E marte, 16.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Faleminderit

Bekim Tocani: Enver Maloku apo dishepulli i lirisë, i Kosovës dhe fjalës së lirë shqip

E hene, 17.09.2012, 06:03 PM


Enver Maloku apo dishepulli i lirisë, i Kosovës dhe fjalës së lirë shqip

Në SHEKULLIN e SHQIPNISË, 100 vjetor krenarie e dhembjeje, ka ndonjë kuptim se ku e si jetoi Enveri si fëmijë a i ri?! Jo, sepse vrasja e tij ende mbetet mister, sikur e shumë patriotëve shqiptarë në periudha e vite mbijetese të qenies shqiptare! Zbardhja e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel Krasniqin e komandant Zemajn mbetet më shumë se vetëm detyrë SHTETI, DREJTËSIE e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj Kastrioti i jep dorë Enver Malokut dhe bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija krushq lirie vec shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut kombëtar: atë të bashkimit të natyrshëm!

Nga Bekim Toçani

Gazetari e shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari i lirisë ë pavarësisë së Dardanisë, njeriu i fjalës shqip dhe i lirisë së shprehjes, ENVER MALOKU, 13 vjet pas vrasjes makabre, mbetet simbol i asaj që biblikisht nisë jetë njeriu.

Ai lidhë shekujt shqiptarë në atë që proceset dhe zhvillimet kombëtare e politike për liri e njohin NGADHNJIM të luftës; paqësore a clirimtare. Enveri e njohu rëndësinë e informimit, shpërndarjes së të vërtetës për Kosovën në kohën kur rrezikohej qenia e njeriut shqiptar, ata që vriteshin, plagoseshin, rraheshin; thjesht dhunoheshin në të gjitha dimensionet jonjerëzore deri në gjenocid klasik të mbamendjes së një Holokausti.

Presidenti Ibrahim Rugova shpërndante biblikisht të vërtetën për Kosovën dhe aspiratën për liri, pavarësi e demokraci në qarqet ndërkombëtare. Enveri, ndërkaq nga krahu i djatht (edhe si orientim kombëtar, politik dhe natyrshëm ideologjik) shpërthente fuqishëm propagandën serbe duke informuar shoqëritë demokratike me faktografi për dhunën gjenocidale të regjimit më të egër e barbar që bota kishte njohur përmes politikës antinjerëzore të Milloshevicit. Ky binom, që në fakt ishte angazhim i palodhshëm i bashkëpunëtorëve të dr. Rugovës dhe qindra mija veprimtarëve të LDK, më së miri reflektoi edhe FJALËN e edhe TË VËRTETËN për Kosovën. Enveri bëri atë që Serbia u përpoq ta fshehë me investime marramendëse në propagandë të rrejshme. Enver Maloku, duke komunikuar me mbi qindra adresa shtetesh e qeverishë, organizatash e organizmave ndërkombëtarë theu një bllokadë shekullore. Më tepër, AY ndërtoi një PARAFJALË: Besimin në LAJMIN shqip nga Kosova. Brenda vetëm pak minutash, bota alarmohej e informohej për vrasjen e mësuesit që mbrojti nxënësin protesues, nanën që u masakrua teksa u hiqte nga duart bishave vajzën që po dhunohej, intelektualin që rrahej deri në vdekje sepse reflektonte dritare lirie në angzhimet editoriale.

Enveri, me lajmin dhe fotot rrugëtoi në të gjithë botën, duke lënë pa frymë ato qendra vendosjeje që ende nuk po mund të kuptonin dhe cirrnin mjegullën ballkanike të tragjedisë së parashikuar tashmë. Ai, përcoi i pari lajmin për luftëtarët e lirisë. Qendra për Informim e Kosovës, udhëhequr me përkushtim e përgjegjësi profesionale nga Enver Maloku, u bë zëdhënës i Lirisë dhe të së vërtetës për tragjedinë e Kosovës. Ajo krijoi hapësirë për plasimin e e përgjegjshëm të informatës për luftën e UCK, masakrën e Familjes Jashari, vrasjen në pritë të Zahir Pajazitit dhe torturave që po përjetonin civilët shqiptarë të Kosovës që po vritej. Enveri, me Xhemajl Mustafën, profesor Aganin, Edin, Sebin, Safetin, Bajramin, Sabriun, Editën dhe qindra e mija veprimtarë të LDK vunë bazat e një Agjensioni shtetëror të lajmeve. Ai iu gëzua aq shumë lindjes së Kosovapress, përkundër që ishte ideator i shndërrimit të QIK në Agjension të lajmeve të Kosovës dhe lirisë! Fundja ky ishte vendim i Parlamentit të Republikës nga Zgjedhjet e dyta të lira.

Enver Maloku, krijoi më shumë; ai trasoi rrugën drejt lindjes dhe zhvillimit të gazetarisë së lirë dhe Lirinë e shprehjes, ajo që do ta shtyjë të pohojë një të vërtetë tjetër të dhembshme për shqiptarët, Kosovën në vecanti.

Pas atentatit të parë në korrikun e 1998-ës, ai do të deklarojë: “Mos u dëshproni sepse për gjithë punën që bëjmë ndoshta i vetmi shpërblim do të mbetet likudimi, por kam shpresë të madhe se e vërteta për Kosovën do të ngadhnjejë, me ose pa ne”! Sikur Jusuf Gërvalla, edhe Enveri, u vra vetëm sepse punoi për bashkimin e faktorëve politikë e ushtarak shqiptar  në Kosovë. Liria nuk bënte pa porosinë e Gjergj Kastriotit e të At Fishtës dhe heronjëve shqiptarë anëekënd trojeve etnike Shqiptare!

E vërteta për të cilën u vra Enveri, ngadhnjeu dhe Kosova u bë e lirë, falë të së vërtetës që shpërndau QIK dhe Enveri, mija veprimtarë të LDK, gjakut të luftëtarëve të lirisë dhe intervenimit të Bashkësisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e SHBA.

Ajo u bë realitet sepse Shqipëria natyrshëm strehoi qindra mija vëllezër nga Kosova e sa bij shqiptarë luftuan për Kosovën e Ibrahim Rugovës e të Enver Malokut...!  Ai që aq bukur e ëndërroi bashkimin shqiptar! Ai që u vra para shtëpisë e nuk ndalej dhe pse predikoi një vdekje FENIKSI, sic nuk mund të quhet. Sepse, kriminelët, kushdoqofshin, përgjakën edhe një JANAR, por kot!

Enver Maloku, u vra para shtëpisë, më 11 janar 1999. Janari mori edhe Jusufin, edhe Gjergj Kastriotin, edhe Ibrahim Rugovën...e Liria do marri vetëm fizikisht edhe Xhemën, Aganin, Kelmendin, Krasniqin, Azemin,  e shumë krushq shqiptarë Shqipnie në Kosovë e Shqipëri, Iliridë, Luginë e Malësi...Megjithate ndodhi ajo që e ndjeu Enveri dhe LIRIA e Kosovës erdhi, jo pa ATA, por ME!

Në SHEKULLIN e SHQIPNISË, 100 vjetor krenarie e dhembjeje, ka ndonjë kuptim se ku e si jetoi Enveri si fëmijë a i ri?! Jo, sepse vrasja e tij ende mbetet mister, sikur e shumë patriotëve shqiptarë në periudha e vite mbijetese të qenies shqiptare!

Zbardhja e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel Krasniqin e komandant Zemajn mbetet më shumë se vetëm detyrë SHTETI, DREJTËSIE e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj Kastrioti i jep dorë Enver Malokut dhe bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija krushq lirie vec shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut kombëtar: atë të bashkimit të natyrshëm!

Liria e bashkimi, përmes Bashkimit Evropian dhe Lëvizjes së lirë, nuk do të shijojë dot pa emrin e Enver Malokut; dishepullit të Fjalës së lirë dhe Lirisë së shprehjes, parakushti për LIRINË shqiptare dhe zhvillimin e gjithmbarshëm dhe prosperimin e kombit si dhe krijimin e hapësirës euroatlantike për breznitë arbërore!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora