E premte, 19.04.2024, 03:53 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Jeta…, jeton në kujtime

E marte, 11.09.2012, 08:00 PM


Jeta…, jeton në kujtime

-Ç’FARË PO FLASIN NJË GJENERAL DHE NJË PROFESOR?

KËTË GJË PËRPIQEM TË MENDOJ, DUKE E PARË KËTË FOTOGRAFI-

 

(Miqësore, për mikun tim Halitin dhe vëllain tim Nuredinin)

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

Biseda e parë:

Haliti:

-Hajde-hajde, o Nuro. Hajde ta bajmë një fotografi…Edhe ndigjoni këtu ju të tjerët:

-Jo kjo Rugova që po fejohet sot, por as nana e Rugovës-Mirja, vajza e motres time të paharruar Ajshe Miftares,  nuk ka pas lindur akoma kur unë e Nuredin Lushaj kemi qenë shokë shkolle e konvikti në qytetin e ri të Bajram Currit, kah gjysma e dytë e viteve ’50-të.

…Nuk mund ta harroj prof i dashur Nuredin se, ti ke qenë kryetar i këshillit të konviktit dhe rrije në katedër në sallën e studimit për të mbajtur qetësinë. E sidomos , more Nuro, nuk mund ta harroj at’ kaligrafinë tande të mrekullueshme të bukurshkrimit të gjuhës shqipe, por edhe të gjuhës ruse ku ke qenë absolutisht më i miri…

Nuredini:

- Eeeh o Halit. Ç’i kujton ato kohë se këtyre të rinjëve sot, ju duken sikur tregojmë përralla.

Haliti:

-Edhe nese u duken përralla, prap ne duhet tua tregojmë me kënaqësi.

-------------------

Biseda e Dytë:

Haliti:

-Unë kam qenë shumë më i vogël se këta nipa e mbesa që na rrethojnë, dhe s’mund ti harroj kurrë bisedat e tregimet e nanës time Sose Muzijes e të dajëve të mi, Zeqës e Kaçakit. Ata, dajat pra ,ku unë jam rritur (se siç e din edhe ti mirë, im at’ më ka lanë dy muajsh, në djep), më thoshin se Miftar Hasani e ka pasë probatim (vëlla gishti) Sadik Selmanin e Grisë, babën tand.

Edhe unë at’herë, nuk ua kam lanë pershtypjen atyre se po i dëgjoj me vemendje e se këto gjana do ti mbaj në mend dhe ti vleresoj tërë jetën.

Nuredini:

-Po Halit, mirë je ka folë. Një të vërtetë po thue. Babën tonë e ke dashur dhe respektuar tërë jetën. Veç edhe baba, nuk të hjek-ke goje. Edhe kur ti dole oficer e ishe me sherbim në disa rrethe të vendit, ai, gjithnjë pyetka: -More, a ma ka pa kush një djal të Miftar Hasanit, e a thue qysh e ka punën? Nuk mund ta harroj se, edhe dy ditë pa vdekë baba, në dhjetor 1986, ke ardhë nga Tirana dhe e ka parë në Gri.

------------------

Biseda e tretë:

Haliti:

-E shikon si erdhë punët o Nuredin Lushaj?

Punove një jetë nëpër fshatrat e Tropojës. Si mësues, si mbledhës folklori, si veprimtar shoqror. E sot, midis Tiranës, si krajl.  Ha, pi, shetit, shkruej libra, e ban qef e gallatë. Hallall e paç o Nuro, o miku im i vjetër, për të mos thanë, - ma i vjetri.

…Zeqiri iku në Amerikë. Uka, që kish mbesen time nuse, iku para kohe në at’ botë…Tash, bashk se bashk o Nuro.

Nuredini:

-Po Halit. Bashk se bashk. Dhe unë kam nderin të jem bashk me një gjeneral…

-Je burrë i mirë zotni Halit. Nën hijen tande mund të “mrizojnë” shumë njerëz. E, ne shokët e vjetër, po që po.

Haliti:

-Po, po. E di more profesor Nuro, e di…

-Faleminderit për fjalët e tua të zgjedhura…

Çou tashti ta pijmë nga një gotë se na u ka tha fyti…!

-Shihe Mehmet Lushën me gotë në dorë, ka na pret.

-…Çou…!

…!

-------------------

-Nga NJ, USA, pranverë 2012-



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora