E shtune, 20.04.2024, 07:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Liqeni ky burrë - muzë i poetes rebele

E merkure, 12.09.2012, 07:34 PM


LIQENI KY BURRË - MUZË I POETES REBELE

(Flora Sela - Kastrati: Burrë e kam Liqenin (poezi), botoi “ASDRENI” – Shkup, 2012)

NGA KALOSH ÇELIKU

Flora Sela - Kastrati në librin më të ri me poezi: Burrë e kam Liqenin me mjeshtri u ka ikur vargjeve të thatë pa gjak e shpirt. Patetikës patriotike duke sjellur risi në poezinë erotike shqipe për Liqenin, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë së dashurisë popullore, që në kohën e Lasgush Poradecit. Poezia e saj mes këtyre dy kapakëve ka edhe filozofinë jetësore plot simbole e figura poetike.

Libri në gjirin e vet e ka edhe tipin e poezisë filosofike - profetike. Zakonisht, këtë lloj të poezisë e kanë shkruar poetë - profetë, që letërsia shqipe i ka pasur edhe para kohës së Romantizmit shqiptar. Stili i përsosur i autores, ku poetja nuk ka shkruar shumë për të Kaluarën, po për Ditën e Sotshme dhe të Nesërme. Vargu kryengritës i poetes e lufton tradhtinë, hipokrizinë, koprracinë dhe grykësinë në mesin tonë latrar me maska të karnevaleve. Një spektër më i gjerë objektesh paraqitet në poezinë e saj erotike, e cila dallohet fare lehtë nga poezia patetike - patriotike.

Rruga ujore përmes Liqenit për të hipur në Shën Num ka qenë e vështirë plotë pengesa e pusi pas ferre, lisi ose guri për poeten rebele. Fatkeqësisht, krah për krahu me rrospi meshkuj e rrufjanë nëpër prita t’i shkrepin armët pas shpine. Në çdo hap papritur i ka dalë para Ujku me këmbën me miell. Dhelpëra dinake duke i fshi rrugës gjurmët me bisht. Gjarpëri kulaç në Diell. Bolla me flokë te Liqeni. Shtrigani i Allahut. Askushi i Nënës Parti, që e ka përcjellë me çifteli në luftë për “liri”, e vetë me gjithë familje me të katra ka ikur në bregdet për pushime nëpër botë. Kulminacioni i patriotizmit shqiptar: Ditën e nesërme, pas lufte kur delë në zgjedhje si deputet i popullit, ministër në Qeveri, ambasador në Bullgari. Hero i gjallë lufte. Topin e Mic Sokolit e rrok për fyti. Edhe, gjatë fushatës zgjedhore e shpallë Shqipëri Etnike edhe deri në Azi. Dorën në zemër, edhe pse edhe atje kemi hise, të parët tanë trima kanë mbjellë farë kudo nëpër botë.

Verë e Dimër pandërprerë këtyre anëve kanë fryer stuhitë, ka rënë shi, breshër, dëborë e madhe. I ka mbuluar dhiaret. Shtegun për dalje në rrugë. Zëra ka dëgjuar pas shpine: ulërimën e Ujkut, vajtimin e Qyqes, këngën e Hutit me veshë mbi çati në breg të Liqenit. Megjithatë, poetja nuk e ka kthyer prapa kokën të shoh kush i vjen pas shpine si hije. Nata e ka zënë, papritmas në breg të Liqenit. Matanë lumit, e ka ditur se përveç gojëligave i kanë vënë pusi edhe dumdumët e Nënës parti. Edhe pse, gjatë gjithë rrugës i ka pri Liqni, ky burrë - Muzë. I ka pri para, ndërsa Drini i Zi e ka mbajtur për krahu. Herë pas here i kanë dhënë edhe verë me shtamba. Fuqi për poezi.

Tashti i kujtohet Shën Naumi. Gjoku i lidhur nën hije te Kisha. Vargu i varur në degë.  Liqeni, ky burrë - Muzë me dy shtamba me verë në breg te plepat. Muza me të cilin i shkrujati librat me poezi: Heu po më çmend ky infuzion (2007). Ringjallja në Shën Num te Kisha. Liqeni ky burrë - Muzë  duke e vajtuar mbi kokë, që me lotërrushin e Shën Mërisë Virgjër e ngriti nga varri. Libri me poezi: Vazhdoj ta kërkoj të Nesrëmen (2009). Edhe, Ëngjëlli burrë që e mori në mbrojtje mes dallgëve të tërbuara, e vodhi nga Zonja Vdekje. Fuqi i dha me dy shtamba me verë, gjak të Krishtit për librin me poezi: Burrë e kam Liqenin (2012). Djemnusha, Doruntina e ditëve tona shqiptare, Liria që gjatë Luftës së Fundit (2001) na e ndërruan komitat me një tjetër Nuse. Shkaku se, rrotat e koçisë na u thyen mes maleve. Hë për hë iu kthye fuqia si kreshnikëve të Jutbinës, kur e grabitën Tanushën e Krajlit.

Gjoksin e hapi në këtë libër të shtinë rrufetë. Përsëri me nëntë plagë u ngritë nga varri me libra për ta vazhduar rrugën ujore për në Shën Naum. Vendin e shenjt të Muzave, ku pihet vera, shkruhet poezia dhe bëhet dashuri. Nuses me koçi i doli para me vargun krahut. Flamurin kombëtar kuqezi me një mollë të kuqe në majë të shkopit lartë në dorë para koçisë. Krushqëve të Lirisë u bashkohet me këngën: Hajdeni bini djemtë e Shalës/ përmes sarajeve të Pashës! Në Shën Naum e shkrep vargun, e bën me dije Liqenin se vjen Nusja me koçi mbuluar me qilima e këmbë arushe. Krushkat për krahu e zbritën me këngë në Lëmë. Cucat shqiptare cope - copë në valle i bënë dajret. Babai e nxorri mauzerrin nga hatullat.

Përçudi, kët burrë Muzë - Liqenin e murosi gjatë rrugës nën Urë mbi Drinin e Zi me dy shtamba me verë jashtë mureve për poetët që nuk ikin nga Atdheu.

Shkak ky, që përsëri i dha fuqi, u ngritë më këmbë nga varri, në mes të Natës i bërtiti qiellit: verë dua të pi me dy shtamba! Verë. Fuqi për poezi! Përmes dallgëve të tërbuara përsëri të më prinë si dje Liqeni, ky burrë - Muzë. Drini i Zi të më mbajë si Nuse me kurorë për krahu...

Herët në mëngjes, kur i doli gjumi, i hapi sytë: përpak desh e lanë mendtë kur e pa veten e shtrirë sa gjerë - gjatë mbi varrin e Babashehut, në Tyrbe. Liqeni, ky burrë - Muzë i rrinte mbi kokë me poezi, i jepte verë me dy shtamba të zgjohet nga varri me libra. Fuqi të Tri Zanave mes maleve për poezi… Liri…



(Vota: 143 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora