E premte, 29.03.2024, 03:23 PM (GMT)

Kulturë

Fehmi Kelmendi: Iliada dhe Odisea

E merkure, 12.09.2012, 07:05 PM


ILIADA DHE ODISEA

(Lufta nuk po bëhet për shkak të Helenës, por veç për t’ua marrë gratë dhe për t’i plaçkitur trojanët, edhepse çdo njeri i ndershëm e do veç gruan e vet. Grekët e vjetër e kanë falsifikuar historinë  duke i paraqitur ngjarjet pellazgjike si të tyre. Homeri i quan pellazgëlt me origjinë hyjnore. Shqipja është gjuha e hyjnive. Enigma pohon se në kohën e Jezu Krishtit, e vetmja gjuhë mbizotëruese që është folur në të gjithë Perandorinë Romake ka qenë shqipja.)

Nga Prof. Fehmi Kelmendi

Këto dy poema epike të njohura si më të vjetra dhe  monumente të para të shkruara kinse në letërsinë antike greke me përmbajtje më tepër religjioze, më pak historike, ku mbizotëron mitologjia, që kohë pas kohe duke u përmirësuar prej aedëve, sidomos duke u përsosur prej gjuhëtarëve profesionistë, të përpunuara deri në atë shkallë, sa që pësuan ndryshim, autori ose autorët e këtyre eposeve me vlerë të jashtëzakonshme, saktësisht nuk dihen,  sipas traditës helene  i  përshkruhen Homerit të verbër legjendar,  por sipas të gjitha gjasave , ato janë produkt i pellazgëve të lashtë,  të përvetësuara  prej grekëve antikë. As paraqitja e prejardhjes së Homerit nuk është e qartë,  as e saktë,  sepse edhe ai ishte pa dyshim pellazg,  ani se nuk është bashkohës i luftës së Trojëse, e cila ka ndodhur në shekullin XII p.e.s.  ndërsa ai i përket shekullit VIII p.e.s.  Atëherë si mund të vërtetohet se Homeri paska  qenë autori i Iliadës dhe Odisesë.  Po edhe vetë Homeri ka qenë me identitet  pellazg. Pra, kreatorët e poemave në fjalë kanë qenë të periudhës pellazgjike,  kënduar nga aedët pellazgë. Edhe lufta e Trojës është bërë mes pellazgëve. Të dy formacionet ushtarake të palëve kundërshtare në luftën e Trojës,  komandoheshin nga oficerët pellazgë.

Konkludimi është se Iliada dhe Odisea janë veprat e para të shkruara në gjuhën pellazge. Askush nuk mund të thotë decidivisht,  as nuk mund të vërtetojë  në mënyrë ekzakte  duke  u mbështetur në argumente bindëse se edhe para shfaqjes së Iliadës dhe Odisesë nuk kanë ekzistuar vepra të shkruara folklorike ndër pellazgët,  të mos flasim për legjendat, logografët,  mitet,  përrallat  dhe gojëdhënat. Emrat Helada dhe helenët janë me prejardhje pellazge. Iliada rrëfen për luftën dhjetëvjeçare të Trojës,  por në fakt ky epos shtjellon ngjarjet e 40 ditëve të fundit të luftës përkatëse.  Ndërsa Odisea tregon për aventurat e Uliksit, mbretit të Itakës, gjatë kthimit të tij pas dhjetë vjetëve nga lufta në atdhe. Të dy poemat kanë nga 24 këngë. Të krijuara dhe më parë të kënduara nga aedët pellazgë, pastaj duke u bartur brez pas brezi me ndryshime e përmirësime kanë arritur deri tek grekët e vjetër,    cilët  edhe  i  kanë përvetësuar. Nëse bazohemi në mitologji, lufta e Trojës fillon kinse për shkak të mbrojtjes së moralit, nderit dhe dinjitetit njerëzor, ngase,  siç thuhet, djali i mbretit të Trojës, Priamit dhe vëllaj i heroit  trojan Hektorit, princi bukurosh Paridi kishte grabitur gruan e mbretit të Spartës,  Meneleut , bukuroshen Helenë.  Megjithatë, në shumë vende të lliadës pohohet se Helena vullnetarisht kishte ikur për Pardin,  mirëpo për këte fajin ajo ia hedh hyjneshës Afroditë,  e cila e kishte mashtruar, siç pohon ajo.

I  prekur keq në sedër, Menalau  tok me vëllajn  e tij Agamemnonin, mbretin e Mikenës,  u drejtohen me ftesë për ndihmë të gjithë mbretërve të Heladës me synim që ta kthenin Helenën me çdo kusht,  sipas deklarimit të tyre, të rrëmbyer nga Paridi. Përndryshe, Helena shpesh paraqitet  në Iliadë si lavire dhe tradhtare ndaj burrit të saj,  Menelaut.  Miti rreth ikjes së Helenës për Paridin predikon si vijon: Kur e bija e mbretit të detit, Nereut,  hyjnesha Tetidë, martohet me Peleun,  në dasëm ishin grishur gjithë perënditë dhe perendeshat,  me përjashtim të hyjneshës së grindjes, Erida, të cilën e kishin harruar, andaj Erida e zemëruar në shenjë hakmarrjeje gjatë argëtimit të krushqëve që festonin solemnisht,  për  t’ ua  prishur gazmendin hodhi një mollë ari mes tyre me mbishkrimin në të:  Më të bukurës. Nisin të zihen: Hera, Atina dhe Afrodita duke insistuar se molla i takonte secilës pretenduese. Pas një shamate ranë në ujdi që më në fund këtë problem  ta  zgjidhte Paridi. Meqë Afrodita i kishte premtuar femrën më të bukur për grua Helenën, ai mollën ia ndau asaj. Mitologjinë e lëmë anash. Shkaku i luftës faktikisht ka qenë pushtimi  i Trojës dhe plaçkitja e pasurisë së këtij qyteti me rrethinë prej sulmuesve. Në Iliadë shpesh përdoret shprehja plaçkitje. Figura qëndrore dhe kryetrimi i Iliadës është Akil Peleu nga Ftia  e Larisës në Tesali, përndryshe pellazg i kulluar. Ndërsa komandanti suprem i forcave antitrojane ka qenë Agamemnoni. Kryetrimi dhe figura më markante trojane ishte Hektori,  i cili asnjëherë nuk qan si Akili.

Historianët grekë : Herodoti, Tukiditi etj. si dhe gjeografi Straboni,  pellazgët i quajnë barbarë. Grekët e vjetër shumë gjëra kanë trashiguar prej pellazgëve. Banorët e parë të Heladës, pellazgët quheshin me emra të ndryshëm: akej, argej, danaj  etj. ja një shembull nga shumë sish, Akili me rastin e përcjelljes në luftë të mikut të tij Patroklit, i drejtohej  Zeusit: “O Zeus, ti që nga lart sundon edhe Dodonën, me akuj dimri,  ku rrojnë priftërinjtë Selasë” (Kënga XVI). Agamemnoni dhe Akili shpesh zihen për femra dhe për plaçkë. Lufta e Trojës lidhet me dëshirën dhe ndihmën e zotrave: Zeusi, Afrodita dhe Poseidoni mbajnë anën e trojanëve,  kurse Hera, Atina dhe Hefesi krahun e koalicionit antitrojan. Si elememt dominues në luftën për mbrojtjen e Trojës ishin: dardanët, likët, peonët, myzët, tesprotët, kaonët etj. Kënga e parë e Iliadës fillon me mërinë e Akilit ndaj Agamemnonit, për shkak se ky i fundit ia kishte rrëmbyer skllaven Brizidë, të grabitur nga qyteti Lirme të Mezisë. Pasojë e konfliktit mes tyre ishte humja e shumë ushtarëve akej në fushën e betejave me trojanët. Dezertimi nga lufta i Akilit me mirmidonët e tij ua mundësoi fitoren në disa beteja trojanëve. Në atë kohë trojanët quhen trima. Fajtor i të gjitha mynxyrave ishte Agamemnoni. Këshillat e shortarit Kallkant ai  nuk i pëfillte fare. Akili i zemëruar propozonte ndërprejen sakaq të luftës dhe kthimin me mirmidonët në atdhe. Akili deklarohej se nuk kishte shkuar në luftë kundër trojanëve se i urrente ata trima, sepse ata faj nuk kishin, as që ndonjëherë u kishin grabitur diç njerëzve nga Ftia, as plaçkitur, po kishte ardhur, siç thotë ai,  për punët e Agamemnonit dhe të vellajt të tij  Menelaut.

Lufta e Trojës faktikisht paraqet luftën midis forcave pushtuese dhe atyre mbrojtëse  pellazge. Agamemnoni për grua kishte Klitemnestrën, të bijën e Pindarit  dhe motrën e Helenës, gruas së Menelaut. Të dy motrat Helena dhe Klitemnestra, gratë e dy vëllezërve: Menalaut dhe Agamemnonit, ishin lavire, sipas përshkrimit në Iliadë. Plaku i mençur Nestor Neledi ndërhynte për  t’ i pajtuar ngatërrestarët:  Akilin dhe Agamemnonin. Akili i merr turr Agamemnonit, e fyen, e ofendon dhe e shanë me fjalë më të rënda. Ndër të tjera, ai i thotë atij: turiqen, frikacak, plaçkitës, gjakpirës  etj. Nestori e qortonte si fajtor Agamemnonin pse ia kishte grabitur Akilit skllaven Brizidë. Kurse nga ana tjetër e luste Akilin që të flakte mërinë. Akili i dalur nga logu i luftës pushonte në çadrat e veta. Duke parë Agamemnoni se pa Akilin lufta kundër trojanëve nuk fitohej , dërgoi tek ai dy kasnecët e tij: Taltibin dhe Euribatin. Zeusi i dërgon ëndrrën mashtruese  Agememnonit  në surrat të Nestor Neledit që të vazhdonte luftën edhe pa Akilin, faktikisht ishte vetë Nestor Neledi i cili e këshilloi Agamemnonin për të vazhduar luftën kundër trojanëve. Aty diku gjindej njëfarë Tersiti i shëmtuar, i cili fliste çmos kundër Agamemnonit. Ndëryn Odiseu duke sharë e poshtëruar Tersitin. Shortari Kallkant dhe Nestor Neledi, qerregrahësi, propagandonin në favor të vazhdimit të luftës deri në shembjen e Trojës, plaçkitjen e pasurisë së saj, grabitjen dhe dhunimin e femrave trojane. Por trojanët ngadhnjenin dhe bënin këdinë mbi ushtrinë agresore akeje. Agamemnoni u detyrua të pendohej dhe me nxitjen e Nestorit dhe Odiseut të cilët edhe shkuan te Akili si ndërmjetësues të dërguar direkt nga Agamemnoni për ta lutur që të hynte me mirmidonët në luftë, se përndryshe akejtë do të shkonin poshtë. Por Akili kryefortë nuk zbutej dot.

Ëndrra mashtruese për ta vazhduar luftën kundër trojanëve deri në fitoren e plotë

Kënga e dytë rrëfen se si Zeusi dërgon ëndrrën mashtruese te Agamamnoni për ta vazhduar luftën kundër trojanëve deri në fitoren e plotë. Vërtet, Nestor Neledi  ishte ai që e zgjoi nga gjumi Agamemnonin dhe e këshilloi për ta vazhduar luftën. Ushtria akeje që pësonte disfatë pas disfateje ishte dëshpruar ndaj nisi të dezertonte. Po edhe vetë Agamemnoni i dëshpruar propozoi kthimin në atdhe. Tani ushtarët akej të gëzuar nisin të  këndonin. Por Odiseu ia mbushi mendjen Agamemnonit dhe i nxiti akejtë për luftë. Pas tij u ngrit shortari Kallkant duke prognozuar se do të pushtohej Troja. Nestor Neledi propozoi se pa e pushtuar Trojën dhe pa rënë në shtrat me gratë trojane akejtë nuk duhet të kthehenshin në atdhe. Agamemnoni i përkrahur nga Ajaks Telamoni, Diomed Tiditi, Odise Laerti, Nestor Neledi, Menela Atridi-leshverdhi etj. i trimëruar u kërcënua se do  t’ia  çante gjoksin me parëzmore Hektorit. Pastaj, Nestor Neledi e këshilloi Agamemnonin që të jepte urdhërin për t’u rreshtuar ushtria akeje në vëllazëri e fise. Beotëve u printe Lejti,  Peneli, Arkesilau, Protoenori dhe Kloni me 50 anije që bartnin nga 100 ushtarë. Ushtarëve të Arkomenit dhe të Aspledonit u prinin Jalmeni dhe Askalafi, bijtë e Aresit e të Astiokës, me 80 anije. Fokezëve u prinin: Skedi dhe Epistrofi, bijtë e Ifid Naubolit, me 40 barka. Lokrezëve u printe Ajaks Ojliadi, me 40 anije.

Këta vinin nga Eubea. Abantëve u printe Elefenor Halkodontiadi me 40 barka. Atinasve u printe Meneste Petidi, me 50 anije. Nga Salamina ishte nisur me 12 barka Ajaks Telamoni. Diomed Tiditi tok me djalin e Kapaneut, Stenelin dhe me djalin e Mekis Talaionit, Eurialin, u prinin ushtarëve nga Tirinti, Argosi, Ermiona, Asina, Trezeni, Eiona, Epidauri, Akaja, Maseta dhe Egjina, me 80 anije. Ushtarët nga Mikena me rretinë prijs kishin Agamemnon Atridin, me 100 anije. Ushtria e tij me numër ishte më e madhja. Lakedemonëve me kryeqytetin në Spartë u perinte Menela Atridi-leshverdhi, vëllaj i Agamemnonit dhe burri i Helenës së ikur për Paridin, me 60 anije. Nestor Neledi-gerensi-qerrengasi u printe ushtarëve nga Pilosi me rrethinë që ishin nisur me 90 anije. Arkadëve u printe i biri i Ankeos, Agapinori me 60 anije. Epejve u prinin: Amfimaku, Talpi, Diori  dhe Polikseni, me 10 gale. Homeri këtu  përmend një këngëtar në zë trakas me emrin Tamir prej Ekales, nga shtëpia e mbretit Eurit Ekalenit. Meqë ky këngëtar këndonte më bukur se muzat ato ia kishin mbyllur gojën. Dulikonëve  u printe i biri i Fileut, Megeti, me 40 barka. Qefalenëve u printe Odeseu nga Itaka dhe atyre që banonin në Zakinth, Samos dhe Epir, me 12 anije por në dallim prej të tjerave, që kishin fajkat e murme, të tijat ishin me fajkat e lyera me ngjyrë të kuqe. Etolëve u printe Toanti, biri i Andremonit, me 40 barka. Kretezëve u prinin Idomeneu dhe Merioni, me 80 barka. Rodezëve u printe Tlepolem Heraklidi, me 9 flluga.

I biri i Karopit, Nireu ishte nisur prej Simes me 3 barka. Antifi dhe Fidipi, dy bijtë e mbretit Tesal Heraklidit u prinin atyre që rronin në ishujt e Nisirit, Kropatit, Kasit dhe Kaosit, me 30 gale zgavra. Ata që rronin në Argun pellazgjik me nam dhe për trimëri në zë dhe ata që banonin në Alop, Al e në Ftijë, që quheshin mirmidonë, prijs kishin Akil Peleun, me 50 flluga. Filakasëve u printe Protesilau, me 40 barka, të cilin e vrau një dardan sapo nisi të zbriste nga anija ndër akejt më i pari. Atë e zëvendësoi Podarku, djali i vëllajt të tij.  I biri i Admetit, Eumeli u printe atyre që banonin në Ferë, buzë liqenit të Bobidës, me 11 anije. Banorëve të Metonës, Taumakës, Olizonit dhe Melibes u printe Filokreti, me 7 barka. Pas vdekjes së Filokretit vendin e tij e zuri Medonti. Banorëve të Trikës, Itomës dhe Ojkalës u prinin dy bijtë e Asklepit, Podaliri dhe Makaoni, me 30 anije zgavra. Këta të dy ishin mjekë në zë. Ata që vinin nga Ormeu, Asterioni dhe Titoni prijs kishin të birin e Evemonit, Euripilin, me 40 gale. Banorët e Argisë, Ortës, Elonës, Olosonës  etj. prijs kishin birin e Peritoos, Polipin, po edhe të birin e Koron Keneidit, Leontin, me 40 anije. Enienëve dhe perebejve nga Dodona u printe Guneu nga Qifi, me 22 gale. Magnetëve u printe i biri i Tendredonit, Proteu, me 40 barka.

Këta ishin prijsit e ushtrisë aleate agresore që shkonin për ta pushtuar Trojën. Zeusi dërgon lajmëtaren e shpejtë të tij,  Iridën te mbreti i Trojës, Priami, anën e të cilit e mbante, që edhe ai të përgaditej për mbrojtje. Në fakt ai ishte djali i Priamit, Politi i cili e këshilloi të atin për rrezikun që i kanosej Trojës nga ushtria agresore akeje. Edhe djali tjetër i Priamit, Hektori, personazhi kryesor trojan në Iliadë, i propozon të atit që trojanët të bëheshin gati për t’i përballuar sulmeve të armikut. Trojanëve u vinin në ndihmë miqtë nga viset e ndryshme. Çdo fis rreshtonte ushtrinë nën flamurin e vet. Hektori ishte udhëheqësi kryesor ushtarak i trojanëve dhe i aleatëve të tyre. Dardanëve u printe i biri i Ankizit,  Eneu tok me Arkelokun dhe Akamantin, bijtë e Antenorit. Banorët  e  Zelës prijs kishin Pandarin, të birin e Likaonit, sundimtarit të Liqisë... Atyre që ishin nga Adrestja, Apesi, Pitia dhe nga mali Tirjes, u prinin Adresti dhe Akfini, bijtë e Merop Pergosiaut, përndryshe shortar i njohur. Ata që në Prakë e Perkote banonin, në Sest e Abito, si dhe në Arisbë prijs kishin të birin e Irtakut, Asin. Pellazgëve të Larisës pjellore u prinin bijtë e Pellazgut, Leto Teutamidi dhe Ipoto e Pileu. Trakasëve u printe Akamanti, kurse atyre nga Helesponti Pirroja. Kikonëve u printe i biri i Treze Koadit, Eufemi. Peonëve nga Amidoni dhe nga lumi i Aksit u printe Pirraku,  të cilin e vrau Patrokli. Paflagonëve u printe Pilemeti nga Enetia. Alizonëve nga Aliba u prinin Odi dhe Epistrofi. Myzëve u prinin Hromi dhe Enomi shortar. Frigëve u prinin Forku dhe Askani. Meonëve u prinin bijtë e Talemenit: Mestili dhe Antifi. Malokëve të Karjes u prinin Nesti dhe Amfimaku. Këta dy vëllezër ishin bijtë e Nomionit. Liqianëve u prinin Sarpedonti dhe Glauku.

Kënga e tretë tregon se si trojanët në përleshje bërtisnin duke piskatur thekshëm dhe kështu ua futënin tmerrin në shpirt e zemër armiqve. Lek Paridi, i biri i Priamit, u printe trojanëve dhe ushtarët armiqë i ftonte në luftë kryelartë. I zemëruar Menela Atridi nga karroca e tij kërcen për t’u ballafaquar me të. Hektori e qorton të vëllanë Lek Paridin pse nuk i del në mejdan Menela – leshverdhit. Dikush ndërhyn duke i thonë Hektorit se le të largoheshin të dy ushtritë kundërshtare nga fusha e betejës dhe të dilnin në dyluftim Paridi dhe Menelau. Hektori dakordohet dhe urdhëroi për armëpushim. Të njejtën gjë e bëri edhe Agamemnoni. Hektori shtoi pra le të ndeshen ata dy dhe cili prej tyre do të fitonte do ta merrte Helenën. Kunata e saj Laodiqea e lajmëroi Helenën se bëheshin përgaditjet për dyluftim midis burrit aktual të saj Paridit dhe atij ish Menelaut. Laodiqea ishte e bija e Priamit  dhe reja e Antenorit. E Antenori  ishte një hero trojan që kishte tre djemë: Polibin, Agenorin  dhe  Akamantin. Helena kurioze doli te Porta Skee, ku rrinte Priami me pleqtë e Trojës : Pantoon, Timetin, Klitin, Llamoin, Iketaonin, Ukalegonin, Antenorit etj. të cilët nga aty vëzhgonin. Priami e pyet Helenën për udhëheqësit ushtarakë akej që i njihte ajo.

Të dy palët u zotuan se cili të ngadhnjente do ta fitonte për grua Helenën

Helena u përgjigj se filani ishte Agamemnoni kunati i saj, kurse njaj tjetri afër tij ishte Odiseu nga Itaka. Antenori pohoi se Odiseun e kishte parë kur kishte qenë më herët në Trojë. Priami pyet Helenën se cili ishte ai duke i rënë në sy Ajaksi. Ajo u përgjigj se ai ishte Ajaksi pirgu i akejve. Njëherësh ajo i tregoi Priamit edhe për komandantin e kretezëve Idomeneun. Helena tha se nuk po i shihte dy vëllezërit e saj binjakë: Kastorin dhe Polideukun. Ndërkohë tek Priami arrinë kasneci Ide për ta lajmëruar se akejt e kishin dërguar me porosi që mbreti trojan të betohej se do ta mbante besëlidhjen derisa të zgjaste dyluftimi midis Paridit dhe Menelau,  se do të mbizotëronte paqja e sigurt. Priami, i biri i Laomedontit, mori me vete Antenorin dhe shkoi atje ku do të fillonte dyluftimi i caktuar dhe kur arriti në cak e pritën Agamemnoni dhe Odiseu. Të dy palët u zotuan se gjatë dyluftimit do të mbizotëronte besëpaqja dhe cili të ngadhnjente do ta fitonte për grua Helenën. Dhe pas kësaj lufta mes palëve ndërluftuese do të merrte fund. Logun e dyluftimit e caktuan Hektori dhe Odiseu. Ata hodhën shortin se kujt do t’ i binte radha për ta hedhur heshtën i pari. Shorti i ra Paridit, i cili gjuajti por kot. Edhe Menelaut gjuajtja  i shkoi huq. Pas pak Menelau i ra me pallë Paridit në kokë, përsëri kot, sepse palla u copëtua dhe atij i ngeli dora thatë. Paridin e shpëtoi e bija e Zeusit, Afrodita. Sa herë që akejt pësonin disfatë fajtorë i bënin zotrat. Menelaut i ndihmonte hyjnesha Atinë, por pa dobi. Agamemnonin nuk e mundi kush, ndërsa Paridi tha se fitorja i takoi Menelaut. Helena luhatej. Nuk dinte nga t’ia mbante. Herë kishte qejf të fitonte Paridi, herë Menelau. Iliada Helenën e paraqet si grua labile dhe lavire, por diku edhe si të ndershme, sepse për të gjitha të këqiat që kishin ndodhur lidhje me të, faji i hidhej  hyjneshës Afroditë.

Kënga e katërt. Zeusi grindet me të shoqen  dhe motrën e tij Herën. Zeusi i drejtohej asaj duke e pyetur vallë çfarë të keqe i kishin bërë trojanët asaj që kaq shumë i urrente dhe përpiqej të përmbyste Trojën ? Marrëveshjen e prishin akejt me arsyetim se kinse i kishte nxitur Atina kundër trojanëve. Lufta vazhdon. Në përleshje  Pandori plagos Menelaun. Agamemnoni të vëllajn e plagosur e kapë për dore dhe e tërheq nga logu i betejës. Dhe më atë rast Agamemnoni kërcënohej se do ta zhdukte popullin luftëtar të Priamit. Shpejt u dërgua kasneci Taltip për ta  ftuar mjekun Makaon, që t’ia lidhte plagën Menelaut. Makaoni përdori barin me të cilin ia leu plagën Menelaut, që ia kishte falur të atit të tij,  Asklepit,  mjeku  Kironi. Qerrengas i Agamemnonit ishte Eurimedonti, i biri i Pirraid Ptolemit. Meqë dyluftimi mes dy rivalëve dhe pretenduesve të Helenës përfundoi pa rezultat konkret,Agamemnoni i tërbuar i drejtohej akejve duke u thonë se teukrët e vrarë do t’ ua hedhnin skifterave, kurse gratë e tyre me fëmijtë e mitur do t’i robëronin pasi që ta shembënin Trojën. Megjithatë, akejtë e frikësuar iknin prej trojanëve. Vetëm Idomeneu kretasit në luftë i nxiste dhe Merioni gjithashtu. Idomeneu deklarohej se ishte mik besnik i Atridëve. Edhe ushtarët e Ajaksit luftonin me zell. Nestori plak lëvdrohej se kur kishte qenë i ri kishte vrarë Ereutalionin. Odiseu i qortonte qefalenët ngase nuk luftonin me zemër. Trim tregohej edhe Meneste Peteidi. Agamemnoni qortonte Diomed Tideun, pranë të të cilit qëndronte i biri i Kapaneut, Steneli, duke  e poshtruar se i ati i tij, Tideu nuk  njihte frikën fare, kurse ai vetë nuk vlente as për pesë pare. Diomedi sapo hapi gojën për të reaguar, fjalën ia rrëmbeu Steneli, i cili ia tërhoqi vërejtjen Agamemnonit.

Trojanët marin turr kundër akejve duke bërtitur me të madhe tok me aleatët e tyre që u kishin ardhur në ndihmë nga vendet  e ndryshme. Antiloku vrau trojanin Ekepol, të birin e Talisit, kurse Ajaksi vrau të riun Simois Antemionin. Antifi, i biri i Priamit, hodhi heshtën kundër Ajaksit ,por qëlloi Leukun. Odiseu plagosi Demokoonin, djalin doç të Priamit, ndësa Pir Imbrasiti, princi trak, i ardhur nga Enosi, vrau Dior Amarinkun. Pastaj Pir Imbrasitin e vret Toant Etoli. Kënga e pestë tregon se Diomed Tideu  vrau Fegeun, të birin e Daretit, kurse vëllaj i Fegeut, Ideu largohet nga logu i betejës. Agamemnoni vret Odionin, prijsin e alezonëve. Idomeneu i mori shpirtin Festit, të birit të Meon Borit, i ardhur nga Tarni. Menelau vret Skamandrin, të birin e Strofit. Merioni vret Ferekliun, të birin e Tekton Harmonit. Megeti vret të birin e Fileut, Pede Antonoridin. I biri i Evemonit, Euripili vret Hipsinorin, djalin e Dolopionit. Pandari, i biri i Likaonit nga Liqia plagos rënd Diomed Tideun. Shigjetën nga trupi ia nxerr i biri i Kapeneos, Steneli. Diomedi kërkonte mëshirë nga hyjnesha Atinë. Atina i përgjigjej se as ajo nuk mund t’i ndihmonte ngase hyjnesha Afroditë mbante krahun e trojanëve. Diomedi i plagosur e vret Astinoon, të birin e Hipinorit. Pas kësaj ai iu sul Abantit dhe Poliidit, dy bijëve të Euridamit, plakut në zë për shpjegimin e ëndrrave, të cilëve ua mori jetën. Djemtë e Fenopit :Ksantin dhe Toonin i vrau Diomedi. Madej i ndoqi dy bijtë e Priamit: Hromin dhe Ehemonin, të cilët shpëtuan duke ikur. Eneu i thotë të birit të Likaonit, Pandarit se kishte menduar se asnjë trim me të nuk matej.

Menelau gjendej në pozitë të vështirë

Pandari ia kthen: Unë plagosa Diomedin dhe mendova se ia shuajta jetën. Pandari plagos edhe Menelaun, ndonëse ai të plagosurit në gjak  i kishte larë, ata nuk vdiqën. Eneu fton Pandarin që sëbashku të sulen kundër Diomedit. Pandari tha se ai vetë do të qeronte hesapet  me Diomedin. Steneli iu dretua Diomedit duke këshilluar që të ruhet prej Pindarit. Steneli i propozoi Diomedit që të iknin prej Pindarit dhe Eneut. Diomedi nuk pranoi të ikte dhe vret Pindarin, ndërsa plagos Eneun. Por Eneun nga vdekja e shpëton e ëma hyjnesha Afroditë. Diomedi plagosi në dorë Afroditën. E ëma e Afroditës, Diona iu kërcënua Diomedit. Prijsi i trakëve Akamanti i nxiste trojanët, posaçërisht bijtë e Priamit, për në luftë. Sarpedoni  iu drejtua Hektorit duke i thënë se ai kishte ardhur nga Liqia për të mbrojtur Trojën, e trojanët nuk luftonin si duhej. Atëbotë  Hektori  vërsulet, por Diomedi vret Deikoont Perkosiadin, shokun e Eneut. E Eneu vrau dy bijtë e Diokleut, Kretonin dhe Orsilokun. Menelau gjendej në pozitë të vështirë. Ishte rrezikuar prej Eneut. I biri i Nestorit,  Antiloku i shkoi në ndihmë dhe e shpëtoi. Menelau dhe Antiloku vranë prijsin e paflagonëve Polimeneun. Antiloku pastaj vetë vrau Midon Atemnin. Diomedi ik prej Hektorit. Hektori në vend të Diomedit vret Menestin dhe Anhialin. Ajaksi vret Amfin, të birin e Selogut. Tlepolemi dhe Sarpedoni ndeshen. I kërcënoheshin njëri-tjetrtt. Sarpedoni vret Tlepolemin, por edhe vetë plagoset prej tij.

Odiseu vret Keronin, Alastorin, Kromin, Alkandrin, Halionin, Neomonin  dhe Pritanin.Të gjithë të vrarët ishin nga Liqia. Odiseun e zbrapi Hektori, i cili bashkë me Pelagonin tërhoqën Sarpedonin e plagosur. Nga frika e Hektorit akejt marin arratinë. Hektori vrau Teutrantin, Orestin, Emonin, Trikun, Enopin, Oresbin, kurse Diomedi ia mbath këmbëve. Diomed trimi i cili, siç thuhet në Iliadë, luftoi edhe me zotin  Ares.  Kënga e gjashtë Ajaks Telamoni  konsiderohet shtylla e akejve. Ky vrau trakasin Akamantin, të birin e Evsorit. Diomedi vrau Aksilin, të birin e Teutrantit nga Arisba. Eurial Mekistiadi vrau Dresitin dhe Ofeltin.  Pastaj edhe dy vëllezërit binjakë: Esepin dhe Pedasin, bijtë e Bukalionit. Polipi vrau Astialin, Laertiadi vret Podil Pergosianin. Teukri vret Aretaon, Antilok Nestori Ablerin. Agamemnoni vret Elatonin nga Pedasi. Euripili vret Melantin, kurse Menelau e zë të gjallë Adrasitin. Ky u lut për jetë, Menelau pati mëshirë, por Agamemnoni i urdhëroi të vëllajt që ta vriste. Nuk duhet kursyer asnjeri, madje as foshnjet në bark të së ëmës, krejt trojanët duhet shfarosur, bërtiti Agamemnoni. Ja se sa kriminel i madh tregohet Agamemnoni. Ky e vrau Adrasitin pas dorëzimit. Nestori u thoë akejve që kur të kthehen në atdhe me sa më shumë plaçka. Heleni, i biri i Priamit i drejtohet të vëllajt Hektorit dhe kushëririt Eneut me fjalë se atyre u takon barra e luftës prandaj le të vëheshin në ballë të trojanëve. Heleni shortar këshilloi Hektorin që  t’i  dilte ballëpërballë  Diomedit.

Akejtë iknin prej trojanëve me arsyetim se zotrat u ndihmonin atyre. Diomedi i rrethuar për të mos u zënë peng i drejtohet Glaukut duke e pyetur se cili ishte dhe nga ishte, përgjigjen e mori nga pyetësi se ishte nga Efira dhe se rjedhte nga familja e Sizif  Eolidit, birit të Ipolokut nga Liqia, ndërsa Diomedi i tha se ai qenka mik i shtëpisë së tij dhe kërkoi ndëprerjen e armiqësisë, ngase kundër tij nuk kishte gjë të keqe, përkundrazi raporte të mira, por se ishte armik i trojanëve. Këtu shihet dobësia e Diomed trimit kur bie në situatë të vështirë kërkon mëshirë duke e bërë armikun mik vetëm për të shpëtuar nga vdekja e pashmangshme. Hektori qorton të vëllajnë Lek Paridin pse rrinte pranë Helenës për të cilën bëhej lufta. Hektori përshëndetet me të shoqen Andromakën dhe me të birin e vogël Astinaksin, i cili emrin e vërtetë e kishte Skamander. Me këtë emër e kishte pasë pagëzuar i ati. Hektori kur ndahet nga voglushi qeshet, kurse Andromaka i lëshonte lotët rrëkajë. Hektori kishte karakter të fortë dhe kurrë nuk qau. Akili në disa raste qante. Hektori me fjalë e ngushllonte bashkëshortën e tij duke i thonë se ai luftonte për të mbrojtur Trojën, nderin, dinjitetin, moralin dhe trimërinë trojane, por i dhimbsej gruaja vetëm për një gjë që mos bie në duart e armikut. Këtu shihet morali i lartë patriotik dhe familjar i Hektor Priamit. Me rastin e ndarjes prej saj dhe të birit Hektori tha se për inatin e tij armiku do të hakmerrej në Andromakën dhe Astinaksin. Kur u nda  nga e shoqja Andromakë dhe i biri Astinaksi, voglushi qante tok me të ëmën, kurse Hektori qeshej.

Në Iliadë ka shumë krahasime të bukura por ka edhe shumë fantazi e mitologji. Gjithë këta emra të paraqitur nuk mund të jenë të saktë sepse nuk janë të shenjuar gjatë dhe pas luftës së Trojës. Lufta vazhdon. Paridi vret Menestin të birin e mbretit Areito, i cili në Arnë banonte. Hektori vret Eioneun, Glauku Ifino Deksiadin. Menelau i shante akejt pse iknin prej trojanëve. Menelau lëvdrohej se ai vetë Hektorit do t’i dilte në dyluftim por nuk e lejonte Agamemnoni, sepse ky i fundit druante se i vëllaj do të humbaste. Ndaj ai tërhoqi vëllajn për krahu duke i bërtitur se ai nuk mundej të matej me Hektorin, të cilit ia kishin frikën të gjithë akejt. Agamemnoni pohon se edhe vetë Akili frikësohej prej Hektorit. Të njejtën e pohonte edhe Nestori, i cili u lutej zotrave për ndihmë. Ai thoshte se kundër Hektorit duhej të suleshin me qindra akej. Hektorit i kërkuan dyluftim: Diomedi, Ajaksi ,Idomeneu, Euripili, Etoli, Andremoni, Odiseu e ca të tjerë. Nestori qiti shortin që i ra Ajaksit nga Salamina. Hektorit syri pët nuk i bënte. Hektorit i ndihmonte hyu Feb Apoli. Kur u errësua Ajaksi kërkoi ndërprerjen e dyluftimit. Antenori farefis me Priamin u lutej trojanëve që të ua kthenin Helenën akejve. Antenori kishte tre djemë: Polibin, Agenorin dhe Akamantin. Lek paridi nuk pranonte dot ta kthente atë që e dashuronte. Kënga e shtatë Zeusi fton të gjithë zotrat për në kuvend në Olimp. I këshilloi që askush prej tyre të mos përzihej në luftë e të mos përkrahte asnjërën anë, përndryshe  do të ndërmerrte masa të ashpra ndëshkuese.

Hektori u kishte futur tmerrin në zemër

Atina i lutej të atit që të paktën ta lejonte  t’u ndihmonte akejve një çik sa të mos u zhdukur plotësisht. Akejt asokohe ishin larguar nga logu i luftës me përjashtim të Nestorit që kishte ngelur i hutuar. Atij, Paridi ia vrau kalin. Diomedi thërret Odiseun në ndihmë për ta shpëtuar nga rreziku që i kanosej. Por Odiseu as që ia vuri veshin. Odiseu ik dhe shkon te anijet e tij, e Diomedi dhe Nestori po ashtu ikin me qerren e këtij të fundit. Me ta tok ishte Steneli dhe Eurimedoni. Diomedi në ikje e sipër e gjuan Hektorin me patërshanë por e godit Eniop Febeun. Nestori e qortoi Diomedin duke i thonë që sa më shpejt të iknin prej Hektorit. Hektori i bërtet Diomedit mos ik or burrë i lig. Për fitoren e Hektorit dhe të trojanëve Zeusi fajsohet. Hektori i ndjek akejt deri te anijet e tyre. Hera e qortonte Zeusin pse u ndihmonte trojanëve. Hektori e plagosi rëndë Teukrin, vëllajn e Ajaksit. Akejt e dëshpruar që pësonin disfatë pas disfateje lusin Akilin që të hynte në luftë. Hektori mbante fjalim para trojanëve : Teukër, dardanë e besatarë ejani të ju bimë akejve në anije që të mos na iknin, as të mos u shkonte në mend më të na sulmonin këta qenë. Diomedit dua me ia rrasë heshtën tepërtej e le të shohe se kush është Hektori. Kënga e tetë akejt ikin të turpëruar nga lufta prei trojanëve.

Hektori atyre u kishte futur tmerrin në zemër. Agamemnoni nis të qante dhe për disfatën fajtor e bënë Zeusin. I dëshpruar, kryekomandanti i akejve kërkon që sa më shpejt të ikej ngase ishte bindur se Troja nuk mund të pushtohej dot. Diomedi zihet me Agamemnonin të cilin e quan burracak i dobët.  Ai  i tha : tashti kërkon ikje, ti ik, por pa akejt. Diomedi i pyet akejt se kush dëshiron të mbetej për të vazhduar luftën me të dhe me Stenelin, e kush të ikte me Agamemnonin. Ndërhyn Nestori mes tyre. Ky  i drejtohet Agamemnonit që t’i kërkonte falje Akilit  për gabimin e bërë ndaj tij lidhur me grabitjen e Brizidës, se sipas konstatimit të tij, pa kryeheroin e akejve lufta nuk mund të fitohej me trojanët trima. Agamemnoni duke mos patur shtegdalje tjetër dakordohej me propozimin e Nestor Neledit. Agamemnoni për të dalur nga situata në të cilën gjindeshin akejt pranoi duke premtuar se Akilit do t’i dhuronte shtatë gra të bukura dhe tok me to do të ia kthente Brizidën e rrëmbyer prej tij. Dhe nëse dakordohej Akili pas fitores me trojanët ai do të fitonte edhe njëzet gra trojane të cilat vetë do t’i zgjedhte. Pos tjerash, Agamemnoni i premtoi Akilit edhe njërën prej tri vajzave të tij : Krizotemën, Laodikën, apo Efianasën, cilën  ta doje. Po ashtu i premtoi shtatë qytete të mëdha, shumë tokë, livadhe  e vreshta dhe kafshë. Nestori iu falenderua për mirëkuptim Agamemnonit dhe i propozoi personat që duhej shkuar te Akili që ta bindënin duke ia paraqitur premtimet e Agamemnoni: Feniksi, Ajaksi, Odiseu, Odi  dhe  Euribati si delegatë të zgjedhur. Akili deleguesit mirë i prêt, por nuk pranonte ofertën e Agamemnonit, pavarësisht nga ajo se si deleguesit ia përshkruan atij pozitën e vështirë në të cilën gjindeshin akejt dhe numërimin e dhuratave të premtuara nga Agamemnoni. I  treguan se Hektori bënte kërdinë dhe plojën mbi akejt dhe ia kujtuan fjalët e të atit Peleut, i cili kur e kishte nisur për në Trojë çfarë e kishte porositur. Akili ua ktheu me këso fjalë:

Lufta nuk po bëhet për shkak të Helenës, por veç për t’ua marrë gratë dhe për t’i plaçkitur trojanët, edhepse çdo njeri i ndershëm e do veç gruan e vet. Akili vazhdon duke thonë se kishte ndërmend të kthehej në Ftijën e vet, se nuk donte t’ia shihte surratin  edhe më tej Agamemnonit, po sikur edhe aq fish dhurata e gra të ia premtonte. Feniksi duke qarë iu drejtua me lutje që të pranonte të kthehej në luftë Akili për t’i shpëtuar akejt e rrezikuar. Akili i përgjigjej se vaji i tij ia shponte zemrën, por të mos i fliste akoma për këtë çështje .Pas tij fjalën e merr Ajaks Telamoni duke iu drejtua Odiseut që të kërkonin izën, sepse Akili nuk bindej me fjalë. Akili i thotë Ajaksit se për akejt as që do ta lëvizte këmbën, por do të futej në luftë atëherë nëse Hektori i afrohej çadrave të mirmidonëve. Ai, Hektori le t’i grinë krejt akejt palla nuk më ha për ta, kështu shprehej  Akili. Kur kthehen delegatët, Agamemnoni kurioz me padurim i pyet se çfarë lajmi binin pas bisedës me Akilin. Odiseu përgjigjej se Akilit edhe më tepër iu ishte shtuar zemërimi, ty të urren ai dhe i refuzoi të gjitha dhuratat e tua. Sapo e dëgjuan akejt lajmin e tillë u bënë dhe. Kënga nëntë. Agamemnonin  nuk e zënte gjumi prej gajleve e derteve. Flokët e kresë i shkulte, prej Nestorit këshilla kërkonte. As Menelaun nuk e merrte gjumi. Interesant, kësaj here Agamemnoni Hektorin e konsideron si njeri, jo si zot, prandaj çuditej se si i tillë korrte suksese duke ngadhënjyer mbi akejt. Agamemnoni konsultohej  me Ajaksin, Diomedin, Idomeneun, Odiseun dhe Nestorin dhe me inisiativën e këtij të fundit thrrej Kuvendi i jashtëzakonshëm. Kuvendin e hapë Nestori. Në atë Kuvend Agamemnoni propozoi që të zgjedhej më trimi ndër bashkëluftëtarët. U zgjodh Odiseu.

Odiseu lëshon kushtrimin

Nga ana tjetër Hektori i tuboi trojanët dhe kërkoi prej tyre një vullnetar për të shkuar te anijet e akejve me synim të zbulimit.  Vullnetar paraqitej njëfarë Doloni, i biri i Eumedit, vëllaj i vetëm i pesë motrave. Spiunin Dolon e heton Odiseu dhe shpejt fton Diomedin. Këta dy e zënë Dolonin dhe i cili në pyetjet e shtruara i pranoi të gjitha. Në pyetjen se ku gjendej dhe çfarë planesh kishte Hektori, Doloni përgjigjej se trojanët qëndrojnë  syçelur por aleatët e tyre janë duke fjetur. Në breg të detit  janë duke fjetur karianët, peonët, kaonët, lelegët, liqet, myzët, frikët, meonët dhe pellazgët. Atypari diku janë trakët me mbretin e tyre Rez Eanidin. Edhe pse i premtuan Dolonit se nëse do të tregonte drejt do t’ ia falnin jetën, Diomedi e preu në besë dhe e vrau. Pas këtij zbulimi akejt u ranë në gjumë aleatëve trojanë dhe bënë plojën. Po kur Ipokoonti bërtet besatarët zgjohen dhe marrin turr kundër akejve. Kënga e dhjetë. Odiseu lëshon kushtrimin. Agamemnoni jep urdhërin. Lufta vazhdon. Edhe trojanët bëhen gati. Hektori ,Polidamanti, Eneu, Polibi, Agenori dhe Akamanti vëhen në ballë të ushtrisë trojane. Lufta mbrojtëse e trojanëve zhvillohej nën komandën supreme të Hektor Priamit. Tashti Homeri rrëfen se zotrat mbanin qëndrim indiferent. Të dy palët ndërluftuese patën humbje të mëdha. Agamemnoni vret Bianarin, Ojleun  dhe dy bijtë e Priamit, Isin dhe Antifin. Ndëkohë ai i zuri të gjallë dy bijtë e Antimakut, Pisandrin dhe Ipolokun, të cilët luteshin që Agamemnoni të ua falte jetën, por njeriu i pamëshirë vrau të dytë. Agamemnoni iu sul edhe Hektorit por këtë e shpëtoi Zeusi.

Hektori urdhëron për sulm. Që të vepronte ai në këtë mënyrë e këshilloi Zeusi. Trakasi me emër Ifidamti , i biri i Antenorit, i kërkoi mejdan Agamemnonit. Ky i kishte ardhur trojanëve në ndihmë me 12 anije. Anijet i kishte lënë në Perkote, kurse vetë me ushtrinë e tij nga aty shkoi me këmbë deri në Trojë. Ifidamti i bie me mazdrak Agamemnonit, por pa e dëmtuar, e Agamemnonit i shkoi për dore që të vriste  Ifidamtin. Vëllaj  i Ifidamtit, Kooni e plagos Agamemnonin, por edhe ky u vra prej tij. Agamemnoni tërhiqet nga lufta i plagosur. Hektori me ndihmën e Zeusit vret Asin, Antonoon Opitin, Dolopin, Agelaun Ofeltin, Orin, Esimnin dhe Hiponeun. Odiseu i ankohet Diomedit: medet ç’ na gjeti. Diomedi fajtor e bënë Zeusin, sepse, siç pohon ai, hyu i tillë u ndihmon trojanëve që të korrin fitore. Diomedi vret Timbreun, a Odiseu Molionin, Hiperokun dhe Hipodamantin. Diomedi vret edhe Agastrof Peonidin, por kur i vërsulet Hektori ai thirri në ndihmë Odiseun. Lek Paridi me shigjetë plagos Agamemnonin. Shiqetën atij ia shkuli Odiseu dhe me qerre e tërhoqi. Odiseu vret Deiopidin, Toonin dhe Enomin. Kësaj radhe thuhet se Odiseut i ndihmoi Zeusi. Por, i biri i Ipasit, Soku plagos Odiseun, i cili duke bërtitur zëshëm i fton në ndihmë akejt. Nga rrethimi i trojanëve mezi që e shpëtuan Odiseun e plagosur: Ajaksi dhe Manelau. Në atë moment Ajaksi vret Doriklin, djalin dobiç të Priamit. Ajaksi një pas një i vret: Pandokun, Lisandrin, Pirasin  dhe Pilartin, kurse  Lek  Paridi  plagos Makaonin.

Idomeneu dhe Nestori e tëhoqën me qerre Kebrionin   e plagosur. Kebrioni që rrinte afër Hektorit u bërtiti trojanëve duke urdhëruar sulm ndaj armikut. Hektori me pallë bënte kërdinë. Euripili, i biri i Evemonit, vret Apisaon Fosiadinin. Por, Lek Paridi me shigjetë në kofshë të djathtë Euripilin keq e goditi. Tani akejt ikin mbeti vetëm Ajaksi i rrethuar. Akili me të informuar se akejt me të madhe e pësonin thërret  mikun e tij të ngushtë Patroklin, të birin e Menetiadit, të cilit i thotë që të shkonte vrik te Nestori për ta pyetur se cilin prej lufte e kishin sjellur akejt të plagosur rëndë. Akili mendonte se kishte qenë Makaoni, i biri i Asklepit. Qerrengasësi i Nestor Neledit ishte Eurimedonti. Nestori i urdhëron robëreshës së tij, Hekamedës të bijës së Arsinoos që të gostiste mikun e respektuar Patroklin e dërguar prej Akilit. Nestori i tregoi Patroklit për prijsat e plagosur rëndë të akejve: Agamemnoni, Odiseu, Diomedi, Euripili, Makaoni etj. Akili akoma nuk e fashiti  mërinë, shton Nestori. I njeti i thotë Patroklit duke ia kujtuar fjalët e fundit të atit të tij dhe atit të Akilit kur i kishin përcjellur për në Trojë se çfarë u kishin thënë se nuk ekzistonte asnjë shpëtim për akejtë.

Kënga njëmbëdhjetë tregon për vrasjen e shumë akejve prej trojanëve. Patrokli kuronte Euripilin. Polidamti këshillonte Hektorin që të mos e ndërprente luftën. Kompanisë së parë i printe Hektori tok me Polidamtin. Kompanisë së dytë i printe Lek Paridi, Alkathi  dhe Agenori. Kompanisë së tretë i printe Heleni dhe Deifobi, të dy djemtë e Priamit, vëllezërit e Hektorit dhe Paridit, bashkë me Asin e Irtakidit nga Arsiba. Kompanisë së katërtë i prinin :Eneu, i biri  i Ankizit, Arkeloku dhe Akamanti, dy bijtë e Antenorit. Aleatëve të Trojës u prinin: Sarpedoni, Glauku dhe Asteropi. Këta komandues u emruan nga Hektori. Polidamanti i nxiste trojanët për në luftë kundër agresorëve akej. Idomene Deukali vrau As Irtakun. Polibi i biri i Pantos dhe Leonti vranë Damasin, Pilonin, Ormenin, Hipomakun, Antifatin, Menonin, Jamenindhe Orestin. Por Hektorin as Polidamantin s’mund të vrisnin dot..Këtu Hektori quhet trim mbi trimat. Hektori nuk i bindej as shenjave të këqia të fluturimeve të shpendëve që sjellnin kobin, sipas profecisë së shortarëve. Hektori nuk i besonte ogurit të zi, ai thoshte se të luftohet për të mbrojtur atdhenë  është ogur i bardhë. I biri i Peteut, Menestri kur  pau: Hektorin, Sarpedonin dhe Glaukun desh u trishtua. Ajaksi vret mikun e ngushtë të Sarpedonit, Epikleun, kurse vëllaj i Ajaksit, Teukri plagos Glaukun. Këtu Glauku quhet trim me shtatë zemra. Sarpedoni vret Alkmaon Testorin dhe futej në taborr të akejve. Hektori hidhej si luan, akejt nisin të iknin. Känga e dymbëdhjetë Kallkanti u kalli trimërinë akejve që dy Ajaksat të turreshin. Por, Lejti, Toanti, Peneli, Deipiri, Merioni dhe Antiloku qëndronin si shkëmb.

Hektor divi, siç thotë aty, i shpartalloi danajt. Merioni plagosi lehtë Deifobin, të birin e Priamit, kurse Teukri vret  Imber trimin, të birin e Mentorit, Teukri ishte vëllaj i Ajaks Telamonit. Ndërsa Imberi ishte dhëndri i Priamit, bashkëshorti i Medesikastes .Hektori gjuan drejt në Teukrin por e qëllon të birin e Kteatit, Amfimakun, i cili dhe vdes. Ajaksi i turrej Hektorit por kot, sepse nuk pati sukses. Qëllimi i dështoi. Stiku dhe Menesti e nxorrën disi kufomën e Amfimakut nga rrethimi i ushtrisë trojane. Idomeneu tani paraqitet si luftëtar tejet i dobët .I prekur në sedër nga ofendimi Idomeneu vret Otrionin që nga Kabezi kishte ardhur. Priami ia kishte premtuar për grua të bijën e tij më të bukur Kasandren. Idomeneu vret edhe Asin duke u mbrojtur prej tij. Antiloku, i biri i Nestorit, vret qerrengasin e Asit. Deifobi gjuan në Idomeneun por nuk e qëllon, me atë rast ai  vret  Hipsinor Ipasin. Idomeneu vret dhëndrin e princ Ankizit, të birin e Esjetit, Alkatin. I mburrur me fitore Idomeneu lëvdrohej se ishte nipi i Minosit dhe i biri i Deukalionit. Deufobi i thotë Eneut që të i merrte hakun kunatit Alkat. Eneu i turrej Idomeneut, i cili kërkoi ndihmë prej shokëve: Afareut, Askalafit, Deipirit, Neronit, Antilokut etj. Eneu ishte tok me Paridin, Deifobin dhe Agenorin. Pra, tre vetë luftonin kundër një grupi njerëzish.  Në luftë fyt për fyt u vra Askalafi, i biri i Eurialit. Dy vëllezërit Meroni dhe Politi plagosin Deifobin. Eneu vret Afare Kaletonin, Antiloku vret Toonin. Adamant Asiadu plagos lehtë Antilokun, por vetë u vra prej Merionit. Heleni vret Deipirin dhe plagos Menelaun. Agenori ia lidhi plagën Menelaut. Edhe Pisandri plagos Menelaun, por edhe ai vritet prej Menelaut. Menelaut i turrej Pilomeni, i biri i Arpalionit, të cilin e kishte vrarë Merioni. Arpalioni kishte ardhur për t’u  ndihmuar trojanëve nga Paflagonia. Vdekja e tij tronditi Paridin, i cili vret Eukenorin, të birin e shortarit  në zë Poliidit. Këtu thuhet se hyu Poseidoni u ndihmonte trojanëve.

Sa herë që akejt pësonin disfatë fajtorë i bënin zotrat

Nuk pati forcë që ta zbrapste Hektorin. Kot i turreshin: beotët, jonët, lokrezët, epejët, eftiasit etj., thuhet aty. Kundër Hektorit luftonin dy Ajaksat, Menesi i Peteut, Fedi, Stiku, Bianti, Meget  Fileidi, Draçi, Amfioni, Medonti dhe Podariku nga Ftia. Meqë akejt me numër të luftëtarëve ishin më shumë se trojanët, Polidamanti propozon tërheqjen nga lufta. Por Hektori nuk e pranoi këshillën e tij. Hektori e shanë të vëllajn  Lek Paridin. Ajaks Telamoni Hektor Priamit bejleg  i qiti dhe i drejtohej me këso fjalë: sikur të mos ishe bir i Zeusit, mesiguri do të vritesh prej meje. Hektori ia kthen: unë nuk jam as bir i Zeusit e as i Herës, po jam njeri i rëndomtë. Kënga XIII Nestori i drejtohet Asklepiadit: O Makaon, ti po rri dhe po pi verë kurse të plagosurit po shpurdhin. Ty po të shërben Hekametja. Nestorr Neledi merr shqytin e të birit Trazimedit dhe del nga shatorja. Kur pau akejt duke ikur zemra i pikonte gjak. Nestori vrik shkoi te Agamemnoni i cili tok me Odiseun dhe Diomedin rënkonin të plagosur. Në pyetjen e shtruar nga Agamemnoni pse kishte ikur nga lufta, Nestori përgjigjet: prej Hektorit. Nestori pohoi se nuk ishte i vetmi ai që kishte ikur, por krejt akejt. Agamemnoni ia kthen Nestorit: më mirë të ikësh se të zihesh i gjallë prej armikut. Odiseu reagoi duke kundërshtuar atë që tha Agamemnoni. Diomed Tideu i ardhur nga Teba lëvdrohej se gjyshi i tij  Porteu kishte pasë tre djemë: Pleuronin, Kaledonin dhe Ineun. Ineu kishte qenë gjyshi i Diomedit. Diomedi ndonëse i plagosur rëndë thërriste për luftë, por akejt kishin humbur moralin. Hera qortonte të bijën Afroditë pse u ndihmonte trojanëve. Hera turr e vrap shkon në Lemnos për ta bindur vëllajn e vdekjes gjumin që ta merrte Zeusin, por gjumi asaj i përgjigjej se nuk kishte guxim të ndërmerrte një aksion të tillë. Hera i premtoi gjumit se do t’ia regullonte punët me vajzën e bukur Pasiten që ta merrte për grua. Gjumi mashtrohet dhe e kryen detyrën. Deri sa Zeusi ishte duke fjetur në majë të Gargarit akejt i lajmëroi Poseidoni. Asgjëmangut, akejt nuk besonin se pa Akilin mund të bënin gjë rreth fitores.

Ajaksi tjetër Ojliadi vret Satnin, të birin e Enopit, kurse Polidamanti vret Protoenorin, të birin e Arlikut. Ajaks Telamoni vrapon pas Polidamantit, të birit të Pantit, por qëllon Arkelokun, të birin e Antenorit. Akamanti nxjerr gjakun e Arkelokut me vrasjen e Promakut nga Beotia. Peneli i sulej Akamanti, por vret Elionin, të birin e Forbantit. Ajaks Telamoni vret prijsin e myzëve Hirt Girtiadin. Antiloku vret Folkun dhe Mermerin. Neroni vret Merisin dhe Ipotionin. Teukri vret Protoon dhe Peripetin. Menelau plagos Heperenorin i cili pas pak edhe vdes. Kënga XIV. Zeusi flinte, akejt përparonin, por kur atij i doli gjumi ,situata ndryshoi në favor të trojanëve. Toanti, i biri i Andremonit nga Etolia dallohej në luftë si trim. Përsëri akejt pësonin disfatë. Hektori vret Stikun dhe Arkesilaun, Eneu vret Asin dhe Medonin. Polidamanti vret Meqisteun. Politi vret Ikion, ndërs Agenori Klonin. Paridi vret Deiokun, kurse Hektori bëri kërdinë. Nestori me kokë dhe duart nga qielli u lutej zotrave për ndihmë. Ajaksi nuk ishte në gjendje të luftonte mëtej kundër Hektorit, por arriti të vriste Kaletor Klitidin. Hektori për tu hakmarrë lidhur me vrasjen e kushëririt të tij, Kaletorit,  iu sul Ajaksit, por vrau Likofronin, të birin e Nestorit. Teukri plagos Klitin ,të birin e Pisanorit, mikun e Polidamantit. Polidamanti ia lëshoi kuajt Astinout, birit të Protaonit dhe vetë iu turr akejve.Teukri gjuan në Hektorin, por kot, sepse Zeusi e shpëtoi, thotë aty. Hektori vret Sked Perimedin, prijsin e fokezëve. Ajaksi vret Laudamantin, birin e Antenorit. Polidamanti vret Ottonin nga Qileni, shokun e Filitit, prijsit të epejve. Megjeti i turrej Polidamantit, por kot, se në vend të tij vret Krismin. Kundër Megjetit sulej Dolop Lampidi, i biri i Lamp  Laomedontit. Hektori qorton Melanipin. Antiloku vret Melanipin, birin e princ Iketaonit. Hektori vret Perifetin, pinjollin e Koprit. Tani Ajaksi ik prej Hektorit.

Kënga XV. Patrokli qante me dënesë ngase akejt pësonin disfatë pas disfateje. Në pyetjen e Akilit se përse ai qante, Patrokli përgjigjej se akejt po shfaroseshin. Akili i thotë se kishte menduar se ndoshta do të dëgjonte ndonjë lajm të keq për mirmidonët, apo për familjet e tyre nga  Ftia, apo për atin e tij ( të Patroklit)  Menet  Aktorin, apo për atin e vet, Pele Eakidin, sa për akejt as që i hante palla. Armiqësia ndaj Agamemnonit nuk i fashitej dot. Akili më në fund vendos që t’i propozonte  Patroklit për t’i veshur armët e tij ( të Akilit) dhe të shkonte në luftë bashkë me mirmidonët, kurse ai vetë të mbetet në çadrën e tij. Qerrengasi i Akilit ishte Automedonti ndërsa kuajt e tij quheshin Ksanti dhe Bali. Patrokli niset me mirëmidonë. Kompanisë së parë i printe Menesti, i biri i Borit, të dytës Eudori, i biri i Ermesit, të tretës  Pisandër  Memalidi, të katërtës  plaku Feniks ,të  pestës Alqimedon  Laerku. Pra, këta ishin udhëheqësit ushtarakë të mirmidonëve. Komandantë suprem ishin Patrokli dhe Automedonti. Akili gjatë përcjelljes së tyre ngrihej në këmbë dhe me fytyrë të drejtuar lart nga qielli i lutej për ndihmë Zeusit: O mbret i pellazgëve dhe i dodonëve ,që nga lart sundon edhe Dodonën, ku rrojnë priftrinjtë selasë… Por, përkundër lutjes së Akilit, Patroklin do ta vriste Hektori. Mirmidonët Iliada i quan trima, kurse Akilin kryetrim të krejt akejve. Trojanët prej mirmidonëve frikësoheshin. Patrokli vret Pirrakmin i ardhur nga Amidoni dhe lumi i Aksit  (sot Vardari), që kalorësve peonasë u printe. Patrokli vret Arelikun, Menelau Toantin, Megjeti  Amfiklin, Antiloku  Atimnin, e vëllaj i Atimnit, Maridi  i sulej  Antilokut, por vritet prej Trasimedit. Ajaks Ojliadi zuri të gjallë Kleobulin dhe e vrau. Liku vret Penelin, Merioni Akamantin, Idomeneu  Erimantin.

Falë trimërisë së mirmidonëve akejt përparonin. Por as Patrokli, as Ajaksi nuk arritën sukses kundër Hektorit. Patrokli vret Pronoon dhe Testorin. Patrokli vret varg e vi: Eurialin, Erimantin, Amfoterin, Epalin, Tlepolemin, Pirin, Demastorin, Ifin, Euipin dhe Polimelin. Sarpedonti u bërtet liqëve që të mos iknin e të mos turpëroheshin. Patrokli vret qerrengasin e Sarpedontit, Trasimedin, e Sarpedonti duke gjuajtur drejt në Patroklin ia vret kalin Pedasin. Por, Patrokli arriti ta vriste Sarpedonin ,mbretin e Liqisë, i cili duke dhënë shpirtin i bërtet Glaukut që t’i nxiste liqët në luftë kundër akejve. Glauku kërkoi prej Hektotit, Polidamantit, Agenorit dhe Eneut që të hakmerren për Sarpedonin. Me atë rast u vra njëri nga më trimat ndër mirmidonët Epigeu, i biri i Agakleut. Epigeu më parë kishte vrarë një kushëri të tij ndaj qe detyruar të ikte dhe shkon te Akili te të cili kërkoi strehim, e Akili e merr me vete në luftë kundër trojanëve. Epigeun e vret Hektori.Patrokli vret Stenelin, të birin e Efemenit. Glauku vret Batikleun, të birin e Halkut, që ishte ndër pasanikët më të mëdhenj mes mirmidonëve. Merioni vret Laogonin, të birin e Onetorit .Eneu me patershanë i sulej Merionit, por kot. Patrokli qorton Merionin pse zihet me fjalë me Eneun, duke sqaruar se fjala bëhej në kuvend, kurse në luftë flet mazdraku dhe palla. Patrokli vret njërin pas tjetrit: Adrestin,  Antonoon ,Ehekliun, Perim Megetin, Melampin, Mulin dhe Epistorin. Ungji i Hektorit, vëllaj i Hekubës, gruas së Priamit, Asi, i biri i Dimantit nga Frigia ,i jepte kurajo Hektorit kundër Patroklit. Kebrioni gjithshtu. Patrokli gjuajti me guri Hektorin por e goditi qerrengasin e tij, Kebrionin, djalin dobiç të Priamit. Kebrioni vdes në vend. Rreth kufomës së tij kapen fytas Patrokli dhe Hektori. Të dy e tërhiqnin kufomën. Një trim dardan ia rrasë heshtën Patroklit midis dy shpatullave, por nuk e mbyti. Ky dardan quhej  Euforb Pantidi. Hektori duke tërhequr kurmin e të vëllajt Kebrionit në përleshje e sipër ia rrasë heshtën Patroklit të plagosur më parë prej Euforb Pantidit, në rrëzë të brinjve dhe ia shoi jetën.

Hektori inkurajonte trojanët që mos të frikësoheshin prej Akilit

Duke dhënë shpirtin Hektori djalit të Menetit, Patroklit i tha: A ti deshte me shemb Trojën dhe gratë trojane me i shndërrua në robinja. Patrokli ia ktheu:Tani mburru Hektor pasi të sollën fitoren Feb Apoli dhe Zeusi. Përsëri fajtorë zotrat. Hektor pastaj  i sulej Automedontit por ai shpëton duke ikur. Kënga XVI. Menelau vret Euforbin ,të birin e Pantoos .Hektori merr turr kundër Menelaut. Prijsi i kikonëve Meneti nxit Hektorit që t’i hakmerrej Euforbit. Menelau iku prej Hektorit. Menelau thirri në ndihmë Ajaksin por ky ishte duke tërhequr trupin pa jetë të Patroklit. Glauku qorton Hektorin pse nuk qe i zoti të rrëmbente kufomën e Patroklit. Hektori deklarohet se nuk i frikësohet Ajaksit. Hektori kishte marrë rrobat e Patroklit të vrarë dhe i kishte veshur. Vërtet, ato rroba ishin të Akilit. Hipotou, i biri i Pellazgut Letos për t’ia bërë qejfin Hektorit për këmbë tërqiqte kufomën e Patroklit të vrarë. Por, Ajaksi e vret Hipotoon. Hektori mësyen Ajaksim, por e qëllon Skedin, të birin e Ifit, që ndër fokezët ishte më kreshniku. Ajaksi vret edhe Forkun, të birin e Fenopit. I biri i Epitit ,Perifanti fton Eneun në dyluftim. Eneu vret Leokritin, të birin e Aris bit. Likomedi vret Apisaun, të birin e Hipasit. Apisau kishte ardhur nga Peonia dhe pas Asteropit ishte më trimi ndër peonët. Asteropi peon i zemëruar për vrasjen e Apisaut merr turr kundër akejve. Rreth kufomës së Patroklit ishte bërë plojë e madhe. Zeusi ua dha trojanëve fitoren. Penel beoti i plagosur prej Polidamantit i pari nisi të ikte. Hektori plagos Lejtin, të birin e Alektrionit, por nuk pati sukses ta zënte sepse shpejt ua mbathi këmbëve. Hektori dhe Idomeneu u gjuajtën reciprokisht. Hektori në vend të Idomeneut qëlloi Qeranin, qerrengasin e Merionit. Qerani vdes. Idomeneu dhe Merioni ikin. Ajaksi ankohej se danajt nuk bënin gajret për ta nxjerrë kufomën e Patroklit nga duart e Hektorit. Ajaksi porositi që urgent të lajmërohej  Akili lidhur me vrasjen e mikut të tij të ngushtë Patroklit. Ajaksi i tha Menelaut që te Akili të dërgohej për kumt  Antilok Nestori. Le t’i tregojë Akilit se dashamiri i tij ishte vrarë prej Hektorit.

Menelau vrapon pas Antilokut, la Ajaksin dhe Merionin për ta ruajtur kufomën e Patroklit. Rrugës Menelau frikësohej se mos po haste diku në trojanët. Duke kërkuar dikur Menelau e gjeti Antilokun dhe i a kumtoi porosinë që ta larmëronte Akilin për vrasjen e Patroklit. Antiloku i lë armët te Laodoku dhe vrapon duke qarë për t’ia kumtuarr Akilit  lajmin e kobshëm. Kënga XVII. Antiloku arrinë te Akili dhe e lajmëron për vdekjen e Patroklit. Akili nuk pushonte duke qarë. E ëma Tetidë e këshilloi të birin që të mos ngutej për luftë derisa  Hefes  çalani, hyu farkatar, të ia përgadiste rrobat prej hekurit. Polidamanti, i biri i Pantit, i drejtohej Hektorit duke thënë se Akilit ia kishte frikën. Hektori ia kthen mos ki gajle se edhe atë do të gjente fati i Patroklit. Akili veshur me rrobat e farkuara  nga Hefes çalani bëhej gati për në luftë. Kënga XVIII kur panë akejt se u paraqit Akili desh u trenuan prej gëzimit. Agamemnoni i kërkoi falje për gabimin e bërë ndaj tij, por duke ua hedhur fajin  zotrave dhe duke ia kthyer Brizidën e rrëmbyer dhe duke plotësuar premtimin lidhur me dhuratat. Kënga XIX Likaoni i drejtohet Eneut duke theksuar pjesëmarrjen e Akilit në luftë dhe duke potencuar rëndësinë e tij në ndryshimin e kahjes së saj. Eneu as që gajlohet. Në ballafaqim e sipër Eneu ia tregon Akilit gjenealogjinë e tij familjare:  Të parët tanë kanë qenë: Dardani, Eriktoni dhe Troji. Ky i fundit kishte tre djemë: Ilin, Asarakun dhe Ganimedin. I biri i Ilit  ishte  Laomedonti, prej    cilit dolën: Titoni, Priami,  Llampi, Kliti dhe Iketaoni. Djali i Asarakut  ishte Kapi, ati i Ankizit, e ky është ati im. Në dyluftim mes Eneut dhe Akilit asnjëri nuk ngadhnjeu. Hektori i kurajonte trojanët që mos të frikësoheshin fare prej Akilit. Akili vret Ifitionin,  të birin e Otrintit,  pas tij edhe Demolionin, të birin e Antenorit. Pastaj Hipodamantin, Polidorin, djalin sugar të Priamit.

Kur pau Hektori të vëllanë e vrarë u vërvit si shigjetë kundër Akilit. Akili vret Driponin, Demuk Filetoridin dhe dy bijtë e Biantit: Laogonin dhe Dardanin. Alastori dorëzohej, megjithatë Akili nuk e kurseu. Pos tij, Akili vret Mulin dhe Ehekli Agenorin. Gjithashtu Deukalionin dhe Rigmin, të birin e Pireut, i ardhur nga Trakia. Kënga XX trojanët nisin të iknin prej Akilit. Djalin e Priamit, Likaonin, i cili Akilit i bie në gjunjë dhe iu lut që t’ ia falte jetën duke pohuar se nuk ishte vëlla nga një barku me Hektorin, megjithatë ai e mbyti. Akili me atë rast vret Asteropin nga  Pellagonia, shumë  peonë: Tersilokun, Mnesin, Astipilin Thrasin, Medonin, Enin, Otelestin  etj. Kënga XXI Trojanët tërhiqen nga lufta vetëm Hektori ndalet përpara Ilionit te Porta Skee. I ati Priami dhe e ëma  Hekuba e ftonin që të hynte brenda në qytet por Hektori inatçor nuk i dëgjonte. Tani edhe Feb Apoli hoqi dorë prej Hektorit. Meqë ngeli i vetmuar, Akili do ta vret Hektorin. I vëllaj Deifobi ishte i vetmi që i rrinte pranë  Hektorit. Hektori në shenjë mirënjohjeje i falenderohet atij. Hektori ia thotë troç në sy Akilit se nuk i  frikësohej fare dhe as që i shkonte ndërmend të ikte prej tij. Po nëse ndodhë që ai t’ ia merrte shpirtin i propozoi  Akilit që të betohej se nuk do t’ia shëmtonte kufomën, e nëse ai do të vritej prej tij, Hektori betohej se nuk do t’ia shëmtonte kufomën.

Darka mortore, kur qanin edhe kuajt e tij

Akili nuk iu përgjigj por e gjuajti Hektorin me heshtë, por nuk e goditi. Po ashtu as Hektori me shtizë nuk e goditi Akilin. Hektori heshtë tjetër nuk pati ndaj atë ia kërkoi të vëllajt Deifobit, por ai në atë moment gjindej larg tij. Në mungesë të shtizës Hektori me pallë i bën turr Akilit. Por, Akili më i shpejtë se ai, heshtën ia rrasi në fyt Hektorit. Pasi i doli shpirti Akili trupin pa jetë të Hektorit e tërhoqi rrëshqanas pas qerrës së tij. Hekuba vajtonte për të birin e vrarë. Tok me të qanin edhe motrat e tij dhe bashkëshortja  Andromaka. Djali i vogël Astjanaksi ngeli bonjak. Kënga XXII Akili fton mirmidonët që të bëheshin gati për varrimin e Patroklit dhe për të ngrënë vercallin (darka mortore). Vajit me gjëmë ia nisin të gjithë mirmidonët. Akili qante me dënesë. Qanin edhe kuajt e tij. Eshtë për t’u habitur se kur Akili bënë nderimin e fundit ndaj Patroklit urdhëron që 12 djemë trojanë të therreshin përpara stivës së zjarrit, ku do të digjej kufoma e tij. Kurmin e Hektorit e tëhiqte zharg me fytyrë në pluhur. Krim i tepruar. Akili sheh ëndërr se Patrokli e kishte porositur që kufomën e tij ta djegnin mbi stivë të zjarrit dhe se edhe Akili do të vritej më vonë dhe se dëshira e tij ishte që të varroseshin pranë njëri-tjetrit. Ndaj Patroklin e varrosin në vendin e caktuar prej Akilit.

Patrokli kishte lindur në Opunt. Gjatë salikimit (ceremonia e varrimit) me vaj e pikllim vendosin kufomën e Patroklit në majë të stives, që ishte 100 këmbë e gjatë dhe aq e gjërë. Akili therri 12 djemë trojanë dhe në stivë i flaku trupat pa jetë të tyre. Këtë vepër kriminele dhe antinjerëzore edhe vetë Iliada e dënon dhe e quan punë e ligë e Akilit. Në fjalimin mortor Akili deklaron se kufomën e Hektorit nuk do ta hedhte në stivë po t’ua gjuante qenve. Kënga XXIII Akili nuk mund të flinte prej vajit. Prore mendonte për Patroklin. Kufomën e Hektorit për çdo ditë nga tri herë në mëngjes pas qerrës së tij e tëhiqte rrëshqanë rreth muranës së Patroklit. Kështu Akil mizori vepronte. Homeri e kritikon ashër për sjelljet e tilla shtazarake. Priami i dërgoi delegat Akilit me lutje që t’ia kthente kufomën e të birit Hektorit. Për këtë i premtoi shumë shpërblime. Akili lutjen e pranon. Tani ai tregohet njeri human. Me këtë rast iliada e paraqet Akilin të mëshirshëm. Priami shkon te Akili dhe duke i rënë në gjunjë dhe duke ia puthur duart i lutej që të ia dorëzonte kufomën e të birit. Në Iliadë shkruan se Priami ia puth duart gjakatarit që kishte vrarë shumë trojanë .Priami ia kujton Akilit se edhe ai kishte babë. Akilit i zbutej zemra. Në këtë takim të dy qanin: Priami për Hektorin, Akili për Patroklin. Zotrat kishin urdhëruar e vendosur që të derdhej gjaku rrëke rreth Trojës për dhjetë vjet rresht, thuhet në Iliadë. Akilin e përcillnin Automedonti dhe Alkimi. Këtë të fundit e donte sikur Patroklin. Akili e pret si më mirë dhe nuk e lëshon pa e gostitur, pa ngrënë e pa e pirë Priamin. Akili në fund e pyet Priamin se sa ditë i nevojiteshin për salikimin e varrimit të Hektorit. Priami i kërkon nëntë ditë e në të dhjetën të bëhej vercalli, kurse në të nëntëmbëdhjetën do të ngrihej muranë, e në të dymbëdhjetën lufta do të vazhdonte, po që deshët, u përgjigj Priami. Sa ditë i kërkoi Priami aq i dha Akili për ndërprerjen e luftës. Kur kthehej Priami me kufomën e Hektorit në Trojë plas vaji me gjëmën. Kuja e zia mbizotëronin gjithkah. Hekuba, Andromake, motrat e Hektorit dhe e tërë popullata trojane qante e vajtonte. Madje edhe Helena qante, e cila prej të të gjithë kunetërinjve më tepër e kishte nderuar Hektorin. Ceremonia e varrimit të Hektorit bëhet njësoj sikur e Patroklit. Kufomën e tij e djegin në stivë të drunjve ashtu sikur edhe të Patroklit. Pastaj i ngritën muranë njësoj si Patroklit. Kënga e fundit XXIV  Akili veç qanë për mikun e tij të dashur Patroklin Menetiadin. Homeri e shanë Akilin sepse i bënë dhunë Priamit. Me aktin e tij antihuman ishin tronditur edhe zotrat e Olimpit, thuhet në Iliadë. Ndërsa Hera Atina dhe Poseidoni kënaqeshin. Feb Apoli Akilin e quan të pa shpirt. Zeusi e ankon Hektorin. Akili pranoi lutjen e Priamit për dorëzimin e kufomës së Hektorit, por me kusht që të jepte shumë dhurata. Këtu Priami quhet i biri i Dardanit.

Odisea

Poema e dytë Odisea  rrëfen për aventurat e Uliksit,  mbretit të Itakës, të cilit kinse udhëtimi nga Troja e shembur për në atdhe i kishte zgjatur plot dhjetë  vjet. Pas një mori peripecish disi arrinë në atdhe, por pa asnjë shok. I  vetmi ishte ai që kishte shpëtuar, por duke përjetuar  rreziqe tok me bashkëudhëtarët e tij. Nisej me shokë, kthehej  vetëm. Gjatë kthimit për në atdhe pengesat që  i kishin dalur ishin të natyrës së rëndë. Më parë nimfa Kalipsoa, e bija e Atlantit, e mbajti fshehur me dhunë, sepse e donte për burrë, në ishullin e Ogjigit. Ajo e kishte vendosur atë diku në një shpellë. Për të vuajtur ai kishte urdhëruar hyu i detit  Poseidoni në shenjë hakmarrjeje  për ciklopin Polifem, të cilit Uliksi ia kishte verbuar të vetmin sy. E Polifemi ishte i biri i nimfës Toosasë, të  bijës së Farkusit. Ndërmjet rrëfimit flitet edhe për ngjarjen rreth Orestit, të birit të Agamemnonit, se si kishte vrarë Egjistin vrasësin e të atit që pastaj  kishte marrë të ëmën e tij  Klitemnestrën. Në fakt Egjisti bashkë me Klitemnestrën e kishin vrarë Agamemnonin. Egjisti ishte kushëriri i Klitemnestrës dhe martohet me të. Homeri të dy motrat: Helenën (gruan e Menelaut) dhe Klitemnestrën (gruan e Agamemnonit),  i paraqet lavire, kurse  Penelopen (gruan e Uliksit), e paraqet të ndershme. Hyjnesha Atina, sipas poemës në fjalë, interesohet për fatin e Uliksit dhe bënte përpjekje maksimale që disi ta shpëtonte nga kthetrat e Kalipsoas.

Por, Poseidoni e kishte marrë mëri dhe pengonte lirimin e tij.  Ndërkohë, mbreti i tafëve, Mentori shkon në Itakë për t’u interesuar lidhur me fatin e mikut të tij, Uliksit. Ai  i gjenë mëtonjësit e Penelopës duke bërë ahengje. I  biri  i Uliksit, Telemaku e prit me nderime. Homeri thotë se ishte Atina në surrat të Mentorit. Por dihet se ai ishte vetë Mentori. Mëtonjësit i silleshin Penelopës dhe pretendonin fronin mbretëror tok me pasurinë e Itakës. Ata i argëtonte këngëtari  i njohur me emrin Femos. Telemaku e pyet mikun e të atit se kush ishte dhe nga vinte? Ai përgjigjej se quhej  Mentor, se ishte i biri i Ankialeut  dhe se ishte mbreti  i  tafëve, përndryshe  mik i ngushtë i Uliksit. Kishte ardhur nergut për të zbuluar ndonjë lajm të mirë për mikun e tij. Telemaku e informon se asgjë të re ende nuk dinin për të atin e tij dhe i ankohej atij se mëtonjësit nuk e lënin të qetë dot të ëmën e tij, Penelopen.“Secili prej tyre atë e do për grua“. Mentori e këshillon Telemakun që ta dërgonte të ëmën në gjini për të qenë larg tyre,  por  nëse  ajo do me u martua të mos e pengonte, kurse ai vetë le të shkonte    Pilos për ta pyetur  Nestor  Neledin  lidhur  me Uliksin ,poqe  se ai nuk di gjë, pastaj le  të vazhdonte  për  në Spartë tek Menelau. Ponelopa si grua e ndershme nuk pranonte kurrësesi të martohej me askënd, sepse ajo e priste me nder burrin e saj  të dashur, Uliksin. Antinou, i biri i Eupitit,  i thotë Telemakut që Zeusi kurrë mos dhashtë që ai të bëhej mbret  i  Itakës  edhepse atij i takonte si trashigimtar froni. Eurimaku, i biri i Polibit, thoshte se në duar të zotrave ishte se kush duhej të bëhej mbret i Itakës.

E bija e Opit, Euriklea, të cilën Uliksi e kishte blerë 20 dema,  kujdesej për Telemakun. I ati i saj, Opi ishte i biri i Peisinorit. Antifi, djali i një plaku që quhej  Egjiptiu i ishte bashkuar Uliksit për në luftën e Trojës dhe ai më nuk ishte kthyer në atdhe. Këtë e kishte ngrënë ciklopi Polifemi tok me ca shokë të tjerë. I ati i Antifit, Egjiptiu kishte pasur edhe tre djemë të tjerë dhe njëri prej tyre quhej  Eurimoni i cili sillej rreth Penelopes, kurse vetë plaku  Egjiptiu ishte në anën e Telemakut. Antinou, i biri i Eupitit, në një Kuvend kritikoi Telemakun për shkak të qëndrimit të tij ndaj të së ëmës Penelopë duke pohuar se ajo vetë ishte fajtore,  ngase secilit mëtonjës i jepte fjalën por në fund e shtynte martesën. Alitresi, i biri i Mestorit, u thoshte mëtonjësve  se do të gjenin atë që kërkonin pse e mërzitnin Penelopen. Eurimaku, i biri i Polibit,  i sulej  Alitresit me fjalë  fyese. Mentori  i  qorton  mëtonjësit për qëndrimin e tyre të keq ndaj Penelopes  dhe Telemakut. Leikriti, i biri iEvenorit,  i turrej  Mentorit. Telemaku me këshillën e Mentorit  i kërkoi anijen Noemonit, birit të Fronjosit, për të shkuar në Pilos dhe në Spartë. Telemaku me të arritur në Pilos tok me Mentorin, djemtë e Nestor Neledit: Pizistrati dhe Trazimenti  i pritën si më mirë. Pas ngrënjës  Nestor plaku  e pyet Telemakun se cili ishte dhe nga vinte? Ky i përgjegjej për pikë e pe. Nestori atij i tregoi se në luftën e Trojës kishin rënë: Ajaksi, Akili,  Patrokli,  djali i tij,  Antiloku  etj.

Nestori pranon se ata kishin shkuar atje për synime plaçkitjeje.  Aty plaku i tregoi Telemakut se si  Egjisti kishte vrarë Agamemnonin  për t’ia  marrë  gruajën Klitemnestrë. Për Menelaun thotë se gjatë kthimit nga Troja e shembur ishte dalldisur pas plaçkës duke u endur andej-këtej  e Egjisti këtu vret Agamemnonin dhe  shtatë vjetë sundoi në Mikenë. Kurse në të tetën e vret Oresti  i cili vrau edhe të ëmën Klitemnestrë.  Dhe mu atë ditë kur Oresti përgadit darkën përmortore në kujtim të të atit Agamemnonit, Menelau kthehej në shtëpi. Ai kthehej i fundit dhe për atë arsye mund të dinte më mirë ta informonte Telemakun për të atin Uliksin. Menelau  kishte dasëm. Martonte të bijën, Hermionen. Sapo arrinë Telemaku në Spartë  i pari  e  kishte parë  Eteoni, lajmtari  i  Menelaut. Ky e  njoftoi Menelaun se kishin ardhur dy musafirë. Menelau urdhëron që të hynin brenda. Pasi u dha bukë i pyet se cilët ishin dhe nga vinin. Telemaku ishte vetë i dyti. Menelau nisi të rrëfente për vuajtjet e akejve duke ankuar mbi të gjithë Uliksin për të cilin, siç tha, as vetë nuk dinte se a ishte i gjallë apo i vdekur. Fliste dhe njëherrësh qante duke pohuar se Uliksi i shkretë kishte lënë të atin Laertin, gruan Penelopen dhe të birin sapo të lindur, Telemakun. Kur hyri  në dhomë Helena pyet të shoqin se kush ishin këta miq dhe si quheshin?  Pas pak ajo tha se nëse nuk i gabonin sytë  i  riu përngjante    Uliksin. Helena pranoi se Uliksi kishte shkuar në Trojë për gabimin e saj dhe kishte lënë të birin e tij, Telemakun në djep.

Kur zbulohej Telemaku se ishte djali i Uliksit  shpërthen vaji. Telemaku nga Pilosi në Spartë shkoi me djalin e Nestorit, Pizistratin. Miqtë i gostiste sherbtori Asfalioni. Helena për gabimin e saj fajtore e bënte hyjneshën Afroditë, e  cila e kishte mashtruar që ta merrte Paridin për burrë  të dytë e ta linte të vetmen vajzë Hermionen  dhe burrin  Menelaun. Menelau ia vërtetonte fjalët duke e quajtur Bijë e Zeusit. Këtu shihej se sa i dobët tregohet  Menelau. Edhe Menelau u tregoi miqëve se si  Egjisti,  i biri  i Tiersit,  bashkë me  Klitemnestrën kishin vrarë Agamemnonin. Uliksi  asokohe gjindej në shpellën e ishullit  Ogjigia te nimfa Kalipsoa. Dikur Zeusi dërgon  Hermesin  (hyu,rojsi i baktisë)  te nimfa kalipsoa për ta liruar Uliksin, i cili duhej të kthehej në Itakë,  në tokën e feakasve. Hermesi kur arrinë te nimfa Kalipsoa, Uliksin e gjeti duke qarë. Me të marrë porosinë e  Zeusit  nimfa  Kalipsoa tha se kryezoti nuk po lejon të tjerët të jenonin në kurorë.  Më në fund ajo u detyrua të lironte Uliksin. Kur e përcolli ia tregoi rrugën se nga duhej shkuar. Ulikis thoshte se Penelopa nuk i afrohej Kalipsoas për nga bukuria. Edhe Uliksi shpesh qanë. Ai deklarohet se do të ishte më mirë sikur të vdiste në luftën e Trojës se gjatë udhëtimit për në atdhe. Hyjnesha Ina, e bija e Kadmit, e shpëtoi Uliksin nga  rreziku që  i kanosej. Ajo i tregoi rrugën se nga duhet shkuan  drejt në  Feakje. Uliksi  rrinte musafir te Nausika, e bija e Alkionit. Uliksi nga ishulli Ogjigit arriti në Feakje  për 20  ditë. Ai  thotë se feakasit  ishin mikpritës. Në shtepinë e mbretit të feakasëve, Alkimonit, Uliksit i shërbeu plaka nga Epiri, Eurimeduza, sherbtorja e Alkinout.

Uliksi rrëfente për hallet e tij,  posaçërisht për vuajtjet e tij gjatë qëndrimit prej  7 vjetësh  në shpellën e nimfës  Kalipsoas. Këngtari në zë Demodoku  argëtonte prijsat  feakasë që ishin tubuar aty dhe ata kërkonin këngë trimash në luftën e Trojës. Uliksi qante. Demodoku këndoi edhe për trimërinë e Uliksit. Me atë rast Uliksi zbulohet se cili  ishte. Tani nisi të tregonte fill e për pe rreth vuajtjeve te nimfa Kalipsoa, për Circjen dhe çfarë i kishe ndodhur te ciklopi Polifemi. Përshkruajti ngjarjen në detaje se si kishte verbuar ciklopin Polifemin  me emrin  askushi, falë  Eurimedit, i cili i kishte treguar që më herët që të ruhej se ciklopit  Polifem do t’ia  shihte sherrin, arriti të shpëtonte. Uliksi qëndroi plot  një vit  në ishullin Ajaje, ku banonte hyjnesha e tmerrshme Circja. Tani përmenden kimerët dhe e ëma e Uliksit, Antiklea, e bija e Autolikut. Ceket edhe ishulli i Trinakisë ku kishte pasur lopë të diellit. Falltari Tirez i thotë Uliksit se vetëm ai filikat, pa asnjë shok, do të kthehej në atdhe. Gjithashtu përmendet kali i Trojës, të cilin e kishte ndërtuar Epiosi, Tantali i zhytur në ujë, por nuk mund të pinte dhe Sizifi që mundohej kot më kot. Dallgat e detit Uliksin e kthenin prapë në ishullin e Ajajes. E Circja e udhëzon nga t’ia mbante. “Ki kujdes, i tha ajo Uliksit, kur të kaloni afër sirenave do të josheni më zërin e tyre të bukur,  por mos gaboni të ndaleni se ju mashtrojnë dhe ua marrin jetën”. “Shokët e tu le t’i mbyllin me dyll veshët, e ty le të lidhin këmbë e duar për direkun kryesor të anijes”, shtoi ajo. E këshilloi gjithashtu që të ruhej prej  Shiles  që kishte  12 këmbë e 6 kokë, por Karibda ishte edhe më e rrezikshme se ajo. Në rast rreziku drejtoju për ndihmë ëmës së Shiles, Katajes, i tha në fund Circja  Uliksit.

Por kur Uliksi me shokë kaluan për skaj të sirenave, ato me këngën e tyre tërheqëse deshën t’i mashtronin, por ata vepruan sipas porosisë së Circjes dhe shpëtuan. Uliksi kurioz kërkonte që bashkëudhëtarët ta zgjidhnin, por Eurilaku dhe Perimedi  akoma    shumë  e shtrëngonin. Duke kaluar nëpër Shilë, Uliksi humbi  6 shokë. Pastaj arrinë te ishulli i diellit, por nuk patën guxim aty të ndaleshin. Herën e parë ca shokë të Uliksit kishin pasë therur disa lopë në ishullin e diellit. Për këtë Lampetia e kishte lajmëruar diellin. Gjashtë ditë ata kishin ndenjur aty dhe ishin ushqyer me mish lope e në të shtatën ditë Zeusi çon kobin dhe i dërgon mes Shiles dhe Karibdës. Pas 9 ditësh lundrimi  arrinë  përsëri në ishullin e  Ogjigit. Kështu përfundon rrëfimi i Uliksit. Uliksi nuk  di se ku gjindej. Vërtet ai gjindej në Feakje nga shihej itaka. Duke kaluar përskaj shpellës së nimfave të quajtura Najade, Uliksit  i  shfaqej  Itaka. Me të arritur në atdhe Uliksi më parë lakon te Eumeu që ruante derrat e tij. Uliksit i turren qentë  por e shpetoi  Eumeu. Edhe pse muk e njohu Eumeu Uliksin e priti si më mirë. Eumeu e pyeti mikun e papritur se mos ishte lyps ? Gjatë bisedës e sipër me të Eumeu lëvdronte Uliksin duke thonë se ai kishte shkuar në luftën e Trojës  për t’ ia mbrojtur nderin  Menelaut dhe më nuk ishte kthyer dot. Kushedi se  ç’kishte ndodhur me të. Pasi e gostiti duke i dhënë me ngrënë e me pirë , Eumeu e pyet „lypsarin“ se nga vinte dhe kush ishte? Uliksi nuk donte të zbulohej. Eumeu i tregonte se ndjente dhëmbje për të zotin e tij të humbur. Uliksi i thotë se sëshpejti do ta shihte atë. Për këtë lajm Eumeu i premtoi shpërblime. Pastaj Eumeu shtoi se ai vetë, Penelopa dhe Telemaku ishin mallëzuar për të zotin e shtëpisë. Uliksi i thotë atij se të zotin tuaj e kanë rrokullisur dallgët e detit dhe e kanë hedhur në brigjet e thesprotëve.

Në Itakë situata ishte konfuze

Aty e kishte pritur shumë mirë mbreti  tesprot,  Fedoni. Prej atje ai kishte shkuar në Dodonë për të mësuar se kur do të kthehej në atdhe. Fedoni e kishte përcjellur me një lundër thesprote për në Dolikon, ku bëhej tregu i madh i grurit. Uliksi ishte veshur me rroba krejt lecka- lecka. Eumeu nuk besonte se Uliksi ishte gjallë prandaj mendonte se miku me të cilin komunikonte ishte lypsar.  Zaten vetë Uliksi i tillë ishte paraqitur .Telemaku dhe Pizistrati ende ishin te Menelau në Spartë. Në Itakë situata ishte konfuze. I ati dhe vëllezërit e Penelopes donin ta martonin bijën dhe motrën e tyre për Eurimakun. Aty thuhet se gratë janë mendje lehtë, sepse burrin që vdes shpejt e harrojnë. Po edhe fëmijtë që i kanë me burrin e parë nuk kanë vlerë për to krahas burrit të dytë. Uliksi kishte arritur në shtëpinë e tij por nuk donte të zbulohej. Nga ana tjetër, Telemaku pa kurfarë lajmesh lidhur me të atin del nga shtëpia e Menelaut, i cili e përcjell me dhurata të majme. Telemaku ishte djali i vetëm i Uliksit, ashtu siç ishte edhe ai i vetmi djalë i Laertit, njësoj siç ishte edhe Laerti i vetmi djalë i Arkezit. Me të kthyer në shtëpi, Telemaku në pyetjen e të së ëmës se a kishte pruar ndonjë lajm  për të atin, përgjegjej se jo. Telemaku rrinte pranë miqëve të babait të tij : Mentorit , Antifonit, Alitersit  etj. Lajmi i vetëm i Telemakut që kishte sjellur nga Sparta ishte ai se në shtëpinë e Menelaut kishte parë Helenën e lindur në Argos,  për të cilën luftuan akejt kundër trojanëve. Eumeu i rrëfeu Uliksit për besnikërinë e Penelopes ndaj burrit të saj. Njëfarë plaku i quajtur me emrin e vërtetë  Arne,  por me nofkën  Ir, iu  kërcënua Uliksit.

Penelopa ankohej në prindërit dhe vëllezërit e saj se donin ta martonin me dhunë. Ndërkohë përmendet ishulli i Kretës ku, siç thuhet, jetonin shumë popuj me gjithfarë gjuhësh dhe pellazgët. Aty numërohen sundimtarët e Kretës: Minosi, Deukalioni, Idomeneu dhe vëllaj i tij  Etoni. Përmendet  mikpritja  e feakasve, tesprotëve, sidomos ajo e Fedonit, kthimi i Uliksit në Dodonë me synim të dëgjimit të shushuritjes së gjetheve të lisit të Zeusit se a do të kthehej në atdhe ai apo jo. Nëse do të kthehej a duhej ashiqare apo fshehurazi. Uliksi flinte në hajat.  Mëtonjësit vinin regullisht në shtëpinë e tij. Bariu i dhive  Melanti u binte mish mëtonjësve për ngrënje. Melanti me fjalë e përzuri Uliksin. E kryebariu Fileti para syve të Uliksit mëtonjësve u solli një mëshqerrë. Ky interesohej për Uliksin se kush ishte, nga dhe përse kishte ardhur. Mëtonjësit planifikonin se si ta likuidonin Telemakun. Në Kuvend ku prezantonte dhe Uliksi, por pa u zbuluar, Amfinomi ngrihej kundër Telemakut. Edhe i biri i Eupiteut, Antinou gjithashtu ishte kundër Telemakut. Ndërsa Ktesipi duke ngrënë e gjuan me një copë mish Uliksin. Ky ia mësyu mu në kokë por nuk e qëlloi. Uliksi shpej uli kokën e kofsha e kaut  përplasej për muri. Telemaku i turrej Ktesipit. Fjalën e merr Agelau, i biri i Mestorit, i cili tha se nuk duhet të poshtrohet musafiri, por meqë nuk ka gjasa të kthehej në shtëpi Uliksi, Telemaku duhet të zgjidhte problemin e  të së ëmës me mëtonjësit. Telemaku përgjigjej se ai nuk ishte  duke e penguar fare të ëmën për martesë. Teoklimeni ndërhyn duke i kritikuar ashpër predenduesit e Penelopës.

Eurimaku propozon që i huaji (lypsari, faktikisht Uliksi,- F.K.) të largohej sa më parë nga aty. Mëtonjësit e detyruan Teoklimenin që të lëshonte Kuvendin. Penelopa kishte zënë vend në një qoshe dhe bënte sehir. Ndërkohë ajo merr harkun e Uliksit me shigjetat, të cilat atij ia  kishte pasë dhuruar i biri i Euritit, Ifitosi. Penelopa solli harkun me shigjeta dhe u drejtua princave duke thënë se cili prej tyre do të ngrehte pa vështirë e të përshkonte  të 12 shtyllëzat e hekurta me unaza sipër tyre do ta pranonte për burrë. Eumeu lopçari ua dha harkun e madh të Uliksit mëtonjësve, e Telemakut nuk i erdhi mirë ky gjest  i së ëmës së tij me të cilin ajo veproi në këtë mënyrë duke mos e kuptuar taktikën e saj. I pari ngrihet dhe kapë harkun Liodeu, i biri i Enopsit, por dështoi. Asnjëri prej tyre nuk arriti sukses të ngrihte harkun për ta fituar Penelopen. Kur e kapë Uliksi ngrehu harkun pa vështërsi. Me këtë akt  zbulohet Uliksi. Penelopa vërteton identitetin e tij kur ia pa shenjën në trup ku e kishte kafshuar një derr. Tani Uliksi ua kthen shigjetat armiqëve. Të parin ndër ta e qëllon Antinoun. Kurse mëtonjësit të tjerë kërkonin shtegdalje për të ikur. Eurimaku i thotë Uliksit se fajtorin kryesor e kishte hequr qafe, ndaj të tjerët  t’i lironte. Uliksi i përgjigjej se të gjithë do t’i vriste. Asnjërin prej tyre nuk do ta kursente. Kur pau vendosmërinë e Uliksit, Eurimaku fton mëtonjësit që të qëndronin tok si një trup. Eurimaku mori turr me shpatë por Uliksi më i shpejtë e shtriu për tokë .I dyti Amfimaku sulmon Uliksin, por Telemaku e mbyt me patërshanë. Telemaku vrapon pas armëve për t’i furnizuar miqtë: Filetin dhe Eumenit që të bëheshin më të fuqishëm kundër mëtonjësve më numër më shumë. Fileti dhe Eumeni me urdhërin e Uliksit zunë Melantin, të birin e Dolit, të cilin e varën në një shtyllë.

Edhe Mentori mori pjesë në anën e Uliksit kundër mëtonjësve. Agelau, i biri i Damastrit,  iu kërcënua  Mentorit se do të vritej ai dhe Uliksi. Mentori ia ktheu se ishte i biri i Alkimit. Kundër Uliksit dhe përkrahësve të tij ishin: Agelau, Eurimoni, Pisandri, Amfimedoni, Demoptolemi, Polibi, Polekti, Euriadi  etj. Uliksi vret Demoptolemin, kurse Telemaku Euriadin. Eumeu vret Elatin, bariu i lopëve vret Pisandrin. Amfimedoni   plagos Telemakun në dorë. Ktesibi  plagos Eumeon. Uliksi vret Euridamasin, e Telemaku Amfimedontin. Eumeu vret Polibin, e Telemaku Leokritin, të birin e Evenorit. Liodeu i bie ndër këmbë Uliksit duke u lutur për mëshirë me arsyetim, se ai i kishte qortuar mëtonjësit pse vepronin ashtu ndaj Penelopës, por Uliksi e preu me shpatë. Vetëm këngtari Femos shpëtoi, sepse atë e kishin detyruar mëtonjësit që dhunshëm të këndonte sipas qejfit të tyre. Telemaku i thotë Uliksit se Femosi nuk kishte faj. Telemaku ndërhyn edhe për kasnecin  Medonin të cilit i falej jeta. Uliksi, Telemaku, Eumeu, Mentori  dhe  Fileti vranë të gjithë mëtonjësit. Euriklea vetë e pesëdhjeta lante gjakun e të vrarëve në sallë. Ajo i tregoi Uliksit se gjatë mungesës së tij, 12  sherbëtore  kishin gabuar duke u hingirisur  me  mëtonjësit. Pasi ato pastruan gjakun dhe nxorën kufomat në oborr me urdhërin e Uliksit, te 12  robinjat që kishin bërë qejf me mëtonjësit  me  shpatë u copëtuan. Melantit i prenë hundën, veshët dhe organet digjitale dhe ua hodhën qenëve. Megjithatë, nuk u kënaq Uliksi deri sa të njejtit ia prenë duar dhe këmbët  .Edhe Uliksi veproi si Agamemnoni, Akili dhe kriminelët të tjerë. Mendesha  Euriklea e para kishte lajmëruar Penelopen se burri i saj Uliksi gjindej në shtëpi. Penelopa nuk besonte. Po kur edhe Telemaku i thotë të së ëmës se ai lypsari ishte i ati i tij Uliksi ajo i përgjigjet të birit se dëshiron t’ia shihte shenjën në trup për të besuar se vërtet ishte burri i saj.

Uliksi kthehet në atdhe pas 10 vjet lundrimi nëpër detra

Pasi Uliksi i tregoi shenjën Penelopës, misteri merr fund. Sipas të gjitha gjasave Odisea është shkruar pas Iliadës. Në të paraqitet protagonisti Uliksi si trim, i urtë dhe dinak. Këto tri komponente tregojnë për virtytet e larta të tij. Por edhe këtë e ndjek fatkeqësia. Shpesh herë e shohin duke qarë. Si në luftë, ashtu edhe në paqë është i shkathët e dredharak.  Për ndërtimin e kalit  vigan të drunjtë- Kali i Trojës, është merita e tij dhe e Epeut. Tregohet i zoti, i aftë dhe dinak. Di të gjindet në situata, qofshin ato edhe më të vështira. Ka raste ku të dhënat e paraqitura në Iliadë nuk përkojnë me ato në Odise. S’ka dyshim se aedët: Demodoku te Alkinou, Femosi në Itakë, Orfeu e Tamiri  nga Trakja, Oleni nga Liqja etj. i përkasin periudhës para homerike. Edhe Odisea ka 24  këngë por më pak vargje 12.103  krahas Iliadës 15.694. Uliksi ishte i biri i Laertit dhe i Antikleasë. Gjyshi i tij quhej Arkes, kurse gjyshi tjetër nga vija e nënës, Autolik. Uliksi pas shembjes së Trojës kthehet në atdhe pas 10 vjet  lundrimi nëpër detra. Faktikisht pas 40 ditësh. I gjori përjetoi shumë peripeci por telashet nuk iu ndanë deri në vdekje.

Në Iliadë, sipas të gjitha gjasave, Hektori është dashur të jetë kryeprotagonisti i kësaj poeme pellazgjike. Troja quhet edhe Ilion, sipas emrit të mbretit Ili. Banorët e Trojës në Iliadë quhen: trojanë, dardanë dhe  teukër, ndërsa  ata  të Heladës: akej, argej dhe danaj. Në asnjë vend të këtyre dy poemave  nuk përmendet emri helen, as grek, që do me thonë se flitet vetëm për fiset e ndryshme pellazge  dhe se vetë kuptohet periudha paragreke e krijimit të tyre. Shembull eklatant shërben edhe dëshmija e Akil Peleut nga Ftia e Larisës në Tesali, i cili ishte pellazg dhe kur e pëcjell mikun e tij të ngushtë Patroklin në luftë i drejtohet  Zeusit për ndihmë si zot i pellazgëve dhe i Dodonës. Grabitja e Helenës, bijës së Pindarit dhe Ledës, gruas së Menelaut, nga ana e Paridit, princit të Trojës, sipas Iliadës, ishte shkaku i luftës së Trojës. Miti fillon kështu: Në dasëm të Peleut me Tetidën, pridërit e ardhshëm të Akilit, marrin pjesë të gjithë zotrat dhe hyjneshat e ftuara, me përjashtim të perëndeshës së grindjes Erida, të cilën e  kishin harruar, por ajo e zemëruar për ta prishur gazmendin ua hodhi një mollë të artë ku shkruante: më të bukurës. Tri hyjneshat: Hera, Atina dhe Afrodita nisën të zihen mes vete secila duke pohuar se asaj i takon dhurata. Meqë nuk u morën vesh, iu drejtuan Paridit për të gjykuar. Paridi mollën ia caktoi Afroditës sepse ajo i premtoi për grua femrën më të bukur Helenën. Shpesh thuhet se Afrodita ia kishte marrë mend Helenës. Por nëse i rrëfehemi përmbajtjes së Iliadës shihet haptas se Helena kishte ikur me dëshirë për Paridin.

Në disa vende Iliada cek se Helena ishte një grua lavire. Lufta e Trojës lidhet me dëshirën e zotrave që disa mbanin anën e trojanëve, të tjerët anën e akejve. Kryezoti i kohës përkatëse ishte Zeusi i biri i Kronidit dhe i Reas, ndërsa Kronidi ishte i biri i Uranit dhe i Geas. Hyjnesha Hera ishte motra dhe njëherësh gruaja e Zeusit. Zeusi kishte edhe gra të tjera gjë kjo që jep me kuptua se atëbotë poligamia  ishte në formë. Tempulli më i vjetër i Zeusit, perëndi i krijuar prej pellazgëve, ka qenë ndërtuar në Dodonë. E Dodona  gjindej  në Epir. Sipas mitologjisë së asaj periudhe kohore Akilin e kishte edukuar kentauri Herion në pyllin Pelion, ndaj ishte bërë kaq trim, i shkathtë dhe i shpejtë. E ëma e tij nimfa Tetida, e bija e sundimtarit të detit  Nereit, kur e kishte larë Akilin e vogël  e kishte kapur për këmbë te thembrat ku uji nuk e kishte lagur ndaj ai vend ishte bërë i dobët - Thembra e Akilit, dhe mu aty me shigjetë e qëllon Paridi. Nimfa Amalta kishte qenë taja e Zeusit që i jepte gji nga briri i saj që rjedhte nektar e ambrozi. Ambrozia paramendohej si pije që i bënte zotrat të pavdekshëm. Sipas Iliadës pa Akilin akejt nuk do të mundënin të pushtonin Trojën. Rrëmbimi i skllaves së Akilit, Brizidës prej Agamemnonit shkaktoi konfliktim mes këtyre dyve. Më parë Agamemnoni i kishte rrëmbyer vajzën Krezidën, priftit Krez. Ky ankohet te Feb Apoli i cili lëshoi murtajën në ushtrinë akeje dhe bëri kërdinë. Përndryshe, Agamemnoni dhe Akili si dy rivalë ziheshin për femra dhe për plaçkë. Akili si kryetrim, Agamemnoni si kryekomandant  i ushtrisë akeje nuk i lëshonin per njëri-tjetrit. Këta dy si figura qëndrore të imagjinuara nuk honepseshin mes vete. Sipas legjendës,Trojën e kishte themeluar Dardani. Emri Iliada vjen nga emri Ilion. Banorët e Trojës kanë qenë dardanët prej të cilëve e kanë marrë emrin  Dardanelet. Në të dy epet e Homerit hasim në legjenda, mite, përralla, trillime, hiperbolla, fantazia, kontradikta që gërshetohen me ngjarjet historike, por krahasimet janë jashtëzakonisht të bukura.

Emrat Helada dhe helenët me të cilët grekët e vjetër paraqesin atdheun dhe veten e tyre janë me prejardhje pellazgjike. Fillimisht këto dy poema janë shkruar në gjuhën pellazgjishte. Aedi Demodok i oborrit të Alkinout, babait të Nausikës, luftën e Trojës në epizode e këndoi në gjuhën pellazgjishte. Deti Jon mban emrin nga pellazgjishtja. Femosi pellazg ka qenë aed në oborrin mbretëror të Uliksit në Itakë. Tamiri ishte aed trakas. Sa u përket pellazgëve sipas mitologjisë së grekëve të vjetër ata kanë marrë emrin nga i pari i tyre Pelazgus-Pelargu. Pellazgët janë bartësit e kulturës së neolitit  dhe  kreatorët e qytetërimit evropian. Homeri i quan me origjinë hyjnore, ndërsa Heziodi të mbirë nga dheu. Fiset pellazge ishin: lelegët, ligurët, trakët, dakët, mizët, frigët, feakasit, kaonët, kaukanët, karianët, enienët, selët, perrebejtë, mirmidonët, peonët, thesprotët  etj. Helaniki thotë se edhe  tirsenët në Itali kanë qenë fis pellazg, Justini për banorët e Maqedonisë, e cila më parë quhej Emanthia, ishin pellazgë. Edhe akejt, jonët, dorët, eolët ishin pellazgë. Sipas Homerit, Heziodit, Hekateit, Herodotit, Helanikut, Tukiditit, Dionizit, Strabonit, Eskilit etj., pellazgët jetonin në pellgun e Egjeut, në bregdetin perëndimor të Azise së Vogël, në Tesali, Peloponez, Kretë, Atikë, në gadishullin Apenin dhe Pirinej  etj. Pellazgët janë banorët autoktonë të gadishullit ballkanik, kurse helenët (grekët) ardhacakë. Pellazgët me kohë asimilohen prej helenëve. Por, siç pohon, Tukiditi, edhe emrat Helada dhe helenë janë me prejardhje pellazge. Homeri në Iliadë më tepër i paraqet pellazgët si banorë të Tesalisë, ndërsa në Odise si banorë të Kretës. Në itali, që më parë quhej Saturnia, jetonin fiset pellazge, venetët, japigët, mesapët, etruskët  etj. Grekët e vjetër pellazgët i quanin barbarë. Pellazgët banonin edhe në Siqili. Herodoti i gjen në Epir.

Edhe Garibalti thoshte se ishte shqiptar

Për pellazgët kanë shkruar një mori historianë të kohës sonë: Xhuzepe Katapano: Thoti fliste shqip. Ai thotë se shqipja rjedh nga ilirishtja-pellazgjishtja, Zahari Majani: Fundi i misterit Etrusk. Përmes shqipes ky arriti të dëshifroi alfabetin etrusk dhe të shpjegoi fjalët etruske. Aristidh Kola: Gjuha e perëndive. Nermin-Vlora Fallaski,  Zhan Klod Faverial, i cili thotë se gjuha shqipe rjedh nga pellazgjishtja, se ilirët, maqedonët  dhe epirotët  janë pasardhësit direkt të pellazgëve. Robert d’Angely: Etruskët,  ilirët dhe trakët i përkasin racës pellazge.  Gruaja e Priamit, Hekuba ishte me prejardhe lelege. Edhe Feniksi, ibiri i Amintorit, mbretit të Eleonës ,në Tesali, që përmendet në Iliadë,  ishte pellazg. Në fakt lufta rreth Trojës bëhej midis dy aleancave pellazgjike, përfundimi i autorit të këtij punimi. Iliada dhe Osisea produkt i kreatorëve pellazgë më parë janë kënduar prej aedëve pellazgë si rapsodi kreshnike, atëbotë kur Greqia është quajtur Pellazgjia. Helenët në antikitet i përvetësuan këto tekste të ashtuquajtura homerike. Si tekstet homerike Iliada dhe Odisea, kultura Kreto-Mikene kanë qenë produkt i pellaqzgëve. Poemat epike Iliada dhe Odisea janë të vjedhura, të përvetësuara dhe të adaptuara prej grekëve falsifikatorë. Pellazgët kanë jetuar para helenëve dhe se lufta e Trojës ka ndodhur në shekullin  12 p.e.s. kurse Homeri ka jetuar në shekullin VIII p.e.s. Helenët shumë gjëra: mitologjinë, emrat e zotrave, toponimet, besimin, shkrimin (prej fenikasve, të cilët alfabetin e quanin alefbet, sipas emërtimit  të dy gë rmave të para  alef-bet dhe të cilët flisnin gjuhën pellazgjike), ndërsa grekët e quanin alfabet, sipas alfa-beta, mësuan dhe i trashiguan prej pellazgëve. Periudha e transformimit të substratit pellazg në etninë ilire dhe helene karakterizohet me asimilimin gradual të elementit para grek. Të gjithë emrat e figurave ushtarake të paraqitur në Iliadë dhe Odise janë  me prejardhje pellazgjike.

Thamë se lufta e Trojës ka ndodhur në shekullin 12 p.e.s  ndërsa tekstet homerike janë përshkruar e përsosur sipas interesit të shovinistëve grekomdhenj në shekullin 8-të p.e.s. Pra, Homeri i përket periudhës arkaike helene. Për akejtë, danajtë, argejtë, jonët, dorët e eolët  Herodoti (shek.V p.e.s.) thotë se ishin pellazgë, por pastaj të asimiluar në helenë. Iliada dhe Odisea ndryshojnë nga përmbajtja. Poema e parë rrëfen për luftën e Trojës, kurse e dyta për aventurat e Uliksit në kohën e paqës. Në to shprehet fantazia popullore e pellazgëve. Miti thotë se e bija e Agamemnonint, Efigenia u sakrifikua sipas këshillës së shortarit Kallkant para se ushtria akeje të nisej për në luftën e Trojës, nëse donin të ngadhnjenin  sulmuesit. Iliada, Akilin e paraqet me origjinë gjysmë hyjnore. Edhe kjo jep me kuptia se ai ka qenë pellazg. Akili e dinte se lufta e Trojës nuk ishte e drejtë andaj kishte një parandjenjë se edhe ai do të vritej. Fjala qiklop në gjuhën greke do të thotë syrrumbullakët dhe monoftalmos me një sy. Ambrozia ishte një ushqim 9 herë më i ëmbël se mjalti. Eskili flet për komplotin e Egjistit dhe të Klitemnestrës në tragjedinë e tij: Persët, kundër Agamemnonit dhe këta dy deshën të vrisnin edhe Orestin, por këtë e shpëtoi e motra Elektra. Motra tjetër e saj  Krisotemida  kishte karakter të dobët. Klitemnestra dhe Helena ishin bijat e Tindarit dhe të Ledës. Euripidi thotë se i biri i Akilit, Neoptolemi martohej me Andromaken, të shoqen e Hektorit, pas rrënimit të Trojës, me të cilën kishte një djalë. E gruaja e tij e para Hermiona, e bija e Menelaut, e urrente shemrën dhe kërkoi prej të atit që t’i vriste ëmë e bir.

Robert d’ Angely: Enigma, pohon se në kohën e Jezu Krishtit e vetmja gjuhë mbizotëruese që është folur në të gjithë Perandorinë Romake ka qenë shqipja. Leka i Madh ishte shqiptar. Gjithashtu Napoleon Bonaparta, familja e të cilit rjedhte nga Toskana dhe kaloi në Korzikë ishte me prejardhje shqiptare. Ky krijoi provincat ilire. Edhe Gjyzepe Garibalti thotë se ishte shqiptar. Aristoteli prej Stagire, sipas Robert d’ Angely ishte pellazgë-shqiptar. Nermin Vlora Fallaski: pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët, thotë se dardanët sundonin në Trojë, ndërsa grekët e vjetër e kanë falsifikuar historinë  duke i paraqitur ngjarjet pellazgjike si të tyre. Miti rreth Zeusit rrëfen se e ëma e tij Rea e fsheu të birin në malet e Kretës që ta shpëtonte nga mbytja prej të atit, Kronidit. Gjatë qëndrimit të tij aty e ushqente me qumshtin e saj dhija që quhej Amalthia. Ishulli Itaka gjindej në detin Jon, që ka kuptimin i jonë në ghuhën shqipe. Sipas mitit Dardanët quheshin prej Dardanit, kurse teukrët prej Teukrit, trojanët prej Trojës. Idomeneu ishte nga Kreta, nipi i Minosit, i cili i urdhëroi Dedalit, që të ndërtonte Labirintin në Kretë për ta ndrye përbindshin Minotaurin, sepse gruaja e tij, Pasifaesa ishte fëlliqur me të. Minotauri ishte mëzat. Ariana, e bija e Minosit, merr nga Dedali një lëmsh peri me të cilin Tezea doli nga Labirinti pasi vrau Minotaurin. Feakët ishin banorët e Korfuzit, i cili quhej Korkyra. Cizea ishte mbreti trak dhe babai i Hekubës, gruas së Priamit. Trojanët gjatë luftës plakut Eumel ia besuan gratë e tyre. Gjumi ishte i biri i Erebit, vëllaj i ëndrrave dhe i vdekjes. Sirenat ishin përbindsha deti gjysmë grua e gjysmë peshk.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora