E enjte, 25.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Shqipëria në rrezik shitje?

E enjte, 13.09.2012, 07:45 PM


Shqipëri me strategji privatizimi apo Shqipëri në rrezik shitje?

Nga Pirro Prifti

Më kujtohet fare mirë kur disa vite më parë në vitet e para të demokracisë kur një nga liderat e së majtës tashmë i hedhur në rrugë qoftë nga klasa politike e majtë qoftë nga politika në përgjithësi kërkonte që Shqipëria të ishte `një Shqipëri e dyerve të hapura dhe jo e Shqipëri e dyerve të shqyera`.

Ishte koha kur megjithe indoktrinimin  e drejtuesve të post diktaturës kishte ende dinjitet,

Ishte koha kur megjithë skamjen e madhe të viteve të para të post-diktaturës njerëzit mbetën të ndershëm jo se zbatonin porosinë e ish diktatorit: më mirë i varfër por i ndershëm`, por vetë familja shqiptare ka ruajtur në përgjithsi moralin dhe traditën e pastër bazuar në religjionet e trashëguara,

Ishte koha kur shpresat e mëdha për ` liri dhe demokraci`, si dhe  `Ta bëjmë Shqipërinë si Europa`, anashkalonin dëshirën për tu pasuruar padrejtësisht dhe nëpërmjet korrupsionit.

Ishte koha kur   ëndëra për një Shqipëri  ku pronarët të merrnin pronat e tyre dhe të persekutuarit të rifitonin të drejtat e tyre do të bëhej shumë shpejt realitet.

Ishtë koha kur Shqipëria si atdheu i shqiptarëve së bashku me dëshirën për një Kosovë të , dhe për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë të mos ishin më qytetarë të dorës së dytë të kishte kufij të sigurtë dhe një fqinjësi të mirë e bashkëpunim të sinqertë e të shumanshëm.

Vitet rrodhën, dhe politikat partiake të politikanëve të rinj të post –diktaturës sigurisht pa eksperiencën përkatëse nuk arritën të realizojnë shumë kërkesa të KE, KiE, dhe SHBA, e deri në 2011 Shqipëria ishte shtet pa inventar të popullsisë dhe pa inventar të pasurisë dhe vetëm pas Censusit u arrit një sukses i madh por me 22 vite vonesë. Strategjia dhe politikat e të djathtëve dhe të majtëve plot mangësi dhe gabime shkaktuan që Shqipëria të vonojë integrimin dhe plotësimin e 12 kërkesave të KA para se Shqipëria të integrohet.

Grindjet e mëdha politike që të kujtonin reminishencat e luftës së klasave nuk kishin më aspektin se kush klasë politike do ta marrë pushtetin, por kush Klan politik do ta rrjepë pushtetin.

Një nga Filosofët perëndimorë ka thënë një të vërtetë se `Pushteti të inkriminon`, dhe inkriminimi në klasën tonë politikë ka filluar dhe vazhduar që nga mos bërja e një strategjie të saktë (megjithë ndihmën e ekspertëve europianë për bërjen e kushtetutës, ndarjen në 3 pushtete të pavarura, realizimi i pushtetit lokal, etj, etj), që nga mos bërja e politikave përkatëse për të nxitur dhe nxjerrë Shqipërinë nga një vend i botës së tretë. Lufta e klaneve politike për pushtet në vend të luftës politikë nëpërmjet programeve dhe strategjive të sakta midis liberal –demokracisë (e djathta e qëndrës) që përfaqëson so Maxhoranca me PD në krye- me  social-demokracinë (e majta dhe e majta e qëndrës) që përfaqëson sot opozita, është kthyer në një kacafytje politike ku secila i ve shkopinj në rrota njëra tjetrës qoftë për ta nxjerrë keq palën kundërshtare në sy të europianëve, pa marrë parasysh dëmin e madh që po i bëhet popullit shqiptar faktorit shqiptar në drejtim të vonesës me qëllim të integrimit. Kjo kacafytje politike që po dëmton Shqipërinë si brenda ashtu dhe jashtë vendit ka për qëllim pasurimin e pandershëm nëpërmjet korrupsionit dhe shitjes së asketeve të vendit pas asnjë strategji të mirëfilltë sikur këto asete të jenë pronë e këtyre politikanëve tashmë të inkriminuar. Pasurimi i shpejtë i ka qorruar këtë klasë politike, dhe ka shkaktuar poshte saj tek nëpunësit e administratës shtetërore, asaj lokale, enteve të pavarura, arsimit, shëndetësisë, biznesit të madh e të vogël, një valë korrupsioni, rrushfeti, dhe vjedhjeje të paparë ndonjëherë që nga koha e formimit të Shqipërisë.

Këtu po shkohet aq larg sa, nën emrin e privatizimit (i cili nga pikëpamja strategjike duhet të ndihmojë dhe të forcojë ekonominë dhe financën e shtetit shqiptar tashmë të prekur nga rënia globale e ekonomisë botërore sidomos e fqinjëve tanë Greqi-Itali me të cilët kemi rrth 50%-60%  të shkëmbimeve tregtare), po shitet pjesë të Shqipërisë, po shitet toka, nëntoka dhe deti. Ky aspekt sado i cuditshëm qoftë po bëhet një realitet i hidhur. Mund të kujtohen fare mirë propaganda : Shqipëria 1 euro?!, ose të jepen falas apo të shiten fare lirë toka nëse ato kërkohen për të ndërtuar spitale ose shkolla?!. Lumi i disinformimit i përhapur nga mediat shqiptare por i komentuar dhe i analizuar shumë keq nga disa analistë aspak të pavaruar, ka hutuar popullin, komunitetet e ndryshme, inteligjencën, aq sa dhe opozita e cila ka për detyrë e gjendur nën presionin e kësaj propagande masive dhe e tradhtuar nga `ish`-at e nomeklaturës së kuqe që ka në gjirin e saj – e ka të pamundur që të realizojë një strategji kombëtare të vërtetë për të fituar zgjedhjet e ardhshme sepse- sigurisht do të preket menjëherë nga virusi i korrupsionit sapo të marrë pushtetin....

Gjëndja është shumë e rëndë, sidomos tani që nën pretekstin e shpëtimit të ekonomisë dhe financave kërkohen të bëhen  `privatizime` asetet shtetërore, si dhe në disa raste dhe pjesë të territorit mund të dalin në shtijë. Këtu në këtë pikë askush nuk po e sheh Kushtetutën e R.SH e cila qartëson për këta politikanë klanorë:

Neni 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i mbrojë.

Neni 11

Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.

Neni 121

1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në Kushtetutë;
c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare;
ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë;
d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.2. Kuvendi, me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që
nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.
4. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj.

A kanë harruar këta politikanë se kur problem qëndron tek asetet shtetorore nuk ka shitje të mirëfillta por koncensione të cilat mund të jenë disa dhjetra vjecare. Asgjë nuk mund të shitet, por privatizimi  i ndërmarrjeve strategjike bëhet me koncension, njëlloj  ashtu si Greqia ka nxjerre në shitje ishujt e saj por me afat 50 vjecar; ashtu dhe Kina shiti HongKong-un për 99 vite dhe pastaj e mori përsëri. Po në në Shqipëri c`po bëjmë?

Do të shesin Albetrolin, Hidrocentralet, Minierat, ujrat tokësorë dhe detarë, etj, etj, me pretekstin që të dalin nga gjëndja e depresionit ekonomik apo të parandalojnë rënien në depression ekonomik?! Cfarë strategjie dhe politkkash ka këtu kur këto asete strategjike duhen dhënë në fakt me koncension; pra një privatizim me afat dhe kushte.

Përse Opozita nuk kërkon sqarime dhe transparencë se ku kanë shkuar paratë dhe se si këto para do të futen në buxhet? Apo ka ndërmënt që edhe vetë Opozita e tashme, pasi të marrë pushtetin, t`i përdorë asetet strategjike ashtu si dhe Maxhoranca?

Si mundet që Guvernatori i BSH të marrë një rrogë që e tejkalon 10 herë rrogën e Presidentit të Shqipërisë , në një kohë kur BSH është e shtetit dhe nuk është privatë që të vendosë Guvernatori sat ë dojë rrogën? Ku është piramoda e rrogave në këtë rast? Kjo është politika financiare e maxhorancës?

Dimë këtë që Zogu shiti pa pyetur njeri pjesë të  Vermoshit dhe Shën Naumin pa pyetur sovranin,

Dimë që Zogu, futi ushtri të huaj pa patur asnjë lloj traktati për të ri-marrë pushtetin,

Dimë që Zogu rrëmbeu thesarin 13 arka me florinj me pretekstin se mori rrogen: 12 muaj +rrogën e 13?!

Dimë që Enver Hoxha u rrëmbeu tregëtarëve floririn dhe pas vdekjes së tij John McGoë tha se qeveritarët komunistë po transferojnë floririn jashtë....!

Dimë që Thesari i shtetit i vendos disa herë pas viteve `90 dhe në fund nga vitet 2001 dhe më vonë u deklarua se përsëri është vjedhur thesari i shtetit..!

Dimë që vlera totale e rezervave ushtarake e armatimeve  në `90, i kalonte të 20 miliard dollarët (vlera e viteve `90), por nuk dimë se sa para u futën në arkën e shtetit dhe këtë për fat të keq këtë fakt skandaloz nuk e kanë përmëndur asnjëherë as maxhoranca dhe as opozita.

Dimë që rezervat e shtetit dhe pasuria kombëtare e paprivatizuar i kalonte shifrat e 10 miliard dollarëve (vlera e viteve `90), por sa të ardhura kanë kaluar në dobi të arkës së shtetit dhe sa kanë ndihmuar ato në progresin dhe forcimin e ekonomisë-financave të  Shqipërisë,

Dimë që kanë emigruar nga Shqipëria 1.2 milionë njerëz të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë dhe praktikisht familjet me rreth 500 milionë euro cdo vit. Nuk dihet se si ekonomia shqiptare është përmirësuar nga kjo., sepse nuk ka transparencë.

Dimë që shumica e politikanëve- deputetë të  pas viteve `90 janë dhe bisnesmenë ose kanë aksione në ndërmarrje strategjike shqiptare dhe praktikisht në Shqipëri nuk ka klasë biznesmenësh të mëdhenj që të mos kenë qënë dhe politikanë dikur gjatë viteve `90-2012.

Dimë Lindjen dhe shkatërrimin e firmave piramidale 1994-1997 dhe nuk dime se ku shkuan asetet  prej 110 milione dollarë të ngrira me vendim qeverie të Vehbi Alimuces, si dhe nuk dihet ku kanë shkuar asetet e firmave të tjera piramidale...

Dimë dhe lindjen si kërpudha universitetet private (pas zhdukjes së piramidave, a nuk duket si aspak rastësi një gjë e tillë) të cilat shkaktuan uljen e cilësisë së të diplomuarve, megjithë justifikimin banal  se ... duhet të arrijmë shifrën 55 studentë /1000 banorë që ka europa. Po, i ka BE këtë statistikë, por për të arritur këtë statistikë duhet infrastuktura dhe cilësia të mos  bjerë. Nuk mund të futen në shkollë të lartë edhe individë që Zoti i ka bërë handikapatë –të cilët kanë aftësi të kufizuara natyrale inteligjence. S`mund të bëhen mjekë, infemrjerë, farmacistë, laborantë, inxhinjerë e ndërtues  njerëz të tillë etj, etj. Zoti na ruajtë nga njerëz më Diploma të tilla.

Krahas zërave të protestës që në fakt janë në fazën vetëm të britmave fëminore, opozita ashtu si dhevetë politikanë të ndershëm të Maxhorancës duhet të ngrenë zërin për të patur privatizime konform ligjit dhe duke mos shkelur Kushtetutën.

Një nga zërat më kritikë për këtë problem është AK ecila ka thënë sot: ``Aleanca Kuqezi shprehet kundër shitjes të pasurive strategjike kundër shitjes së burimeve të naftës, pasurive të tjera nëntokësore dhe burimeve hidro e termoenergjetike. Ajo do të jetë në krye të aksioneve politike, protestave e demonstratave për të ndalur me çdo kusht shitjen e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Qeveritarët e sotëm duhet ta dinë mire se një ditë shqiptarët do të kërkojnë llogari, do të zgjohen e do t’i akuzojnë për tradhti kombëtare.”.

Gjëndja është serioze dhe shpresoj që Opozita,  inteligjenca e ndershme, opinioni  popullor, të ngrejë zërin kundër privatizimeve të aseteve strategjike të cilat Maxhoranca nën justifikimin e privatizimit për ti bërë ballë tkurrjes ekonomike jo vetëm dëshëron të shesë Shqipërinë , dhe kjo është një përgjegjësi që do të rëndojë jo vetëm mbi vendim-marrësit , por do të dëmtojë Shqipërinë. Në këtë rast Integrimi është larg, bashkëpunimi i të dy forcave politikë gjendet në pikën më të errët, dhe Shqipëria do të mbetet një copë toke e lakmuar nga të huajt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora