E premte, 29.03.2024, 08:52 AM (GMT)

Mendime

Gjon Neçaj: Edukimi i prindit ndaj fëmijës

E marte, 11.09.2012, 08:38 PM


Edukimi i prindit ndaj fëmijës dhe pasojat e mëvonshme.

Nga Gjon Neçaj

Shpeh na ka eatiur të dëgjojmënë kronikat e zeza në mediat e shkruara dhe elektronike ngjarje tragjike të kryera nga adoleshentët, fëmijë të rrugës të moshave 14-17 vjeçarë.Kështu edhe ditët e fundit , sipas njpoftimeve të policies, adolendentë vranë një nënë dhe plagosen një tjetër në sy të fëmij?ve në mes të ditës në qendër të kryeqytetit.

Lidhur me këto ngjarje tragjike duhen nxjerrë konkluzione dhe mësaime, pasi fenomene të tilla janë shfqaur dhe po shfaqen jo rrallë në jetë sociale dhe shoqërore të shqiptarëve.

Shumica e këtyre fëmijëve kanë devijuar në mporal , besim,  edhe si rezultat i neglizhencës së prindërve që kamnë hequr dorë nga edukimi I fëimjëve.Këta adoleshentë janë kontigjentë të prindërve të divorcuar, të prindërve të vdekur apo të atyre familjeve që fëmijët u “kanë dalë duarsh”.

Prindërit asesi nuk duhet të neglizhojnë ndjenjën e edukimit të fëmijëve të tyre,  e aq më shumë edhe shoqëria dhe shteti për kategori të veçanta që i cituam më lart, duhet të ketët nisma dhe platforma të vreçanta për parandalimin e akteve kriminale. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky problem,  ndërsa çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e vet në rrugë të drejtë,  dhe me moral të mirë,  por si ta arrijmë këtë gradë,  kur ne i neglizhojmë fëmijët ? Edhe kjo pyetje kërkon një përgjigje , ku për mendimin tone detyrimisht shoqëria është e nevojshme të reflektojë.

Një fenomen I shfqaur në familjen shqiptare vitet e fundit, është se shumë syresh nuk i edukojnë fëmijët me elementet bazë të edukatës. Madje edhe në shkolla kjo temë duhet zgjeruar dhe përhapur deri në arsimin parashkollor, pasi dia prej kuptimeve themelore edukative nuk ekzistojnë tek ne.

Shkaktarë të edukimit të pamjaftueshëm nga prindërit ësshtë se babai shumicën e kohës është i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpinë,  prandaj nuk sheh kohë, madje edhe humbje kohe në edukimin e fëmijës. Kurse e ëma tërë ditën mundohet me shpirt t'i plotësojë dëshirat e fëmijëve,  dhe t'i ushqejë me ushqime të mira,  që të formojnë trupa të shëndoshë,  dhe e harron ushqimin kryesor,  ushqimin e edukimit,  i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve që në vegjëli.

Fëmijëve , që në adoleshencë duhet t'ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit,  si sjellja e mire, respekti dhe nderimi infdaj të moshurave, shkollimi, profesioni dhe jetesa me djersën e ballit, etj.

Formimi i një fëmije të shëndoshë nuk do të thotë vetëm ndërtimi i një trupi të shëndoshë,  por duhet patjetër edhe ndërtimi i një edukimi të shëndoshë.

Po ashtu prej elementeve kryesore që ndikojnë në ndërtimin e një fëmije të mirë,  është edhe respekti ndaj fesë,  e jo vetëm në teori po edhe praktikisht të zbatojë mësimet e saj. namazin,  vetëm atëherë kur do të shohë se prindërit e tij përkujdesen për kryerjen e namazit. Ai i pason gjithmonë prindërit e tij dhe në rast se ata nuk janë shëmbëlltyrë për fëmijën e tyre,  atëherë prej kujt do të marrë mësim ai fëmijë?

Po ashtu shumë fëmijë vuajnë prej keqtrajtimeve të rënda nga prindërit e tyre. Këto fëmijë s'i harrojnë torturat e prindërve,  bile edhe e ruajnë të fortë kujtimin në mendjen e tyre,  gjë që më vonë bëhet shkaktar i sjelljes së tyre armiqësore ndaj të tjerëve.

Sjellja e prindërve ndikon në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se si burri tallet më gruan e tij,  e nënçmon para tyre,  dhe normalisht ajo do ta humb autoritetin e saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën dhe këshillën e saj,  prandaj duhet që burri ta respektojë bashkëshorten, nënën e fëmijëve të tij,  që ata të marrin mësim,  se si duhet të jetë mirësjellja mes dy bashkëshortëve.

Ndaj , duke menduar pasojat, edukimi ndaj fëmijëve, kryesiht nga prindërit,  e më pastaj shteti dhe shoqëria,  duhet të jetë permanent dhe I vazhdueshëm, pasi në një shoqëri të brishtë demokratike , siç jemi ne, fenomene të tilla janë me pasoja të pariparuehme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora