E enjte, 25.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Burri matet me zemër

E shtune, 15.09.2012, 08:10 PM


ATA QE  MORALIN  DHE   POLITIKEN  I TRAJTONE VECMAS

NUK    KUPTOJNE DOT AS NJEREN E AS TJETREN ”   RUSOI

 

“BURRI NUK MATET ME PELLEMBE POR,  ME    Z E M E R”    Zagorie

ASPEKTE ZAGORITE :

Dje –Sot

 

Nga Ksenofon  M.  Dilo

 

Shquajne vlerat e larta te zagoriteve te pare ,  nder  i  races  shqiptare. E kaluara nuk mund te hidhet mbas kraheve ne kete vend ku dhe arkitektura e shtepive ruante mençurine e brezave . Ish vene ne pune  mendja dhe zemra ne ato dykateshe te gurta, kultura dhe dashuria pèr Memedhenè   ! Habisnin dhe te huajt  shtepite e Haritejve me ate madheshti … siper atyre shkembenjve…. Pa goje mbeteshe kur hyje ne shtepine dykateshe te Dedulajve(ne Sheperin kasaballi) –tere yje  skalitur tavani i  dhogte i shtepise,sidomos ai i  odes  se pritjes)  Bukuri antikiteti mbante mbi vehte shtepija e Haxhiaje  . Muze armmesh ish nje dhome te shtepia  aq patriotike te Rrucanje..(Biri i kesaj  shtepie,  Aristidh Ruci, nje nga baballaret e  pavaresise,mbeshtetes kryesor i  Ismail Qemali .)Shquante shtepia e Cakallareve   hijerende  ne mes te fshatite Me gure nga Derviçani ndertuar  shtepia e bukur e Calos me urdher te Ali Pashe  Tepelenes …(Kjo se,nuk e pati problem  kur Ali Pashe Tepelena  e pa tek   po prashitete misrin ne Hjomo e  i foli  :

”Te ka puthur prapanica breket”

--”Po madheri-kthehet e i thote-kerkon buzet e zoterise  sate”-dhe vazhdoi punen ne are.. “

Aq e  inatosi pergjigja (qe askush nuk  guxonte ti fliste keshtu) Pashane e  Janines qe, po vinte te miqte e tij ne Rakaj sa , urdheroi shoqeruesit :

“lidhmani pas kalit  kete dorre” (keshtu i quanin grate sheperjote) dhe, sa mbriti ne Sheper  me inat  urdheroi :

“ digjejani shtepine e saj!”

Mbas ca… Pashai  dolli  nga Rakajt.Flaka e shtepise Calos ne qiell…    kur ,.. veshtron   ate grua  te ngrohej  ne   zjarrin e shtepise saj , beri zè :

- ç’po ben ti  atje…?!

- Ngrohem Pasha ne punen time !    prerazi sheperjotja  qe “merr flake dhe ne uje”… Sheshazi  tregoi   mosperkuljen…,ne kete vend-lindje te burrerise..

Aliut , jo vetem   i ra inati nga guximi i sheperjotes po urdhroj  :

Ti behet shtepia kesaj burrereshe me mire nga ç’e kish . Me gure te  skalitur nga Derviçani-(  dallonin  te ato mure,guret  te skalitur te asaj shtepie  djegur ne operacionin e  qershorit 1944 si  dhe gjithe ky fshat e Zagori….)…   Edhe sot ngjan, sikur  nga ato prita portash , ne ato kuvende burrash… u behet jehone kengeve te lashta :

”Moj harbi e larme e brezit

Tund kollonat e Serezit”…

 

Asgje me shume se deshmi e ndjenjave te sinqerta eshte kur thuhej  : e njohur natyra e gezuar, e zgjuar, trimeria e urte zagorite,karakteri i bukur njerezor : “ Shih me driten e aresyes.

Ndiej me zemer njeriu. .”

Emocioni i vertete ne sjelljen e tyre : Njerezorja , Besnikeria , Krenaria .Besojne vetem ne forcat e tyre dhe te askujt tjeter . Kurre nuk ankohen . Shprehja “Nuk bej asgje”  ne Zagori do te thote “Bej diçka”.   Shume  halle , veshtiresi e pengesa kishin  po, pèrmbushnin  gjithe detyrat si Njeri i mirè. Ne pergjithesi jeta e fshatit e gezuar. Sidomos ne ditet e festave,  ne te korra, jehonte ne pllaja, oborre ,  e kodra kenga labçe.  Kenga u hapte zemrat , mjegullèn shpèrndante  .  Gezimi   nuk linte  ne  shpirt  te papastren .  Perbuz  vuajtjen dhe vdekjen ! I pathyeshem nga goditjet e fatit “Sa gjallethoshin zagoritet- e me nder !” –Nje miresi  virtyti , brenda  ketij njeriu .  Meriton mirenjohjen e gjitheve per tu vene ne radhen e  vendit ku  , s’ pèrfillej  i    pasuri as ai me pozite, po,   nderohej vetem VIRTYTI  . Kuptimplote  kur, dy-ve nga tre kurbetllijve zagoritet ( ne fillim te shekulli te kaluar)  tek numeronin dollaret e fituar(djerse kurbeti) te kuverte e vaporrit kur u afrun Sarandes ua rrembeu  era  ,i treti ndau ne tre pjese te barabarta fitmin e tij te kurbetit ,pèr te mos shkuar duar bosh ne shtepite e tyre ,duke u thene “Asnje detyrim nuk do kini te Une”  BURERIA matet me zemer  ndaj dhe ,”Ruaju-thote  mençuria e ketij populli-nga pasaniku i ri dhe putana e vjeter”.  Kane mbetur fjalet  e kenges M. H. per pasanikun V. ZH.:

   O para me hengersh m…

Kur bere njeri  harbune “      E tillè  kjo  tabllo  jete   , te mbush plot krenari e admirim  ku  shpirtrat e njerezve lartesohen  nepermjet dashurise,maturise,fisnikerise , zemres burrerore, e Trimerise  . Duhet te  jete ky rrezatim i tyre i brendeshem qe i ben keta njerez  aq dhe te hijeshem ne paraqitje !

Gjen ne kete vendt proven e vet  mendimi :duhej peshuar  mire  fjala  kur je  ne trapeza  zagorite.  Pèrbuzet  forca shkaterrimtare dhe bubullima e shpifjeve  te orkestrimit mashtrim : “shpif,shpif se,diçka do mbetet “.. qe  kerkojne ta bejne  pamjen  sa me kercenuese. . ata  qe , kryenin detyren  e maskarait !   sidomos mbivendosja e  nje sere planesh    qe krijonin  nje gramatike mashtrimi  ,  me buzhetin estravagant antikombetar- !     Ua imponon   realiteti :  mos u ve perde syve  me entusiazem ,as mos  sharto Zi me pesimizem!

Kjo , palcè e burrerise shqiptare  e therrite dhe e therret   ne çatine e vet.

Perfitimi i kesaj bindjeje  ka shenuar  gjithnje agimin e periudhave te Vlerave  Shqiptare   qe e kenaqnin aq shume  shpirterisht . E  sheh ne sy jeten zagoritin  Motua e jetes.”Fjala-FJALE” dhe, “Puna- PUNE”.   Kthehen tek kjo  ,dhe ecet ne rruget brenda shpirtit .. sikur çliron  dhe shpirtin e te ikurve e   sjell me vehte edhe nje deshire   te te gjitheve sa,   magjeps tingujt :” Zagoritet po,- ZAGORITE !”

Ish shpirti i zjarrte patriotik dhe zemra e emadhe e Babait  te Cajupit,Harito Cako qe, sa degjoi te flisnin shqip ,brenda shtepise qe kish dhene me qira ne Selanik,nga kènaqesia   qe ndjeu ,  jo vetem nuk i mori qirane kesaj familjeje (Kenanje)po, ua fali  dhe shtepine .

Duke qene i thelle ne gjykime  eshte dhe fisnik   ne  jeten teper te trazuar, shpesh te ndotur me gjynahe ,mbire si thoshte ILIA DILO SHEPERI : “ nga intrigat e te huajve dhe komedite e brendeshme” . Flet me gjuhen e jetes, ushqen  shpirtin dhe derdh se pari frymen e vet  SHQIPTAR  , kur dhe  pèr vuajtjet e dramen  qe heq ,ja thote kenges labe :

“...Ne kohe te pleqerise na zune halle te renda

Per Shqipèrine qe,s’u be si na ka enda

Kosove e Cameri i mbajti jeziti brenda”…..

Me te tillè ton burreror dhe pa kompromis  jepet pesha dometthenese e te vertetes ,atje ku njerezit bashkohen me malet, ne vendin e Mihal Haritos,Ilia Dilo Sheperit, Cajupit, Jani Dilo-s, ,Jorgji Cakos, Aristidh Rucit , Spiro Zhejit,Petro Haritos, etj etj  ku dhe Malet kane marre emrin e Burrave.

Deshmi e   rrefimit  realist  behen vargjet e  kengeve per Burrrat e vyer te Kombit MIHAL HARITO,ILIA DILO SHEPERI kur dhuna rritej frikshem e buçiste aq fort ne te gjitha aspektet e saja :

”O Mihal  balli i karvanit

I shtive drithmen Sulltanit”

 

“O Illi i  Illi YLLTE

Gjitheve u hape syte

Gjuhes SHQIPE Gramatikè…”  Vazhdimesine  e Tij e ndjek sot me plot dinjitet Patrioti i Madh shkencetari PETRO ZHEJI

Kujtimi per keta njerez me Zemer  te  Madhe nuk èshte me pak i dobishem se prania e tyre. Shembelli i tyre udherrefyes ner brezat . Shquajten  ne shkolla e ne jete  me vyrtyte  nga te paret  ,derisa u vajten prane  Viktori Dilo , Milo Duda, Evanthi Haxhi(Dilo) Arqile Pina ,  Anthokli Kondi ,Milo Dilo, Leko Duda, Vangjel Dilo,Vasil Bici , Etien Dilo etj. Shkova te varri i ETIENIT me shkruan nje shok nga Vlora : “I kalova prane varrit Etienit :Mu duk vetja i vdekur dhe Ai i RILINDUR”

 

Zagoriti i ben drite pavaresise

LIRISE E DEMOKRACISE

 

…..

Te  kursesh kujtime  pèr Njerez  me Zemer Madhe , ke gdhendur nje dhimbje ,je i padenje pèr nje shpirt njerèzor !  S’ka gje me te turpèshme te vesh ne gjume ndergjegjen  e te lesh  varferine te te depertoje shpirtin!  Plage qe kerkon trajtim  rigoroz  per  tu ngritur kunder fatit …nga  cikloni i kuq !   Fusha e mendimit zagorit e gjere… Liria e shtrenjte, te tjerat pak vlera kane.

Me vdekje denoi Ilia Dilo Sheperin gjyqi ushtarak ne Sarande(me pas e kthen esilim) …se, ngriti peshe zeri i tij-  popullin kunder masakres ne Hormove … ” Kemi per detyre,kishte predikuar e shkruar,te duam  e te mbrojme nenen e babane;Nene e Babe eshte Atdheu. …te mos peshojme rreziqet”,”-

“Edhe po te me prisni koken ne fytin tim  –thote gjuhetari i madh- do te gjeni : nje A, nje B, njè C  nuk mund veç ti neneshtrohej vdekjes…           Ky qe fati itij…Dita e lirise do vinte…”

 

…”Ne stive me dru digjeni kete njeri…”” –tha oficeri grek kur pa ne Sheper e ne fshatra per rreth, gjithe regjistroheshin si tha Ilia Dilo Sheperi –SHQIPTAR”

-          Qete pèrgjigja e IlaDilo-Sheperit :   Veç, ne stive me dru te njoma…”

Dr.Jani Dilo qe me epakta  eshte strateg lufte, mbas  mbarimit te betejava ne lufte, te plagosurit urdheronte te mjekoheshin,roberit i kthente mbrapa …Permendore donin ti ngrinin ne Leskovik kur afro 100  burra  i shpetoi nga pushkatimi prej te huajit duke  rrezikuar plotesisht jeten e Tij .    Erdhi JANI DILO kètu né Sheper mè thosh njè ditè Come Thanasi ,takoi BABANE –vate dhe né Xhamballaj,  ngushèlloi pèr vrasjen e Pilos dhe  tè Panos( si tani me kujtohet me shtonte e motra e tyre Viktoria- me ate ze  qe tingellon  aq i dhimbur… dhe  te vendosur -   kur erdhen ne shtepine tone(ne Xhamballaj) se toku me Malen e te tjere per ngushellim Ai -Jani - fjalen  e  kish te arte,nxirrte nga goja mjalte  Eh ! mor bir,  Jani Dilo nje ka bere Nena e s’ka tjeter shok ne Shqiperi…Ish  njeri xhevair ..edhe guret e rruges shkelqenin kur ecte JANI …kurre s’mund te tregonte sheperjot per Tè… Oh! Ish tjeter fshat athere…te tjere njerez…lere qe Jani Dilon gjithe e donin dhe e çmonin Pastaj dhe armet pèr Shqiperine i muarre … per Liri…e jo pèr te vrare sho-shoqin…).   e askush nuk çoi fjalè  te shtabi..ketu… bile kur iku , mbasi e pèrcuallèn…duallèm  te guri i dyfekut e  zbraznim pushke   ndersa, ata tè dy me Malen, te zalli  mbi Leusè.ecnin.tè qete  .. Sheperjoti èshtè sheperjot kurrè ,kurrè s’behet lojè né duart e tjetrit…

Eshte dhe kjo asresyeja qe Sheperi ,fshati i JANI DILO-s mvarej me shume se nga Gjirokastra, nga Tirana… Ju  çvendos nje pjese popullsie e me ardhes u kthye ne nje koloni te kuqe…. Lere pastaj kur mbas vdekjes Enverit ,afrimit pluralizmit ,i prune dhe njerez  fshehtas(pa asnje aprovim zyrtar te kohes)te vlefshem vetem per krime…

Shquar kurajua e  besa sheperjote.   Ne  Gjirokaster , ne gjyq ushtarak  te shovenisteve (1941) , valone gjysma e lekut,  edhe pse i torturuar keqas  ne kala, Male  Dilua   pytjes se fundit ju pergjegj me ze te larte  shqiptarisht “Dua NENEN dhe jo njerken!”   Ai, qe me vone ne Permet jo vetem qe nuk lejoje vehtes te ndahej nga shoku   rastesisht ne shetitje me te ta vrisnin hasmit… po e  strehoi (L.)ne shtepine e tij 8 muaj ne Sheper . apo, sa veshtroi nga dritarja e zyres se trij te pushkatonin bashkfshatarin e  ardhur nga  nga fshati  zbret rrenbimthi e perqafon duke thene pushkatonani te dy   se ,eshte krejt i pafajshem…Ka mbritur pèr  ketu per psunisje dhe asgje tjeter…Ish  edukata e ILIA DILO SHEPERIT  qe reflektonte vyrtyte shqiptare   “Rroj jo vetem per te  lene te tjeret  te  jetojne –thosh Margarit Dilua-po, dhe ti ndihmoj  te tjeret qe te jetojne”

. ..Mblidheshin njerezit … vinin per te marre nje mendim te puntore te Rilindjes Kombetare si ,  Xhaxho Aristidhi (Aristidh Ruci) ,, te -Xha Dilua,rilindasi qe nuk perfilli rreziqet po punoi e luftoi si fort rralle te tjere brenda  Atdheut te tij,  (plot e periplot oda e pritjes dhe divani me burra-kujtonin - Dilte Ilia Dilo Sheperi nga biblioteka ,  me ate buzeqeshje e dashuri ne zemer,modesti…po dhe dinjitet qe nuk gjen Burre te tille aq te virtytshem sot !…”Kjo qe po i vjen Shqiperise nuk eshte demokraci po tromokraci”

 

Beri vizite prokurori i pèrgjitheshem te tè burgosurit ne kala te Gjirokastres 

hapet dhe qelia ku ndodhej  burri sheperjot i burgosuri Nasho Idrizi –

-“E xha Nasho… si je  ketu ?”  - pyeti   prokurori B. Spahiu(1946-tè)

-“Kete berruce qe kam , - u pèrgjegj (xha Nashua) i pafajshemi -  do ta le ketu , pere ty..!”Ish Ai burre qe dhe kur Mehmeti donte ti mobilizonte sheperjotet i foli para gjitheve:” Memhmet,Mehmet ketu nuk je ne Miredite apo Kurvelesh qe  thone koke lashe – koke mora ..Ketu i thone Sheper dhe sheperjoti  nuk e hedh gurin ne dege po, nuk pa arre!. Ne nuk dime perse leftoni Ata qe e kane kuptuar kane marre armet e jane si ti. ..Ne se do mobilizosh dhe nje me force 100 do te ikin nga brigata jote sa te kapercesh Dhembelin pas tij”

 

Si njè copè akulli né kurriz ju duk prokurorit ..kur   degjoi  ne  gjyq  te pandehurin :

C’ka deshmimtari  qe,  po dridhet -  Fliste burrerisht ne gjyq Gjirokaster (1971), Koço Ilia Dilo edhe pse torturuar keqas - thoni qe,  i akuzuari  jam une! e jo ai...”

 

Limit i çnjerèzores 25 janar 1991, çmenduria komuniste çfaqi magjine terheqese per  te dhuruar DEMOKRACI PERENDIMORE  me vrasje te nje proçesi te ri  –kanibalizemi!

Ajo  qè mbante hapur derèn e ILIA DILO SHEPERIT ,né shpirt madheshtinè e krenarisè Dilo dhe KRISHTIN né zemer, u perball me te paberballueshmen…Vrasesit ishin manipuluar me menyren me te ulet... Histori e krimit la pas shume gjurmè… ”Mos mor… i ngisni e i grisni ato libra-u  tha kjo MEME  e deklasuar qe i kerkonin dokumenta(shkrime e kujtime ,letra..) e para !..., katileve te terbuar qe e gjeten vetem…- se, jane te Babait(Ilia Dilo Sheperit) jane tetè gjitheve” … Foli… e ….mallkonte  e i mallkonte!..

(  Banda “kuqo” e masakroi e vrau. ,drejtesia komuniste e rivrau me padrejtèsinè e maskaradèn e gjykimit: Rroftè vdekja. Poshtè tè deklasuarit! Esht paradoks drejtèsie me firmè Alia !

Dushmani vrau burra,..mori peng femijè po,nuk vrau Meme ,ndersa partia famèmadhe vra MEME dhe,foshnja nè bark te Nenes..   sot po e rivret me heshtje..   Hetues,prokuror,gjykates –“forca tè errata né shètitje” “ kapercyen ylberin” e na u vet-shpallèn demokratè!..po,..”karriket mbi gjak u rrinè” Pseudodemokratet  hedhin shkelma  djathtas e majtas,…MUKJA ende kullon gjak!...)

 

I  vrane djalin nè kufi topovites Mariana Dilo  e, ”aksidentalisht-  i thanè -  shkeli mbi bomb” .. Mes sigurimsash filloi Mema ligjen:       Harilla a korba Unè,

Vetè e shkele,apo ta vunè..”

…..

Klasa politike sot,me gjithe dashurine e madhe qe ka pèr  lluks duhet te eci me njerezoren.

Mbetet pytja ç’fare po behet pèr ngritjen e dinjtetit te qytetarit   sot ?!

Sidomos  pèr te persekutuarit qe, dhimbja shkul ofshame te pangushellueshme,  kur degjon te thuhet “Sa fat pati ai qe vdiq…s’do vuaj si ne” e i shikon kthyer ne subjekt te akteve vandale.

Dje , rrethonte  te burgosurin politik ,kraharorin e demokracise, muri Spaçit sot muri i mashtrimit… Vrite ne menyren me barba ne pluralizemre i burgosurit politik ne Leuse te Permetit  sa tronditi tere boten shqiptare edhe ndodhia edhe sot e kesaj dite,( mbeshtillet pa pike turpi nga drejtesia ,  klasa politike qe çqeverris vendin dhe nuk lejon te futemi ne Europe  pa u bere e vjedhura e saj prone,) me heshtje ?!...  Tingellim aktual kane fjalet e RUSOIT :

ATA QE  MORALIN  DHE   POLITIKEN  I TRAJTONE VECMAS –  NUK    KUPTOJNE DOT AS NJEREN E AS TJETREN ”



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora