E enjte, 25.04.2024, 05:17 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Dialogu politik me Serbin

E merkure, 12.09.2012, 07:19 PM


Dialogu, politik me Serbin i imponuar apo i domosdoshëm?

Nga Ismet Uka- Vushtrri, Ish punëtor i Kombinatit Trepça

Është realitet se politiken e bëjnë ata që vërtet i kanë kushtet për ta ber atë,ne si po duket kemi hi në politik por për ta ber politiken nuk kemi njohuri dhe nuk i kemi mundësit ta bëjmë politiken e vendit me këto sillje shumë vagabondë nga vet njerëzit të cilët janë në krye te shtetit të Kosovës e me fitimin votave te 45% prej 30% të qytetarëve të cilët kanë dal në zgjedhje,dhe pretendimi se e kanë besimin e popullit të Kosovës vet kjo deklaratë e këtyre politikanëve na bën të kuptojmë se këta nuk din ta bëjnë politiken dhe populli të tillëve nuk ua jep besimin kurrë për ti udhëheq e as për të ber dialog për ardhmërinë e vendit.

Prandaj tendencat që me Serbin të hyhet në dialog,politik për një pjesë të territorit të Kosovës,është një nguti e të gjithë atyre që Kosovën e kanë sjell në mjerim social,ekonomik,politik,ushtarak dhe juridik. Pra Serbia dhe aleatet e saj siç janë shtetet evropiane tani po del në sipërfaqe teza e tyre për shqiptaret. Se Shqiptaret duhet lodhur ekonomikisht e pastaj me ta bën çka të dush,kësaj valle fatkeqësisht ju kanë bashkangjitur edhe kjo udhëheqje që fare se din çka është politika e po donë me hi në bisedime politike me Serbin, për një pjesë të territorit të Kosovës ku me fajin e vet të këtyre politikanëve jo të ndërgjegjshëm Serbia dhunshëm e ndryshoj strukturën nacionale të asaj pjese në dëm të shqiptarëve. Kosovën e gjymtuan rrymat të cilat u futen në të duke mos e respektuar as rend dhe as ligj dhe duke i kthyer në skenë të gjithë ata që populli i Kosovës luftoj kundër tyre dhe politikes diskriminuese të cilën ata e udhëhiqnin kundër popullit të Kosovës gjatë okupimit,por edhe pas çlirimit. Duke par,faktori ndërkombëtar se interesimi i udhëheqjes të shqiptarëve mungon për të ber shtet të mirëfilltë dhe të faktorizohen në Ballkan, dhe duke i vejtur se udhëheqjet e kanë në shpirt veprimet kundër ligjore dhe hajnin ne shtëpinë e vet,atëherë faktori ndërkombëtar në shenj të stabilitetit politik e ekonomik e ushtarak po i thërret këta udhëheqës në dialog për një pjesë të territorit ,duke ju propozua një autonomi territoriale për serbet e asaj pjese,sepse nëse nuk ndodh ashtu po i frikohen se do tu del punë me serbin sepse Serbia fundi i fundit deshëm ose nu deshëm të pranojmë në krahasim me Kosovën është faktor ushtarak ,politik dhe ekonomik. Kurse Kosova nuk është faktor i këtyre të triave sepse këta se deshën as vendoret dhe as ndërkombëtarët sepse vet veprimet e politikanëve e dëshmuan se  nuk e kanë syrin te forcimi i shtetit por te forcimi i individëve dhe grupeve duke e plaçkit buxhetin e shtetit e sodë të njëjtit e kanë shtri qafen edhe mbas zgjedhjes së statusit të Kosovës që fund e krye ka qen politik prapë po hyn në bisedime politike që Serbia pjesën veriore po e kurdis mej shërbye si paravan për autonomi tete gjitha enklavave serbe brenda Kosove .

Shpesh herë në fjalorin e politikanëve tan dëgjohen fjalë të mëdha po na thonë miqtë e Kosovës se bëni kështu edhe ashtu me sa po shoh unë miq Kosova i kishte pasur të pakt ose të pa ditur. Ata miq të Kosovës qytetarin e saj janë duke e par duke u përpëlit me jetë ose vdekje pas lufte shumë qytetarëve ju mungon edhe buka e gojës,pastaj tjetër ju mungon streha dhe buka të gjitha këto si pasoj e krimeve Serbe a në veçanti popullit të Kosovës i mungon puna a, ka ku të punoj. Pra miq Kosova kish mej pas ata të gjithë që kishin me kontribuar me aktivizua industrinë,bujqësinë, blegtorin, pemëtarin,shëndetësin,pra kjo Kosovës ju ka dashtë nga miqtë tan ndërkombëtar të bëjnë së bashku me udhëheqjen e Kosovës. Popullit shqiptar derisa tanksat dhe automjetet e blinduara Serbe ju hoqën nga sytë që shëtitshin rrugëve të Kosovës,për të mbjell frik nder popullatë,që mos mej kërkuar drejtat e veta. Tani të njëjtën gjë janë duke bar forcat e NATO-së me nevojë apo pa nevojë si të dalësh në autostradë. qyteteve të Kosovës ke mej pa autoblinda mjete tjera të blinduara duke u shëtit rrugëve të Kosovës ta merr menja se diku donë me kris kurse barrikadat në pjesën veriore që pengojnë lirin e lëvizjes qëndrojnë aty më shumë se një vit.

Vet qëndrimi i këtyre barrikadave që bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mos reagimi i faktorit ndërkombëtar dhe ati vendor po na jep të kuptojmë se Kosova u shëndrrua në një poligon eksperimental, të mendimtarëve utopik shtet pa ligj,pa ushtri, pa polici, pa rend shoqëror,pra kush çka të donë dhe si të donë pa përgjegjësi kështu u punua dhe u veprua në Kosovën e pas luftës e si pasoj e gjithë kësaj, po na jep të kuptojmë se Kosovës po i kurdiset një e keqe e madh,dialogu politik për një autonomi,territoriale të një pakice qytetaresh të rebeluar,kundër shtetësisë së Kosovës që nuk mjafton të mbushet një tren i udhëtarëve me njëzet vagoneta.

Sodë ne Kosovë 52% të qytetarëve i ke pa punë 18% të qytetarëve jetojnë në varfri te skajshme me qindra qytetar shpërngulen nga Kosova për shkaqe ekonomike ,politike ,dhe të sigurisë

Dhe rrënjësisht janë te brengosur për familjet e tyre dhe fatin e fëmijëve të vet,Këtë mjerim social po e shohin edhe njerëzit tan të cilët janë në pushtet po e shohin edhe ndërkombëtaret të cilët i kemi deklaruar si miq  edhe  fare mentaliteti i tyre nuk po ndryshon nga ai i Ballkanit,sepse aty ku nuk po u respektojka reni ligji te drejtat e njeriut,atë vend po e pëlqejkanë për të bar veprime te shfrenuara jetësore. Prandaj brenda këtyre 13 viteve në Kosovë ndërkombëtaret veti ja krijuan një hapësirë të tillë,dhe më tepër kanë menduar se si te dëfrehen me femra të reja kosovare,e besa jo që të gjorave u kanë pëlqyer ndërkombëtaret por duke i kushtëzuar me lloj lloj kushtëzimesh ose ose  sesa te interesohen që në Kosovë të vihet ligjshmëria liritë e lëvizjes rrespktimi i drejtave të njeriut,ruajtjen e Kosovës nga invadimi i grupeve kriminele nga Serbia,përparimin ekonomik zhvillimin dhe përparimin e shëndetësisë ,arsimin bujqësinë, kulturën sportin,e shumë e shumë nevoja tjera që popullit kosovar i mungojnë. Ndërkombëtaret përmes Unmikut shërbimin më të keqin ja bën Kosovës,ku për mardhënje pune ishin të pëlqyera nga Unmiku  ato kuadro që kishin bashkëpunuar me okupatorin Serb dhe këto kuadro ishin të interesuara ti kthejnë në punë dhe i kthyen duke e mbajt sekret të thellë nga syri i popullit.

Partitë politike ndaj këtyre njerëzve që edhe pas të nëntëdhjetave nuk janë ndarë nga,regjim  Serbisë që  krah për krah me Serbin e torturonin popullin shqiptar bile ndaj të tillëve ka qen dashur të kanë kujdes, partitë politike e mos ti qesin në vendin e nderit sepse populli nga këto veprime po irritohet dhe nuk po donë me dal fare në votime si po e shef për ke ka të bëjë vota e tyre. Është shumë provokuese për popullin ligjet të cilat Serbia i futi në aplikim mbas të nëntëdhjetave,prapë pas çlirimit të lejohen gjykatat të funksionojnë me të njëjtit njerëz me të njëjtat ligje. Kam vejtur mbas lufte nuk po zgjedhat metoda e as veprim te partitë politike vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet .pra duke fut në radhët e partive të veta edhe,njerëz  me të kaluar anti shqiptar pra në sistemin shtetëror të Kosovës kërkohet edhe reformë e themelit a sidomos në gjygjsin  sepse atje u krijua një strukturë e ter që kurrë nuk kanë hekur dorë apo refuzua edhe pas çlirimit në kohen e Unmikut ligjet diskriminuese Serbe.

Me zgjedhjen e statusit të Kosovës ka qen dashur me një here të insistohet në zhvillimin ekonomik por popullit të Kosovës ju kurdis rezerva pjesa veriore nen okupim e si vendoret si ndërkombëtaret me ketë pjesë e kanë manipuluar popullin. Duke u deklaruar ndërkombëtaret,rreth asaj pjese në mënyra të ndryshme e duke e lejuar Serbin që ti kompletoj strukturat e veta shtetërore në atë pjesë e duke penguar çdo përpjekje të pushtetarëve kosovar të jen prezent atje duke mos e lejuar edhe gjykatën e qarkut të vihet në funksion. Pra edhe duke mos harrua ndërkombëtaret që dështimet e veta dhe veprimet e veta në kundërshtim edhe me rezolutën 1244 tua adresojnë institucioneve kosovare. Që vendoret këtyre akuzave të ndërkombëtarëve nuk dojshin apo nuk dishin të ju përgjigjën apo u frikësonin për karrierën e vet tua thonë të vërteten,sepse ndërkombëtaret i ndejën gati herët që tua tregojnë gishtin kerrcnus shqiptarve ne pushtet,me largimin e njeriut ton të madh Akademik Negjat Dacit,kur aij ju sugjeroj ndërkombëtarëve se ju nuk paskit ardhur të krioni ren dhe ligj sipas rezultues 1244,po shumë nga ju paskan ardhur edhe për qëllime tjera. Ne ven të reagohet nga të gjithë për largimin e tij që e foli një të vërtet dhe e bari një vërejtje shumë të vërtet ndaj punës së ndërkombëtarëve shumë,politikanët sharlatan te Kosovës ju gëzuan këtij largimi të akademikut.

E që sodë mos puna mos angazhimi opstrukcionet e ndryshme të pushtetarëve kosovar dhe ndërkombëtar popullin e Kosovës sodë e kanë fut një qorr sokak të thellë ku nuk është e qarte se vërtet Kosova a është e pa varur apo tok e cila ka mbet në duar të huliganëve politik e herë rreth saj bëjnë  bisedime teknike me Serbin e herë bisedime politike,ashtu si ju konvenon të tjerëve e jo si duhet dhe ju konvenon qytetarëve të saj.

Bashkësia ndërkombëtare ka here ika provokuar bisedimet politike,duke u deklaruar rreth tyre mirëpo politikanët tan,rreth këtyre bisedimeve u zotuan se nuk do të ketë se çdo dialog me Serbin u mbyll në Vjen me plan të Atisarit, Ashtu si u deklaruan edhe për fusnotën e cila nuk dot pranohet pa u përmend edhe deklarata e Pavarësisë .Tash nga të njëjtit njerëz që u deklaruan që nuk do të pranohet kjo edhe ajo qe të gjitha u pranuan,jo si domosdoshmëri e këtij dialogu që Kosova përfiton prej ti diçka po si presion i miqve të Serbisë që Serbin e shohin si faktor të stabilitetit dhe te destabilitetit në Ballkan dhe krejt këtë e bën miqtë e Serbisë që Serbia të pranohet në bashkimin evropian bile pa kurrfarë kushtëzimi bile as për gjetjen e personave të zhdukur që zhdukjen e tyre vet shteti Serb e beri,kurse Kosovën dhe kosovaret i shohin si lojal,dhe te kënaqur vetëm te një grupi apo grupacion njerëzish për të metë në pushtet,e ma kah e qojnë Kosovën fare nuk u intereson,dhe qe si rezultat i një politike nënshtruese të udhëheqësve kosovar ndaj ndërkombëtarëve që nuk lan të zezë pa e bërë në Kosovë,prapë po detyrohen të hyn në bisedime politike me Serbin për pjesën veriore por këto bisedime direkt do ta prekin çështjen e statusit të Kosovës. Qe zoti e din se në far pozicioni do të ndodhte Kosova pas këtyre bisedimeve që për jetë e mot do të jetë Serbia brenda saj e vazalt e Serbisë këtij populli duke ja ngushtua lakin ekonomik do ta detyrojnë të shpërngulet nga Kosova a vn ne Kosovë sipas kësaj politike si po sillet do të ketë vetëm për njerëz që veprojnë e punojnë në interes të Serbisë dhe në interes të të gjithë atyre që Kosovën e donë pa shumicë absolute shqiptare.

Unë mendoj që partitë politike kosovare duhet të ruhen nga veprimet degjeneruese politike që në secilën parti thuaj këto veprime kanë zanë vend shumë deputet e deputete kanë ardhur në parlament për shkaqe të koalicioneve pa asnjë votë dhe aq janë pasiv sa që as rrogën kur të afrohen me marr para sporteleve,nuk flasin, e le ma te ballafaqohen me realitetin e zymtë politik,ekonomik, dhe te sigurisë qe Kosova kurrë nuk ka qen ne pozicion ma te dobët. Pra, Kosovës i duhen reformator energjik qe ne meny te ngutshme kishin me ndryshua gjendjen e tanishme,sepse Kosova dhe ekonomia e saj por edhe politikat tjera janë ne një tepozhtëze qe po rrëshqet e po shkon drejt humnerës e nesër këto sjellje kur te mbërrijnë ne cek te pa lakmueshëm do ti mallkojmë te gjithë, sepse me këto veprime ardhmëri për fëmijët tan nuk dot ketë. Prandaj, kujdes se dialogu politik me serbin ne këto momente nuk është domosdoshmëri, por ky dialog po imponohet nga miqtë e Serbisë sepse kjart kjo po dihet se nga ky dialog dot dal fitimtare, kurse shqiptarët ,nuk janë te njoftuar as me konceptin e bisedimeve qe konceptet e tilla diku janë te formuluara ne Beograd. kurse udhëheqja jon ato koncepte i pranojnë këtu ne Kosovë krejt me lehtësi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora