E enjte, 25.04.2024, 10:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Kënga e rapsodit në mbrojtje të atdheut

E merkure, 12.09.2012, 09:21 PM


KËNGA E RRAPSODIT ME KUSHTRIM NË MBROJTËJE TË ATDHEUT?

Shkruan: Shaban Cakolli

Historia, arti, kultura, letërsia dhe çdo vlerë shpirtërore e shqiptarëve, gjëthnjë kanë pasqyruar veprën e strategëve të shquar të popullit shqiptar, të cilët me të bëmet e tyre i dhanë nderë kombit dhe vetës krenari që ishin shqiptar.Gjendja robëruese nëpër të cilën kaloi populli ynë i shumë vuajtur, nëpër krimet dhe gjenocidet e  TITOS, Rankoviçit  e të të gjithë viçëve të tjerë deri te  kasapi Sllobodan Millosheviç, i cili ndryshe nga viçët tjerë që të humbnin gjurmët tinëzisht, ai doli hapur për shkombëtarizimin dhe shfarosëjen e shqiptarëve, i bëri shqiptarët qëndresë me guximin dhe heroizmin e tyre, të kundërshtojnë valët e pushtuesve sllav në  tërë një shekull, duke ruajtur me vendosmëri dhe guxim, gjuhën, kulturën, traditën e zakonet si dhe gjitha karakteristikat e veçoritë e tij kombëtare.Si për këtë, serbo-maqedono-malazezët angazhoheshin në përbuzëjen dhe përbaltjen e çdo vlere morale, shoqërore e kombëtare të shqiptarëve.Këtë përbuzëje ata e bënin nga se ishin të angazhuar në shfarosëjen e shqiptarëve në dy lloj formash:Shfarosëjen fizike dhe atë kulturore, çka që të dyja ishin njësoj të rrezikshme për shqiptarët.

Historianët e mirëfilltë, letrarët dhe këngëtarët me emër.intelektualët të cilët shquheshin  fanar të kombit, jo vetëm që i bënin qëndresë të parreshtur pushtuesit, por me tërë forcën e tyre mendore, shpirtërore e materiale, u përpoqën të ia thonin të vërtetën botës,  për planet dhe dhunën që ushtronte pushtuesi drejt shfarosëjes së shqiptarëve.Çështja  jonë nuk do ishte vonuar edhe aq, sikur për fatin e keq disa intelektual me apo pa dashje e kyqën gojën dhe lëshuan lapsin nga dora në vitet më të rënda dhe dramatike të vendit tonë.Sidoqoftë një numër jo i vogël atdhetarësh,

intelektual, historian, letrarë, këngëtar shkrinë nga vetja e tyre gjithçka në mënyrë të  qjerrin maskat e komunizmit, propagandën, robërinë, përqarëjen, coptimin dhe shkatërrimin kombëtarë që kishte ndërtuar pushtuesi me ndihmën e disave që qonin ujë në mullirin e pushtuesit drejt shkatërrimit

të kombit shqiptar.

Historianët.letrarët dhe këngëtarët, shpalosën të vërtetën e hidhur, përditshmërinë tragjike, realitetin e vrazhdë, mashtrimin e popullit, duke ua hapur sytë shqiptarëve përditë e më shumë për padrejtësitë  e tyre, duke i frymëzuar ata dhe nxitur në mbrojtëjen e të drejtave tona kombëtare.

Shumë çka nuk i tha historia, i thanë rrapsodët tanë nëpër tubime odash, duke shprehur me këngë dhembjet shpirtërore të popullit, tragjeditë që ua solli atyre pushtuesi.Kënga i mbajti gjallë masën popullore, u dha njohuri, frymëzim, guxim për të mësuar vuajtëjet e popullit, si dhe nxitëje në mbrojtëjen e të drejtave të tyre kombëtare.Rrapsodët tanë u vunë në shërbim të masës popullore, e mbajtën gjallë shpirtin e popullit, u bënë të zëshëm në mbrojtëjen e të drejtave të kombit, si dhe të dashur për masën popullore.

Me këngët e tyre epiko-lirike, ata i treguan  popullit se epikë  është jeta dhe lirikë e drejta për të jetuar të lirë dhe për të bërë çdo rezistencë kundër atyre që na e bëjnë zap lirinë.

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare,  që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese, të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë,  vend të  rëndësishëm zen  këngëtari ynë i mirënjohur Demir Krasniqi.Në vitet e pesëdhjeta në Malësinë e Tugjecit të Dardanës(ish-Kamenicë)

u lind Demir Krasniqi,  në një familje me tradita atdhetare, i cili fillimisht nga prindërit, më vonë nga mësuesit, në fëmijërinë e hershme fitoj dashurinë për atdhe, arsimim, bukuritë e vendlindjes.Fëmijërinë e nisi në varfëri, jo nga mos aftësia e tyre familjare për të u pasuruar, por nga varfëria

që ua kishte sjellur pushtuesi.Kjo nuk e mundonte këtë njomak, i cili në fëmijëri  u forcua me dëshira për të u arsimuar, për të njohur atdheun, historinë kombëtare, ku duke arritur të njoh padrejtësitë që ushtroheshin mbi popullin e tij, filloj të shkruaj vargje, të këndoj këngë, të cilat përherë e më tepër u bënë kushtrim në mbrojtëjen e të drejtave kombëtare.Me këngë në zemër e zjarr atdhedashurie në zemër, Demiri zbriti nga Malësia e Tugjecit në kryeqendër të Prishtinës, për të fituar njohuri në shumë fusha arsimore.Demiri u bë veprimtarë aktiv, njohës i çështjes kombëtare,

mësimdhënës, poet, gazetarë, njohës i shumë fushave të kulturës, por dashuri shpirtërore e pandashme u bë kënga.Ai u hodh në dëshirat që si pjestar i kombit të bënte krejt çka mund të bëhej që me mundin e vet të hidhte një gurë në kalanë shqiptare.Për këtë duhej frymëzim, vendosmëri, qëndresë.

të cilat nuk i munguan asnjëherë edhe pse e dinte mirë se këto rrugë nuk kaloheshin pa mund dhe sakrifica.Një dhembje kishte për popullin e tij të shtypur, pushtuar, torturuar, dhembje që i kaloj e fuqizoj në këngë.këngë që morën shpirt, u bënë të pavdekshme, që jetojnë e ruhen në zemër të kombit.Pesëdhjetë vite këngë për atdheun, kombin, bashkimin kombëtar, gëzimin, krenarinë, dhimbjet, dasmat, traditat, lotët e mërgimtarit, ishin pjesë e jetës së rrapsodit tonë të madh, i cili kur këndoj nuk dridhi vetëm muret e odave tona, por dridhi edhe shkëmbinjët e atdheut, zemrat e liridashësve ku kënga e tij u bë e pavdekshme dhe u ngulit thell në zemrat e popullit.Ai nuk i këndoj Kaçureleve, as Makiotos, as Lopëve të mira të katundeve, por i këndoj atdheut, kombit dhe dhimbjeve, gëzimeve e krenarive kombëtare.Këtë njeri pushteti e kishte në shënjestër, e urrenin  veprimtarinë e tij,

këngën dhe veshëjen e tij kombëtare, e burgosnin, ndëshkonin, por kurrë nuk arritën të ia largonin dashurinë e tij nga zemra.Ai protestoj mes këngës, këndoi dhe zbuloj kurthet e Rankoviçit, Titos dhe Millosheviçit, që po ua kurdisnin shqiptarëve.Ai ua zbuloj maskat atyre dhe ndihmësve të tyre, krimet e masakrimet që ushtruan mbi shqiptarët në Kosovë, Dukagjin, Drenicë, Maqedoni e  Mal të Zi, përkundraj masave të egra, cinike e dinake që u ushtruan mbi te.Përmes atyre këngëve Demiri dha dritë në historinë dhe kulturën tonë kombëtare, u dha shpirt artdashësve dhe liridashësve.

Ai gjeti guximin të mallkoj dhunën dhe masakrimet që ushtroj pushtuesi mbi popullin shqiptar liridashës.Ai ngriti moralin në popull dhe i dha frymëzim të duan dhe mbrojnë atdheun.Ishte e vështirë dhe duhej guxim në kohë të pushtetit të hekurt të shkruhej për masakrat mbi shqiptarët.

Atë kohë ky këndoj dhunën që ushtronte fashisti Aleksandër Rankoviç mbi shqiptarët, duke nisur me këngën e  Haxhi Tishukut, për të cilin më parë nuk guxohej të shkruhej, këndohej, as të flitej, por edhe nëse tinëzisht flitej nuk kishte guxim me zë, por nga veshi në vesh!

Atë botë Demiri këndoj publikisht:

 

Hajmedet populli po ban

Kjo Irfija u çue në këmbë

kund burrë t´mirë nuk dojnë me lanë

as djalë t´ri që kryente shkollë

s´dojnë me lanë kund djalë të ri

nëpër burgje tuj na i shti

E kanë pre Shaban Sadikun

prenë Shabanin, djalë të ri

tjetër mashkull nuk la në shpi

la një grue me dy fëmijë

babën plak veshun në t´zi

Një shok të tij monafikgji

Vojkoviçi e paska shti.......

 

 

 

 

Të këndoje këto këngë atë botë, nuk kalohej në rrugë të shtruara me lule, rruga ishte plot gjemba e ndëshkime, por përmes saj shtoheshin dëshira për bashkimin shpirtëror shqiptar.Kështu duhej zgjuar popullin nga amullia, i cili kishte rënë nga sundimi i  egër në lakun e tinëzarëve Tito-Rankoviq, që ushtronin tinëzisht krimet e përgjakshme mbi krahinat shqiptare, të cilët para botës e paraqitnin shumë zbukurues këtë regjim  xhelatësh.Demir Krasniqi i këndoj me dhimbje dhe guxim edhe  Masakrës të Tivarit, ku shqiptarët me mashtrime tinëzare u çarmatosën,

u prangosën, u transferuan në podrumet e errëta sllave, ku kateve  mbi këto bodrume dëgjohej muzikë e fortë sllave, kurse në bodrume preheshin kokat shqiptare, pa u dëgjuar britma e tyre nga muzika e fuqishme sllave, pastaj kokat shqiptare i hudhnin në det, për të ua humbur gjurmët.

Demiri këtë dhimbje e nis kështu:

 

Çështë ky det me shkumbë të bardhë

Nuk janë shkumbë, por plisa të bardhë

Rënë nga kokat e shqiptarit

mu në brigjet e  Tivarit

 

Për të nxjerrur mllefin nga shpirti, për të shpalosur tradhëtitë sllave, ai vazhdon më tej:

 

Gjëmë po bënë Adriatiku

për këto krime që bënë armiku

bëjnë sehir, bëjnë medet

Si vret  shteti, ushtrinë e vet?!

 

Demiri nuk u këndoj  vetëm këtyre dhimbjeve, ai këndoj për gjitha dhimbjet në mbarë hapësirat shqiptare, u këndoj gjitha të arriturave, humbjeve, gëzimeve dhe hidhërimeve të kombit.Ai këndoj pishtarët e arsimit, heronjët, i këndoj Mulla Idriz Gjilanit, Ramiz Cërrnicës, Fazli Grajqevcit, Adem Jasharit, Ganimete Tërbeshit, Azem e  Shotë Galicës, i këndoj vendlindjes, kurbetit dhe është krijues i më tepër se 4000 këngëve kombëtare, që kanë begatuar kulturën tonë kombëtare.

Dhuna sllave zuri kulmin e  vet, në kohën e  Sllobodan Millosheviqit i cili bëri haptas publike zhdukjen e shqiptarëve.Ai me politikën e tijë shfarosëse nuk kurseu vrasjen e fëmijëve tanë filluar nga viti 81 të cilët nuk kursyen jetën e fëmijëve duke vra, masakruar e helmuar fëmijët shqiptar.

Viteve të 90-ta, kjo dorë  vrastare helmoj më tepër se 10.000 fëmijë, kurse të tjerët i largoj nga shkollat e tyre. Vrasja mizore mbi fëmijët, do të duhej të ia përkujtonte klikës së Millosheviçit, se vetëm lufta dhe qëndresa i sjell ndërmend këta shovinist të tërbuar.Këngën për helmimin e fëmijëve tanë Demir Krasniqi, e nxjerr nga dhimbja e thellësisë së shpirtit, duke protestuar ashpër ndaj këtyre kriminelëve ardhacak, duke thirrur me mesazh të fuqishëm shqiptarët për syqeltësi, si dhe duke zgjuar vemendjen tek bota e qytetruar.

 

DEMIR KRASNIQI

 

Në muajn mars t´vitit 90-të

mbarë Kosovën çka na e gjet

dhunë pas dhune, krim pas krimi

fëmijët tanë na i mur helmimi

me sy të etshëm nga dituria

n´çerdhe t´dritës u nisën fmia

n´vend të dijes , edukimit

thithën pluhurin e helmimit

Fëmijët tonë të shëndoshë si molla

na i helmuan nëpër shkolla

vjellëje, lot dhe dhimbje koke

por si lulet bien për toke

se armiku s´ban hajgare

ka ba plan të na qet fare

të na ndajë n´baza kombtare

mos me hatër , hiq pa qare

ndajnë konviktet studentore

ndajnë fabrika dhe puntorë

kudo mbjellin armiqësi

ndjellin kob e ndjellin zi

kanë ba plan t´na i mbyllin sytë

shkojnë në shkolla në ndrrim të dytë

ndërrim të dytë e ndërrim të tretë

të punojnë siç kanë qejf  vet

 

Dora e fshehur e armikut

solli helmin  e rrezikut

me metodat më mizore

zbarkojnë fëmijë në qendrat shkollore

 

n´Podujevë e Vuçitërnë

N´Ferizaj, Gjakovë Prizren

n´Pejë, Gjilan e Kamenicë

Deqan, Klinë e Mitrovicë

 

Në mbarë trollin  Kosovar

ku ka pasë nxansa shqiptar

kshtu ka ndodhë në Palestinë

i erdh radha dhe n´Prishtinë

n´vend të luleve të pranverës

na erdh helmi n´prag të derës

n´vend të notave në ditar

shtrihen nxansat në spital

Por ky vend gjithmonë ka burra

bartin të sëmurët në vetura

punojnë mjekët kurrë nuk ndalen

tuj dhanë ndihma në spitale

qitet helmi përmbi fëmijë

kërkojnë ndihmë për mbi 7000

n´luftë me jetën, ndihmë të parë

milicia në rrugë tue i ndalë

 

gjitha rrugët ua bllokojnë

rrahin , shajnë e arrestojnë

edhe mjekët humanitarë

nëpër burgje i kanë marrë

N´kande t´rrugëve armiqët  vështrojnë

thonë se filma po gjirojnë

reporterët prej ekranit

lajmërojnë n´Festival të Kanit

 

Dora e zezë që helmin hodhi

thotë:Artistat nga  Holivudi

disa t´verbër nga udhëheqsia

bëhen ekspert nga mjeksia

japin lajme me nxitim

diagnozë e simulim

por se bota vet po flet

s´mund aktrojnë plot 7000 vetë

 

Sju plotësun dëshirat krejt

për të hudhë helmin mbi student

ai që hudhë helmin mbi fëmijë

ai që hudhë helme mbi fëmijë

dorë fashiste e zemër zi

kush na e bani, ne e dijmë krejt

historia do ti qet

 

do t´pendohen para botes

për këtë krim që iu ba Kosovës

Me kso krime mizorike

s´hapen rrugë demokratike

me kso krime ndaj Kosovës

nuk mund t´hyhet n´dyer tÉvropes

Sepse dhuna dhe terrori

shumë viktima n´Kosovë mori

 

por mbarë bota e civilizuar

gjithmonë ka për ti gjykuar

 

Me këtë këngë të dhimbshme, rrapsodi ynë Demir Krasniqi shprehu dhimbjen e vet shpirtërore, shprehu dhimbjen ndaj popullit tonë të shumëvuajtur, protestoj ashpër ndaj krimeve që bëri armiku mbi shqiptarët, sinjalizoj botën e qytetëruar mbi  dëmet që po na i sjell pushtuesi, njëherit barti një mesazh të fuqishëm tek populli për guxim e syqeltësi, për rezistencë gjithëkombëtare, për të mbrojtur pragjet, fëmijët, atdheun e shkollat, për të i dhënë grusht të rëndë armikut dhe për të e dëbuar njëherë e përgjithmonë nga këto troje.

Artistët, poetët, këngëtarët janë shpirti i kombit, ata mbajnë gjallë shpresat e kombit, të ndezur shpirtërat me ideale kombëtare dhe shquhen luftëtar të denjë të çështjes kombëtare, nga se shquhen si qarqe frymëzimi.Demir Krasniqi, po rrumbullakson pesë dekada punë  në mbrojtëjen e kulturës sonë kombëtare, kultivimin dhe begatimin e saj.Edhe pse sot Demiri nuk është i yshtur në këto muzika uluruese, të cilat nuk kanë qëllim begatimin e kulturës, por përfitime materiale duke zhveshur pa dhimbje kulturën tonë, ai me vendosmëri po punon pa pushuar në krijimtari kombëtare, duke iu ofruar lexuesëve afro njëzet tituj librash, si dhe është më i përhapuri në fushën e kulturës në mjetet e shkruara.Puna e këtij ambasadori të kulturës sonë kombëtare do të le gjurmë dhe do të jetë studim i rëndësishëm kulturor nëpër breza.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora