E shtune, 20.04.2024, 03:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Fotografia e kabinetit të Ismail Qemalit

E marte, 11.09.2012, 08:25 PM


FOTOGRAFIA E KABINETIT TË ISMAIL QEMALIT NË PËRVJETORIN E PARË TË PAVARËSISË

NGA GËZIM LLOJDIA

Shkreptima e një blici regjistron një dokument historik .Arti i dhomës së errtë regjistroi dhe dokumentoi shumë nga ngjarjet e mëdha historike të vendit  tonë .Në këtë kontekst fotografia e Qeverisë së Vlorës e realizuar nga P. Dhimitri  në nënëtorin e vitit 1913 mbetet autentike dhe një ndër dokumentet e vetëm historike të ngjarjes madhore të kombit shqiptar. Kjo fotografi, është realizuar në përvjetorin e parë të Pavarësisë. Kështu , që rruga e kërkimit dhe ndriçimit të së vërtetës  mbetet tej mase e gjatë.Kjo fotografai ka qarkulluar nëpër të gjitha  botimet.Është menduar se është realizuar në vjeshtën e madhe historike të vitit 12,në të vërtetë shkreptima e dritësimit ka ngjarë një vit më vonë. Ndën ritmin e kërkimeve për të shqyrtuar historinë e një fotoje, që ka qarkulluar për 50 vjet ndër botimet brenda dhe jashtë Shqipërisë duke u paraqitur si fotoja e ditës kur u shpallë pavarësia kombëtare,historianët tanë  nuk  na thanë asgjë, ndërsa ata që ishin koshientë  në vend të shkrimit të datës 28 nëntor 1913 dhe të fiksimit të vendit  në ballkonin e shtëpisë muze të Pavarësisë ,selia e qeverisë së Vlorës ,shkruanin 28 nëntor 1912. Mbetemi  koshientë se fotografia nuk paraqiste çastin kulmor të ditëve të fundit të vjeshtës së tretë të vitit ’12. Ndonëse ajo mbetet e rrallë dhe e pazëvendësueshme .Shkreptima e saj është një histori . Përpara historisë shtangemi dhe befasohemi .Kemi një dokument të pazëvendësueshëm. Shtegtimi i viteve nga nëntori i viteve 1912 na e ka kufizuar historinë,por jo të vërtetën. Gjithsesi kjo foto e vitit 1913 është domethënëse dhe një realitet. historik .Në fund limitojnë më mirë se asgjë është dhe kjo foto që paraqet nëntorin e vitit 1913,një vit nga ngritja  flamurit Pamjet e saj sjellin ata burrat e shquar të kombit që i dhanë emër Pavarësisë tonë kombëtare. Përjetësimi i historisë nga fotografët shquar shqiptarë të kohës meriton vëmendje të madhe. Nëse nuk do të ishin edhe këta ato ditë do të na mbeteshin të mangëta. Prandaj kjo foto ka një rëndësi të madhe. Vërtet është realizuar në harkun kohor të 365 ditëve më vonë por ajo tregon më shumë sjell pamje të Qeverisë së Vlorës në ballkonin e selisë së sajë në Skelë të Vlorës.

Kabineti i Ismail Qemalit, kush e realizoi fotografinë e vitit 1913?

Identifikimi i fotografisë që ruhet dhe dëshmohet historia jonë e Pavarësisë e kanë bërë studiuesit e fotografisë.  Bëhet fjalë për fotografinë që tregon kabinetin e Qeverisë së I.Qemalit në nëntorin e vitit 1913. Ç’farë tregon fotografia? Kabineti i qeverisë ka dalë në ballkonin e selisë së qeverisë së Vlorës. Reshti i parë identifikon I.Qemalin dhe katër pjesëtarë të qeverisë dhe pas këtij rreshtimi janë pjesëtarët e tjerë të kabinetit. Në anën  e majtë është një flamur. Godina si seli ka qenë strehë e qeverisë ka dy dritare në katin e sipërme ku dallohen edhe persona të tjerë. Përpara saj shquhen qytetarë me flamuj kombëtar në duar.Si dhe kush e realizoi fotogrtafinë?

Nje kronike mbi Petro Dhimitrin Fotografin (1869-1946)Publikuar nga AlbaniaSite me Friday, 18 September 2009  thuhet  se Më 1912 në Vlorë, Petro Fotografi gdhendi në dru bocën e flamurit dhe bashkë me Marigo Posion e Thanas Floqin stampoi me mijëra flamurë e qylafe që zbukuruan Vlorën më 28 nëntor 1912. (”Zëri i Vlorës”. Vlorë, 12 tetor 1972).

Atë ditë në Vlorë kishin ardhur me mijëra nga gjithë anët e Shqipërisë vazhdon shkrimi Ishin burra që e kishin shkuar gjithë jetën e tyre në male, duke luftuar për këtë ditë. Ishin shqiptarë të mërgimit që kishin dhënë mendje, pasuri, djalëri për lirinë e atdheut. Kishin zbritur nga malet, nga fsha-tra e qytete edhe që të gjithë burra, gra, djem e pleq po qanin me lot prej gëzimit. Flamuri i Shqipërisë atë ditë, më tepër se kurdoherë, ishte simbol lirie dhe shkaba e zezë me dy krerë në fushë të kuqe i kujtonte popullit zinë e madhe e të gjatë që kishte kaluar dhe luftërat e famshme kundër tiranisë pesëshekullore. Thanas Floqi në kujtimet e tij do të shprehej kështu: “Po gjatë atyre ditëve historike bashkë me kunatën e vëllait tim, Marigo Posion, si dhe me Petro Fotografin kemi përgatitur dhe gdhendur në dru bocën e flamurit që u përdor mandej për riprodhimin e qindra e mijëra flamurëve të tjerë që u valëvitën gjatë festës nëpër qytetin historik të Vlorës”. (Kujtime të Thanas Floqit me titull “Jetëshkrimi im”, ruhet nga familja e tij.)Është merita e usta Petros që sot shohim me admirim fotografitë e kremtimit të përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë. Fotografia e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, si dhe ajo e Ismail Qemalit e të tjerëve në ballkon janë vepra të pavdekshme të patriotit korçar, zotit Petro. Në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë, siç tregojnë foto-grafitë, ai së bashku me patriotë të tjerë ka festuar rrugëve të qytetit të Vlorës për këtë ngjarje, duke mbajtur në duar portretin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe flamurin kuqezi.

Studiuesi Qerim Vrioni në botimin:” 150 Vjet fotografi shqiptare”shkruan:”Petro Dhimitri (1861-1946). Petro Dhimitri, ka qene edhe pjesëtar i çetave te Cerciz Topullit dhe Mihal Gramenos dhe ka lënë disa foto te dramës "Besa" te Sami Frasherit, e cila u shfaq ne Korçe me 1908. Te veçanta për vlerat historike janë fotot e Petro Dhimitrit ne Vlore, me rastin e përvjetorit te pare te Pavarësisë (28.11.1913) sidomos ajo qe paraqet Ismail Qemalin me anëtaret e kabinetit ne ballkonin e ndërtesës se qeverise.

Banesa e familjes Vlora

Eqrem bej Vlora te kujtimet thotë:”Me t'u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë ne shtëpinë e kusheriri, Xhemilit, per te takuar kryetarin e Qeverise se Përkohshme. Shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haremllekut dhe kishte jo katër  por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra ne sallën e katit përdhes, ku ishin shkallet e mëdha. Më tej ai shprehet Ne katin e siperm ishte sallon i madh, pajisur me mobilie te bukura te stilit bidermajer…”

Ajo ishte ndërtuar ne vendin  që e zë lulishtja, ne qendër te qytetit, pranë"Sheshit te Flamurit.. Ndërtesa është rrënuar rreth vitit 1925. Ajo zinte  sipërfaqe prej 4. 53hektare. Ne nje nga ballkonet e mezi te kësaj shtëpie Ismail Qemali ngriti Flamurin .Banesa tipike ku u ngrit flamuri ishte e Xhemil Beut dhe gjendej larg të parës qindra metra. Fotografia  që pasqyron këtë çast tregonte një ndërtesë dy kate me ballkon ishte e vendosur në buzë të detit  ndërsa shtëpia e Vlorajve në ndërtesën e quajtur Selamllëk, në katin e dytë të saj, në, u mbajt Kuvendi i Vlorë, që gjendej në sheshin ku është monumenti dhe hotel Sazani sot,paraqiste një ndërtim me stil të veçantë të kohës me tre kate   lartësi dhe një numër dritaresh ku flamuri është ngritur aty ku ishte edhe hyrja për në banesë. Ndërtesa e flamurit është prishur sipas të dhënave në vitin 25 dhe u kthye në lulishte. Në krye të Bashkisë ishte Qazim Kokoshi, kur ndërtesat u shembën .Nga ai kompleks kjo që ka mbetur I përket Eqrem beut.

Godina ,seli e qeverisë në vitin 1913.

Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeut arkeologjik u inaugurua me 8 tetor 1937. Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939. Pas këtij viti,ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto,dokumente ,armë,vepra arti,relike të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare. Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës,Luigj Gurakuqit,salla e kabinetit ministror,ku mblidhej qeveria e Vlorës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora