E enjte, 25.04.2024, 08:45 PM (GMT+1)

Mendime

Isuf B. Bajrami: E vërteta për Kosovën

E shtune, 12.04.2008, 10:13 PM


E vërteta për Kosovën

Nga Isuf B. Bajrami

Isuf B. Bajrami
Vëmendja e diplomacisë botërore gjithnjë e më shumë po përqendrohet në çështjen e Kosovës. Në duart e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tashmë është një propozim i adresuar nga ish-kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, që i është bashkëngjitur dokumentit më të cilin ai ka vënë kornizat e një statusi të mundshëm të ardhshëm të Kosovës,ka përmbledhur garancitë për pozitën e pakicave,veçanërisht atë serbe në Kosovë dhe ka përshkruar modalitetet për praninë relativisht të theksuar ndërkombëtare në Kosovë,me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet, edhe pas vendimit eventual për statusin e ri të saj që,edhe ashtu, pavarësinë dhe sovranitetin eventual të Kosovës do t’i bënin me shume formale se sa faktike.
Tash është në përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës.
Jemi në dijeni se Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndikuar te anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të pamundësohet nxjerrja e një rezolute të re të tij,me arsyetimin se,me propozimin e Ahtisaarit, Serbisë “po i merret një pjesë e territorit të shtetit”dhe se “po i hiqet sovraniteti mbi Kosovën”dhe se e tërë kjo,sipas zyrtarëve të Beogradit,”është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.Kjo është arsyeja që,me qëllim të informimit më të të plotë të lexuesve tuaj dhe,njëkohësisht të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me një bibliografi relativisht të gjerë politike dhe juridike,të theksoj,në vija të përgjithshme, një numër argumentesh dhe faktesh historike,politike e juridike,të cilat,në mënyrën më bindëse, flasin se Kosova është vendosur nën pushtimin serb,në udhë jo legjitime dhe pse shqiptarët,si popull shumicë në Kosovë,duhet të gëzojn! ë të drejtën e vetëvendosjes,qoftë si e drejtë e një popullate në një territor të individualizuar,qoftë si e drejtë kombëtare e tyre. Nëpërmjet të argumentimit dhe faktimit të kësaj të vërtete,ky shkrim mëton,njëkohësisht,të argumentojë se janë plotësisht të papranueshme përsiatjet dhe projektet serbe për krijimin e dy entiteteve në Kosovë ose për ndarjen e saj.
Së pari,meqë Kosova është aneksuar nga Serbia në udhë jolegjitime, pavarësia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. C’është e vërteta, pavarësia e Kosovës përpara se të kualifikohej si “një rast klasik i secesionit të një pjese të një shteti sovran”,siç shprehen serbët,do të duhej të kundrohej,në fakt, si një “anulim aneksimi ilegjitim”.Në të vërtetë,në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar kishte rënë vetë Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovën nëpërmjet pushtimit ushtarak,pas një agresioni të saj në Perandorinë Osmane,”edhe pse qysh prej kohësh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik,të shoqëruar me legjitimitetin e çlirimit të vet,qoftë nga pushtimi osman(1912), qoftë nga pushtimi fashist(1944),edhe pse kishte integritet gjeografik,demografik dhe kulturor të saj”.Së këndejmi,në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal që ka bërë duke shk! elur “me të dyja këmbët”ligjin ndërkombëtar,me aneksimin e Kosovës, Serbia tash përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht,historikisht dhe aktualisht, për të “ruajtur sovranitetin mbi Kosovën”të cilin,si dëshmojnë faktet,e mbajti në mënyrë jolegjitime për një periudhë shumë të gjatë,pa pyetur asnjëherë popullin shumicë të Kosovës dhe pa i marrë atij pëlqimin .Kosova është pushtuar gjatë luftërave ballkanike(1912-13),”në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve që kishin shprehur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1878-1912”.Shqiptarët ishin kundër përfshirjes së tyre në shtetin serb,përkatësisht jugosllav. Kështu,Serbia,edhe pse “mori legalitetin ndërkombëtar” për pushtimin e Kosovës,në asnjë mënyrë nuk mundi ta arsyetojë legjitimitetin e veprimit të saj. Përveç kësaj,qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta. Së pari,”janë të pathem! elta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit k! ombëtar të territorit,meqë po të merrej historia si kriter,me gjithë realitetet nacionale-territoriale bashkëkohore,Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë,Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin,Shqipëria mbi Janinën, Meksiko mbi Floridën dhe Kaliforninë, Suedia mbi Norvegjinë dhe Finlandën, Gjermania mbi pjesët e rajoneve të Shlezisë dhe të Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin,etj.,etj”.
Së dyti,qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës “janë të pabaza edhe në aspektin e së vërtetës materiale,meqë Kosova,përkundër pohimeve me karakter të tillë,”nuk është as djep i popullit serb,as djep i shtetit serb”. Më në fund,ambiciet imperialiste me “të drejta historike”nuk kanë mundur t’i mbrojnë Anglia,Franca,Spanja,Portugalia,Holanda që,siç është e njohur,”me shekuj kanë mbajtur vende e popuj të shumtë”.Prandaj,”me shkatërrimin e perandorive koloniale,janë krijuar mbi 120 shtete të reja”.Serbia ka qenë “nën sundimin e Perandorisë Osmane për afro pesë shekuj(1389-1878)”,Spanja “kishte pushtuar tërë Amerikën Latine në fillim të shekullit XVI”.Edhe ”rusët nuk kanë përmendur ndonjëherë “të drejtat historike”mbi Ukrainën”.Argumentet historike flasin bindshëm se “serbët janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët”. Në territorin ! etnik shqiptar,për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane,janë vendosur pakica sllave,turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me “kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore, megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10% të popullatës në tërësi”. Mbi bazë të këtyre fakteve, konkluzioni është shumë i qartë:ishin pikërisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovës që shkelen ligjin ndërkombëtar, e jo e kundërta, që pavarësia e Kosovës “dhunon të drejtën ndërkombëtare”. Historia “është dëshmitare për politikën shkombëtarizuese”; për “krimet e mëdha ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1918”; për “planet gjenocidale serbe për shfarosjen e shqiptarëve”; për “shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi” dhe për “shpronësimin e fshatarësisë dhe për kolonizimin serbo-malazias”e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetëm sa ! “i ka tejkaluar rastet e veçanta dhe ka marrë përmasat m! ë të p ërgjithshme të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve”.
Së dyti,vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk mund të injorojë pozitën kushtetuese të Kosovës në ish-Jugosllavi, megjithë faktin se ajo nuk gëzonte statusin e republikës por, ç’është e vërteta,ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë,me territor dhe kufijtë e vet,të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova ishte drejtpërsëdrejti e përfaqësuar në Federatën e ish-Jugosllavisë,po sikurse republikat e saj,e jo nëpërmjet Serbisë,sepse ashtu do të kishim një situatë paradoksale “të inkuadrimit të Serbisë në Serbi dhe të tri Serbive me tri vota në Federatë”,ndërsa njësitë tjera “do të kishin nga një votë”.Me identitet politiko-territorial të vetvetes, me kushtetutë të vetën, Kosova ishte njësi konstitutive-federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Mosnjohja e statusit të republikës për Kosovën nuk mund të anashkalojë faktin e “origjinës jo sllave të popullatës të saj shum! icë shqiptare”.
Se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë dëshmojnë edhe këto fakte historike dhe juridike:”Kosova nuk ishte në përbërjen e shtetit sovran dhe të pavarur të Serbisë me subjektivitet juridik ndërkombëtar të pranuar në Kongresin e Berlinit(1878)”; ”Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë në Kuvendin e Dytë të AVNOJ-it(1943); ”Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë gjatë konstituimit të saj si njësi federale në Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor(1944); ”Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë në strukturën e Asamblesë Kushtetutëdhënse të Jugosllavisë me rastin e shpalljes së Republikës Federative të Jugosllavisë(1945)” ; ”Kosova nuk u inkuadrua në Serbinë sovrane”, veçse në përbërje të “Serbisë Federale në kuadër të Jugosllavisë Federative”,gjatë pushtimit ushtarak në Kosovë(1945. Më në fund,vlen të përmendet se edhe rrënimi i autonomisë së Kosovës me Amendamentet në Kushtetut! ën e Serbisë,akt ky që ndodhi me 28 mars 1989, u bë në udhë jolegjitime. Edhe po të mos ekzistonin mangësitë esenciale rreth deklarimit në Kuvendin e Kosovës, mangësi këto që janë dëshmuar,”mosekzistimi i vullnetit të lirë”,si pasojë e presioneve të jashtëzakonshme politike,”e bën edhe deklarimin mbi ndërrimin kushtetues-jokushtetues”.
Së treti,e ardhmja e Kosovës nuk mund të kundrohet e krahasueshme me secesionizmin në disa nga vendet e botës. Këtë duhet ta kenë parasysh ato shtete që ende mbahen të rezervuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Ato do të duhej që t’i kërkojnë dhe t’i gjejnë “pikat e përbashkëta” të Kosovës me disa vende të botës që janë pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore të tjera. Kështu,raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë,për shembull,të krahasueshme me ato ndërmjet Indonezisë dhe Timorit Lindor. Siç dihet,Timori Lindor ka qenë i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia në vitin 1975 dhe atë “kundër vullnetit të Portugalisë si sovran i jashtëm”,fakt ky që e ka bërë aneksimin e Indonezisë të jetë ilegal. Me 1988 ,qeveria indoneziane ia njohi të drejtën e vetëvendosjes popullit të Timorit Lindor. Singapori është një shembull tjetër që duhet marrë parasysh. Ky vend u nda nga Malajzia me 1965. Edhe shemb! ulli me Eritren është domethënës për rastin e Kosovës. Ishte qeveria etiopiane ajo që në vitin 1991 i njohi të drejtën e vetëvendosjes Eritresë. Rasti i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Namibisë. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarësia e Namibisë ndodhën më 1991. Prandaj,pavarësinë e Kosovës nuk duhet krahasuar me secesionizmin në disa anë të tjera të botës,ku lëvizjet secesioniste “nuk janë duke vepruar në territore të aneksuara që në mënyrë të njëanshme(kundër vullnetit të popullit dhe të sovranëve të mëhershëm)u janë bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janë duke operuar në territore që kanë qenë pjesë e këtyre shteteve në kohën kur këto shtete kanë filluar së ekzistuari”. Kështu është edhe me lëvizjet separatiste në Transdnjestrovle (Moldavi), në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi (Gjeorgji) që nuk kanë bazë etnike çfarë ka Kosova dhe që nuk kanë pasur status autonom ose federal! kur u shpërbë ish-Bashkimi Sovjetik,siç ka pasur Kosova ku! r u shp??rbë ish-Jugosllavia. Më në fund,shqiptarët e Kosovës nuk janë të krahasueshëm as me katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët…, sepse ata nuk u përballën, sikur shqiptarët e Kosovës, me dëbim masiv, nga shtetet që i kontrollojnë.
Së katërti,ekzistimi i Shqipërisë si shtet shqiptar,nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet i pavarur dhe sovran të Kosovës,po sikurse që,të sjellim shembuj nga historia e krijimit të shteteve,”as ekzistimi i Rumanisë nuk qe pengesë për krijimin e shtetit të Moldavisë ose që ekzistimi i Francës nuk paraqiste pengesë për kantonet-shtete në Zvicër”.Më në fund,edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve,”ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan “do të ishte më parë hendikep, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan”. Prandaj, Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse bëhet fjalë për territorin,në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për popullatën,në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për pranimin ose jo të! shteteve të reja në OKB,në periudhën prej 1990-2002,në OKB janë pranuar 34 shtete të reja. Nuk thuhet kot se “aty ku janë të pranishme faktet,fjalët bëhen të panevojshme”.
Mbi bazën e argumenteve dhe fakteve që u theksuan,në vija të përgjithshme,statusi i ri politik,juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës duhet të jetë ekuivalent, pa asnjë mëdyshje,me pavarësinë dhe sovranitetin,me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, në gjithë territorin e saj,pra të sigurojë zbatimin unik të ligjit ,përfshirë pjesën veriore të Kosovës dhe të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe që në propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanë fituar shumë kompetenca shtesë,në emër të një projekti të decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, që përkundër qëllimit me të mirë që mund të jetë menduar,kërcënon me rrezikun që të jetë i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Për Kosovën janë të papranueshme përsiatjet dhe kërkesat serbe për krijimin e dy etniteteve ose për ndarjen e Kosovës. Ato përsiatje injorojnë faktin “për kuantume dhe proporcione relative dem! ografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme”në Kosovë. Më në fund,theksojmë edhe faktin tjetër se Kosova nuk paraqet “territor diversifikativ etnik të karakterit enklavë”. Prandaj,”përthekimi i dhunshëm politik”i një pjese të territorit të Kosovës”,përkundër kompromiseve shumë të dhimbshme që ka bërë Delegacioni i Kosovës me decentralizimin,zonat e mbrojtura për rreth trashëgimisë serbe dhe procedurat favorizuese legjislative për minoritetet,do t’i kundërvihej drejtpërsëdrejti entitetit burimor politik të atij territori dhe do të ishte në diskordancë të drejtpërdrejtë me të.
Është kohë e fundit që Kosova të dalë nga një “rreth i mbyllur”në të cilin ndodhet për më shumë vjet. Kosova është në pritje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilën do të duhej ta karakterizonin:
Së pari,qartësia politike,juridike dhe ndërkombëtare e statusit të Kosovës që do të mënjanonte ambiguitetet në lidhje me të.
Së dyti,subjektiviteti i plotë ndërkombëtar i cili Kosovës do t’i hapte mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare,përfshirë aty edhe OKB-në.
Së treti,integriteti territorial i vendit që do të siguronte shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës dhe zbatimin unik të ligjit në gjithë hapësirën e saj.
Së katërti,shteti funksional i Kosovës që do të mund të pengonte invalidimin e mundshëm të tij.

The truth about Kosovo

The attention of world diplomacy is focusing on Kosovo ever more. We have now in the hands of UN Security Council a proposal addressed by former Finish President Martti Ahtisari which is attached to the document that sets the framework for a possible future status of Kosovo, has summarized the guarantees for the position of minorities, and in particular the Serbian minority has described the modalities for the relatively emphasized international presence in Kosovo, with executive authority as well as authority to interpret its mandate, even after the decision for the new status, which limits Kosovo’s eventual sovereignty. Now it is on the members of the Security Council to reach a decision on Kosovo’s future.
We are aware that Serbia has undertaken a diplomatic offensive to influence the members of the Security Council of UN in order to unable the adoption of a new resolution, with the justification that Ahtisari’s proposal recommends “annexation of Serbia’s territory” and “removal of Serbia’s sovereignty over Kosovo” and that all of this, according to Belgrade officials, “is in contradiction with international law”. This is the reason why, in an effort to inform your readers and the members of the Security Council, I will highlight in broad lines a number of historic, political and legal arguments and facts that convincingly speak that Kosovo was occupied by Serbia in an unlawful manner, which is why Albanians, as a majority population in Kosovo, should enjoy the right to self-determination, whether that is as a majority population in an individualized territory or as their national right. By proving this truth, this article aims to, at the same time, prove ! that Serbia’s projects for the creation of two entities in Kosovo or its partition are unacceptable.
Firstly, given that Kosovo was annexed by Serbia in an unlawful manner Kosovo’s independence will in no way be in contradiction with international law. On the contrary, Kosovo independence even before being qualified as a “classic case of secession from a sovereign state”, as Serbs argue, should be considered as “annulment of an unlawful annexation. In fact it was Serbia that acted in contradiction with international law in 1912 when it annexed Kosovo through military occupation after its aggression against the Ottoman Empire, “even though Kosovo had its historic and ethnic identity, accompanied by its right to liberation, whether that was from the Ottoman occupation (1912) or Fascist occupation (1944), and in spite of its geographical demographic and cultural integrity”. Consequently, instead of admitting its unlawful act, which she committed while violating international law in a bold manner, Serbia is now using an argument which is scientifically and histor! ically unsustainable, namely to “preserve its sovereignty over Kosovo”, which, as proved by facts, she held in an unlawful manner for a long period of time without ever asking the majority population of Kosovo or having their consent. Kosovo was occupied during Balkan wars (1912-1913)" in contradiction with the aspiration of the Albanians, expressed during their national liberation movement 1878-1912". In this manner Serbia, in spite of getting the “international legitimacy” for the occupation of Kosovo, in no way was able to justify the legitimacy of its act. In addition to this, Serbian possessive attitudes towards Kosovo which refer to history are unfounded. Firstly "they are unfounded in its methodological qualification of the national character of a territory because if history is to be taken as a criteria, in light of contemporary national-territorial realities, Hungary has the right to the Panonic part of Yugoslavia, Bulgaria and Hungary would ! argue about their rights over Belgrade, Greece would claim a ! right ov er Istanbul, Albania over Janina, Mexico over Florida and California, Sweden over Finland and Norway, Germany over Shlezi and Sudet regions, Denmark over Shlezivik, Iraq over Kuwait etc".
Secondly, Serbia’s possessive attitudes towards Kosovo are unfounded in the aspect of material truth, since Kosovo, in spite of allegations of such nature “in neither a cradle of Serbian nation, nor of Serbian state”. Finally, imperialistic ambitions with “historic rights” could not be defended by England, France, Spain, Portugal, Netherlands, which, as it is known “with centuries held many nations under their occupation. Therefore “with the destruction of colonial empires over 120 new states were created”. Serbia was “under the occupation of Ottoman Empire for over five centuries (1389-1878)". Spain “had conquered all Latin America in the beginning of XVI century". Neither do “Russians ever mention their historic rights over Ukraine”. Historic arguments speak very clearly that “Serbs were placed in Kosovo with their expansion under the rule of Nemanjics’”. As a result of occupations during the Ottoman Empire, many ethnic minorities! , such as Serbs, Turks and Roma, were placed in the ethnic Albanian territories. The Serbian minority was greatly expanded with "the violent colonization that occurred between two world wars; nevertheless their percentage never exceeded 10% of the overall population". On the basis of these facts the conclusion is very clear: it was in deed the Serbian aggression, occupation and annexation of Kosovo that violated the international law and not otherwise, namely that Kosovo independence "would violate international law". History "is a witness of denationalization policies; of gross crimes against Albanians during 1912-1918; for genocidal Serbian plans for the extermination of Albanians; for the deportation of Albanians in Turkey and for confiscation the lands of the population and its colonization with Serbs and Montenegrins". The time period between February 1998 and June 10, 1999 only exceeded "these special cases and took the gravity of a ! general genocide of the Serbian regime against Albanians"! .
Secondly, the decision for Kosovo’s future cannot ignore the constitutional position of Kosovo in former Yugoslavia although Kosovo did not enjoy the status of a republic. However, most importantly, Kosovo was a constitute part of former Yugoslavia with a defined territory and borders, which could not be changed without its consent. Kosovo was directly represented in the former Yugoslav federation same as the other republics, not through Serbia because we would create a paradox as in that case Serbia "would have three votes in the Federation, while the other units would have only one vote". With its political-territorial identities, its constitution, Kosovo was a federally constitute unit of the multinational federation of Yugoslavia.
That Kosovo was not part of Serbia can be proven by the following historical and political facts:" Kosovo was not part of the independent sovereign state of Serbia with its international personality recognized in the Berlin Congress (1878); Kosovo was not part of Serbia in the Second AVNOJ Congress (1943); Kosovo was not part of Serbia during its establishment as a federal unit in the Anti-Fascist Popular Liberation Council (1944); Kosovo was not part of Serbia in the structure of Constitutional Assembly of Yugoslavia when the Federal Republic of Yugoslavia was founded (1945). Kosovo was not included in the sovereign Serbia, except in federal Serbia within federal Yugoslavia, during the military occupation of Kosovo (1945)". Finally it is worth mentioning that the abolishment of Kosovo’s autonomy with the amendments in the Constitution of Serbia, an act, which occurred on March 28 1989, was done in an unlawful manner. Even if we didn’t have the essential def! iciencies regarding the declaration in the Kosovo Assembly, deficiencies that are proven, “lack of free will”, as a result of extraordinary political pressures, "makes the declaration for constitutional amendments unconstitutional".
Thirdly, the future of Kosovo cannot be compared with secessions in some other parts of the world. The states that remain reserved towards Kosovo independence should be mindful of this fact. They should instead look and find the “common ground” between Kosovo and certain other countries of the world, which have agreed to the removal of sovereignty over other territories. In this regard, the relations between Kosovo and Serbia are comparable with the relations of Indonesia and East Timor. As it is well known, East Timor was occupied and annexed by Indonesia in 1975, "contrary to the will of Portugal as the external sovereign", a fact which makes the annexation of Indonesia unlawful. In 1988 Indonesian government recognized the right to self-determination to the East Timor people. Singapore is another example that should be taken under consideration. This country was partitioned from Malaysia in 1965. The example of Eritrea is also meaningful for Kosovo. It wa! s the Ethiopian government that recognized the right to self-determination to Eritrea in 1991. The case of Kosovo is also similar to the case of Namibia. Partition of Namibia from South Africa and its independence occurred in 1991. Therefore Kosovo’s independence should not be compared with secession of territories that were "not annexed in a unilateral manner (against the will of the people of the original sovereigns), which joined existing states but that they are operating in territories that were part of these states at the time when they were established". In this way even the separatist movements in Transdnjestrovle (Moldavia), in Southern Osetia and Abkhazia (Georgia) that do not have the ethnic basis that Kosovo has and which didn’t have an autonomous or federal status at the time of dissolution of former Soviet Union as Kosovo had at the time of dissolution of former Yugoslavia. Finally, Kosovo Albanians are not comparable with Catalonians, Scots, Wel! lsians, Basks or Corsicans… because they did not face a mass! ive depo rtation from the states, which controlled them.
Fourthly, the existence of Albania as an Albanian state cannot hinder the independence and sovereignty for Kosovo, because as we can recall from history neither did the status of Romania "hinder the independence of Moldavia nor did the existence of France hindered the establishment of the canton-state of Switzerland". Finally, "even if Kosovo was constituted as an Albanian state in the Balkans, this would be a handicap rather than an advantage of Albanian population in the Balkans". Consequently Kosovo fulfills all the criteria for being an independent and sovereign state. If it is about the size of the territory, 34 states with smaller territory are members of the UN. If it is about the population, 58 states with a smaller number of population are members of the UN. If it is for the acceptance or not of new states in the UN, it should be noted that between 1990 and 2002, UN has accepted 34 new member states. The proverb that “wherever we have facts,! words become unnecessary” is not meaningless.
On the basis of these arguments and facts emphasized, in broad lines, the new political legal and international status of Kosovo should be the equivalent, without any doubt, with independence and sovereignty with internationally recognized personality in all of its territory, in the manner to ensure the consistent enforcement of law, including the northern part of Kosovo and the so-called municipalities with Serbian majority, which in the proposal of Ambassador Martti Ahtisari have gained significant competencies in the name of an asymmetric territorial and ethnic based decentralization, which in spite of its well intentions threatens the future of Kosovo. Serbian claims for the creation of two entities or for partitioning of Kosovo are unacceptable for Kosovo. These claims "ignore the fact of expressively different demographic and national quantum and proportions". In the end we would like to emphasize the fact that Kosovo "is not an ethnically diversifiab! le territory of an enclave character". Therefore "the violent surrounding of one part of Kosovo’s territory", in spite of painful compromises that Kosovo delegation agreed to with decentralization, protective zones around Serbian heritage sites and favorable legislative procedures for minorities would directly contradict the derivative political entity of that territory and would not be in accordance with it.
It is about time that Kosovo gets out from the “closed circle” in which it was for so many years. Kosovo is awaiting a new resolution from the Security Council of UN, which should be characterized from:
Firstly, political, legal and international clarity regarding the status of Kosovo, which would prevent ambiguity in regard to it.
Secondly, full international personality which would enable Kosovo to seek membership in international mechanisms, including UN.
Thirdly, territorial integrity, which would ensure the extension of Kosovo governing institutions and consistent enforcement of the law in its entire territory.
Fourthly, functional state of Kosovo, which would prevent its possible invalidation.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora