E enjte, 18.04.2024, 01:22 PM (GMT+1)

Faleminderit

Lek Mrijaj: Rapsodi i Kombit Gëzim Kodraliu

E shtune, 15.09.2012, 08:06 PM


Rapsodi i Kombit për  Bashkim Kombëtar  Gëzim Kodraliu

 

Nga Lek Mrijaj

 

Kënga  populIore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur brez pas brezi histori te ndryshme te kaluaren tone te lavdishme prej kohes se Ilireve deri ne ditet e sotme.

Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shumica njerëz të rëndomtë personalitete kombetare-atdhetare-patriotike, që iu kanë bashkuar interpretimeve të përbashkëta kolektiye të këngëve rituale.

Mirëpo, për krijimin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar individualisht, rol të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me prirje të veçantë poetike dhe muzikore… siq është Gëzim Kodraliu rapsodi i kombit .

Rapsodi Kodraliu gjatë zhvillimeve  historike të këngëve epike, është bërë edhe modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit.

Kengetari Kodraliu shquhet  për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk është vetem  bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por edhe krijues të talentuar.

Krijuesit e këtillë të këngëve populIore-folklorike  janë quajtur dhe quhen më së shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë.

Zot.Kodraliu tregon  edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës nga gjysherit-stergjysherit nga e kaluara dhe njiherit historise se lavdishme kombetare. Kodraliu eshte ne  gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me dhjetra  vargje te kenges folklorike .

Në traditën e poezisë epike popullore të ruajtur deri në kohën tonë zënë vend shumë këngëtarë, lahutarë,siq ështe edhe Rapsodi .Kodraliu  por edhe të tjerë që kanë kënduar me çifteli ose sharki, të cilët kanë ditur përmendsh më shumë vargje te kengeve rapsodike-popullore .

Falë merites se ti dhe shume kengtareve… kane  ruajtur deri sot këngë populIore shqiptare epike e ciklit të kreshnikëve, balada e moçme shqiptare me elemente të shumta mitike dhe kënga historike që nga periudha mesjetare deri ne kenget e deshmoreve te qlirimin dhe pavaresise se Kosoves .

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhet edhe rapsodi I kombit Kodraliu  për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përket  tipit të rapsodit të mirëfilltë.

Këngët qe i kendon  ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, duke filluar kështu punë të veçantë në publikimin e folklorit të trevave të caktuara, për të paraqitur në mënyrë më të plotë edhe aftësitë krijuese të rapsodëve më të dalluar  siq eshte Rapsodi  Kodraliu që zënë vend meritor në kultivimin e traditës poetike popullore.
Rapsodi Kodraliu rapsodi i gjallë i kombit  ështe interpretues i shkathët i këngës epike legjendare të ciklit të kreshnikëve që kishte krijuar mënyrën origjinale të interpretimit të këtyre këngëve, me formula origjinale, me figuracion të veçantë, me përshkrime të holIësishme ambientale.

Bashkë me këngën kreshnike ai kultivon  akoma me shumë sukses edhe parodinë e kësaj kënge, që në ndonjë rast arrinte deri në kufijtë të lartë artistik të paraqitjes tragjikornike të situatave humoristike, duke ruajtur të paprekur strukturën e tërësishme epike të këngës.

Rapsodi Gezim Kodraliu  në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai di t'i shquajë momentet e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për t'i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën e mirëfilltë.

Në këngët e kënduara nga ky rapsod del më i plotë tipi i baladës edhe në ato raste kur kënga, me një pjesë të strukturës së saj, nuk është krijuar për të qenë e tipit baladik.

Në këto raste rapsodi Kodraliu  në botën e këngës depërton me invencion të fuqishëm artistik vetë këngëtari i kapluar nga dhembja dhe mallëngjimi për fatin tragjik të personazheve të këngës.

Në paraqitjet liriko- dramatike të disa këngëve të interpretuara nga ky rapsod ndjenja e dashurisë, flijimi për të, i shndërron krijimet me motive dashurie në balada të mirëfillta.
Gezim Kodraliu kultivon  me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në të rolin patriotik per bashkim kombetar .

Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë në variantet e këngëve historike të kënduara prej tij, ai dinë  t'i ruajë përmasat realiste të ngjarjeve historike brenda paraqitjeve fort të bukura poetike të veprimeve burrërore dhe portretizimeve të figurave të shquara atdhetare kombetare dhe patriotike .

Në këngën e tij shquhet çdoherë virtyti njerëzor, qëndresa, trimëria, besa e burrëria e heronjve.Edhe në këngën historike të kënduar nga ai para heroit, trimit, atdhetarit, është njeriu dhe bota e pasur shpirtërore, virtytet që e stolisin karakterin e keti rapsodi  qe meriton  të jetë hero i këngës dhe i folklorit Shqiptar.

Gëzim Kodraliu kendon  edhe këngët lirike të dashurisë, si ato të traditës së veçantë fshatare, ashtu edhe ato me përhapje më të gjerë, madje edhe të këngës qytetare.

Në repertorin e tij të këngëve lirike kanë zënë vend edhe disa krijime karakteristike për simbolikën patriotike, por edhe këngët e krijuara nga bejtexhinjtë e ndryshëm, ku ka mbizotëruar fryma orientale.

Rapsodi Kodraliu  shpesh ka kënduar edhe disa këngë lirike me karakteristikë të dollive, të cilat i ka përdorur si një përfundim epilogjik në mbyllje të gazmendeve e ahengjeve të organizuara për dasma e gëzime familjare.

Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Rapsodi i kombit Gezim Kodraliu  mund të sjellim një konstatim të drejtë se ai është dhe mund te radhitet nder rapsodet  e kombit te Shqiperisë natyrale. Kënga e tij, përkushtimi i tij jetësor-vuajtjet sakrifica jetesore , shpirterore për këngën populIore shqiptare, sepse ai është shembull i veçantë që e kultivoi dhe e kultivon me shumë sukses  këngën me të gjitha llojet e saj kryesore.

Këngët e incizuara nga Gezim Kodraliu  janë ruajtur në Arkivin e Kodraliut  , Jemi të vetëdijshëm se te adhuruesit e shumtë të Kodraliut  mund gjenden edhe këngë e tjera per bashkimin kombetar të kënduara nga ai.
Gjatë punës për përgatitjen më të plotë të këngëve të Gezim Kodraliu ,ashtu siç e donte puna, ne kontaktuam prandaj do të paraqesim edhe tëdhënat kryesore për jetes  vetë vepra –

Rapsodi Gëzim Kodraliu u lind ne fshatin Javor te Komunës se Therandes ku nga ky fshat filloi jeta e tij…si qdo femijë ku ne kushte mjaftë te veshtira kreu IV ,klaset e para ne shkollen fillore  te vendlindjes pra ne Shkollen Fillore “Avdullah Shabani” ne Javor ku ishin nje themel i shendoshë i jetes se Gëzimit edhe pse ishte   femijë  pra ne moshë shumë te re  Gezimi Kodraliu rapsodi i Bashkimit Kombetar me  shumë  vullnet pra edhe mireqenia sociale ishte shume e veshtirë ku jetonte ne nje fshat malor pa rrugë pa rrymë pa llampa elektrike  pra me llampa te gazit pra tere kjo ishte  diskriminim komunist-totalitar  i regjimit te atëhershem me gjithe mundin e ti – familjes Kodraliu perjetonin kushte shumë te veshtira pra  sikur te gjithë Shqiptaret te tjere te fshatit Javor dhe pjeseve te tjera te Kosoves ,mirpo traditë familjare kishin bujarin mikpritjen ku ne oden e Kodraliut  te fshatit prisnim me gjithë respektin miq dhe familjare te ndryshem pra oda e Kodralive ishte nje odë mikpritese e pajtimit  them te verteten ishte nje shkolle e pleqve te fshatit –miqeve dhe dashamireve te tjere,them te verteten beheshin biseda u tregohej historia dhe e kaluara e popullit Shqiptar me kujtohet shumë mirë thotë Rapsodi Kodraliu  agja im Asllan mbante ligjerat patriotike dhe kombetare mbi te kaluaren dhe vujtjet e familjes dhe te tere popullit Shqiptare prej kohes se perandorisë Osmane e asaj Serbo-sllave  e deri ne ato kohe te veshtira pra prane nje oxhaku ne ballë  te odes ,Rapsodi Kodraliu I emocionuar nga vuajtjet e te pareve te tyre  pra te gjithe Shqiptareve  thote shume mire e mbaj mend qe u mbaheshin darsma ne odat tona me njerz te ndryshem sidomos edhe me shahira te fshatit  siq ishin;Faik Rrezja,Hazir Gashi,Isa Luzhnica dhe mua personalisht me lindi dashuria dhe vullneti qe te filloj te merrem me kengë si femijë i ri .

Pas shume vuajtjeve Gëzim Kodraliu detyrohet per shkak te kushteve te veshtira ne familje detyrohet ta leshojë fshatin Javor te lindjes dhe te shperngulet per ne qytetin e Prizrenit siq deklaruam per shkak te shtypjeve-reprezljeve  politike te diktatures komuniste dhe mireqenies sociale  tejet te veshtirë ku babai im thotë  Kodraliu  mbante mbi supet e tij familjen me fuqin e ti shpirterore prandaj  me mund te madh na edukonte per sjelljen tone se si duhej sjellur familja Kodraliu  keshtu une vitet tejra te shkollimit i kreva ne Prizren pra deri ne vitin e X  te shkolles normale “Xhevdet Doda”Prizren .

Pastaj fillove me shume te merrem me folklorin Shqiptar fillova te kendoj me nje rapsod i  cili nuk ka pasur deshire te behet I njohur per arsyet e ti personale Sulltan Shala ,pastaj fillova te kendoi me qifteli dhe Sharki  ,violin me  shokun tim  Muzafer Krasniqi dhe me Agim Krasniqin ne qdo festival kombetar qe u beheshin ne ate kohe siq ishte 28.Nentori dita e flamurit ,ahenge,darsma dhe tubime te ndryshme te karakterit miqesor dhe kombetar.

Ne vitin 1991 per here te para bera incizimin e pare ne oden e Shevqet Kyqykut ku ishte kenga ime e pare e reportarit im kushtuar nenes se vjeter krrosur plak i kushtohej Saharovit te madh Shqiptar gjate vizites se tij pra Z.Adem Demaqit ,per mua ishte nisma-vazhdimesia te cilin kam filluar te japi kontribut kombit tim Shqiptar.

Me ;28.prill.1992 gjate kthimit ne Kosove isha ne percjellje te ekspeditave policore Millosheviqiane dhe jam arrestuar nga paramilitaret e Arkanit ne kufirin Maqedoni-Kosove ku me nje tortur te eger barbare-shtazarake  qe e bene ndaj meje mbi 48 ore I lidhur ne nje karaull ne vijen kufitare me informata te ndryshme se kinse isha ne Shqiperi ne pergaditje-stervitje UQK,ma moren  qiftelin  qe e kisha me veti dhe filluan me provokime dhe rrahje brutale   duke u shfrenuar ne trupin tim ne menyren me barbare me provokonin duke thene Kosova eshte Serbi rrahje te kohepaskohshme  thoshnin se ne e deshironim Shqiperin e madhe ku ishte e vertete edhe atyre ua ndinte zemra se ata kriminel jetonin ne token e huaj pra ne token e ILIRIKE –te  Shqiperise se Bashkuar,pas rrahjeve brutale shtazarake  me nje urdherarrest na derguan ne stacionin policor ne Kaqanik ku ne detyre policore kishte mbetur nje polic shqiptare “i ndershem” i asaj kohe  dhe me anen e ati flete arresti ne derguan ne stacionin Policor ne Prizren ku lenda ishte ne procedure per te ashtuquajtur per kercnim –rrezikim nacionalizem,ektremizem ndaj meje  per bashkim te trojeve shqiptare .

Une gjate asaj kohe kurr nuk ju binda atyre procedurave policore gjyqesore te okupatorit serb ia arrita te arratisem per ne Maqedoni permes bjeshkeve te gurit te zi ia arrita ne Itali

Vlen te thuhet se gjate viteve ’90 kisha kenduar kengë per Kaqusha Jasharin,helmimin e nxeneseve dhe shume kenge te tjera te reportarit tim patriotik e kombetar.

Menjeherë  ia arrita te ikja  permese bjeshkeve te gurit te zi Maqedonise  dola ne Itali pas tri viteve ndodhi vrasja e Besim Ndreces ku plot nje vite isha ne Zvicerr u ktheva ne Kosove bera incizimin e kenges per Besim Ndreces per vrasjen e shushkiqit i cili plot 6 muja mbajti ne shtetrrethim te gjitha fshtarat pererreth  Prizrenit me nje ekspedit policore te barbareve sebosllave me ore policore duke u shfrenuar ne menyren me qnjerzore ndaj popullates Shqiptare .

Incizimi i kenges kushtuar Besim Nderces eshte bere ne shtepin e Ibrahim Bytyqit te ciles i eshte dhene familjes Ndreca ,ku nga ky incizim kemi rene ne kurth une edhe Avdi Hasani  Gjilanc i maltertuar  pastaj me kengen per prof.Xhemajli Berisha te cilin policia barbare srebe e vrane  duke e hudhur nga kati I III-të.

Kenget e mia folklorike kombetare patriotike per okupatorin ishin shume te ashpra qe ata me kerkonin qdo here ne shtepi mirpo unë ne vitin 1998 u kyqa bashk me vendasim tim Arsim Ibrahimaj i cili fatkeqsishte humbi jeten ne Itali te cilet jemi angzhuar me plot vullnet ne fondin per grumbullimin e mjeteve per Kosoven  VENDLINDJA THERRET ku personalisht jam radhitur ne UQK,ketu ne mergat pra ne Itali  pata nderin  te njoh shume personalitete figura te ndritura te kombit  te cilet me vullnet punonin-jnë per Bashkimin e Trojeve Shqipatre ne nje Shqiperi vlen te permenden Vitore Stefa Leka,Mentor Mazreku dhe Xhafer Berisha dhe shuem te tjerë ku ne kenget e mia  I kendoi lavdisë dhe Bashkimit Kombetar deshmorev te kombit ,bashkpuntoret e mi te cilet me mbajne gjallë jane poetetZot.Naser Zani,Zonja Suela Eqrem Katanja ,Ymri Trena,Zeri I Arberit,Ali Rexhepi  mos te harroj te permendi edhe Gjin Musa ne Romë (Itali),poashtu kontributin me te madh me gjithe shpirt per kombin bashkimin kombetar e jap edhe ne radion me te degjuar te skandinavisë qe degjohet ne mbare Trojet Shqiptare ,radiomitrovica.eu (Zeri i mitrovices-Koshtovalia).

Qdo here vullneti im ishte qe te Shqiptaret te ndegjohet muzika folklorike Shqiptare prandaj ekzistojne elemente te cilat deshirojne ta perdhosin kengen e melosit shqip pra futja e kenges “Tallava” prandaj te cilen une  dhe popullata duhej ta luftoj me te gjitha mjetet  qe kenget e tilla  e cila e degjeneron muziken shqip te ndalet muzika e huaj romune tallava ku gjeneratat e reja ne rast se nuk e parandalojme do te na denojne per keso lloji muzika antikombetare.

Mbaj ne mbresë deshmorin  kenget e deshmoreve te kombit  Fadil Rifatin  dhe Hysa Fazliun ti kujtojm ata te luftuan per kete dite te sotme qe e shijom ne mirpo amaneti I tyre akoma nuk ka perfunduar ku jemi ne rrugetimin e siper per BASHKIM KOMBETAR.

dhe ideali im eshtë  qe asnjeher nuk kam marr lakmi te kyqem-radhitem  ne ndonje parti ,po ideja ime personale  është  Uniteti dhe Bashkimi Kombetar Shqipria Natyrale .Rroft Shqipria Natyrale sepse deri tani i kem kendu pamvarsis se Kosoves  mirpo pamvarsia na erdhi jo aq e kenaqshme  per ne, sepse e coptuar kosova mitrovica e ndarë  ne urë te Lumit Iber .

Gëzim Kodraliu  është këngëtar i dalluar që e kultivoi këngën populIore në fshatra të Suharekës,Prizrenit  në mbarë Kosovën dhe në viset shqiptare …Këndon me sharki dhe qifteli .
Zot.Kodraliu është  njeri modest, shumë gazmor. Në këto raste ka pirë me shije dhe me masë si merakli i veçantë i rakisë së rrushit te rahovecit prodhim Shqiptar, sa për t'u bërë me ' humor më të rnirë.

Gjatë pushimeve dhe ne diaspore pra gjate  këndimit ka treguar mahi.të shumta është shumë spirituoz. Kjo pjesë e pasurisë folklorike, që kultivon  me shumë kujdes, duhej mbledhur  dhe ruajtur thotë Rapsodi Kodraliu.
Kodraliu është  këngëtar dhe njeri i vendosur në rrugën e tij për ta luajtur rolin e kultivuesit të idealeve patriotike,atdhetare dhe kombetare  dhe; virtyteve të larta njerëzore. Nuk pranon që në asnjë rast t'i ndryshojë këngët sipas censurave e qejfeve individuale-klanore  apo të partive politike pra vetem ashtu ciq janë ne sherbim te popullit dhe te atdheut  .

Pra, këngët i interpreton në bazë të traditës së kultivuar gjatë shekujve duke theksuar në mënyrë të veçantë përbërësit e ndjenjave atdhetare të këngës. Për këtë arsye,

Gezim Kodraliu  pra, ështe i madh dhe i virtytshëm edhe në situata të vështira, sepse trimëria dhe sinqeriteti ishin bërë pjesë të pandashme të jetës së tij te permendur me lartë.
Per Gezim Kodraliun dhe për këngën e tij flasin  shumë njerëz, dashamirë dhe miqet e tij  të këngës dhe studiues të artit popullor. Nga adhuruesit e tij të flaket dhe mergimtare atdhetar dhe patriot .

Vlerësimet kaq të larta për artin e interpretimit poetik e muzikor të këngës vërtet janë të qëlluara, sepse duhet të jesh talent i rrallë poetik si Kodrali në rangun e muzikes , që t'i dish e t'i këndosh më shumë vargje te ndryshme . Kodraliu din shkruan dhe te këndon kaq shumë vargje, duke qenë në gjendje që t'i rikrijonte shpesh aty për aty sipas disponimit te atmosferës që krijohej nga radhët e dëgjuesve.

Midis këngëve lirike te rapsodit Kodraliu mund te  përfshihen  edhe disa krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e dhembjen për fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale të këngëtarit tonë si këngë dollish e falënderimesh, me të cilat artisti e përfundonte ahengun në dasma e gëzime të tjera familjare, ku këndon edhe sot si ne mergim ashtu edhe ne Trojet Shqiptare.

Rapsodit te Kombit Shqiptar i urojme suksese dhe shendet ne punen e metutjeshme te kenges –folklorit Shqiptar dhashte ZOTI qe vullneti dhe sakrifica mundi I rapsodit Kodraliu te jetesohet dhe te realizohet pra amaneti I heronjeve-deshmorve te kombit I mbetur ne rrugëtim e siper te realizohet me BASHKIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE.RROFT POPULLI SHQIPTAR DHE SHQIPERIA NATYRALE.

http://www.youtube.com/watch?v=WbksTqnAeWI&feature=related

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora