga madhështia e kotë dhe boshe nuk shihen më rrugët e arsyes as të identitetit e përgjegjësisë dhe vizionit,pra ata bëhen kështu kundërshtarët e frymës së vërtetë të demokracisë dhe shtetit.

është gjë e tmerrshme të shohësh në një shtet ku të gjitha ligjet demokratike janë në duar të armiqëve të demokracise,sepse ligjet jo vetëm që qëndrojn në duar të tyre për sa kohë ata janë në pushtet, por edhe mbahen ashtu në duar të shtrënguara fortë për të mos zbritur në praktikën e tyre apo implementimin e tyre ,sepse vetëm duke qëndruar me ligje shkatrraqe dhe jo ato demokratike ata mbajn largë frymën e demokracisë dhe skllavërojn popullin duke e lënë atë edhe lakurq,pa dinjitet ,e pa asnjë të drejtë ndërsa shtetit ia përdhosin imazhin dhe deformojn atë.Po në këtë kuptim pushtetarët e tillë që mohojn frymën e demokracisë zgjedhin mjetin tjetër të tyre atë të Doulokracisë(qeverisjes përmes skllavërisë dhe nënshtrimit) dhe kur ky mjetë bëhet praktik populli dhe të drejtat e tij humbin ndërsa e vetmja gjë që shihet në këtë shkall sistemi përuljeje poshtëruese të popullit është simboli i pushtetarëve dhe mjeti që qeverisin asgjë tjetër nuk shihet dhe nuk përbën rëndësin për ta ,dhe kështu shteti mbahet vetëm me një numër të krijesave pushtetarësh dhe i veshur me demokraci të rreme ,që në fakt tregon se nuk ka asnjë element të demokracisë autentike dhe liberale.

Me fjalë të tjera nga ky vështrim si më lartë mund të vijm në konkluzione se fryma e demokracisë është shpirti i shtetit që mbanë atë dhe lëviz atë në drejtimin e zhvillimit dhe dinamikës si dhe në udhën e njohur të tij.

Poashtu me anë të kësaj fryme mund të sigurohet qartë ruajtja elementeve demokratike dhe në çdo kohë e nevoj domosdoshmërie do të mund të bëjë restaurimin e njëjtë duke mos dëmtuar shtyllat e saj bazike .

Prandaj elementi më i madh dhe më i rëndësishëm i lirisë është rregullimi i shtratit të saj në mesin e një shoqërie dhe shteti.

Kur kjo ka ndodh atëherë ne shumë lehët do të shohim edhe harkun ideal kombëtar dhe rrugën e përbashkët drejt të ardhmes si nga shkallët e pushtetit ashtu edhe nga djepi i qytetarëve si përbërësit kryesor të vullnetit esencial të rrugës dhe të ardhmes dhe njëkohësisht si garantuesit besnik të këtij rrugëtimi hsitorik duke mos devijuar nga identiteti orgjinal rrënjësor europian i tyre.

Nga kjo me pak fjalë ështe vetërrënim te promovosh skllaverin duke rene me vetedeshire ne krahet e ideologjise se erret sulltaniste.Duhet ditur se aspiratat fisnike të politikës qeverisëse të një shteti dhe lidershipit të saj duhet të jenë të mbështetura në rrënjët ,identitetin ,drejtësin historike dhe vlerat europiane të kombit.Asnjë qeveri nuk mund të ruaj dinjitetin e tij nëse pushtetarët që qëndrojn në krye të saj nuk ruajn me xhelozi rrënjët e kombit, të cilët nuk njohin identitetin rrënjësor europian të kombit dhe lidhin vëllazëri apo aleanca të gabuara me fatalitet për të ardhmen,ky lloj pushtetarësh janë plaga më e rëndë e vendit dhe të brezave të ardhshëm.Në raste të tilla asnjëherë nuk do të mund të shohim që një qeverisje e tillë me pushtetar të tillë do ta ruaj dinjitetin e brendshëm të kombit,pastaj nderin e tij dhe rrënjët e identitetit dhe kulturës shpirtërore e kulturore të tij.

është gjë e tmerrshme që politikat e gabuara dhe pushtetarët e saj me veprimet e gabuara ,pastaj tendencat jodemokratike por edhe papërgjegjshmërinë ia këpusin linjat e vitalitetit shtëpisë(shtetit), e divorcojn atë më historinë e vërtetë të saj dhe kohën si dhe e ndalin zhvillimin ,forcimin dhe ripërtritjen e saj në rrugën e vetplotësimit dhe të rrugëtimit të përbashkët me familjen europiane.

Ky mosbesim ,kjo çoroditje ne te gjitha segmentet tregon per krizen e thelle,çarjen e madhe dhe paaftesine per te dal nga bota e vetekenaqjes politike ne driten e ringjalljes dhe ecjes sigurt ne rrugen e ardhmerise .Kështu që pa nje politike aktive ,te pergjegjshme ,vizionare ,e lidhur ngushte ne menyre gjalleruese me vullnetin historik te popullit,si dhe ne mbeshtetje te plote ne rrenjet e vlerave sublime te kultures se kombit nuk mund te shfletojm faqet e te ardhmes dhe kohes para nesh.Si nga hapat e pamenduara dhe te nxituara ,ashtu edhe ato te vonuara politike shteti mund te demtohet,e vetmja menyre eshte te behen hapa vizionar dhe me urtësi të madhe.

Vetëvetëdija e historise se kombit eshte rendesishme per te njohur vulen e udhpershkrimit historik,ngjarjeve te medha ,gabimeve te pafalshme historike,pastaj natyren e qarte te veprimeve dhe fatit ashtu qe brezat me pas te mund te gjykojn kete ne menyre te paster dhe pa ngarkesa e syze ideologjike.

Nganjeher popujt duhet te gjurmojn thelle per te gjetur themelin e vjeter te tyre.

Por fatmiresisht populli shqiptar e ka mundesin qe te gjejne themelet e vjetra europiane te tyre pa gjurmuar thelle dhe kur t'i gjejn do te kuptojn se jane rrenja kryesore e themeleve te familjes europiane.

Prandaj duke parë këtë pushtetarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta zotërojn edhe frymën për të cilën edhe aspirojnë ,pa e zotëruar atë ,pa e pasur brenda tyre këtë fryëm ata nuk mund të arrijn dhe aq më pak të nisen sepse nuk e njohin rrugën për të mbërri sigurtë tek qëllimi.

Kështu që me pakë fjalë nëse duam apo jo të dim karakteri i Europës eshte i bazuar ne rrenjet unike te saj edhe pse popujt jane te pavarura e sovrane pergjithmone ,ne te njejten kohe ata jane ne nje unitet te pazgjidhshem.

Ne mund të themi se karakteri i Evropës së sotme është i bazuar në këtë njësi dhe çdo popull që është jashtë këtij karkateri dhe kësaj njësie është i huaj për të. Pra është karakteri dhe rrënjët unike shpirtërore e historike që e bëjnë Europën të bashkuar në trupin e saj të natyrshëm .Vendet dhe popujt janë të ndara në aspektin e të drejtës ndërkombëtare të vetvendosjes dhe pavarësisë së tyre nga njëri-tjetri, por në të njëjtën kohë ata janë të angazhuar në një unitet të pazgjidhshëm përgjithmonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora