E enjte, 25.04.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Ne ndihme te emigrantve: ”Omeopatia”

E diele, 13.04.2008, 06:09 PM


Ne ndihme te emigrantve: ”Omeopatia”

Nga Paul Tedeschini

Kushdo prej nesh duke levize neper Europe, ne Ameriken e Veriut, ne Australi, ne Zelande te Re e disa vende te tjera, sheh ne disa farmaci tabelen “Farmaci-Omeopati”. Per shkak te mosnjohjes na shpesh e neglizhojme termin “Omeopati” dhe futemi mbrenda vetem per te terhjeke ilaçet e rekomandueme nga mjeku. Ne kete rast na humbim nji rast dhe nuk perfitojme nga mundesite sheruese omeopatike.

Omeopatia asht nji shkence qe origjinen e ka qyshe nga koha e grekve te vjeter, por sot ne shekullin e fundit asht zhvillue shume dhe rritet gjithnji e ma teper numri i njerzve qe perdorin ilaçet omeopatike dmth ilaçe te nxjerruna direkt nga bimet dhe jo farmaceutike tradicionale te prodhueme industrialisht. Keto perdoren per sherimen e shume smundjeve te lehta, si ato qe sjellin ndryshimet e stinve, neveritjet e ndryshme, ngerçat e gjymtyrve, dhima te ndryshme te perkohshme ne trup, te cilat ngandonjihere shoqnohen edhe me nevojen e te qarit me lot, urinime te lehta te pakontrollueshme, pagjumsì tek femijte, tek te mdhajt, probleme me mishin e dhamve, alergjina te stines, ethe qe shfaqen sidomos tek femijt e vegjel, infiamim i syve, obeziteti, ose dhjamosja e tepert, anoreksia, gopçlleku si dhe shume e shume smundje te tjera te lehta.

Bazat e kesaj shkence i ka vue “Babai i mjeksise” mjeku grek Ipokrati (460-377 p.Kr.). Ai hodhi poshte çdo hipoteze te origjines “te mbinatyrshme” te smundjeve dhe pohoi se smundjet shkaktohen vetem nga shkaqe natyrale. Ai nxori tezen se sintomat specifike te çdo njenit individ jane “çelsi i sherimit” dhe se trupi “shendoshe vedin”. Parimi i omeopatise asht se “smundja sherohet me te njajta substanca, te cilat tek njeriu i shndoshte shkaktojne te njajtat simptoma si tek i smuri”. Ipokrati thonte se para se me percaktue nji diagnoze, asht e nevojshme te vrejtohen me vemendje simtomat specifike te çdo individit dhe reagimet individuale ndaj smundjes. Po ashtu ai mendonte se mundesia sheruese e çdo pacienti jane te randesishme per zgjedhjen e nji kure te pershtatshme.

Ipokrati njihte me qindra ilaçe. Parimin “Te ngjashmit sherohen me te ngjashmit” ate e shtyne te perdore psh rrajet e bimes “Vetrarum album” (Shpendra e bardhe) si ilaç per sherimin e koleres. Kjo rraje shume helmuese e dhanun ne doza te medha shfaqe te njajtat simptoma si kolera: diarré te forte dhe tharje e forte e trupit te njeriut.

Ndermjet shekullit I dhe te V (mbas.Kr.) romaket bane shume perparime ne fushen e mjekesise sidomos tue u bazue ne “doktrinen e te kundrtave” simbas se ciles i smundi duhet trajtue me substanca qe shkaktojne efekt te kundert me simptomat e njeriut te shendoshte. Keshtu diarrene e kurojshin me hidro-oksidin e aluminit, i cili shkakton kapsllek. Mjeket romak Celso, Galeno dhe Dioscoridi i rriten njohurite mbi strukturen dhe funksionet e trupit te njeriut. Mbas ramjes se Perandorise Romake ne Europen e mesjetes nuk u bane perparime te randesishme. Vetem nga fillimi i shekullit te XVI, ne saje te kontributit te Philipus Theophratstus Bombastus te mbiquejtune Paracelsit (1493-1541) u fillue te bahet lidhja e çfaqjes se nji smundje nga shkaqet e jashtme, si psh. ushqime dhe pije infektuese. Paracelsi, i cili ka vue bazat e kimise moderne, mendonte se bimet dhe metalet kan lande aktive me cilesi sheruese. Keshtu psh. perdorte bimen “Chelidonium majus” per sherimin e stomakut, sepse ajo nxirrte nji lang me te njajten ngjyre me tamthin.

Zhvillimi i mjeksise vazhdoi natyrisht edhe ne shekujt e mepastajme, por themluesi i omeopatise konsiderohet mjaku gjerman Samuel Christiab Hahnemann, i lindun ne Drezden ne vitin 1755. Ai kishte studjue mjekesi ne Universitetin e Lajbcikut, ne Erlangen dhe ne Vjene. Ne vitin 1799 ai filloi profesionin e mjekut. Ne artikujt e tij ai kritikonte perdorimin ne mase te teprueme te purgave dhe ilaçeve te tjera. Ai ishte i pari qe vuni ne dukje randesine e higjenes personale, te te ushqyemit ne menyre korrekte, te ajrit te fresket, te ushtrimeve gjimnastikore dhe te hapsines shtepijake jo te vogle. Hahnemann eksperimentoj per disa dite perdorimin e lekures se bimes se kinines ne trupin e vet ne doza te vogla dhe keshtu ai mbeti i habitun kur konstatoi simtomat e malarjes, megjithese nuk ishte i smute nga malarja. Prandej ky ishte ilaçi. Prandej nxorri formulen “similia similibus curentur” dmth “ te ngjashmit shendoshin njeri tjetrin”. Ne kete menyre ai arriti ne konkluzionin e gjetjes per seicilen smundje, nji lloj bime perkates me cilesina te ngjashme.

Perdorimi per nji kohe te gjate i ilaçeve te prodhueme industrialisht me lande kimike mund te shkaktojne çrregullime ne organe te tjera. Prandej per smundje jo te randa asht e keshillueshme te perdoren ilaçet omeopatike te nxjerruna direkt nga bimesite. Se cili ilaç omeopatik, ne cilen mase, per sa kohe perdoret nji ilaç per nji smundje te caktueme, kete e percakton mjeku. Çdo dite rritet numri i mjekve te diplomuem per omeopatine si dhe rritet numri i farmacistave te specializuem per kete dege. Laboratore te tana dhe shume institute kerkimore merren sot me ilaçet omeopatike. Tue qene omeopatia nji dege e re, kjo nuk na asht ba ende kulture per ne, por neglizhimi i saje asht nji humbje rasti per shmangien e efekteve negative anesore te perdorimit te ilaçeve tradicionale te prodhuem industrialisht. Edhe kafshet kur vuejne nga ndonji semunjde e gjejne vete gjate kullotes barin qe i ban mire.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora