E enjte, 18.04.2024, 09:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Përse duhet të realizohet filmi " Revolta e Spaçit"

E diele, 16.09.2012, 05:56 PM


Dy producentë italianë në përkraje të skenaristit Mark Topollaj

Në periudhën e Enver Hoxhës  nuk dinim asgjë për filmin shqiptar

Nga Albert ZHOLI

Këto ditë fillimshtatori rastësisht u takova në Rinas me skenaristin dhe regjisorin Mark Topollaj i cili ishte së bashku me dy producentë italianë të filmit, me  Xhuzepe Kolombo  (përfaqsues i CIC)dhe Kritian Vitale të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të gjetur mbështeje financiare për filmin " Revolta e Spaçit", njëkohësisht për të parë nga afër disa sheshe xhirimi. Të dy producentët vinin për herë të parë në Shqipëri prandaj Shqipëria për ta paraqiste interes të dyfishtë. Ata ishin tejet të impresionuar pasi nuk e prisnin ta shinin Shqipërinë me këtë zhvillim , pasi për ta ende ruheshin gjurmët e së kaluarës komuniste. Vlerësimet për vendin tonë ata i shprehën qysh në Rinas duke vazhduar më tej tek hoteli i akomodimit dhe tek restorantet me pastërti dhe gjellë shumë të shijshme. Po rata kishin dhe një bremgë me vete: Ao do ti mbështesnin financiarisht Qendra Kombëtare e Filmit për realizmin e filmit artistic " Revolta E Spaçit" ku ata ishin sponsor general? Për këtë të dy producentët kihsin lënë dhe nëj takim me Kryetarin e QKF, zotin Artan Minarolli

Përse bën fjalë ky skenar?

Skenari bën fjalë për revoltën në burgun e Spaçit, ku prezantohet preludi i degradimit Komunist. Historia e kësaj utopie në Shqipëri shihet në panoramën e eliminimit të mijëra njerëzve të thjeshtë, intelektualë dhe artistë që kishin kurajo të shprehnin mendimin e lirë. Ky fakt interpreton mendimin tragjik të një realitetit të pashembullt në hapësirën kohore jo larg nesh. Për mendimin tonë ky skenar hap një dritare për të parë të vërtetën jo të largët dhe nis rrugën e investigimit të kësaj epoke. Për epokën e komunizmit ai shprehet me realizmin e imagjinatës, por i përgjigjet realitetit me reagimi të forta psikologjike dhe dramatike. Kohët e fundit Këshilli i Europës është shprehur disa herë se nevoja për të dënuar krimet e komunizmit është e domosdoshme.

Siç e dimë rregjimi komunist në Shqipëri ka evoluar ose transformuar për shkak të dinamikës së jashtme dhe të brendshme dhe sot mbrohet me fanatizëm kultura e krimit. Në bazë të tre pikave që udhëzon Këshilli i Europës, autori shpalos një moment historik të një realiteti të dhunshëm.

Së pari: të gjitha krimet që janë kryer në emër të ideologjisë komuniste duhet të dënohen dhe nuk duhet të ketë pëijashtim nga ky parim. Kjo është veçanërisht e domosdoshme për brezat e rinj që nuk dinë së ç'është komunizmi. E pra, një popull që harron të shkuarën e ka të vështirë të kuptojë të ardhmen.

Së dyti: duke qenë së viktimat e regjimit komunist apo fëmijët e tyre janë ende gjallë nuk është vonë për tu dhënë atyre një kompesim moral.

Së treti: Këshilli i Europës dhe organizatatat që punojnë për të drejtat e njeriut, nuk mund të qëndrojnë indiferent përpara këtij fakti të dhimbshëm.

Shpenzimet që duhet të bëjë qeveria për xhirimin e këtij filmi janë një detyrë patriotike dhe politike.

Është mirë që krimet e komunizmit të marrin dënimin me rrugën e kulturës demokratike, të marrin dënimin për hir të atyre që kanë bërë burg më shumë se mosha e tyre kur u dënuan.

Bisedë me z.  Xhuzepe Kolombo

Cili ishte qëllimi i ardhjes tuaj në Shqipëri?

Qëllimi ishte që pas miratimit dhe marrjes së të drejtës si sponsor general të filmit artistic " Revolta E Spaçit" me skenar të mikut tonë Mark Topollaj, të gjejmë dhe një përkrahje financiare nga QKF në Tiranë me President Z. Minarolli që ky film të realizohet sa më shpejt. Kur e pashë këtë skenar u impresionova dhe u emocionova dhe mendjëherë vendosa  ta mbëhstes financiarishr për realizimin e tij. Një film me një subject shumë interesant, me një përmbajtje tejet emocionuese nga fillimi në fund. Për mua ishte osë është skenari i parë shqiptar që shoh dhe vërtet them me bindje se skenarë të tillë s’mund të besohen në botën perëndimore. Aty ka shumë dhimbke, shumë vuejatje, shumë sakrifica mbinjerëzore.

Keni ardhë herë të tjera në Shqipëri?

Jo. Është hera e parë dhe ndihem mirë që erdha për realizimin e një filmi. Me të vëretë kasha kohë që planifikoja ardhjen time në Shqipëri por viti shtynte vitin deri sa erdhi dita e sotme. Sot e ndjej se duhej të vija më parë?

Në kohën e regjimit komunist, a kishit njohuri për filmin shqiptar?

Jo 1 Thuajse fare. Ju kishit një system totalitar komunsit dhe ihsit shumë të mbyllur me perëndimin. Tek tuk dëgjonim ndonjë fjalë apo në ndonjë takim mes artsitësh, por asgjë konkrete. Me ardhejn e demokracisë kam parë disa filma nëpër konkurse apo Festivale dhe em thënë të drejtën shumë prej tyre më kanë pëlqyer për origjinalitetin. Këtu ka shumë subjekte për filma artistikë duke përfhsirë dhe filmin ën fjalë. Por përveç skenareve kam parë dhe realizime artsitke të mira çka do të thotë se keni aktorë të mirë.

Në vitet e eksodit të madh në vitin 1990 drejt Italisë çfarë menduat për shqiptarët?

Ishte një ikje e dhimbshme. Ishte një ikje e paparashiuar. Ne habiteshim se si largoheshin njerëzit nga atdheu i tyre me lloj lloj formash duke marrë ëprsipër dhe rrezikun e vdejkes. Njerëz të sakrificave. Në fillim media e amplifikoi negativisht këtë eksod pasi midis pjesës dërmmuese të njerëzve të mirë dhe të thjeshtë erdhsn dhe të tjerë shqipatrë me vese. Por koha bëri selsksionimin dhe sot në Itali ka shumë balerinë, sportistë, instrumentistë, të cilët po bëjnë emër. Kjo është e vërteta e padiskutushme.

Si e mendonit dhe si e gjetët Shqipërinë?

E mendoja ndryshe. Me shtëpi të thjeshta, me rrugë të ngushta, me hotele të vegjël. Por jo. Këtu gjeta çdo gjë që mund të gjesh edhe në Romë. Madje mund të them se lokalet janë në po atë nivel të lartë sa ato më luksozët e Romës. Por më bëri përshtypje se dhe në fshatrat që pashë buzë autostradës pashë fshatara me shtëpi të shkëlqyera dhe makina tepër luksoze. Pashë diçka më shumë se sa e mendoja. Ishte një udhëtim i këndshëm që të bën që të mendosh të vish përsëri. Ushqim i shëijshëm dhe ambient po aq i kënshëm. Por mbi të gjitha mikpritja. Jeni njerëz shumë të ngrohtë dhe të ofroni menjëherë. Pashë se kemi shumë gjëra të përbashkëta.  Bashkë me mikun tim Kristian Vitale ngelëm shumë të kënaqur, Besojmë dhe shpresojmë të vijmë së shpejti sërish.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora