E marte, 19.03.2024, 11:19 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Në Nju Jork 100 Vjetori i Pavarësisë pritet me mësimin e Gjuhës Shqipe

E hene, 17.09.2012, 07:06 PM


Në Nju Jork 100 Vjetori i Pavarësisë pritet me mësimin e Gjuhës Shqipe

Nga Keze Kozeta Zylo

Bruklini i priti krahëhapur nxënësit e Shkollave Shqipe në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  Në qytetin historik të Brooklynit të njohur me një nga shtatë mrekullitë moderne të botës me Urën e famshme të Brooklynit, në shkollën pulike amerikane u zhvillua ceremonia e hapjes së shkollave Shqipe të Staten Island dhe Brooklynit.  Nxënësit shqiptarë të Amerikës ndrinin nga gëzimi i ardhjes së tyre në shkollë, të vjetrit takoheshin me mall e dashuri me njeri-tjetrin, ndërsa të rinjtë prezantoheshin dhe njiheshin së bashku.  Bota e fëmijëve gjithmonë më ka magjepsur, ajo më ka dhënë një kënaqësi të papërshkrueshme sa shpesh them se jam me fat që jam pranë tyre.  Eshtë e çuditshme se si ata miqësohen aq shpejt me njeri-tjetrin, por dhe po aq shpejt mund të ndahen...Duke i vëzhguar me kujdesin me të madh por jo në vëmendjen e tyre, dëgjoja se kishte plot që nuk flisnin shqip, e kam fjalën për nxënësit e rinj të sapoardhur.   Është interesante se në cdo etapë të shkollës qoftë në fillore apo të mesme, më të vjetërit janë pak më zotërues dhe marrin rolin e Liderit.  Shpesh ne bisedat e shkëputura të tyre dëgjoja se iu thoshnin të sapoardhureve mos u mërzitni pse flisni vetëm anglisht, ju shpejt do të mësoni mjaft fjalë shqip dhe do t’ju bëjnë ju të komunikojmë së bashku.  Ndërsa një nxënëse e klases së parë që eshtë sivjet në vitin e dytë, me naivitetin e fëmijës i thoshte: Ju lutem flisni vetëm shqip, se kështu na thotë mësuesja jonë gjithmonë...ndryshe nuk mëson dot Shqip...

Klasa e mbushur plot e përplot me prindër, mësues, nxënës gumëzhinte nga zërat e bukur fëminorë.  Ndonjë prind i ri që kishte sjellë fëmijët për të regjistruar kishte ardhur dhe me bebushin e dy tre muajsh, që  hera herës dëgjohej gugitja e tij, zë që më bëhej si tingujt e magjishëm të një flaute.

Ceremonia është hapur me Hymnet Shqiptare dhe Amerikane.  Pas Hymneve Dr.Valbona Zylo Watkins, iu ka uruar të pranishmëve mirëseardhjen dhe më vonë ka paraqitur në ekran programet profesionale që afrojnë Shkollat Shqipe për grupmoshat e nxënësve të ndryshëm.  Dr.Valbona tha se këto programe i kemi sipas Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës në përshtatje me fëmijët e Diasporës.  Ajo pasi bëri një historik të shkurtër të shkollës, e cila tashme ka hyrë në vitin e gjashtë të saj, paraqiti objektivat dhe synimet që ka shkolla për nxënësit e saj.

Ndërsa z.Qemal Zylo, themelues dhe president i Shkollave Shqipe dhe TV Alba Life ka falënderuar të gjithë prindërit, mësuesit dhe nxënësit për bashkëpunimin e ngushtë që kanë treguar dhe një falënderim të veçantë iu ka dhënë nxënësve të sapoardhur.  Ai tha se këtu kemi nxënës nga të gjitha trevat shqiptare, çka na bën të ndihemi krenarë në 100 Vjetorin e Pavarësisë.  Ne jemi mbledhur këtu për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe.  Eshtë një punë e bukur që bëjnë mësuesit.  Ne punuam me përkushtim gjatë pushimeve, pasi shumë gjëra nuk janë dhe aq të lehta.  Kështu vazhdoi ai, mjaft libra u blenë në Tiranë dhe u sollën me postë prej andej, sepse jemi shumë larg nga Mëmëdheu ynë, çka e bënë dhe më të vështirë transportimin e librave shqip.  Z.Zylo foli me krenari për vazhdimin e rregullt të Shkollave Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, mësim që zhvillohet në mjediset e shkollave publike amerikane, me leje nga Bordi i Edukimit të shtetit të Nju Jorkut.

Pas fjalës së tij ka prezantuar Konsullin e Përgjithshëm në Nju Jork z.Dritan Mishto.  Z.Dritan Mishto, i cili merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e ndryshme të Komunitetit shqiptar në Amerike.  Ai ka përshëndetur pjesëmarrësit përzemërsisht dhe në emër të shtetit shqiptar dhe kryministrit Sali Berisha ka falënderuar themeluesit e Shkollave Shqipe dhe mësuesit për këtë punë kaq patriotike dhe me përkushtim, të cilat po punojnë për t’ju mbajtur gjallë Gjuhën Shqipe fëmijëve të Diasporës.  Ju po punoni si Rilindas të vërtetë iu tha ai mësuesëve dhe kjo punë kaq pasionante juaja na bën t’ju shprehim mirënjohjen tonë të pakufishme dhe t’ju urojmë nga zemra: “Punë të mbarë”!  Ju po e prisni 100 Vjetorin e Pavarësisë me mësimin e Gjuhës Shqipe.  T’ju mësosh fëmijëve të Diasporës Gjuhën Shqipe ëshë një nga detyrat më fisnike dhe më të bukura që mund të bësh për Atdheun tha ai.  Eshtë një nga detyrat kryesore që duhet të kemi për fëmijët në Diasporë. Fjala e përshëndetjes së z.Mishto është pritur me duartrokitje nga të pranishmit.

Nxënësit kanë kënduar gjithashtu Himin e Shkollës Shqipe kompozuar nga prof.Petrika Melo.  Vargjet e Hymnit si: “Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë”/, rëmbyen zemrat e të pranishmve.

Më vonë kanë përshendetur dhe prindërit shembullorë Balidemaj, si dhe te rinj Astrit Ulaj, të cilët kishin udhëtuar që nga Nju Xhersi kurse Fatmir Hulaj nga Manhattani për të sjellë fëmijët në Shkollë.  Ishin shumë prindër që përshëndeten, por unë solla vetëm ata që vinë nga vende të largëta dhe udhëtojnë me orë...

Emocionuese ishte dhe rrëfimi i një prej nxënësve më të vjetra të shkollës shqipe Dea Bejleri e cila në pushimet e Verës ishte në Devoll.

Ajo foli me kompetencë se si komunikonte aq lirshëm me gjyshërit dhe të afërmit atje, por ndërkohë ishte bërë dhe përkthyesja e shoqes së vet e cila nuk fliste dot shqip.  Ajo i kishte thënë shoqes së saj, e cila është lindur dhe jeton në Amerikë, se të thashë që të vish në Shkollën Shqipe në Brooklyn, se unë aty e mësova që tashti po bëhem dhe përkthyese e Gjuhës Shqipe...

Fjala e saj u ndërpre nga duartrokitjet, ndërkohë nga syri i një gjysheje rridhte loti i nxehtë...

Fillimi i mësimit të Shkollave Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn është nje ogur i mirë për mosasimilimin e gjeneratës së re që është lindur dhe po rritet jashtë trojeve amtare.  Mësuesit, prindërit dhe nxënësit e shkollave Shqipe kane arsye te ndihen krenarë ngase po e presin 100 Vjetorin e Pavarësisë me mësimin e Gjuhës Shqipe.

Shkollat Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn janë vetëm ditë pune, drite dhe diturie, janë jashtë ahengjeve me shpenzime marramendëse dhe fjalimeve bombastike që i shohim dhe dëgjojmë jo rrallë.  Sikur të mblidheshin për GJUHëN SHQIPE dollarët që derdhen nëpër ahengje dhe që përfiton një pakicë prej tyre, me siguri sot dot do të kishim ndërtesat tona komode, Shkollat tona Shqipe dhe jo të stropaciteshim dhe të merrnim me qera klasa në vende të tjera...  Sikur të ndodhte kështu do të realizonim disa nga amanetet e Rilindasve të papërmbushura... në 100 Vjetorin e Pavarësisë.  E Amanetet nuk i tret as dheu!...

Gjej rastin të falënderoj të gjitha Shkollat Shqipe dhe mësuesit e tyre kudo në Diasporën shqiptare në Botë, si dhe në Amerikë dhe shpresoj që një ditë të mblidhemi së bashku.

Në fund të mbylljes së programit janë dhënë intervista për TV Alba Life si nga Konsulli i Përgjithshëm z.Dritan Mishto, mësueset me përvojë të gjatë

zonjat Mine Pira dhe Violeta Likollari  si dhe nga z.Agim Pira etj, të cilët kanë marrë pjesë vazhdimisht në programet që kanë zhvilluar Shkollat Shqipe.

Ceremonia u filmua nga TV Alba Life me kameraman z.Ilir Ago.

15 Shtator, 2012

Brooklyn, New York



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Fitorja e Mark Gjonaj ogur i mirë Kozeta Zylo: Vatranët e Me(xh)zhgoranit të Tepelenës Kozeta Zylo: Bisedë me aktorin Anil Frashëri Kozeta Zylo: Të mëshiron, natyrisht... Keze Kozeta Zylo: Bisedë me nipin e Ilia Dilo Sheperit, z. Eduard Dilo Kozeta Zylo: Dhe rrojnë vdekëtarët... Keze Kozeta Zylo: 4 vjetori i Shoqatës Mjekësore Keze Kozeta Zylo: Zëri i vargut të Ali Podrimes lëshon tinguj qiellorë me fuqi hyjnore... Kozeta Zylo: Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën… Keze Kozeta Zylo: Shqiptarët Kuq e Zi morën pjesë gjallërisht në Paradën Internacionale në Manhattan Kozeta Zylo: Bisedë me shkrimtaren ish të internuar znj. Bajame Hoxha - Çeliku Kozeta Zylo: Lamtumirë nga Nju Jorku, Pano Taçi Keze Kozeta Zylo: Udhëtonit ju Hyjnesha… Kozeta Zylo: Kryevatrani zemërzjarrtë, tepelenasi Shefqet Kamber Bënça Keze Kozeta Zylo: Lamtumirë poetit të Kosovës! Keze Kozeta Zylo: Aktivisti i shquar z. Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut Keze Kozeta Zylo: Festa e 7 Marsit dhe 80 vjetori i ditëlindjes së shkrimtarit të shquar z. Naum Priftit Keze Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e mirënjohur anglez z. John Hodgson Keze Kozeta Zylo: Kujtimet si fletëz libri Keze Kozeta Zylo: Koncert i muzikës klasike në Manhattan për 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqiperisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora