Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Manastiri = vendlindja e Alfabetit

| E marte, 18.09.2012, 07:55 PM |


Me rastin   e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Manastiri = vendlindja e Alfabetit

- ...duhet të ketë prioritet në Manifestimin Qëndror të Vlorës-

Shkruan : Reshat Nexhipi

Këtë gjë, shqiptaret nuk duhet ta harrojne kurrë, që Manastiri është vendlindja e alfabetit shqip. E them këtë sepse kam parasysh faktin që  nga ky qytet,Qendër e ndonjëhershme  e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të shprehem në  mënyrë figurative, ka dalë ,,nusja,, e përjetshme, e cila, një shekull  e ca, me përkushtim dhe me sukses, po u shërben dhe sa të jetë bota,do t iu shërbejë tërë shqiptarëve të Globit.

Edhe në një rast kam shkruar  që Manastiri me objektin e Alfabetit për shqiptarët, duhej të  lonte rolin e Mekës dhe Qabesë për muslimanët. Poashtu, një gazetarit të Korçës, si me shaka, i kam thënë që sikur  në qytetin e tij, të kishte ndodhur një gjë e tillë për sllavët maqedonas, këta do ta kishin kërkuar jo vetëm objektin, por edhe qytetin. Dhe, kur jam te objekti, në krahasim me atë që duhet të ishte, përveç ca meremetimeve të bëra nga partia shqiptare  në pushtet, brenda dhe jashtë tij, nuk ka asgjë me rëndësi e cila mund të ishte atraktive për ta vizituar.  Do Zoti, premtimet e bëra, nga kjo parti, realizohen të paktën tani në prag të 100-vjetrorit të Pavarësisë,  sepse   ajo që ndodhi në këtë objekt, ka të bëjë tepër edhe  me ngjarjen e Vlorës. Fjala është  pra  për  rolin Kongresit të  Parë të Manastirit, të vitit 1908,  gjatë të cilit, përveç çështjes së Alfabetit, që shtrohej botërisht në mbledhjet plenare, patriotët tanë, kryesisht në shtëpinë e Qiriazëve dhe Themistokli Gërmenjit, në mënyrë konspirative, rrihnin edhe çështjen që kishte të bëjë direkt ose indirekt edhe me Pavarësinë.

Për rolin  e  Kongresit dhe të Manastirit në përgjithësi,  kam shkruar disa herë, madje dhe një fejton të gjatë, i cili gjindet në faqet e internetit, prandaj

kësaj rradhe, po i bie fare shkurt, për të mos  thënë  ,,telegrafisht,,.

Kongresi, siç dihet, solli  vendim që  shqiptarët mos përdorin më alfabete të ndryshëm si gjerë atëherë, por vetëm një të vetëm, gjë që  mundësoi  komunikim    të mirë dhe më lehtë me njëri tjetrin në  gjetjen e gjuhës të përbashkët  se si mund të  hidhej njëherë e përgjithmonë  robëria  pesëshekullore  osmane. Pra, në Kongresin e Manastirit, u vendos që të merrte fund përdorimi i alfabeteve të ndryshëm, të cilit, jo vetëm që ishin barierë e fortë në komunikim, por, çishte më e keqja, krijonin  grindje midis shqiptarëve, të cilit lehtë binin nën ndikimin e   vendeve fqinje, alfabetin e të cilëve  e kishin në përdorim.

Prandaj, disa herë kam shkruar dhe prap po e përsëris se  Manastiri,  si vendlindje e Alfabetit  forcoi  rrugën drejt Vlorës, rrugë kjo e  filluar  nga Skenderbeu, i cili, të shprehem  përsëri në mënyrë figurative, ,,stafetën,, ia dorëzoi Abdyl Frashërit dhe prijsëve të Kosovës në Prizren, kurse  këta  e drejtuan  tek i biri i Abdylit në vendlindlindjen e Alfabetit dhe prej aty, kjo ,,stafetë,, u drejtua   përmes Shkupit në Vlorë, ku e pranoi Ismail Qemali, më 28 nëntor 1912, katër vite pra dhe në të njëjtin muaj,pas Kongresit të Manastirit. Në këtë drejtim, rol të çmuar lojti edhe Shtypshkronja universale që u ngrit në oborrin e Qiriazëve disa muaj pas Kongesit sepse nga ajo dolën 300 mijë tekste në 13 gjuhë,të cilat shpërndaheshin në tërë botën, duke aktualizuar   në këtë mënyrë posaçërisht   çështjen  e pavarësisë.

Kjo dhe shumë  momente të tjera,të cilat,siç thashë,i kam theksuar tjetër herë, më motivuan dhe më bënë të guximshëm  të them  se do  të ishte   mëkat i madh i organizatorëve nga Tirana, nëse  nuk  përfillin atë e cila qendron në titullin e këtij shkrimi.Vetëm kështu mund të lahen gabimet e  bëra ndaj  Manastirit i është lënë pothuajse tërësisht në mëshirën e Zotit.

Kalimthi ju kujtoj, se edhe me rastin  e 100 vjetorit të Kongresit, dy kryeministrat tanë, ndoshta jo me fajin e tyre, vizituan vetëm Shkupin e jo Manastirin, kështu që shumë  shqiptarë të qytetit tonë, me të drejtë, si me shaka ose seriozisht, të revoltuar, atëhere, shtronin pyetjen:

-Kush është vendlindja e Alfabetit, Shkupi ose Manastiri?!

(Për ZSh-në, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)