E shtune, 20.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Diplomacia angleze dhe shpërnguljet

E hene, 17.09.2012, 08:01 PM


Tema historike kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë

133-vjet nga LKSH e Prizrenit dhe 100-vjetori i pavarësisë

DIPLOMACIA ANGLEZE DHE SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE NGA  SANXHAKU I NISHIT (1877-1878)

Dokumente angleze rreth shpërnguljes së shqiptarëve gjatë viteve (1877-1878) dhe Programi i Komitetit të Stambollit përpiluar nga patriotët më të shquar të kombit...

Shkruan: Qerim Pllana

Në arkivat e Londrës, Parisit, Vatikanit, Berlinit, Vjenës, sidomos të Stambollit  Prishtinës dhe Tiranë, ruhen dokumente, faksimile dhe shënime tjera me interes kombëtar, si dhe të dhëna tjera arkivore, rreth tragjedisë  të kombit shqiptar. Në veçanti të atyre në veri-lindje të tokave autoktone të Shqipërisë, Kosovën Veri-lindore, Maqedoninë Perëndimore, Janinë e Çamëri. Për ndjekjen e dhunshëm të kësaj popullate nga pjesët e Sanxhakut të Nishit, në qarkun Toplicë, Vranjë, rrethin e Leskovcit, Kosanicë, Dobriq, Grykës së Veternicës, Jabllanicë, Pustorekë, Polanicë, Klisuricë, Masuricë, Fushëgropën e Vranjës, Vllasinë, Kraishtë deri në veri të Nishit, etj. Me dokumente të ruajtura në arkivat, Londër, Vjenë Stamboll, Prishtinë, Tiranë, Nish etj., dëshmohet çdo gjë për periudhën 1877-1878, para 133 v.

Shumë historianë, kronist dhe publicist serbë, pohojnë, madje dhe tmerrin e këtyre shpërnguljeve ngjashëm me ato të sh. XV-të, pas rënies të Shqipërisë nën sundimin Turk të vitit 1506, dhe me 1988-1989 nga Kosova, toka e djegur dhe e masakruar nga gjelati Milosheviq dhe kompani në pushtetin aktual serb.

Lidhur me shpërnguljet, ndjekjen dhe dëbimin masivë të shqiptarëve me shkrimet e tyre dallohen disa historian serbo-jugosllavë si: Vidosava Nikoliq-Stojançeviq, Milorad Vasoviq,  Nikola P. Iliq, Trifun Zoniq, Rista Nikoliq, Jovan Trifunoviq dhe të tjerë. Kurse nga shënues shqiptar, njihen, Dr. Sabit Uka me kompletin prej katër librave, (e fundit mbetur në dorëshkrim), Dr. Emin Pllana, Dr S. Brestovci,  Dr. Hakif Bajrami, autori i këtij teksti, z. Dr. Sabile Keçmezi-Basha dhe një numër studiuesish tjerë shqiptar, gjerman, austriakë, turq, italian etj.

Sipas autorëve të sipërpërmendur nga dokumente angleze, në trevat: Sanxhaku i Nishit, Toplicë, Vranjë, Leskoc, Kosanicë, Dobriq, Grukës së Veternicës, ,Jabllanicë, Pustorekë, Polanicë, Klisuricë, Masuricë, Fushëgropë të Vranjes, Vllasinë, Kraishtë deri në rrethin e Nishit në veri (Mollëkuqe), Prokuple, Kushumli, Leskovc, Vranjë, Pirot etj., po sipas këtyre autorëve, në trevat e përmendura, shtriheshin afro 300 ( ) fshatra me popullsi kryesisht shqiptare, dhe afro 120 sosh  me popullsi të përzier -shqiptarë, serb, turq, jahudi, romë etj. Mirëpo ky numër i fshatrave nuk përkon me të vërtetën, pasi që nga studimet dhe hulumtimet e më vonshme, sidomos të autorëve shqiptar, del se në këto treva me afro 32 mijë kilometra katrorë, kishte mbi 720 vendbanime rurale dhe urbane të pastra, gjysmë të përziera me shqiptarë, serbë, turq, ebrej, jevgë etj.

Studimet e Dr. Sabit Uka, dëshmojnë për një fakt të saktë të numri të vendbanimeve dhe numrit të banorëve autokton në trevat e përmendura. (Është për t`u befasuar me akademikë  Dr. Emil Lafe dhe ca të tjerë të cilët s`e njohin se kush ishte Dr. Sabit Uka)! Të tjerët me këtë problematikë fare pak, apo aspak nuk janë merr! Edhe pse ka të bëj me toka dhe popullsi etnike-autoktone shqiptare në veri-lindje të Shqipërisë, Maqedonisë Perëndimore shqiptare, Kosovës Lindore, Çamërisë etj.

Dr. M. Gj. Miliqeviq, duke folur për”aspiratat politike të shqiptarëve në kohën e Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Prizrenit” shkruan: “Shqiptarët nuk pohojnë dhe nuk pajtohen se janë pasardhës të ndonjë populli që ka falimentuar! Siç thonë këta,  populli shqiptar është një popull me histori të vetën dhe popull i pavarur, aq më tepër shqiptarët e Toplicës dhe të tjerët, protestojnë  kundër turqve që i vunë nën sundimin turk”... “Në vitin 1877-1878 filloi shpërngulja me dhunë e tyre. Numri më i madh i tyre u vendos në Sanxhakun e Prishtinës, të Pejës, (nuk e përmend Kazan e Vushtrrisë), për të shtuar, pjesa më e madhe e tyre shkoi në “Turqinë e sotme”.

Për  gjendjen e t`shpërngulurve me dhunë nga trojet e tyre, ndër tjera flet edhe një diplomat anglez - z. Gould Maruguis of Salibsugyt. Ai shprehet : “ Dëgjoj se kohëve të fundit qeveria serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme, të mos them mizorisht, ndaj shqiptarëve në krahinat e dorëzimit. Nëse informata ime është e saktë, madje kam çdo arsye të besoj se është kështu, banorët paqedashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100-fshatrave (numër jo i saktë v. e autorit), të Luginës së Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan (...). Këta njerëz fatkeq që nga kjo kohë  janë duke shtegtuar poshtë e lartë, duke vuajtur nga uria  në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Ata nuk kishin leje të mblidhnin të lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtria serbe, megjithëse herë pas herë dërgonin delegat dhe shumë peticione  ( vr, e autorit, këto punë zakonisht po i kryente Sheh Jonuzi nga Toplica, Pllana), drejtuar qeverisë serbe. Duke ia ofruar nënshkrimet e tyre dhe duke premtuar se do të bëhen të “nënshtruar dhe besnik të princit Milan Obrenoviqit”!

Çdo herë – vazhdon diplomati anglez – kur kërkonin  të kalonin vijën e reparteve të rojave vriteshin, dhe në disa raste, nga dëshpërimi i dukshëm kishin marrë masa hakmarrëse, të cilat u kushtonin serbëve bukur shtrenjtë. Kur pata mundësi të takoja herën e fundit M. Obrenoviq, i thash pa dashje ekselencës së tij këto fakte dhe nëse duhen mund të pohohen. “Jam i sigurt se qeveria e madhërisë suaj dhe shumica e fuqive të mëdha, do të kërkojnë llogari nga qeveria serbe dhe do të insistojnë  që të ketë drejtësi të vërtetë ndaj këtyre njerëzve të pafat, faji i të cilëve është vetëm se i përkasin një race të huaj dhe besimit tjetër”! Ekselenca e tij shpalli botërisht se ishte vetëm pjesërisht i njohur me faktet e rastit, dëshiron që çështjen ta marrë më herët në konsideratë serioze. (The Britsh Museum, London, Accunts and Papers (38) 1878-9, LXXIX 79574-575).

Edhe pas këtyre vërejtjeve për fatin tragjik të shqiptarëve, nga ana e diplomatit anglez, drejtuar Princit M. Obrenoviq, qarqet serbe, jo që s`ndryshuan asgjë, por përkundrazi dhuna dhe ndjekja kundër atyre  që akoma nuk i kishin lëshuar trojet e veta autoktone do të vazhdon edhe më ashpër. E gjithë diplomacia e fuqive evropiane s`ishte e interesuar për fatin e shqiptarëve të ndjekur, por se kush do të përfitonte më shumë në G. Ballkanik, nga  tërheqja e të “Sëmurës së Bosforit”! Kjo ishte Evropa borgjeze e asaj kohe, pothuajse me fare pak ndryshime në kohën tonë aktuale në Ballkan. I vetmi ndryshim është se Kosova (1997-1999) u çlirua, pa Kosovën Lindore, (L. e Preshevës), me përpjekje për t`iu merr edhe një pjesë në veri të saj! Kosova akoma me pako dhe mbikëqyrje intrigash të vendorëve e të huajave.

Pjesa në vazhdim e kësaj periudhe kombëtare, ka të bëjë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-188), të zbërthyer pas 133 vjet, përkatësisht në 100-vjetrin e pavarësisë jo të plotë të shtetit që s`e kemi, por që e festojmë në këtë vjeshtë të tretë të vitit 2012

SAMI FRASHËRI DHE LIDHJA KOMBËTARE E PRIZRENIT (1878-1881)

Gjatë fillimit të punimeve të Lidhjes kombëtare të Prizrenit, qershor-tetor 1878, Samiu ishte Kryeredaktor i gazetës së njohur turke, “Tercuuman-i shark” (gazet e përditshme në gjuhën turke , e cila doli në Stamboll prej 29 marsit 1878 deri më 22 tetor te të njëjtit vit, kur edhe u mbyll për shkaqe politike! U mbyll pikërisht sepse në te shkruanin pos Samiut një plejadë patriotesh shqiptarë të Stambollit në favor të s`vërtetës të ngjarjeve, të cilat po zhvilloheshin gjatë vitit të parë të themelimit të Lidhjes, përpiluar me Programin e themelit të shtetit të par autokton, nga Komiteti i Stambollit me në Krye Abdyl Frashëri, Vaso Pashë Shkodrani Zia Prishtinën Thimi Mitko, Qeverinë e cila doli nga Lidhja në krye me Ymer Prizreni, me dikasteret e financave, degëve dhe nëndegëve pothuajse në gjithë hapësirën etnike. Me reparte ushtarake, punë të përbotshme dhe të brendshme dhe dikastere tjera që i përkisnin Lidhjes tashme shtet me Kryeqytetin e Prizrenit (si pjesë qendrore që i lidhte njësoj të gjitha krahinat, vilajetet dhe kazatë në veri, lindje perëndim dhe jug të Shqipërisë etnike, akoma të paçliruar nga zgjedha turke. Me komandë ushtarake, politike, financiare ekonomike dhe sociale.

Lidhja Kombëtare Shqiptare e Prizrenit është dhe mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare në historinë e re të popullit shqiptar, të cilën e përcjellin shumë patriot, mendimtar, përkrahës dhe iluminist  nga dr. Hoxha Tahsini, Samiu, Vaso Pash Shkodrani, Zija Prishtina, Thimi Mitko, patriotë ushtarak, fshatarësi, tregtar, zejtar dhe shtresa tjera, që sabotoheshin pos politikës së Perandorisë, sidomos nga turkoshak dhe spiunë tjerë të pushteti, sidomos sllavë, rus, grekë etj.

Mu në kohën kur po mbahej mbledhja historike me të gjithë përfaqësuesit e vilajeteve të banuara me shqiptarë,, kryeredaktori i gazetës “Tercuman-i sharke” që dilte në Stamboll, por që u shpërndante në terë hapësirën ku shtrihej pushteti i Perandorisë, kryeredaktor i saj ishte Sami Frashëri. Kjo në një mënyrë i përgjigjej rrethanave të krijuara të Lidhjes, sepse bëhej një informim më i drejt dhe më i saktë për ngjarjet rreth Lidhjes në Ballkan dhe më gjerë.

Eshtë me interes të theksohet, se detyrën e redaktorit të kësaj gazete Samiu e pranoj pikërisht me 10 qershor të vitit 1878., pra ditën kur filloi punimet Kuvendi i Lidhjes Shqiptare me seli në Prizren. Të gjithë artikujt e botuar në atë gazetë, përveç atij të Abdyl e Sami Frashërit dhe telegramit të nënshkruar nga Dhimitër  Kola,, Hysen pashë Zadeja dhe Mehmet Ali Vrioni,  janë ose të panënshkruar  ose të nënshkruar  me pseudonime si: Jakovali (Gjakova), Vatanini seven muftahir bir arnaut (Një shqiptar krenar që e do atdheun e vet) bir gega (Një gegë) etj. Ishte kjo një kuraja për Lidhjen, frymëzim dhe përkrahjen lobuese për ngjarje të mëtejme të Lidhjes.

Në të gjitha shkrimet dhe artikujt e gazetës në fjalë vërehet se te nënshkruarit me pseudonime janë patriotë shqiptarë . Asokohe propaganda antishqiptare greke dhe pse jo ajo sllave e paraqiste popullin shqiptar në Toskëri, ndër të tjera, si një grup të ardhur nga Kaukazi dhe si pasardhës të bektashinjve. Kurse shqiptarët autokton në trojet etnike të Serbisë se sotme serbët i paraqisnin si turk dhe fise të ardhura nga Shqipëria në “Serbi”!

“Shpikjet e tilla  shkencore” gazeta i hidhte poshtë me fakte bindëse. Siç dihet,”shpikje” të tilla botonte prapë, pas vitit 1981 edhe Beogradi. Për t`ia mbushur mendjen botës shkencore se shqiptarët nuk janë autokton në trojet e veta. Gazeta Tecuumani-i shark  vepronte në atë kohë  sikur të ishte organ e Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Prizrenit. Ajo me argumente i luftonte mendimet se gjëja  Lidhja e Prizrenit “ishte një Lidhje fetare islame në një artikull të botuar më 17 qershor 1878”!

Më një artikull tjetër të gjatë , të nënshkruar  me “Gjakovari”, të botuar më 25 qershor, përkundër gazetës  “Osmanli” që shkruante me 17.000 shqiptarë kanë rrokur armët, ndër të tjera , thuhej: “ Sipas shënimeve  që na kanë nga organe e Komitetit të Lidhjes, deri tani, pa përfshirë Shkodrën dhe pa as far ekzagjerimesh  dëshmon se janë 117.000, prandaj me sa shkruan gazeta “Osmanlia” duhet përmirësuar.

Gazetë botonte edhe një polemikë të gjatë të Sami Frashëri me gazetën greke “Neologos” rreth çështjes shqiptare. Gazeta e përmendur u angazhua edhe rreth qëndrimeve  të Serbisë dhe të Malit të Zi ndaj shqiptarëve. Në një koment të botuar më 17 gusht ajo hidhte poshtë mendimin e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë. Jovan Ristiq, se Lidhja Shqiptare e Prizrenit gjëja u bë me përpjekjen e Portës së Lartë. Nga fundi i tetorit  të vitit 1878 Tercuuman-i shark  u ndalua së botuari, të tjerat janë të njohura, pse kjo gazet aq më interes pushojë së botuari, mu në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare e Prizrenit kishte marrë hovin e saj më të madhe në Ballkan.

Prandaj Lidhja Kombëtare Shqiptare e Prizrenit është bazamenti politik, historik dhe diplomatik i shtetit të parë etnik shqiptarë, të cilin nuk e përkrahi Evropa, përkundrazi veproj në favor të sllaveve dhe grekëve, duke mundësuar ndarjen e tokave shqiptare në dush. Me Konferencën imperialiste të Londrës  në korrik të vitit 1913. Është për t`i besuar po kësaj Evrope sot?! Mendimin duhet ta japin dijetarë, shkencëtar, akademik, historian, më në fund sovrani i ndarë në 6 shtete, pa liri, pa sovranitet, integritet dhe pa demokracie dhe pa bashkim-ribashkim të vërtetë!



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora