E enjte, 25.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Frika nga Bashkimi Kombëtar

E enjte, 13.09.2012, 07:56 PM


SHUMË NJERËZ SOT FRIKËSOHEN PREJ BASHKIMIT KOMBËTARË SIKUR DJE PREJ PARTISË KOMUNISTE

Nga Ramiz DËRMAKU, Weingarten-Gjermani

Kur lexuesi i lexon shumë opinione të lexuesve në gazeta të ndryshme ditore apo në internet, gjëja e parë të shkatërron emocionalisht dhe shpirtërishtë dmth; të lëndon në zemër, është xhelozia, urrejtja, fanatizmi, të cilat shihen në çdo fjalë . Kjo urrejtje, kjo xhelozi, ky fanatizëm po sikur të përdoreshin për të bërë vepra të mira me siguri se ne shqiptarët nuk do të ishim sot këta që jemi, por do të ishim ata që të tjerët të marrin mësim nga ne. Ofendimet, xhelozija, intrigat,urrejtja, por edhe mallkimet që dalin nga njeriu janë gjëra të shëmtuara, të cilat jo që shkatërrojnë jetë e një njeriu por pengojnë zhvillimin normal të një kombi. Është sot vështirë të imagjinosh se çfarë mendjesh të çoroditura janë ata njerëz që prodhojnë gjithë atë urrejtje, gjithë atë antivlerë gjithë atë pesimizëm në komunikim apo në shkrim. Shumica e këtyre njerëzve fshihen pas dikujt dhe është shumë vështirë me i identifikuar ata. Po ashtu është vështirë të identifikohen këta njerëz.., dhe është vështirë ti zbulosh këta dhe motivet-shkaqet që i shtyejnë të prodhojnë këtë zhurmë të madhe në media, të paketuar gjoja si opinion. Por, shkrimi apo komunikimi i tyre e zbulon gjendjen alarmante morale dhe kulturore të tyre, si pasojë e tjetërsimit.

Këta autorë të opinioneve apo analizave janë tjetërsuar nga identiteti i tyre, qoftë kulturor, qoftë, qoftë fetar, qoftë kombëtar, janë të pa aftë dhe ata me shumë vështirësi e dallojnë të mirën nga e keqja dhe të bardhën nga e zeza. Prandaj ata duke u munduar që ti përziejnë këto gjëra, gjë që nuk ka asnjë mundësi paraqet dëshmi për paaftësitë e tyre.

Këta janë të pa aftë ta dallojnë të drejtën nga e pa drejta dhe të mirën nga e liga. jnë të vërtetën nga e pavërteta dhe të mirën nga e keqja. Ata nuk e dinë kush ç‘farë ka bërë për vendin në të kaluarën, kush ç‘farë vlerash ka krijuar, kush ç‘farë rezistencë ka bërë dhe si është krijuar rryma dominuese e pavarësimit të vendit, e cila u mundëson atyre sot edhe komoditetin e shpërdorimit të lirisë së shprehjes.

Ata mendojnë se liria dhe pavarësia e Kosovës ka ardhur sot, por mashtrohen.., sepse për këtë që po e gëzojm sot është derdhur shumë mund shumë djersë dhe shumë gjakë. Ata njerëz janë nën ndikim të „narkomanisë“ dhe urrejnë çdo gjë shqipëtare. Për shkak të komplekseve e dobësive të ndryshme, ata e kanë marrë si dhuratë danajsh urrejtjen e pushuesit ndaj shqiptarëve dhe tash e mbajnë lart si flamur. Pasi armiku serboçetnik e shporrëm nga toka dhe vendi , sepse mbi 100 vjet na sundoi, na dënoi, na burgosi, na vrau .. na bëri edhe kanibal.., por ja shkoi jo pse ai deshti por nuk e lejuam ne. Ai kishte krijuar skemën ideologjike dhe propagandistike, sipas të cilës shqiptarët janë primitivë, të paaftë që të bëjnë shtet, mercenarë, tradhtarë, hajna, të pamoralshëm, etj., kjo skemë tash ka kaluar në mendimet e këtyre farë pseudoopinionistëve të tjetërsuar dhe ata tash po e kryejnë punën e lënë përgjysmë të pushtuesit. Ata po e kontaminojnë tash ambientin dhe jetën shqiptare me etiketa se si ne shqiptarët e Kosovës jemi primitivë, se si nuk dinë të bëjmë e të mbajmë shtet, se të gjithë drejtuesit janë tradhtarë dhe hajna dhe se si të gjithë ata që kontribuojnë në jetën shoqërore, janë të pamoralshëm. Prandaj është koha e fundit qe duhet tu thuhet këtyre opinionistëve, analistëve, se ka kaluar koha e rrenave, shpifjeve, intrigave, etiketimeve, sot çka flasim duhet ta argumentojmë. Sot shqiptarët i lexojnë librat vetë, ata sot i kanë hapur sytë dhe koncentruar mendjen vetëm drejtë lirisë dhe bashkimit kombëtarë, zgjidhje tjeter nuk ka. Shumë njerëz friksohen nga bashkimi kombëtarë sikur dje që friksoheshin ti thonin shkaut mjaft-stop. Prandaj ne duhet zgjedhur ata njerëz të cilët mbi të gjitha kanë vënë çëhtjen kombëtare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora