E premte, 29.03.2024, 03:43 PM (GMT)

Mendime

Luan Dibrani: Janullatos i vetëshpallur varrmihës

E enjte, 13.09.2012, 06:33 PM


Kryepeshkopi i kishës shqiptare, greku Anastas Janullatos i vetëshpallur varrmihës për  Shqipërinë!

Nga Luan (Asllan) Dibrani

Po  i ofrohem ditës së madhe dhe të shenjte të  "Pavarësisë së Shqipërisë", qe  ky  2012  për shqiptarët do të jetë  një sfidë , dhe  një përvjetor  shekullor.  Ky vit shqiptarët i gjeti dhe po i gjen prapë të coptuar, sipas apetiteve të armiqve dhe pushtuesve shekullor, mbetën  mbi gjysma e territorit   jashtë Shqipërisë .   Nga  qarqet serbo - sllavo -greke    edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara ,  qe moti në  kuzhinat e Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton në edhe  në Republikën e Shqipërisë, duke e trazuar herë pas here jetën socialpolitike me provokime  dhe incidente, të cilat mbartin pasoja të rrezikshme duke filluar me  një agresion ideologjike fetar grek kundër çështjes çame menjëherë pas luftës    dyte botërore. Duhet  të jemi kundër politikave fetare dhe veprimeve politike të kishës serbe apo asaj greke që cenojnë kombin shqiptar kudo që ndodhet, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në Çamëri po pse jo edhe në Shqipëri pasi u shfaq dhe është një shtet e pavarur  qe një shekull. Tendencat e helenizimit të "Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur  si kryepeshkop ne formë dinake të Kishës ortodokse shqiptare " janë të dukshme dhe shpesh janë bërë objekt i jetës shqiptare, duke shkaktuar njëherazi edhe habi. Anastas Janullatos i vetëshpallur  ,  është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .I financuar  dhe i autorizuar qe te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks,lind pyetja pse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek edhe aq ma keq  qe është i frymëzuar  me një shovinizëm  të papare antishqiptar!?... A thua se pak ka njerëz Shqipëria qe t’i udhëheqë ritet fetare në gjuhën amtare?!...

Anastas Janullatos greku antishqiptar   një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptarë. Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet?. Me qindra e mijëra u vranë  dhe nuk u dihen as eshtrat se ku i kanë. Vete Janullatosi  me  grupin terrorist  antishqiptar , ka shkaktuar shumë probleme si vendosja e gurëve të varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në Shqipëri, të pasuar me spastrime të shqiptareve nga Greqia por edhe greqizmin e shqiptarëve ortodoks  në Shqipëri, gjë qe është edhe një shkelje  flagrante   e të drejtave të njeriut, por edhe  qeveria shqiptare, e  sajuar  me vesh të shurdhër  po  e acaron edhe ma tepër gjendjen qe në shtëpinë tënde, të lejohen  provokime aq brutale,  pa reagua as me të vetmin gjest kundër kësaj figure barbare.  Politika propaganduese antishqiptare të ngjashme me atë serbe para bote, mundohen ta diskreditojnë qenien shqiptare  përmes  vëllezërve tanë shqiptarë   të besimit  ortodoks  etj. Ky njeri i veshur me të zeza   dhe   mjekër të gjatë me kryqin në dorë, pas shpinës së zotit  ka marrë rolin e një varrmihësi në tokën shqiptare edhe për Shqipërinë. Me shkopin e tij Janullatos po i mat udhët e Shqipërisë dhe kur e kur në "emrin e Zotit" po ua zgjat dorën besimtarëve ortodoks shqiptarë me peshqeshe  te vockela por mashtrime të mëdha!  Ai,në vazhdimësi të skenarëve mesjetarë  e ka  shfrytëzuar  gjendjen e vështirë të popullit shqiptar në Shqipëri, që ishin  të shtrënguar të marrin udhën e kurbetit edhe  për në Greqi. Po me këta skenarë, nëpër qendrat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Kisha Ortodokse Greke ne krye me Anastas Janullatos ka  organizon aksionin për të ndihmuar me nga 300 euro secilin shqiptarë që e përqafon dhe mishërohet me identitetin Ortodoks në Greqi(!!). Ka të dhëna se në këtë regjistër "për mëshirën e Zotiti kanë bërë uratën për kryepeshkopin Janullatos hiq më pak se 2oo mijë shqiptarë (pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare...!).  Kjo  politikë antishqiptare   u përpoq të vazhdoj me mashtrimin  edhe    mbi 200.000 shqiptarëve  edhe  në jugun e Shqipërisë duke  tu jap pensione   me kusht qe ti nderojnë emrat  dhe  mbiemrat  nga shqiptarë në grek ,  e qe ato para shqiptarët tanë i morën deri para pak muajsh qe  në bazë të krizës  së Greqisë u   detyrua parlamenti grek të  tërhiqet  publikisht nga financa e ma tutjeshëme,   kështu qe  këtu shqiptarët  e jugut ma në fund   fituan në lojën e shahut ,shfrytëzuan  paratë mbi 20 vjet  dhe në fund i dhanë mat  Greqisë,  duke e lenë me gishta në gojë,  qe   ndërprerja e pensioneve    i detyroj të mbesin prapë shqiptare ose janë duke u vetëdijesuar  akoma!?... Atyre ju bë presion i madh  , duke i  porositë që të jenë me afër shpirtit heleno-grek duke e harruar Atdheun, Kombin dhe Shqipërinë. Një histori identike të rreme dhe të trilluar, krijuan dhe serbët! Serbët me akademikët e tyre, me historianët dhe me kishën e tyre shoviniste ortodokseme me  skenar antishqiptar , të cilët nxorën mitin se Kosova na qenka zemra e Serbisë, se aty ata kanë manastire dhe kishat të veta , të cilat ua morëm ne  shqiptarët. Me këto përralla, ata e binden dhe boten perëndimore duke e mbajtur dhe shtypur Kosovën shqiptare me zjarr, hekur dhe masakra, për të zhdukur qenien si shqiptar deri në luftën e fundit në Kosove, ku sot e kësaj dite  me enklavat serbe  me qendër ne  veriun e Mitrovicës po e terrorizon    akoma  faktorin  ndërkombëtar   me propagande ,por edhe popullin  shqiptarë në atë rajon .

Pa dyshim e njëjta propagandë  po ndiqet  edhe ne  nga  komandanti Janullatos i të gjitha të këqijave që po ndodhin në Shqipëri, i cili po zhvarros fëmijët, gratë, dhe pleqtë shqiptare nga varrezat e Kosines në Përmet dhe zona te tjera te Shqipërisë duke krijuar varrezat e ushtareve dëshmore të Vorio-Epirit në zemër të Shqipërisë jugore në Këlcyrë, e cila është djegur me qindra herë nga shovinistët grekë.

Pamje  e politikanëve shqiptarë  me Anastas Janullatos , pos qe e ndiejnë  shqiptarët veten te fyer  ,këta  zbehin reputacionin e vet  politik  intelektual dhe  atë kombëtar  pran popullit shqiptar  dhe faktorit  ndërkombëtar, duke mos  ndërhyrë   qe ta demaskojnë   dhe ta largojnë   urgjentisht nga Shqipëria  dhe te vihet një Prift  shqiptar në krye të "Kishës Autoqefale Shqiptare  në Shqipëri" qe si themelues ishte Fan Noli.

Të gjitha këto mbrapshtësi, kane fatkeqësisht dhe bekimin e “baballarëve akademikë” të kombit, sepse Janullatos e di se legalizimi i veprave antishqiptare, ka vlerë kur vulosen me vulat e shtetit Shqiptar të cilat, për momentin i kanë në duar disa shqipfolës politikan  që po legalizojnë këtë helenizim edhe ne zemrën  e Shqipërisë. Duke parë helenizmin e madh që ka përfshirë Shqipërinë dhe rrezikun , sidomos pjesën jugore të cilën helenistët grekë po  e thërrasin Vorio-Epir në Shqipëri është duke u organizuar edhe  kundërveprimi nga klerikët   ortodoks ,shqiptar   me qellim qe  Shqipëria  këtë përvjetor ta manifestoj  e bashkuar dhe unike  me "Kishën Autoqefale shqiptare"  e organizuar nga  vet  shqiptarët.

Këto ditë u organizua "Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare", - theksojmë 'Kombëtare Shqiptare', sepse për Janullatosin nuk ka komb shqiptar në Ballkan, - Ky komitet  u ka bere thirrje, me dashuri dhe zemër të bardhë, të gjithë priftërinjve të kishave ortodokse kudo që ndodhen, të mbajnë meshë më 28 Nëntor 2012, me rastin e deklarimit të pavarësisë  së Shqipërisë në Vlorën.

Ky komitet sugjerojnë, duke respektuar korektësisht aftësitë e priftërinjve shqiptarë , se përveç liturgjisë biblike, të kujtohen njerëz të nderuar, si: Ismail Qemali, Fan Noli, Visarjon Xhuvani, Kristofor Kisi etj. Më 28 Nëntor 2012, në atë festë me flamuj, le të bien dhe kambanat e kishave ortodokse, për të falënderuar Zotin e madhërishëm, që bekon dhe ndihmon shqiptarët drejt ndriçimit përfundimtar të mendjes dhe shpirtit, sipas ligjësive dhe udhëzimeve të përkryera, që ka përdorur për të krijuar jetën e pafundme thekson  ky komitet .

Pastaj në thirrje  vlerësojnë , se Kisha Katolike, ose vëllai ynë, ashtu si besimet e tjera mysliman dhe  bektashijnë që janë po vëllezërit tanë, janë të e mirëpritur dhe ajo në aktivitetin teologjik, për të ushqyer shpirtin shqiptar në atë ditë të bekuar qe te jete gjithenje primare çështja kombëtare. Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare, fton priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, t'i bashkohen këtij komiteti me çfarëdolloj mënyre dhe mjeti, për të vendosur në vend statutin e kishës së ndërtuar nga Fan Noli i madh, si dhe të punojmë bashkë për kongresin e rilindjes së Kishës Ortodokse, mbi baza kombëtare shqiptare, ashtu siç e dëshironin të parët tanë dhe ata që dhanë jetën ndër shekuj, për këtë Shqipëri të cunguar që kemi sot theksojnë nder te tjera përfaqësuesit e këtij  komiteti:

"KOMITETI PER MBROJTJEN E PAVARESISE SE KISHES ORTODOKSE KOMBETARE SHQIPTARE"

Këshilli i  Kishës  "Shen Maria në   Elbasan  në krye  me  At Nikolla Marku" është duke kryer një  punë të shenjtë  për  mbrojtjen  e vlerave kombëtare,   andaj le të mbesin ky shkrim si  mesazh  i ndërgjegjeje se  njerëzve te luhatshëm dhe  të dyshimtë , qofshin  njerëz të  mashtruar , të preveligjuar dhe të paguar nga  ky mikrob   antishqiptar Janutollasit , apo edhe nga organet qeveritare greke , ti kthehen  arsyes dhe realitetit  , ti bashkohen   komitetit te  mbrojtjes se "Kishës  Shqiptare  Autoqefale"  si formues qe ishte i madhi Fan Noli i  shkrimeve  dhe kulturës shqiptare ,  qe la gjurmë në letërsinë shqiptare. Le të mbetet një shpresë qe  me krijimin  e  unitet të   priftërinjve shqiptarë   ortodoks në Shqipëri  do të jetë  goditje për antishqiptarin grek Janullatos qe operon në Shqipëri si me qenë  midis Athinës   me veprime antishqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora