E marte, 23.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Editorial

Aurel Dasareti: Shqipëria - një vend në zemrën time

E enjte, 13.09.2012, 06:32 PM


Shqipëria - një vend në zemrën time

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake)

Të mendosh (pse e shkruaj këtë letër) është një trajtim eksperimental i sasive të vogla të energjisë, ashtu si një gjeneral që lëviz figura miniaturë mbi një hartë para se me vu  trupat e tij në veprim.

Afrohet 100 vjetori i ”pavarësisë” së cunguar. Është fillimi i shtatorit 2012. Me miqtë e mi Delosh Kuqaziu, Margjel Kondo, Azis Seferi, Aranit Marzeku, Bamir Pollo, Gramoz Kodra, Guran Neritani, Kujtim Vlora dhe  Eris Merseli afër 7 javë  gjendemi në vendin e zemrave tona. Ne jemi edhe koleg dhe bashkëluftëtar por s`është detyra jonë t`i afrohemi aq shumë njëri-tjetrit, ashtu siç afrohen dielli dhe hëna, toka dhe deti. Qëllimi ynë është të pranojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë të shohim e të nderojmë tek njëri-tjetri veçse qenien e tij: njëri ballafaqim plotëson tjetrin. Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur... Stërvitemi. Ditë e natë, ngjitemi pa pushim në bjeshkët madhështore të jugut dhe zhytemi në ujërat e kaltra të Ksamilit (Sarandës)...Ne bijtë e Shqipërisë.

Politika nuk përputhet, parimisht, me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh do të isha një revolucionar. Por, kjo nuk më pengon të diskutoj politikë me miqtë e mi dhe me banorët e këtushëm.

Sugjerojmë që:

-     Të gjithë qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët e lartë të trojeve etnike shqiptare të largohen vullnetarisht nga postet sepse janë ata “pleq” që u ka skaduar afati dhe të çmendur për të mbrojtur interesat kombëtare; të korruptuar, tradhtarë, të pakualifikuar për detyrat, të sëmurë psikik, të pamoralshëm, frikacak, sahanlëpirës, servil të fqinjëve kolonialistë. Ndjenjat dhe fantazitë, deri në një pikë përparojnë duke fituar forcë, bukuri dhe vlerë, por kur kjo pikë kapërcehet, bëhen të flashkëta e të plogëta. Atëherë u ka ardhur koha ndjenjave dhe fantazive të tjera. Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të vënë në diskutim mundësinë e asaj që është vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të përforcuar besimin në këto mundësi.

-     Në tokat arbërore çdo individ patjetër të përgjigjet para gjykatës për pisllëqet e tija. Prandaj imunitetet e politikanëve, qeveritarëve  dhe zyrtarëve doemos të hiqen.

-     Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të kemi gjykata të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Në të kundërtën, gjykatat kthehen në një armë të rrezikshme në duart e një partie politike duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Institucionet të mos mbrojnë të pasurit e korruptuar, por qytetarët e thjeshtë.

-     Të ndërpritet menjëherë privatizimi i pakontrolluar i pronave shoqërore.

-     Për çdo vit të vetëdeklarohen pasuritë e tundura dhe patundura.

-     Të konfiskohen pronat dhe llogaritë bankare të paligjshme. Mafiozët shqipfolës kanë zaptuar tokat shoqërore që shtrihen në zonat bregdetare në të cilat kanë ndërtuar ndërtesa, hotele, restorante...Lekët prej turizmit lypset të shkojnë në kasën shoqërore e jo në xhepat e hajdutëve dhe kodoshëve. Bregdeti nuk është pronë private i askujt.

-     Të urdhërohet menjëherë mbledhja e të gjitha armëve të  zjarrit nga popullata, për të ndaluar plaçkitjet e armatosura, kidnapimet, vrasjet dhe hakmarrjet. Në fazën e parë (2 mujore) të garantohet amnistia për ata që do të dorëzojnë vullnetarisht armët. Në fazën e dytë policia të bastis pa paralajmërim banesat e atyre që dyshohet se nuk i kanë dorëzuar ato. Në fazën e tretë, të dënohen me burgime të rënda të gjithë ata që nuk i kanë dorëzuar. Burrecët, pedofilët, hajdutët, zgjebarakët, frikacakët dhe legenët përditë janë duke keqpërdorur armët. Situata është më se alarmante...Në trojet shqiptare, prej vitit 1997 e deri tash janë vrarë ndërmjet veti shumë më tepër shqiptarë të pafajshëm se sa që vrau sistemi i Enver Hoxhës dhe ai i ish Jugosllavisë prej vitit 1945 deri më 1997.

-     Të aplikohen dënimet: Burgime të përjetshme dhe Dënime me vdekje për tradhti ndaj atdheut, sidomos veprat e drejtuara kundër sigurisë shtetërore apo pavarësisë; por edhe për vrasje të planifikuar (këtu hyn edhe gjakmarrja), vrasje të thjeshta, dhunime seksuale, trafikime dhe keqpërdorime seksuale të femrave dhe fëmijëve,  kidnapime, vjedhje në shtëpinë e huaj, krime të rënda ekonomike...

-     Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të udhëhiqet nga shqiptarët e jo grekët. Kemi ne At Nikollë Markun etj. Janullatosi të dëbohet. Ai nuk e njeh Zotin tonë, nëse rastësisht e njeh, le të afirmon të Madhin në Greqi.

-     Shqipëria të dal nga Konferenca Islamike sepse vendi nuk është shtet fetar mysliman por laik.

-     Menjëherë të dëbohen nga trojet etnike të gjitha organizatat e huaja “bamirëse” islamike por edhe misionarët e krishterë ortodoks, katolik etj; janë ata vetëm spiunë të huaj që mbrojnë interesat politike të vendeve të tyre në dëm të tokave tona. Të tillët synojnë përçarjet fetare ndërmjet shqiptarëve.

-     Të ndalohen aktivitetet e ”analistëve” amatorë të cilët njollosin dhe etiketojnë si ekstremistë islamik gjithë shqiptarët e fesë myslimane. Kjo nuk qëndron. E dërgojnë ujin në mullirin e armiqve. Me këso gjestesh të papjekura  rrezikohet ekzistenca biologjike e gjithë shqiptarëve.

-     Të luftohet ashpër fundamentalizmi islamik duke filluar nga disa hoxhallarë dhe haxhilerë kopilë, ashtu që ata pak plehra biologjik nga radhët tona ta marrin dënimin e merituar. Policia lypset pa humbur kohë të arrestojë këta horra që keqpërdorin objektet fetare në dëm të kombit dhe atdheut. Ne nuk luftojmë fetë por tradhtarët, keqpërdoruesit në emër të fesë.

-     Organet e policisë sekrete shqiptare (nëse të tillët ekzistojnë) kanë obligim kombëtar që në të gjithë trojet etnike të interesohen për qëllimin, kontaktet, pasuritë, aktivitetin, historitë – biografitë e gjithë shqipfolësve që haptas propagandojnë kundër Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës), Pjetër Bogdanit dhe gjithë vlerave tona historike të kësaj natyre...Janë ata agjentë të fqinjëve.

-     Të ndalohen menjëherë aktivitetet e grekofilëve në Jug të Shqipërisë të cilët haptas kërkojnë shkëputjen e kësaj pjese dhe aneksimin e sajë nga ana e Greqisë. Policia të arrestojë këta kriminel.

-     Të respektohet toleranca fetare, në të kundërtën, çdo ofendim dhe sulm në një fe, reflekton në reagimin edhe më të ashpër të komunitetit tjetër fetar, ashtu që mund të vije deri tek lufta vëllavrasëse si në Liban, Afganistan...

-     Meshat dhe ceremonitë tjera fetare të mbahen vetëm në gjuhën shqipe, as arabisht, as greqisht as latinisht. Kjo për arsye se asnjë fe dhe asnjë profet nuk lindi në tokat arbërore. Meka, Medina, Betlehemi dhe Vatikani janë të huaja.

-     Apelojmë të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare, patriotizmin (pa Atdhe nuk ka as fe). Në të kundërtën, pa asnjë barrierë psikologjike, shumica e femrave tona (të vendit dhe diasporës) do të martohen me meshkujt e huaj, respektivisht me  “vëllezërit” e fesë myslimane nga Turqia, Arabia, Pakistani, Somalia...por edhe me “vëllezërit” e feve ortodokse dhe katolike siç janë grekët, serbët, bullgarët, rumunët, italianët, nigerianët. Femrat e tilla do të sjellin për të jetuar në tokat arbërore bashkëshortët e vetë (me ndihmën e ribashkimit familjar). Në kohët e fundit prindër shqiptarë shesin vajzat e tyre te serbët, “maqedonët”...në shkëmbim me bagëtitë. Ne nuk jemi aq shumë në numër sa kinezët, kjo do të rezultojë që meshkujt  shqiptarë të mbesin beqarë të përhershëm, ose (Zoti mos e bëftë) në mungesë të femrave do të martohen me njëri-tjetrin (qeveria e Berishës veç e ka gati ligjin e homoseksualëve, i vetmi ligj i cili edhe funksion si duhet në Shqipëri). Le të jetë kjo një paralajmërim pasojash për ata tru lakrash që lëvdojnë aq shumë “vëllezërit” e huaj me të cilët ndajnë besimin e njëjtë. Me këto lëvdata i bëjnë kureshtare femrat shqiptare që të...

-     Të ndalohen veshjet dhe simbolet fetare në shkolla, universitete, vende publike të punës. Shqiptarët janë evropian, e jo aziatik ose afrikan. Feja të mbetet vetëm çështje private, brenda katër mureve të shtëpisë ose objekteve fetare.

-     Do të ishte shumë mirë që fëmijët e diasporës të ndjekin mësimin plotësues në shkollat shqipe. Obligim prindëror dhe kombëtar kjo. Në diasporë kemi kuadër arsimor të mjaftueshëm, pse të mos e shfrytëzojmë rastin?! Unë, vëllai dhe motra ime u themi faleminderit  prindërve tanë që në vitin 1982 na e sollën prej Kosove zonjën Teuta e cila edhe na e mundësoi mësimin e gjuhës amtare. Krenohemi për angazhimin prindëror dhe  sakrificat e tyre. Le të turpërohen ata prind shqipfolës të cilët vetëm pas 2-3 muaj emigrimi “komunikojnë” me fëmijët e vetë në gjuhën e vendit nikoqir. Jo vetëm se do të asimilohen shpejt, por edhe duke mos e zotëruar më parë gjuhën amtare, fëmijët e tyre as që do ta përvetësojnë si duhet gjuhën e vendit ku jetojnë, si pasojë, do të “kualifikohen”  vetëm për pastrues ose klientë social.

-     Shqipëria nuk është anëtare e BE, as që kemi okupuar ndonjëherë ndonjë vend tjetër që tash të na vret ndërgjegjja për varfëritë e popullsive të tyre. Jemi vetë të varfër dhe viktimë okupimesh shekullore. Prandaj, të mos i jepet azil askujt,  përndryshe brenda 2-3 viteve vendi do të mbushet me emigrantë nga gjithë rruzulli tokësor, azilkërkues të rrejshëm, kriminelë dhe aventuristë nga Afrika, Azia dhe Kaukazi që dynden në mënyrë të pakontrolluar në Evropë. Kjo do të rezultonte në kolonizimin e mëtejmë të vendit, asimilimin dhe zhdukjen definitive të kombit tonë dhe Shqipërisë. Të mos harrojmë se ne kemi vetëm disa km2 areal, nuk kemi vend as për varreza bile.

-     Jemi popull i vogël që jetojmë në një territor shumë të vogël dhe shumë afër njëri tjetrit, ndërsa familjet dhe farefiset tona janë të shumtë në numër. Secili e njeh secilin dhe është farefis me secilin, kjo ndikon që edhe policët të mos i kryejnë obligimet e tyre sepse keqbërësi që duhet burgosur ose denoncohet, del se është anëtar i familjes së tij. Propozojmë që psh policët e Shkodrës të punojnë disa vite në Sarandë, ata të Sarandës në Tiranë etj ku gjasat janë shumë më të vogla të shqyrtojnë lëndën e familjarit ose mikut të fëmijërisë. Kështu më mirë ruhet paanshmëria e organeve të rendit publik, korrupsioni në organet policore.

-     Shqipëria të zhvillojë rrjetin e propagandimit, të udhëhequr nga psikologët dhe ushtarakët më eminent të vendit dhe diasporës. Ai vend që humb luftën propagandistike nuk ka as politikë të mirëfilltë kombëtare, është i gjykuar të dështojë.

Propaganda është një formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojë në qëndrimin e një komuniteti ndaj një çështje apo pozite tjetër. Propaganda zakonisht është e përsëritur dhe përhapet mbi një gamë të gjerë të mediave të cilat formësojnë qëndrimet e grupi të synuar. Në kundërshtim të dhënies së paanshme të informacionit, informacioni  i paraqitur kryesisht synon  për të ndikuar në një audiencë (opinionin). Propaganda shpesh paraqet fakte selektive për të formuar një mesazh të veçantë dhe të ”vërtetat” e veta.  Metodat e tjera janë për të përdorur mesazhe të ngarkuara për të prodhuar një reagim emocional sesa racional në informacionin e paraqitur. Rezultati i dëshiruar është një ndryshim i qëndrimit ndaj subjektit të audiencës (grupit të caktuar) për të promovuar një agjendë politike. Propaganda mund të përdoret si një formë e luftës politike.

Lufta psikologjike (e quajtur edhe psyops) me përdorimin e propagandës dhe metodave tjera psikologjike, ndikon në mendimet, ndjenjat, qëndrimet dhe sjelljet e armikut -  që të mbështesë interesat e kombit të tyre në situata të luftës dhe / ose në kohë paqeje.

Lufta psikologjike shfrytëzohet gjithashtu për të përgatitë opinionin publik në vendet e tyre dhe atë ndërkombëtar të mësohen me diçka të pashmangshme, ashtu që ata të rezistojnë ose reagojnë më pak në një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

{Të humbësh me çdo kusht sovranitetin mbi hapësirën detare, mbi portet, mbi hapësirën ajrore, mbi aerodromet, mbi korridoret strategjike të sistemit tonë të transportit tokësor, hekurudhor, mbi infrastrukturën e komunikimit telefonik, mbi objekte dhe dispozitivë gjeografikë që ndikojnë drejtpërdrejtë në efektivitetin e sistemit tonë të mbrojtjes, do të thotë të vësh në pikëpyetje realizimin e detyrave në fushën e sigurisë e të mbrojtjes sonë.

Kështu p.sh marrëveshja e ndarjes së hapësirës detare me Greqinë ishte në nivelin e një tradhtie kombëtare jo vetëm për kapacitetet në naftë e gaz që përmban,(si po shkruhet tani) por më shumë se prekte tërësinë territoriale të ujërave tona dhe do të sillte pasoja të rënda në se situata në marrëdhëniet mes dy vendeve do të shkonte në konflikt ushtarak.

Përvoja historike ka treguar se çdo vendi, rreziku i konfliktit ushtarak, më së pari, i vjen nga vendet kufitare. Shtetet në kufi me ne, si Greqia, Serbia, madje edhe Maqedonia e Mali i Zi, ende pretendojnë pjesë të territoreve tona.

Është e vërtetë se faktori ushtarak nuk do të na paraqitet më në formën klasike, me veprime frontale ushtarake, me njësi e formacione masive. Më shumë do të ndeshemi me veprime ushtarake asimetrike, çka do të thotë që, me forca e teknikë speciale do të goditen objekte të rëndësishme strategjike që rezultojnë me pasoja fatale për qëndrueshmërinë e stabilitetit tonë politik, ekonomik e ushtarak}.

Mos harro kurrë se populli nuk lufton për ideja, për diçka që jeton në krye. Njerëzit luftojnë për të mira materiale, që të jetojnë më mirë në paqe, barazi etnike e liri, që të përjetojnë përparim në jetën e tyre personale dhe të sigurojnë një ardhmëri më të mirë për fëmijët e tyre. Çlirimi kombëtar, lufta kundër kolonializmit, ndërtimi i paqes dhe perspektivës - pavarësisë është dhe bëhet e pakuptimtë për popullin, nëse kjo nuk sjellë gjithashtu një përmirësim të vërtet të standardit jetësor të tyre.

Ka shumë motive emocionale që bëjnë të mundur luftën, edhe pse nuk kanë të bëjnë aspak me agresionin. Lufta është ekzistuese deri edhe nëse përfshin rrezikun për të humbur jetën dhe vuajtje të mëdha fizike. Në luftë njeriu është përsëri njeri, ka mundësinë të shquhet, pa marrë parasysh privilegjet shoqërore civile. Për ta thënë në një formë më të theksuar, lufta është një kryengritje e tërthortë kundër padrejtësisë, pabarazisë dhe mërzisë, të cilat mbizotërojnë jetën shoqërore në kohë paqeje, dhe nuk duhet të nënvlerësohet fakti se, nëse një ushtar lufton armikun me kokën e tij, nuk i duhet të luftojë kundër anëtarëve të grupit të tij për të pasur ushqimin, përkujdesjet mjekësore, strehimin, veshjen, të cilat i jepen nga një lloj sistemi mbrapsht të shoqërizuar. Fakti se lufta ka këto tipare pozitive është një koment i trishtueshëm për qytetërimin tonë. Nëse jeta civile do të ofronte këto elemente të së papriturës, solidarësisë, barazisë, idealizmit, të cilët mund të gjenden në luftë, ka mundësi që të ishte mjaft e vështirë të shtyheshin njerëzit të luftonin. Problemi i pushtetit qëndron në instrumentalizimin e këtij rebelimi, duke i vënë frerët në shërbim të objektivit të luftës; njëkohësisht, për të penguar që të bëhet një kërcënim ndaj pushtetit në fuqi, diktohet një disiplinë e ashpër dhe fryma e bindjes ndaj udhëheqësve, që paraqiten si njerëz vetëmohues, të urtë, kurajozë, që mbrojnë popullin e tyre nga rrënimi.

Luftërat e mëdha të kohëve moderne dhe pothuaj të gjitha ato mes shteteve të lashtësisë nuk janë shkaktuar nga agresioni i mbajtur në fre, por nga agresioni instrumental i elitave ushtarake dhe politike, siç del qartë nga të dhënat mbi përqindjen e ndryshme të luftës duke nisur nga kulturat më primitive e deri tek ato më të zhvilluara. Sa më i pazhvilluar është një qytetërim, aq më të rralla janë luftërat. E njëjta prirje përforcohet nga fakti se shpeshtësia dhe denduria e luftërave është rritur bashkë me zhvillimin e qytetërimit teknologjik; është më e lartë mes shteteve të fuqishme me një qeveri të fortë, dhe më e ulët mes njerëzve primitivë që nuk i nënshtrohen udhëheqësve të përhershëm. Numri i betejave të nisura nga fuqitë e mëdha evropiane në kohët moderne dëshmon të njëjtën prirje.

Ngaqë agresioni mbrojtës është një kundërveprim i gatshëm filogjenetikisht ndaj kërcënimeve që drejtohen kundër interesave jetësore, nuk është e mundur të ndërrojë baza biologjike e tij, edhe pse kjo mund të kontrollohet dhe ndryshohet ashtu si impulset e rrënjosura në mekanizma të tjerë instiktivë. Sidoqoftë, për të reduktuar agresionin mbrojtës, kushti kryesor qëndron në pakësimin e atyre faktorëve konkretë që e vënë në veprim atë. Kushti kryesor, natyrisht, është që as individët dhe as grupet të mos jenë të kërcënuar nga të tjerët. Kjo varet nga ekzistenca e bazave materiale të tilla sa të japin një jetë dinjitoze për të gjithë njerëzit, duke e kthyer të pamundshëm dhe të padëshirueshëm mbizotërimin e një grupi mbi një tjetër. Ky kusht do të ishte i realizueshëm në një të ardhme të parashikueshme nëpërmjet një sistemi prodhimi, pronësie dhe konsumi të ndryshëm prej atij të tanishmit. Mjerisht, ata që mund të kontribuojnë në këtë drejtim, qeveritarët kolonialistë dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës, parapëlqejnë të mos bëjnë asgjë për këtë, dhe shpresojnë të shmangin katastrofën duke kënduar në mënyrë rituale lavde për progresin.

***

Më rikthehen kujtimet e përjetimeve të përbashkëta me këta kolegë dhe miq me të cilët bash tash po i kaloj “pushimet” verore në vendin e zemrave tona. Po nxjerri disa fragmente nga ditari im luftarak:

...Shtator -1995 (Gjendem në një zonë...luftarake të huaj...)

...Humanizëm dhe simpatitë për viktimat po, ama qëllimi kryesor i ardhjes nga kontinentet tjera (si legjionarë pa pagesë) të miqve dhe bashkëluftëtarëve të mi këtu nuk është të mbrojmë vendasit nga barbarët gjakatarë, por kemi rastin të stërvitemi për luftën që çdo moment do ta kaplojë Kosovën...

Ushtarët nikoqir më pyesin a jam katolik.

-           Po, natyrisht se jam katolik, por më parë jam shqiptar. Por kjo nuk është asnjë luftë religjioze, përgjigjem unë...

Kontaktoj oficerin e armikut, togerin e këmbësorisë L. B. në një terren neutral, nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. I them ndërkombëtarit:

- Është e vërtetë se këta kodosh nuk kanë përse të më frikohen pasi ende nuk më njohin.

E pyes oficerin L. B. (të deleguarin e armikut që din gjuhën anglishte):

- Më njeh ti mua?

- Të njoh.

- E unë të them se nuk më njeh, ose edhe në më keni njohur, ajo ka qenë ana ime e mirë. Ndërsa tani do më njihni anën time të keqe.

Ne jetojmë në një univers që ka ligje (duke përfshirë gjithashtu kodeksin e luftës), ashtu siç kemi ligjin e gravitetit. Nëse ti bie nga një ndërtesë, nuk do të ketë rëndësi nëse ti je një person i mirë ose i keq, sepse ti patjetër do të goditësh tokën.

Ligji i tërheqjes është një ligj i natyrës. Ai është aq i paanshëm dhe i papërcaktuar, si ligji i gravitetit. Ai është i saktë dhe i përpiktë.

Të gjithë ato krime që ushtarët e juaj u kanë shkaktuar të pafajshmëve, është përgjegjësia jote. Unë nuk kam nevojë të jem një falltor për të thënë se kjo është diçka që ty nuk të pëlqen të dëgjosh. Ti menjëherë do të thuash:

-           "Unë nuk brengosem aspak për granatimin dhe bombardimin e popullatës civile. Unë nuk mërzitem për at klientin e veçantë që më ka hipur si një makth. Mua nuk ma ndien aspak për obligimet e konventës luftarake dhe për borxhet e mia."

Dhe, unë jam këtu për të të dhënë një shuplakë fytyrës dhe të paralajmëroj:

-           Po, ti je ai keqbërësi.

Kjo është një nga konceptet më të vështira për të kuptuar, por sapo ta kesh pranuar këtë, ajo do të transformojë krejtësisht jetën tënde.

Thuash se nuk je kriminel e as bandit, por je ushtarak. Atëherë vepro si ushtarak. Ti ke një zgjedhje, këtu dhe tani:

-           Dorëzohuni ushtarakisht, me nder, do të respektohen të drejtat e juaja.

A donë të besosh se gjërat fatkeqe që mund të ndodhin me ty dhe ushtarët e tu në çdo kohë do të jenë vetëm një lojë e rastësisë? A nuk beson se mund të gjendesh në vendin e gabuar në kohë të gabuar? Dhe që ty nuk do të kesh kontroll të rrethanave?

Zgjedhja është e jotja, dhe pa marrë parasysh çfarë ke zgjedhur për të vepruar, ajo do të hyn thellë në përvojën e jetës tënde, sipas asaj se çka ke zgjedhur. Ti bastard.

(Bisedimet përfundojnë pa rezultat)…

I përkasim Batalionit...që numëron  473 ushtarë dhe oficerë. Batalioni përbëhet nga: Kompania e këmbësorisë, një eskadron tankesh, grup luftarak i mekanizuar, njësiti special. Batalioni është formuar në vitin 1994 dhe i nënshtrohet Brigadës...Kohë me diell, ora 16.00. Deri te lugina G... transportohemi me disa dhjetëra kamionë dhe autobusë. Atje na presin dy brigada...me nga disa mijëra ushtarë. Rreshtohemi në kolonë nga katër, eprorët në ballë, valixhet luftarake dhe armët në supe kurse 3 qen ushtarak janë shtrirë para kolonës. Pas pak dëgjojë zërin e automjetit të blinduar prej ku del komandanti i Korpusit...Komandanti i brigadës tonë i raporton me zë të ashpër e pastaj të dy ecin para nesh me hapa ushtarake duke na nderuar. Kthehen në mesin e kolonave, qëndrojnë para nesh, komandanti i korpusit na përshëndetë me zë të rreptë ushtarak: “Luftëtarë të brigadave...Përshëndetje! Luftëtarë, mirë se erdhët në...mbani armë dhe uniforma që të ndihmoni në çlirimin...Në radhë është...dhe aty nuk ka asnjë diskutim...Ju nuk jeni vetëm...çdo aksion i juaj i vetmuar hynë në grupin e aksioneve të njësive tjera...Vija e frontit është...kilometra.  Dëgjoni urdhrin e eprorëve të juaj...”

Komanda luftarake e komandantit të Batalionit...përmban:

-           të dhënat (informacioni) për armikun

-           detyra e njësitit tim

-           informacioni në lidhje me njësitë në prapavijën e armikut dhe prapavijën tonë

-           ideja themelore

-           detyrat e vartësve të drejtpërdrejtë, atyre plotësuese dhe njësitit për mbështetje

-           detyrat e mjeteve mbështetëse të shtabit komandues

-           sigurimi i veprimeve luftarake gjatë përleshjes

-           detyrat për organizimin e sigurimit të prapavijës

-           organizimi i komandimeve dhe lidhjet, sinjalet dhe koha e dhënës së raportit

...Gjithsejtë 23 ushtarë u zgjodhëm për këtë operacion, jemi të moshës 18-22 vjeç, shumica vendës. Janë këto forca speciale që mund të durojnë kushte ekstreme të motit, forca të cilat janë ekstreme në shkathtësitë - aftësitë e tyre fizike dhe luftarake, individualisht dhe në grupe, ata qëndrojnë të qetë në situata të vështira dhe në krahasim me njësitë e tjera ushtarake të sotme janë direkt në varësi të autoriteteve më të larta politike dhe ushtarake. Kemi me vete vetëm armë të lehta, bazuka, hedhëse granatash dhe pushkë automatike. Përafërsisht bartim në shpinë nga 45 kg materiali ushtarak dhe pak ushqim e pije...Me ndihmën e errësirës marshuam deri te bregu i lumit...pa ndonjë vështirësi. Dy ditë me radhë u detyruam të fshihemi këtu, sepse aeroplanët bombardonin vazhdimisht. Na u harxhua uji i pijes. Disa ushtarë nuk mundën të durojnë më dhe pinë ujë të ndotur. Për të arritur deri te...që gjendet në anën tjetër të bregut, e përdorëm një anije gome. Kur u gjendëm në mes të lumit, varka u dëmtua nga një vrimë e krijuar, por ne e mbushëm vrimën me këmishët tona dhe arritëm për ta mbajtur ujin jashtë. Pothuajse të gjithë natën e përdorëm për ta kaluar lumin. Herët në mëngjes zbarkuam në tokë dhe gjetëm një vend të fshehtë. Ditën e shfrytëzuam gjithashtu për ta mbyllur dhe rregulluar vrimën e barkës. Nga ora gjashtë e mbrëmjes filluam të marshojmë drejtë aeroportit ushtarak të armikut që ishte qëllimi ynë. Në rrugë e sipër takuam njerëz të cilët mendonin se jemi vendas. Asnjë prej tyre nuk dyshoi se “banditët” mund të arrijnë të vijnë të armatosur te territori i tyre. Prej orës gjashtë deri në njëmbëdhjetë të natës ishim në marshim dhe arritëm te aeroporti. Ai gjendet përafërsisht 11 kilometra prej vetë qytetit...Dëgjojmë zërin e jashtëzakonshëm të aeroplanëve. Presim në kureshtje për të pa se cilin drejtim marrin aeroplanët. Nuk është kjo hera e parë që ndodhën me ne. Si parashutistë akoma nuk na është bërë rutinë kjo që t`i shikojmë këto “zogj” prej së poshtmi...Aeroplanët afrohen, më afër se më parë, dhe papritmas ndahet një prej tyre dhe shkon poshtë. Ne u fugëm horizontalisht në tokë dhe u strukëm nën disa dru të mëdhenj. Aeroplani fluturon 70-80 metra mbi ne dhe lëshon 4 bomba afër nesh. Gjuhemi gjithashtu edhe me breshëri të shkurta të mitralozit të rëndë. Dëgjohen ushtima të tmerrshme. Lufta e huaj, në tokën e huaj na ishte afruar, na ishte afruar shumë më tepër në jetët tona sesa që ne kishim paramenduar. Po, në at shkallë që çdo luftëtar i ri as që kishte fantazinë me parashikuar se çka e pret kur ai si i implikuar direkt hyn brenda një zone luftarake të huaj. Bombardohemi sërish, e sërish...Ushtarët qëndrojnë nën dru dhe shtrëngojnë grushtin të drejtuar nga qielli duke pëshpëritur e sharë pakuptim. Ne nuk kemi mendime të larta për pilotët atje, të cilët nuk guxojnë të lëshohen në tokë ku do të ballafaqoheshim gjoks në gjoks. Pas tetë rende bombardimesh dhe nga fundi disa herë të gjuajtur nga mitraloz të rëndë, aeroplanët u larguan...

Para fillimit të betejës, i motivoj dhe trimëroj: “Ushtarë…luftoni trimërisht, mos iu frikoni  vdekjes. Atje ku jetojmë ne, nuk është vdekja, dhe kur vdekja vinë, ne nuk ekzistojmë.”

Renditemi në pozicionet fillestare.  Ushtari afër meje nuk është i qetë, përpiqet të ik. Zvarritem deri te ai. Dridhet nga frika. E urdhëroj të kthehet prapë te shokët. E pyes a është kjo betejë hera e parë. Po, thotë. E trimëroj, por vërej se vet jam djersitur...Dëgjojmë zhurmat e patrullës armike që afrohet. Shikoj siluetat e tyre në formacion luftarak me armët e dorës të gatshme për zjarr. “Pssst, le të afrohen 10-15 metra prej nesh, mos hapni zjarr pa urdhër” – i pëshpëritë korrierit. Shikoj para vetes, 20 metra afër duket silueta e ushtarit të armikut: i madh, i mbështjell në pancir, me mitralozin horizontalisht, të gatshëm për betejën e pashmangshme. Anash tij duken të tjerët. Drejtoj tytën e automatikut. Shtypi këmbëzën. Silueta bie ngadalë. Ne sulmuam befas, shpejt dhe fuqishëm.

...Dhe, duke gjuajtur me të gjithë armët, harxhuam gjithë municionet...Kulla e kontrollit, tre helikopterë dhe një aeroplan bombardues u shkatërruan ndërsa 19 ushtarë të armikut u vranë. U krijua një tollovi ferri, dhe ne u drejtuam nga bregu i lumit. Nuk hasëm në asnjë rezistencë serioze. Arritëm poshtë te varka e gomës dhe lundruam drejtë bregut tjetër. Ishte kjo natë e ndriçuar nga hëna dhe neve na vërejti një aeroplan zbulues. Anije patrullimi u dërguan të na ndërpres, por ne nuk e morëm rrugën më të shpejtë dhe i mashtruam. Të gjithë u kthyem prapa në territoret e çliruara të nikoqirëve - askush nuk u lëndua.

Pas disa ditësh sulmuam sërish...dhe tash…e kishte komandën. Këtë radhë aksioni kishte krejtësisht një karakter tjetër. Tash dispononim armë më të fuqishme. Përgjatë bregut të lumit gjenden shumë kazerma ushtarake dhe të gjitha ato u sulmuan, derisa një grup luftëtarësh gjuajtën 17 raketa kundër qendrës komanduese...Nuk patëm nevojë ta kalojmë lumin. Raketat mbërrinin gjatë. Në këtë operacion morën pjesë 473 ushtarë. Një prej raketave goditi depon e benzinës për aeroplanë por nuk eksplodoi, një tjetër centralin elektrik...

(nga Ditari im luftarak: "Dera e pestë e ferrit" …shtator 1995)

***

Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin.

E them këtu se ne tani përballemi me detyrën e madhe të dekolonizimit, ribashkimit të trojeve, rindërtimit dhe demokratizimit të vendit, duke u përpjekur që të zhdukim plagët e padrejtësive, persekutimeve, terrorit, masakrave dhe luftërave të fundit. Unë do të shpreh shpresën se forcat që gjatë shekujve luftuan për të na mbajtur së bashku në vitet e rënda, ndjenjat që nxisin dhe kërkojnë të bëjnë të mirën për vendin e tyre, se ato tani duhet të pasqyrohen në faktin që ne duhet të bëjmë obligimin tonë për ata që gjatë luftërave të viteve 1998-2001 kanë vuajtur më tepër, invalidët e luftës, jetimët, pleqtë pa mbështetje, familjet e viktimave, ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, varfanjakët; së shpejti të ndihmohen nga shoqëria shqiptare që sërish të vazhdojnë një jetë sa më normale, që të rikrijojnë kushte materiale, shëndetësore, perspektivë dhe ndjenja si të pjesës tjetër të popullsisë që i lidhë ata me shtëpinë dhe Atdheun.

Shqiptari kurrë nuk e ka ndjerë veten aq fort se kur është jashtë vendlindjes, prandaj shprehja Atdhe është e mahnitshme për të, kjo ritet fortë e më fortë në zemrat tona, gjithashtu edhe dashuria ndaj vendit tonë, Shqipërisë etnike.

Unë do të shpreh shpresën se nuk do të kalojë një kohë e gjatë të jemi në gjendje për të treguar rrugën dhe do të krijojmë një Shqipëri vërtetë të lumtur, që të gjithë të mund të jenë krenar për të jetuar në te, dhe që të gjithë të ndihen në shtëpi, në një Shqipëri të rehatshme. Dhe me këto fjalë, bëj thirrje të gjithë të jenë pjesë e brohoritjeve, tri herë: Rroftë Shqipëria!

Ti u rrëzove, do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora