E premte, 29.03.2024, 12:35 AM (GMT)

Mendime

Dren Shahini: Kosovo vs Albania!!!

E premte, 14.09.2012, 06:42 PM


KOSOVO* VS ALBANIA!!!

Nga Dren Shahini

Ndeshja ndërmjet kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Shqipërisë na qartësoi shumëçka.

Duke mos e diskutuar rezultatin, sepse ai tashmë dihej nga niveli i përbërjes së ekipeve, dua të ndalem tek pjesa e fundit e kësaj fjalie: përbërja e ekipeve.

Kombëtarja e Zvicrës në përbërjen e saj multietnike në vete ka futur edhe pesë shqiptarë, të cilët po dëshmohen dita-ditës dhe po e arsyetojnë kohën e kaluar në atë ekip.

Fati e deshi që ata të përballen me kombëtaren amë, pra atë të Shqipërisë në këto kualifikime për Botërorin 2016.

Qysh kur ata përzgjodhën kombëtaren helvetike para asaj të Shqipërisë, filluan opinionet e ndryshme, si këtu në vendin e origjinës - në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri! Mendime të llojllojshme!

Ofendime, kritika, etiketime, por edhe mbështetje nga ata që sportin e kuptojnë si çështje rekreative, e assesi politike.  Porse, pak kush e mendoi ditën kur ndaj tyre do të kemi ndjenja  sikur ndaj çdo kundërshtari. Dhe ajo ditë ishte mbrëmë, ajo përballje ndodhi. Kundër i kishim pesë shqiptarë!

T’i ofendosh e t’i urresh? Si?  Janë tanët; ne jemi ata , ata janë ne!

Ti duash? Si? I kemi KUNDËRSHTARË në fushë!

Këto dhe shumë ndjenja të shkapërderdhura i përjetova tash e sa javë nga njohja e datës së kësaj përballjeje. Rrjetet sociale vetëm sa ndihmonin në këtë pështjellim.  E dija se me mbarimin e lojës, duke e ditur tashmë edhe rezultatin, shumëçka do të stabilizohej. Vetëm përgjigjen e një pyetjeje s’po mund ta gjej dot!

Republika e Kosovës prej shumë kohësh kërkon nga FIFA dhe UEFA pranim në to. Pranim ky që do të mundësonte njohjen e futbollit kosovar dhe përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Dhe shpejt po kthehem tek pyetja ime:

- Po qe se ndodh që FIFA e UEFA e njohin Republikën e Kosovës dhe asaj së paku i lejohet konkurrencë në nisma rajonale dhe krejt nga fati, si mbrëmë, Kosova do të duhet të luajë kundër Shqipërisë. Çfarë tani? Kë do ta mbështes unë? T’i mbështes gjyqtarët?

Përgjigjja e vetme ishte se si një KOMB që jemi, duhet ta kemi vetëm NJË KOMBËTARE.

Madje, para se të përqendrohemi tek një kombëtare, duhet ta krijojmë një Ligë të Përbashkët Shqiptare. Liga e Përbashkët Shqiptare do të ofronte shumë mundësi. Njohje më të madhe ndërmjet nesh. Rritje të konkurrencës, e rrjedhimisht edhe të cilësisë në futboll. Të drejta televizive e shtim i publikut në stadium. Zbulim talentesh nga mundësia e përballjeve gjithëkombëtare dhe, natyrshëm, forcim i Kombëtares drejt sukseseve të reja.

Krejt në fund: paramendojeni sikur për një kohë të pacaktuar UEFA e FIFA (nga marrëveshjet me Federatën e Serbisë), Kosovës t’i lejojnë përfaqësim ndërkombëtar vetëm me fusnotën e famshme!

Përballja do të dukej kështu :  28 Nëntor 2012, ora 20:45,  KOSOVO*  vs  ALBANIA!!!

Prishtinë, 12.9.2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora