E marte, 23.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A i duhet xhandar Ballkanit?

E marte, 11.09.2012, 09:40 PM


A i duhet xhandar Ballkanit?

Nga: Gani MEHMETAJ

Serbët nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri me 1999 ishin kombi më i përkëdhelur në Ballkan. Nga një Pashallëk i Beogradit, të mbështetur financiarisht, ushtarakisht e politikisht nga Rusia filluan të zgjeroheshin në jug, kryekëput në dëm të territoreve shqiptare. Mënyra e zgjerimit ishte mizore-masakrimi e dëbimi i popullatës shqiptare nga krahina  e Toplicës me kryeqytet Nishin e famshëm. Më vonë me të njëjtën metodë mizore u zgjeruan, duke okupuar Kosovën dhe duke masakruar popullatën.

Paralelisht më rritjen e shtetit serb, si vëllezërit e tyre- malazezët, filluan zgjerimin e shtetit xhuxh, duke okupuar një herë pjesë të malësisë shqiptare, pastaj limanin e Tivarit, Ulqinin, e tutje, Krajën, Plavën e Gucinë. Ishte ky një koordinim në mes të sllavëve, i ndihmuar nga Rusia, ndërsa mbikëqyrej  nga forcat detare angleze.

Serbët u tregun komb i pazoti në misionin që ua dhanë, megjithëse patën ndihmën e pakursyer të Lindjes e të Perëndimit. Atyre çuditërisht iu dha roli i xhandarit të Ballkanit. Patën shtetin e 20 milionë sllavëve dhe s’arritën të asimilojnë shqiptarët;  energjinë njëqind vjeçare e derdhen në këtë projekt; përdorën të gjitha metodat. Natyrisht bën shumë dëme, por nuk e arritën synimin përfundimtar.

Pos me mizorinë e paaftësinë, serbët zhgënjyen Evropën, sepse gabimisht u vlerësuan nga qarqet e atëhershme politike evropiane aftësia shtet formuese e tyre. Ndërkaq, doli e kundërta: ata u treguan të aftë vetëm të nxisin luftëra dhe t’u hapin telashe të tjerëve.

Serbët të ç’mësuar nga organizimi shtetëror më shumë se katërqind vjet, të okupuar dhe të trajtuar si skllav nga Turqia, e patën vështirë të sillen normalisht. Të frustruar nga poshtërimi që u bëhej nga turqit, (ishin raja) morën metodat e tyre, madje u bënë më mizor. Të varfër, primitiv e të pa traditë kulture e shteti, nga ky kombi i paorganizuar, ishte vështirë të pritej se do të krijonin shtetin më të fuqishëm në rajon dhe se do të asimilonin më metoda paqësore kombet e tjera sllave shumë më të avancuara, e sidomos kombet jo sllave.

Ndërkaq, shkrimtarët dhe intelektualët e tyre në pjesën më të madhe qëndruan parapa gjenocidit e barbarive si asnjë kastë intelektualësh në Ballkan dhe në Evropë.

Pse u zgjodhën pikërisht serbët të bëheshin komb xhandar i Gadishullit? Sepse,  Gadishulli mbizotërohej nga sllavët, ndërsa familja sllave në Euro-Azi  ishte e fuqishme. Në anën tjetër, shqiptarët nuk i takonin asnjë familje të madhe evropiane, madje, nuk kishin asnjë komb vëlla gjëkundi. Nga mbrojtësit më militantë të krishterimit, ra dyshimi se mund të bëheshin gangrenë e krishterimit, meqë pjesa e konsiderueshme u konvertuan më myslimanë. Një vlerësim i gabueshëm që na kushtoi shumë dhe mund të na kushtoj.

Serbët s’janë kombi më i privilegjuar i Ballkanit, por as pa privilegje nuk janë.  Edhe pas gjithë mizorive që bënë në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë, nuk u ndëshkuan kolektivisht, përkundrazi disa qarqeve evropiane sikur u erdh keq pse i bombarduan me 1999, prandaj nxituan t’ua kthejnë privilegjet: Kosovën lindore (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen) ia lanë në zotërim, në veriun e Mitrovicë lejuan të ndërhyjë Beogradi për ta mbajtur peng shtetin e dytë të shqiptarëve.

Serbët edhe më tutje luajnë rolin e xhandarit në këtë pjesë të Gadishullit, megjithëse është vështirë të kuptohet pse.

Shqiptarët me energjinë pozitive dhe ambiciet janë duke u konsoliduar në një forcë reale që duhet t’i jepet hapësirë në Gadishull. Është popull në ekspansion. Prandaj krijimi forcave të barabarta në Ballkan, do të ishte garancia më e mirë për paqen në rajon e më gjerë. Dhënia e privilegjeve një kombi mbi të tjerët sërish do të nxisë luftëra, sepse shqiptarët nuk janë ata të dikurshmit, serbët nuk e kanë forcën e ish-Jugosllavisë me 20 milion banorë, kroatët duan të jenë pjesë e Evropës Perëndimore, kurse grekët nuk janë kanakaret euro perëndimor, sidomos tash kur grekët u treguan plangëprishes e mosmirënjohës ndaj Evropës.



(Vota: 9 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora