E premte, 29.03.2024, 02:38 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Satira e Nebi Dragotit dhe në haik

E hene, 17.09.2012, 05:32 PM


Kritikë

Satira e Nebi Dragotit dhe në haik

Nga Xhevahir Cirongu

‘’Një trajtim tematik uniformë liriko-mediativ,duke u munduar se gjykoj drejtë,e ka bërë haikun paksa monoton.Si fenomen psikologjik,monotonia e zgjatur bëhet e mërzitshme…. Si  për’’inat’’të atyre(për humor) që shkruajnë haikun..(duke i bërë që të meditojnë për këto rreshta),  zhgaravita dhe unë…Por duke ia kthyer faqen në haik satirik.Dhe kjo quhet risi gjinie e llojit të poezisë.Letërsia vitale,në kuptimin më të gjerë e më të mirë është dhe duhet të sjellë risi,…ndryshe rutinizohet.’’

Këto  pak rreshta autori i librit i thotë qysh në hyrje të haikut me satira.

Edhe botuesi mbështet dukurinë pozitive duke u  shprehur:”Nebi Dragoti rubairës dhe i haikut,i ka dhënë fytyrë satirike’’.Kjo është e reja në këtë gjini që nuk është parë tek autorët e tjerë. Ky autor lëvron me sukses:publiçistikë,fejton,satirë,poezi për fëmijë e të rritur,kritikë  etj.Kjo gamë e gjërë shkrimi ka reflektuar në organet e shtypit.Ky krijues ka natyrën e të qënit tendecioz,ka guximin në kapjen dhe trajtimin e temave socialpolitike,me qëllimin e vetëm,të jetë në shërbim të shoqërisë me artin e tij. Ky objektiv madhor i është rrënjosur thellë në botëkuptimin e tij dhe,e çuditshme, e ngacmon,nuk merret me tematikën kalimtare,me motivet tringa-linga,me trajtime celebrale që nuk kënaqin as  lexuesin për të cilin bëhet çdo lloj arti.

Ai,s’fundmi,vjen para lexuesit me dy vepra satirike:’’Goditje fjale’’dhe ‘’Haiku satirik’’.Për këtë të fundit,vetëm për rininë që ka,po përcjell mendimin kritik; ndërsa për tjetrën them se ajo do shumë punë për të plotësuar në kritikë vlerën që mbart.Në satirën tonë nuk shihen trajtime të tilla tematike bashkëkohore:’’Pensionisti vdiq(…)/Paraja ende qënka gjallë:/korrupsionistët ia marrin pensionin’’. Satirë e fortë,goditëse,therse,zë vend në këtë krijimtari,e cila do të ketë shtrirje kohore jete për sot dhe për nesër.Në aparencë haiqet e Nebiut të duken të lehta,por meditacioni satirik të tërheq si magnet dhe të bën të jetosh e t’i bashkohesh qëndrimit të autorit.

’Lum kush merr/një frymë,një vulë/pa kruajtur xhepat…/.Kjo tematikë vilet nga jeta dhe nuk është frut fantazie jashtë realitetit.Këtu qëndron dhe merita e krijuesit.Pena e tij çon predha me qartësi objektivi:’’Republika kaq shumë/veshur blu me policë:/prapë kriminilateti vazhdon’’.Për këtë vazhdoj e lakoj  fjalën guxim autori,se ky është qëndrim qytetar që ngre zërin edhe në sensin politik.Poeti Nebi Dragoti ka frymën e kohës në krijimtari dhe nuk tutet në  llogoren e tij. Ai përms këtij sinqeriteti që shpreh ndaj kohës,ngre penën e tij dhe qëndron në këtë barrikadë kundër anëve negative,që duke bërë apel kërkon të operohet kjo rrezikshmëri,që i kanoset shoqërisë.   ‘’Paradoks demografik/Ministri pa produkt;/personeli për meter katror i tepërt…’’.Pra,në haiqet e tij goditen burokratët,parazitë në politikë dhe të paaftët në detyrën që u jepet.Veshja e mendimit me sensin e satirës,është sa i matur dhe i thellë aq dhe real.:’’Ministër-fjalë e lakmueshme,(p.sh. për bujqësinë s’merr vesh). /… rrogën sagllam e merr si ministër’’.Ja, dhe një haik tjetër: ‘’Hirarki tarafesh,/rriqra nepatizmi në shoqëri,/shtet me hije zvarritëse gjarpri…’’Këtu filozofia e autorit  është e karakterit politik.Sot pakkush ndihmon shoqërinë me artin e të shkruarit.Ai përcjell mendimin e qartë politik filozofik edhe kundër lëvizës:’’Krika egërsirë/ ushqehet me parfurmësinë;/tokat kthehen djerr lëndinë…’’.Këtu,një politikan i zoti ekonomist, i jep të drejt autorit dhe,nga ana tjetër,del qartë të qënit pozicion të shëndosh për ç’ka shqetësohet poeti.Për të mirën e shoqërisë,ai  kërkon të ketë sa më shumë krijues në këtë natyrë,që dhe politika drejtuese e shtetit e çdo kohe të shohë për të qënë më efiçente në drejtim të jetës së vendit.Ky trejtim tematik dhe zbërthimi i  ideve në fushën e satirës,është natyra e karakterit të Nebiut;na kujton Migjenin,na kujton autorët e Rilindjes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora