E premte, 19.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (7)

E marte, 18.09.2012, 07:49 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (7)

Nga Dedë Sokoli

- M -

– Madhështia nuk është që të jeshë i fuqishëm, por në atëqë të dishë të përdorësh forcën.

– Madhësia e dijes sate lind zili, ndersa thjeshtesia ezemërës sate lind miq.

– Malet tunden por nuk bien.

Mali ka sy, fusha ka veshë.

Mali me mal nuk takohet, njeriu me njeriun takohet.

– Malli është bisedë zemrash.

– Malli i botës duket më i mire.

– Malli i keq shifet në bojë, njeriu i keq shifet në sy.

– Malli i prishur nuk shitet pa gënjeshtra.

– Malsori i zgjuar te Zoti dhe i shkathti te dreqi.

– Marrim pjesë në lavdinë e të parëve tanë vetëm atëherë kur mundohemi t’u ngjasim.

– Martesa është diçka që duhet t’i perkushtoni tërë vemendjen tuaj.

– Martesa është stadi i persosmërisë morale.

– Martesa po doli ngjalë haje, po doli gjalpër të hëngri.

– Mashkulli mund të jetë fatlum me çdo femër për aq kohë sa ai nuk e dashuron.

– Mashkulli rrogën dhe grueja moshën nuk kanë deshirë me i tregue me ekzaktësi.

– Matu kur flet, por jo aq sa të bëhesh rojtar i fjalës tënde.

– Mbarë bota është një skenë, dhe gjithë njerzit janë spektatorë.

– Mbaroi djathi, rroftë shëllira.

– Me budallain mos u merr se do ta keshë ferrë nëpër këmbë.

– Me drejtësi duhet të punojë çdo njeri.

– Më i poshtri njeri, është ai që kërkon njeri nga njerës të poshtër.

– Me 1far syri të më shofësh, me atë do të shof edhe unë ty.

– Me dituri nuk ngopet njeri.

– Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë thyen edhe gurin.

– Më e mira gjë që njohu dhe kuptoi njeriu në jetë, është të mësuarit.

– Me e njoftë vedin eshtë urti, me e qeverisë vendin është trimri.

– Me e pasë bishtin, ta presin, mos me e pasë, ta ngjësin.

– Me gojë i afron dhe i largon njerzit.

– Më i keqi vlla, të merr hakun.

– Më i lumtur ndër të lumturit është ai që mund të bëjë të tjertë të lumtur.

– Më i mënçuri është ai që nuk mëndon se është i tillë.

– Më i mirë ushqimi për njeriun është ushqimi i shpirtit( kënaqesia).

– Më ke mungue fizikisht, por jo shpirterisht.

– Me kënë e lehtë me mbajtë shtepi- Kola im kish me mbajt tri.

– Me kursime ka fitime, qoftë fitimi sa një qime.

– Më mirë sot me të tërheqë veshin se sa nesër me të dhënë ndonjë shuplakë.

– Më mirë “ punë” e mbarë, se mirëse të gjejmë.

– Më mirë bukë thatë e në shtepi- se sa gjellë e në tryezë të huaj.

– Më mirë dhëmbët e luanit se shqelmat e gomarit.

– Më mirë djepin bosh se shejtanin brënda.

– Më mirë dy gisht zotësisht se treqind filliqësisht.

– Më mirë është tu besojmë syve tanë se sa fjalëve të botës.

– Më mirë gomarin tënd se kalin e huaj.

– Më mirë me nxi fytyrën se sa zemrën.

– Më mirë me ra në dëm se sa në mbarre.

– Më mirë një mëndje e zgjuar se një pasuri e trasheguar.

– Më mirë një shok se sa shumë shokë.

– Më mirë një vezë sot se një pulë mot.

– Më mirë pak e saktë, se shumë e për lumë.

– Më mirë puno kot se sa rri kot.

– Me mirë shqipe një ditë se sorrë ç00 vjet.

– Më mirë të hidhurat përpara e të ëmblat pas.

– Më mirë të jeshë i pari në katund se i fundi në qytet.

– Më mirë të jeshë i sigurtë se sa i penduar.

– Më mirë të keshë mallin fëmijës, se sa të qashë hallin.

– Më mirë të keshë mend se sa pare.

– Më mirë të mos keshë miqë, se sa t’i kesh të keqijë.

– Më mirë të të rrëshqasë këmba se goja.

– Më mirë vonë se kurrë.

– Me ndëshkim edukohen vetëm skllavërit.

– Me një nuse, nuk bëhen njëqind dhëndrra.

– Me një tra nuk mbahet shtëpia.

– Me pak lekë, mund të blesh shumë gjera në se ke vullnet.

– Më sa don bilbili kafazin, aq don shqiptari robërinë.

– Me shëndet, çdo gjë na duket e kënaqëshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaqë.

– Me shumë skuqu para vedit se sa para të tjerëve.

– Me të hangër qeni i huaj të ankon dikush, kurse me te hanger qeni ytë s’të ankon kurkush.

– Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë, mos bëj shaka.

– Me vllanë, kurr mos e hiq gurin e fundit.

– Më zor është ta ruash sesa t’a fitosh lirinë.

– Mëkati te njerzit është si zjarri grek që nuk mund të shuhet me ujë por me lot.

– Mënçuria është armë e njeriut të kulturuar.

– Mënçuria është dhunti njerzore, besa dhe trimeria janë tipare burrërore.

– Mënçuria është të dishë çfar do të bësh më tej. Virtyti është ta bësh atë.

– Mençuria njerzore, pasuria më prrallore.

– Mëndimet e larta, gjenden në fjalët e shkurtra.

– Mëndimi i thellë jeton në zakonet e lashta, të cilat duhet respektue.

– Mendimi para se të thuahet, duhet të gatuhet.

– Mëndja bie gjithmonë në lakun e zëmrës.

– Mëndja e këthjelltë të jep pasqyrën më të mirë për vetveten për të njohur kohën, jetën dhe të vertetën.

– Mëndja e lehtë, rëndon të zone.

– Mendja e madhe e zeza e të zot.

– Mëndja e madhe, barrë e të zot.

– Mëndja e njeriut është vatra e të gjitha rrezeve të intelektit.

– Mendja është si parashtuta, po nuk e hape, nuk punon.

– Mëndja me mëndje- pjellin mëndje.

– Mendja po të iku, nuk të vjen më.

– Mëndjelehti është si flutura, gënjehet me fjalë të urta.

– Mendjemadhësia është vlla i parë i budallajt.

– Mëndjemadhësia më shumë është shenjë e perçmimit të vetvetes se sa krenari.

– Mëndjemadhësia, pamëndësia, mendjekeqësia, në mungesë të urtisë - “ kur bëhen lëmsh” – mund të sjellin të pa pritur, madje dhe fatkeqësi.

– Mendjemadhi niset në kalë dhe kthehet në këmbë.

– Mëndjet e mëdha diskutojnë idetë, mëndjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mëndjet e vogla diskutojnë njerëzit.

– Mëndo dhjetë herë e fol njëherë.

– Mëndo mirë dhe mirë do të gjeshë.

– Mëndo në mëngjes, vepro në mesditë, ha në mbrëmje, flej natën.

– Mëngjesi është më i mënçur se nata.

– Mënyra më e mirë për ta humbur pushtetin eshtë frika për ta humbur.

– Mënyra më e sigurt për tu gënjyer është ta kujtosh vedin se je më dinak se të tjertë.

– Merr belanë e botës e vën në krye të vatrës.

– Merr mërzi pa pikë nevojë.

– Meshkujt dashurojnë pak dhe shpesh, ndersa femrat shumë dhe rrallë.

– Mësimi pa urtësi është sa një ngarkesë librash mbi vithet e gomarit.

– Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të ardhmen.

– Mëso prej të mirave por edhe prej të keqiave të komshisë.

– Mëso zanat të rrosh, bëhu tregtar të fitosh.

– Mësuesi duhet të jetë mësues për të tjerët dhe nxenës për vedi.

– Mësuesi më i mirë është përvoja.

– Mësuesit frikacakë, asnjherë nuk edukojnë nxënës trima dhe krenarë.

– Midis dinakërisë dhe besimit, zëri i arsyes mbetet.

– Mik i mirë është ai që rri me ty edhe kur do t’i pëlqente të ishte tjetër kund.

– Mik i parë i shtëpisë është ai që të kërkon vajzën.

– Miku është mik derisa nuk të përzihet në punët e shtepisë.

– Miku është nevoja jote e plotësuar.

– Miku është si mjalta, komshia si kripa.

– Miku i mirë njifet në ditë të vështirë.

– Miku i vërtetë është ai që hyn kur dalin të tjertë.

– Miku i vërtetë nuk të le kurr.

– Miku kërkohet gjatë, gjendet me zor, dhe ruhet me vështirësi.

– Mikun gjithmonë respektoje, vure në krye të vendit, por zot shtëpie mos e bëj.

– Mikun qortoje veças dhe lavdëroje botërisht.

– Mikut dhe të urtit mund dhe duhet tu hapësh zemrën.

– Mikut fik e armikut thikë.

– Mikut që e therret, i ke borxh hyezmet.

– Mikut të afërm mos ja dij aq shumë për nderë kur vjen se ai patjetër vjen shpesh.

– Mikut të zemrës i lëshohet shtëpia.

– Miqë, nuse, prindër e vllezër gjenë vetëm në Atdhe.

– Miqësia dyfishon gëzimin dhe përgjysmon brengat.

– Miqësia e vërtetë mund të lidhet vetëm atëher kur secili respekton secilin.

– Miqësia është një rrugë e madhe në të cilën sulen burrat dhe grabiten grate.

– Miqësia lidhet pa interes dhe prishet nga interesi.

– Miqesia me të medhenjtë, si dielli në dimer.

– Miqësia nuk është gjë tjetër veçse një emër.

– Miqësitë e reja për vënde e njerës, kanë si trauma harrimin e të vjetrave.

– Miqtë e shpallin vedin të sinqertë, armiqtë janë……

– Mirësia nuk i bën njerzit të lumtur sa ç’i bënë lumturia njerzit e mire.

– Mirësjellja nuk trashëgohet, por fitohet.

– Mirësjellja s’kushton asgjë dhe bën për vetë gjithçka.

– Mirsjellja e bën njeriun të duket nga jashtë ashtu si duhet të jetë edhe nga brenda.

– Mirsjellja është lulja e njerzimit.

– Misteri i vërtetë i botës është e dukshmja, jo e padukshmja.

– Mjeku i të sëmurëve është gjumi i rregullt.

– Mjeku kuron, por është Zoti që të shëron.

– Mjer ai peshkatar që ka frikë nga lumi.

– Mjer ai që nuk e shef vedin në pasqyrë dhe nuk e njef veten e vet.

– Mjerimi e ka bazën në padrejtësinë e jetës.

– Modestia është e të gjitha kohërave dhe e të gjitha moshave.

– Mohimi i gabimit, eshtë gabim i dyfishtë.

– Moj kasolle, kun a mblodhe.

– Mollën e mirë, e han i zoti.

– Monistët hiqeshin si filozofë e të zgjuar, por koha I demaskoi si hipokrit e të kamufluar.

– Mos fut pykë në nyje se të thyhet.

– Mos beso gjithçka që thuhet, e mos thuaj gjithçka që din.

– Mos dashuro atë që është përfekt por bëj përfekt atë që do.

– Mos e bëj kurr mikun baras me vllain.

– Mos e bëj qimen tra.

– Mos e ler kurr të shpëtojë rasti për të mbajtur gojen mbyllur.

– Mos e ler vedin të të marrin nëpër kembë gjerat e vogla.

– Mos e lësho fjalën si lopa baglën.

– Mos e ngjish tjetrin për muri, se të këthehet për fyti.

– Mos e shif gunën- por shif punën.

– Mos fol për të tjertë pa e parë vedin në pasqyrë.

– Mos hyn në valle nëse nuk din të kërcesh.

– Mos i bëftë mundimi hajr.

– Mos i bëj llogaritë e botës në hesapin tend.

– Mos i beso as këmishës tënde në trup.

– Mos i beso fjalës së mirë të hasmit as ditës së mirë të dimrit.

– Mos i besoni atij që nuk i beson as një njeri.

– Mos i humbisni shpresat tek një nxënës kur ai ka qoftë edhe një mëndim të qartë.

– Mos ia lejo gjuhës sate të ecë përpara mëndimit tend.

– Mos iu frikso armikut që të sulmon por mikut që të lajkaton.

– Mos jeto me frikën e vdekjes, por vdis me gëzimin që ke jetue.

– Mos kërcit dhëmbët, por shtroi këmbët.

– Mos ki frikë nga hasmi por nga miku i rrëmë.

– Mos luaj me zjarr se të bëhet vaj.

– Mos lufto kurr dikënd që s’ka asgjë që të humbasë.

– Mos mendo kurrë se ti je i mirë dhe të tjetë nuk vlejnë asnjë grosh.

– Mos merr as mos jep lekë hua se humbet mikun dhe lekët.

– Mos na lashtë Zoti pa miq, dashamirë dhe jarana.

– Mos nxirr vrer prej goje të hidhrosh por nxirr sheqer të ëmbëlsosh.

– Mos perbuzni kurr një opinjon të kundërt me tuajin.

– Mos përkujto shumë atë çka ke humbur, per të mos humbur atë çka e ke.

– Mos pi pa shikuar, mos firmos pa lexuar.

– Mos pyet sa vjeç je por ç’shëndet ke.

– Mos pyet si vdiq po si rrojti.

– Mos qesh me shokë se e gjenë në kokë.

– Mos shif nga bukuria por nga dituria.

– Mos shko si mazi pas pelës.

– Mos shtyni për nesër atë që duhet ta bëni sot, sepse e nesërmja ka punët e sajë.

– Mos u bej burrë i mirë në sofër të huaj.

– Mos u bej si thana që lulëzon e para dhe lidhë kokra e fundit.

– Mos u bej thes i shpuar.

– Mos u kaçafyt me derin, sepse të dy do të bëheni pis.

– Mos u kap për degësh por për rrënjesh.

– Mos u mat me hijen e mëgjezit.

– Mos u mbeshtet te shkopi i kalbur.

– Mos u mburr mos u lavdëro, po ul kokën e mëso.

– Mos u mbyt në një pikel ujë.

– Mos u merr kurrë me idjotët se del i humbur.

– Mos u nxito, si në lidhjen e miqësive të reja, ashtu dhe në largimin prej miqësive të vjetra.

– Mos u shqetëso se nuk din, por shqetësohu pse nuk meson.

– Mos u sill si ariu në vreshtë.

– Mos u tall tepër dhe thuaj vetëm të vërtetën.

– Mos urre të pasurin,thirri vedit të punosh që të jeshë i pasur.

– Mullini nuk bluan po nuk pati kanalin me ujë.

– Mund ta arrijmë dritën e agimit vetëm duke pershkruar shtegun e natës.

– Mund të harrosh personin me të cilin ke qeshur, por kurr me atë të cilin ke qarë.

– Mund të hiqesh si budalla por nuk mund të hiqesh si I mënçur.

– Mund të jeshë më dinak se një njeri tjetër, por jo më dinak se gjithë të tjertë.

– Mund të kemi shoqe fanatazinë, por si udhëheqse duhet të kemi arsyen.

– Mund të mbyllësh sytë para realitetit por jo para kujtimeve.

– Mundohu të jeshë i tillë si të përshkruajnë lajkatarët.

– Mungesa e nderit është më e t’merrshme se vdekja.

– Muri luan, burri s’luan.

– Mustaqe ka edhe misri por nuk bëhet burrë.

– Muzika është gjuha e vërtetë e të gjithëve.

– Muzika është 1elsi i zemrës femërore.

– Muzika është ushqimi i shpirtit.

– Muzika flet gjuhën e shpirtit dhe të qiellit me anë të instrumentave.

-----------------

 

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me  -N-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora